Shteti vret femrat me heshtjen e tij
2 posters
Faqja 1 e 1
Shteti vret femrat me heshtjen e tij
Më shumë se gjysma e femrave shqiptare rezulton t’i jenë nënshtruar dhunës fizike apo emocionale nga bashkëshortët si dhe të afërmit e tyre, kryesisht babai apo vëllai. Ky konstatim është bërë nga një studim i kryer prej Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), i realizuar disa kohë më parë në Shqipëri. Kështu, sipas këtij studimi, rreth 50.6% e grave të vrojtuara kanë pranuar që të kenë përjetuar dhunë emocionale nga burrat e tyre ose partnerët e tyre intimë apo edhe baballarët e tyre; 39.1% kanë pohuar se kanë përjetuar dhunë psikologjike; 31.2 % dhunë fizike dhe 12.7% dhunë seksuale.
Në shoqërinë shqiptare vihet re një rritje e ndjeshme e fenomenit të dhunës në familje, e cila ushtrohet më shumë mbi gratë dhe vajzat, fëmijët dhe të moshuarit. Ky është konkluzioni i Raportit të Qeverisë Shqiptare në Këshillin e Evropës në Strasburg. Sipas Strategjisë Kombëtare Për Barazinë Gjinore dhe Dhunën në Familje, rreth një e treta e grave dhe vajzave shqiptare përjetojnë një formë dhune brenda familjes. “Kjo dhunë shfaqet në të gjitha format, si dhunë emocionale, si forma më shpesh e hasur e dhunës në familje, dhunë ekonomike, e cila ndeshet më shumë në zonat urbane, dhunë fizike, e cila ndeshet më shumë në zonat rurale, dhunë seksuale, e cila rezulton më pak e raportuar”,- pohon raporti i qeverisë shqiptare. Sipas raportit në fjalë, grupmoshat që përjetojnë më shumë dhunë janë 18-23 vjeç dhe 37-45 vjeç, ndër të cilat më të rrezikuara janë gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara, gratë dhe vajzat rome, si dhe gratë e vajzat e zonave rurale. Ndërkohë jemi në dijeni të plotë se Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, sanksionon mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të individit dhe ndalimin e diskriminimit.
Po çfarë ngjet me femrat nëpër botë? Në shtetin afrikan Kongo, çdo vit dhunohen rreth 400.000 femra, ose mbi 1.100 femra në ditë, përkatësisht për çdo orë dhunohen nga 48 femra. Mbi 120 milion femra i’u janë nënshtruar gjymtimeve gjenitale femërore në botë. Femrat mbajnë vetëm 12% të vendeve në parlament në mbarë botën. Gratë llogariten si 2/3 e analfaberëve të rritur, ndërsa vajzat 2/3 e fëmijëve pa qasje në arsim në tërë rruzullin tokësorë.
Pa humbur kohë rikthehemi në Shqipëri, ku edhe pse ndodhemi 20 vjet pas shembjes së nomenklaturës komuniste ende vazhdojmë të kemi rritje të krimit në familje dhe veçanërisht dhunë sistematike karshi gjinisë femërore. Detajet e vrasjeve të zbuluara këto ditë në media nuk dëshmojnë thjesht një prirje rritëse të krimit në familje, por përmes brutalitetet me të cilin kryhen mund të lexohet qartë mllefi që fshihet në instinktin vrasës të vëllait, babait apo bashkëshortit të këtyre grave. Është e trishtë të dëgjosh për fatin e Liljanës së gjymtuar, Fiqeretes 16-vjeçare të ekzekutuar nga i ati, 20-vjeçares Ina të rrahur nga i ati, Bukuries së vrarë nga i shoqi… e sa e sa të tjerave që figurojnë vetëm si emra në dosjet ende të pazbuluara të organeve hetimore. Por më e trishtë është të shohësh nivelin e ulët të ndjeshmërisë së opinionit publik përmes të cilit mund të matim standardet e normave të shoqërisë.
Legjislacioni shqiptar e paraqet qartë të drejtën jetësore indviduale të çdo shtetasi, madje ligjet tona janë në përputhje të plotë me ato europiane. Duhet theksuar se ndërkombëtarët dëshmojnë për një legjislacion ndër më të mirin në Europë që ka vendi ynë. Problemi është jo tek hartimi i ligjeve, sesa tek moszbatimi i tyre. Pikërisht, këtu gjendet edhe defekti i shoqërisë shqiptare, e cila ende sot vazhdon me ato ritme të larta të dhunojë dinjitetin dhe personalitetin e femrës. Nga ana tjetër, shoqëria në përgjithësi dhe shteti në veçanti kanë zgjedhur rrugën e heshtjes, për aq kohë sa jeta e tyre nuk është e cënuar drejtpërsëdrejti.
Vetëm gjatë muajve tetor-dhjetor të këtij viti kemi pasur një rritje të ndjeshme të krimit në familje dhe të dhunës ndaj grave. Duke nisur nga zonat në veri të vendit, në Shkodër me ngjarjen e 20-vjeçares Ina me 15 tetor, në Dibër me vrasjen e bashkëshortes nga bashkëshorti, në Tiranë me krime të njëpasnjëshme brenda familjes, për të vazhduar në jugun e vendit po me të njëjtat ritme. Kjo tregon qartë se psikika vrastare e këtyre njerëzve është e pandalshme. Nga ana tjetër tregues i qartë është edhe heshtja e femrave, ndrydhja dhe vetmia e tyre, mosfunksionimi i sistemit gjyqësor, organet e pabesueshme të shtetit, si policia apo edhe organe të tjera, të cilat duhet të marrin në mbrojtje individin, e kjo gjë asnjëherë nuk ka ndodhur. Ndërsa, krimi edhe me lënien e këtij viti dhe fillimin e vitit të ri 2012 nuk po di të ndalet duke vazhduar të marrë ende shumë jetë femrash të pafajshme. Duket sikur vendi ngjan me një skenë makabre ku femrat trajtohen si në thertore, «kasaphane», për të pritur kasapin me thikë në dorë. Deri kur? Derisa shoqëria të reflektojë, shteti të reagojë dhe politika të vendosë drejt fatin e individit-femër.
*Autori eshte Juriste në një kompani private zvicerane

Re: Shteti vret femrat me heshtjen e tij
I vret si nuk i vret,madje shume here i lendon dhe te shkretat detyrohen qe te vrasin veten e tyre.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Opinion/ Shteti vret femrat me heshtjen e tij
» Mendime te arta për heshtjen...
» Femrat e bukura shihen si objekt nga vetë femrat
» "Sundimi i ligjit" apo "shteti i së drejtës"
» Me heshtjen e shoqërisë nxitet dhuna

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi