Gay në diktaturë? Si joshnim e ku takoheshim
2 posters
Faqja 1 e 1
Gay në diktaturë? Si joshnim e ku takoheshim
TIRANE-Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT (Lesbike, gay, biseksual, transeksual), ka zhvilluar një mbrëmje për të kujtuar situatën me të cilën është përballur ky komunitet në kohën e komunizmit. Mbrëmja është bazuar kryesisht në rrëfime personale të personave të cilët kanë jetuar në atë periudhë duke sjellë edhe eksperiencën e tyre personale. I tillë është edhe 55-vjeçari G., i cili ka mbajtur të fshehur për familjen dhe gjithë të njohurit orientimin e tij seksual dhe që ka vendosur të tregojë disa përjetime personale. Ai njeh rreth 37 persona me këtë orientim seksual vetëm në Tiranë, një pjesë e mirë e të cilëve edhe në ditët e sotme gëzojnë reputacion.
Kur e keni kuptuar orientimin tuaj seksual?
Mesa mbaj mend, që në moshë fare të vogël e kuptoja që isha ndryshe nga të tjerët. Megjithëse shoqërohesha me djem, shpesh isha i tërhequr dhe ndodhte që të luaja me vajzat dhe me lodrat e tyre, ndërkohë që isha shumë pak i interesuar për lojërat “tipike” të djemve, si për shembull futboll, etj. Në moshën 12-13 vjeçare fillova të ndjehesha konfuz rreth ndjenjave të mia, megjithëse pëlqeja vajzat disi, ndjehesha më shumë i tërhequr emocionalisht drejt të njëjtës gjini. Kjo periudhë shumë e trishtuar vazhdoi deri në moshën 20 vjeçare.
Si e keni përjetuar këtë zbulim?
Shpesh ndjehesha i izoluar dhe depresiv, duke qenë se nuk kisha ndonjë informacion ose asistencë emocionale. Me kalimin e viteve fillova të njihja njerëz të tjerë si unë dhe fillova të kem lidhje të vërteta dashurie, disi të fshehta, por të mbushura me emocione dhe drama. Vendosa t’i qëndroj besnik vetes sime, të jetoja jetën time ashtu siç ma kishte falur Nëna Natyrë dhe jo siç e kërkonte i ashtuquajturi “Kodi i Shoqërisë” shqiptare.
A kishte në atë kohë persona që guxonin t’a shprehnin hapur orientimin e tyre seksual?
Po, më kujtohen disa prej tyre që pata fatin t’i njoh personalisht nëpër vite. Secili prej tyre kishte historinë e tij personale. Unë personalisht njoh rreth 37 persona me këtë orientim vetëm në Tiranë, të cilët aktualisht gëzojnë edhe një farë reputacioni.
Çfarë ndodhte me ta ?
Shumë prej këtyre njerëzve ishin të braktisur nga familjet e tyre dhe tashmë nuk kishin më kontakte me to. Shoqëria i përbuzte dhe i diskriminonte dhe si për pasojë gjendja e tyre ishte gjithmonë e dëshpëruar. Shumë njerëz si ne, në fushën e artit dhe të kulturës, por edhe në aspektet e tjera të jetës, duke qenë disi të hapur rreth seksualitetit të tyre, kishin humbur vendet e punës, të drejtën e ushtrimit të profesionit të tyre, si edhe kishin bërë vite të tëra burg, bazuar në Nenin 137 të “Kodit të Procedurës Penale” të RPSSH-së, që dënonte ‘pederastinë’ me 10 vjet heqje lirie. Do të precizoja se, në bazë të një rregulli të pa shkruar në kohën e monizmit Gay aktivë dënoheshin 7 vjet kurse Gay pasivë 8 vjet.
Cilat ishin vendet dhe taktikat e takimit të homoseksualëve në atë kohë?
Vendtakimet me të shpeshta ishin gjatë aksioneve, zboreve, apo dhe në kinematë e kryeqytetit. Mënyrat e “gjuajtjes” ishin krejt te ndryshme nga ato të sotmet, praktikisht sepse nuk ekzistonte “homoseksualiteti” (kjo sepse ishte një dukuri shoqërore e dënueshme shumë rëndë dhe kështu të gjithë personat e fshihnin me sa të kishin mundësi). Praktikisht, teknika e afrimit ishte një bisedë e thjeshtë duke parë stërvitjet e skuadrave të futbollit, apo kudo që të ndodheshe në prani të dikujt që të dukej interesant. D.m.th niste një bisedë për tema të ndryshme të jetës duke i matur pulsin personit tjetër.
Me ardhjen e demokracisë si filloi ta ndjejë veten komuniteti LGBT dhe çfarë perspektivash u hapën?
Me ardhjen e demokracisë, shumë gjëra filluan të ndryshojnë. Me hapjen e kufijve, u hapën edhe mendjet e njerëzve dhe lëvizja e lirë drejt perëndimit filloi të sillte njëfarë ndryshimi në konceptimin e jetës dhe të fenomeneve shoqërore që në Shqipëri deri në atë kohë ishin tabu. Komuniteti LGBT filloi disi më hapur të shoqërohej dhe të mblidhej mbrëmjeve në pika të caktuara në Tiranë.
Çfarë ju nxiti të organizoheshit ?
Pasi ramë dakord, u organizuam 7-8 vetë në mënyrë sekrete, në një hotel të Tiranës ku unë punoja dhe diskutuam për situatën dhe perspektivat, pa harruar se ende ishte në fuqi ligji që dënonte homoseksualizmin. Në datë 29 Mars 1994 ne vendosëm të krijojmë Shoqatën “Gay Albania” (SGA), organizata e parë në historinë e Shqipërisë që do të punonte për të drejtat e komunitetit LGBT.
Përse u detyruat të largoheshit nga Shqipëria?
Aktiviteti im me SGA dhe të qenurit i hapur rreth seksualitetit tim më bëri që të humb vendin e punës dhe mendoj se qëllimet e mia i arrita në drejtimin e SGA dhe se ishte momenti që jeta ime të merrte një drejtim tjetër, sigurisht për të qenë më i sigurt. Me mbërritjen time për të marrë çmimin e akorduar nga IGLHRC në ShBA m’u ofrua e drejta për të marrë azil politik.
Cili është mesazhi që i jepni ju komunitetit LGBT?
Qëndroni të bashkuar, miqësorë si dhe mbështesni njëri-tjetrin. Qëndroni besnikë vetvetes dhe mos u mundoni të ndryshoni për hir të opinionit. Dashuri dhe paqe.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Gay në diktaturë? Si joshnim e ku takoheshim
o ather kan qen pakic ndersa tashi po shtohen dita-dites
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Patozi: PS po kthehet në diktaturë
» Demokraci e korruptuar apo Diktature me drejtesi?
» Van Gaal: Bajerni është një diktaturë
» Demokraci e korruptuar apo Diktature me drejtesi?
» Van Gaal: Bajerni është një diktaturë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi