Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Revolucioni i minifundit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Revolucioni i minifundit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Revolucioni i minifundit

+4
Arabela
Ariel
Tonii
Aяtємιѕα
8 posters

Shko poshtë

Revolucioni i minifundit Empty Revolucioni i minifundit

Mesazh nga Aяtємιѕα Wed 28 Dec 2011 - 8:03

Revolucioni i minifundit M-548023Minifundi, historia e veshjes së adoleshenteve që ndryshoi botën. Konsiderohet si fillimi i një rebelimi kulturor mes brezave

Ishte 30 tetor i vitit 1965, kur në Melburn, Australi, modelja e famshme Jean Shrimpton shkoi në hipodromin Flemington Racecourse me rastin e “Victoria Derby”. Kishte veshur një fustan të shkurtër, që i linte zbuluar këmbët për disa dhjetëra centimetra dhe një orë burrash. Përveç kësaj, nuk kishte veshur çorape, as dorashka, as kapele (tre aksesorë të konsideruar detyrim për zonjat tradicionale). Komuniteti australian u skandalizua dhe u indinjua: fishkëllima admirimi nga ana e burrave dhe bërtitje nga gratë në shenjë mosaprovimi. Episodi, që u bë i famshëm si “The Miniskirt Affair” (“Çështja e minifundit”), u pasqyrua nga gazetat dhe televizionet e së gjithë botës. Imazhi i modeles së rrethuar nga gra më të moshuara, që e shihnin me përçmim, vinte në pah kontrastin mes modës së vjetër dhe asaj të re. Mini u bë menjëherë simbol i prishjes së një brezi dhe lirisë së re të grave që fituan pas luftës. Ishte fillimi i një revolucioni kulturor, që e arriti kulmin në lëvizjet e vitit 1968.
Manifest identiteti

Minifundi sapo ishte prezantuar nga një stiliste angleze, Mary Quant, dhe po bëhej një prej simboleve të Londrës moderne. Në fakt, Londra ishte epiqendra e një revolucioni që preku të gjitha fushat: veshjet, zakonet seksuale, besimin, politikën, muzikën dhe artin. Dëshira e lirisë dhe e vetëvendosjes shpërtheu mes kulturës së të rinjve, ku gjithçka shprehej përmes manifestimeve. Në atë kohë nisën të krijoheshin grupe si “Beatles” dhe “Rolling Stones” që, përveç muzikës, themeluan edhe një stil gjuhësor dhe veshje inovative. “Muzika dhe moda ecin krah për krah”, thoshte Mary Quant, që jo rastësisht tregonte se kishte krijuar minifundet për t’u dhënë mundësi vajzave të kërcenin më mirë muzikën twist.
Edhe Jackie Kennedy

“Minifundi u bë në këtë mënyrë një mjet komunikimi: shprehte lirinë nga bindjet e veshjeve tradicionale femërore dhe idenë e informalitetit dhe komoditetit”, tregon Lia Fassari, docente e sociologjisë kulturore në universitetin “La Sapienza” në Romë. Jo më kot mjetet e informacionit e kuptuan menjëherë mesazhin që vinte nga ajo veshje e re. “Ishte simbol i një revolucioni kulturor, që kishte nisur në të gjitha fushat”, shpjegon Fassari. I veshur nga vajzat e reja, ishte një mënyrë për të thënë “unë jam e re, ndërsa ti e moshuar”, por edhe një sfidë ndaj vizionit të vjetër dhe maskilist të gruas. Shumë elegante, Jacqueline Kennedy u martua në vitin 1968 me armatorin grek Aristotele Onassis, e veshur me një minifustan, që mbante emrin e Valentinos. Po ashtu, televizioni shfaqte në vitin 1966 serialin fantastiko-shkencor “Star Trek”, që u bë një fenomen zakonor. Producenti Gene Roddenberry donte që protagonistet femra të vishnin minifunde: një lloj veshjeje që shihej me sy të keq nga shoqëria më konservatore, por që në të ardhmen do të përhapej kudo me shumë sukses. Revistat e modës, përmes fotografëve si David Bailey, Terence Donovan dhe Brian Duffy, prezantuan në nivel ndërkombëtar tendencën e momentit. Këta tre fotografë revolucionarizuan fotografinë e modës dhe rikrijuan raportin fotograf-modele. Aktore si Raquel Welch dhe Catherine Denevues dhe modele si Twiggy dhe Jean Shrimpton u bënë të famshme në të gjithë botën, falë përhapjes së gjerë të revistave, që u shndërruan në simbole që duheshin kopjuar.
E rrezikshme

Nëse nga njëra anë, minifundi po përjetonte sukses të madh, nga ana tjetër shihej si një veshje me reputacion të keq nga një pjesë e opinionit publik që e dënonte. Shumë e shihnin si një objekt tërheqjeje seksuale. Në vende si Franca, policia deklaroi se favorizonte dhunën ndaj grave dhe ministri i Arsimit, Alain Peyrefitte, kërkoi rikthimin e uniformave shkollore me funde të gjata. Edhe Kisha mbajti pozicion kritik ndaj kësaj veshjeje simbol, që mendohej se e çnderonte gruan. Madje u ndalua hyrja në muzetë e Vatikanit dhe në Bazilikën e Shën Pjetrit e grave që vishnin funde sipër gjurit. U ndaluan edhe shumë reklama ku femrat dolën me këmbë të zbuluara. Edhe bota e shkencës u tregua e ashpër për përhapjen e minifundit mes grave: disa mjekë shpjegonin se kjo veshje mund të ishte shkaku i reumatizmave dhe problemeve të qarkullimit të gjakut. Minifundi vazhdonte të kishte sukses, sepse simbolizonte edhe lirinë e re femërore në krahasim me censurat dhe hipokrizitë. Heqja e bordurave kishte ndjekur momentet e emancipimit femëror në shekullin XX. Në vitet ‘50 nisën të përdoreshin fundet sipër gjurit, për shkak të nevojës të një veshjeje funksionale për brezin e ri të grave. Ndërsa në vitet ‘60, minifundi ishte një shenjë emancipimi dhe një “prishje drastike” me modën tradicionale.
Minifundi, shenjë e kohës

Jo më kot mishëroi dëshirën e emancipimit dhe rebelimit sidomos të të rinjve, pavarësisht dënimit të prindërve tradicionalë që e konsideronin veshje jo të denjë, të turpshme dhe shumë seksi. Gazetat dhe revistat kishin përshtatur termin vajzat “ye-ye” për të cilësuar të rinjtë rebelë, pa paragjykime në mënyrën e sjelljes dhe veshjes.
Modelja bukuroshe

Për vajzat, modeli ishte Lesley Hornby, një lloj bukurie e kundërt me modelin e gruas “së shëndetshme”, shumë e dobët dhe me një fizik perfekt, e cila u njoh me emrin Twiggy. Ajo kontribuoi për t’i dhënë më shumë famë minifundit, ndërsa edhe vetë u shndërrua në një mit: “Daliy Expres” e cilësoi si “Imazhi i vitit ‘66”. Vajzat kopjonin modelin e saj të flokëve dhe ashtu si ajo lyenin sytë me laps të zi dhe vendosnin qerpikë fals. Dhe jo vetëm. “Gjithë gratë e asaj epoke duhej të vishnin minifunde pavarësisht se si i kishin këmbët. Ishte vërtet një diktat”, tregon Pamela Gibson, docente në “London College of Fashion”.

G. Shqip
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Revolucioni i minifundit Empty Re: Revolucioni i minifundit

Mesazh nga Tonii Wed 28 Dec 2011 - 11:24

mir kjo pun por ktu tek ne i veshin vajzat qe ne vitin e par te gjimnazit
ndersa ato me te rriturat i veshin vend e pa vend.
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Revolucioni i minifundit Empty Re: Revolucioni i minifundit

Mesazh nga Ariel Sun 8 Jan 2012 - 21:10

Nuk me pelqen minifundi...
Me pelqen deri kater gisht siper gjurit...me shume i iken lezeti...behet dicka ordinere..
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Revolucioni i minifundit Empty Re: Revolucioni i minifundit

Mesazh nga Arabela Sun 8 Jan 2012 - 21:13

Tonii shkruajti:mir kjo pun por ktu tek ne i veshin vajzat qe ne vitin e par te gjimnazit
ndersa ato me te rriturat i veshin vend e pa vend.
dhe pjesa e gjureve duhet et jete patjeter e bukur,,, geeegge
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Revolucioni i minifundit Empty Re: Revolucioni i minifundit

Mesazh nga Ariel Sun 8 Jan 2012 - 21:45

Sigurisht qe po...veshja pershtatet me trupin...smund te veshesh minifund me gjuret e dhjamosur e te kercyer se ta shpif...
Kur te shohe tjetei te thote sa bukur...jo boooo si qeka kjo hahahahahhaaa



E di qe citimi u mor gabim se dhe mua ma ka bere disa here me kto ndryshimet e kleas hahahaa
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Revolucioni i minifundit Empty Re: Revolucioni i minifundit

Mesazh nga Arabela Sun 8 Jan 2012 - 21:52

tani e pashe,,,po pra 100 here i nderron dhe kjo klea gjerat ne forum,,, :541221: :541221: 432965
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Revolucioni i minifundit Empty Re: Revolucioni i minifundit

Mesazh nga Anakonda Thu 2 Feb 2012 - 5:58

Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Revolucioni i minifundit Empty Re: Revolucioni i minifundit

Mesazh nga Anakonda Thu 2 Feb 2012 - 5:59

Minifundet jane veshje te bukura,por i veshin disa vajza qe nuk kane trupin e duhur dhe ngjajne ne menyre skandaloze.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Revolucioni i minifundit Empty Re: Revolucioni i minifundit

Mesazh nga Aяtємιѕα Thu 2 Feb 2012 - 8:07

Nuk shoh asgje te keqe, kuptohet qe c'do gje me moderim dhe minifundi zakonisht vishet per te theksuar kembet...keshtu duhet te jesh e rezervuar me dekolte ndryshe sikur teprohet.

Ama, ka lezetin e vet
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Revolucioni i minifundit Empty Re: Revolucioni i minifundit

Mesazh nga kasperi Mon 27 Feb 2012 - 2:13

Minifundet jane veshje te vajzave ku dken bukur ,por pyetja ime eshte ne esence a dinë se ku ti veshin ato ne qfare kohe apo ne te gjitha kohrat dhe ne te gjitha vendet ,ne shkolla ,ne pune ,ne shoping etj,

Si mendoni vajza te forumit ju ku e kane vendin te vishen ato?
kasperi
kasperi
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Prishtine
Postime Postime : 19666
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi Hobi : trokitja ne dritare

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Revolucioni i minifundit Empty Re: Revolucioni i minifundit

Mesazh nga Єямєℓiиdå Mon 27 Feb 2012 - 2:19

Une i kam qef....i vesh kur duhet..edhe kam mbi 30 cope.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Revolucioni i minifundit Empty Re: Revolucioni i minifundit

Mesazh nga kasperi Mon 27 Feb 2012 - 2:25

Eямєℓiиdå shkruajti:Une i kam qef....i vesh kur duhet..edhe kam mbi 30 cope.

spo te zenkan vendë shume ne dollapa
kasperi
kasperi
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Prishtine
Postime Postime : 19666
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi Hobi : trokitja ne dritare

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Revolucioni i minifundit Empty Re: Revolucioni i minifundit

Mesazh nga LaDescarada Mon 27 Feb 2012 - 2:44

une si veshi sepse sme shkojn per trupi hauhau
LaDescarada
LaDescarada
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11767
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Revolucioni i minifundit Empty Re: Revolucioni i minifundit

Mesazh nga kasperi Mon 27 Feb 2012 - 2:51

LaDescarada shkruajti:une si veshi sepse sme shkojn per trupi hauhau

Ty farmerkat te rrine mire,a i ki ato ende,ato te mirat pe din ti heheh
kasperi
kasperi
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Prishtine
Postime Postime : 19666
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi Hobi : trokitja ne dritare

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Revolucioni i minifundit Empty Re: Revolucioni i minifundit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi