Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Zbulohet e vetmja monedhë shqiptare e prerë nga Skënderbeu People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Zbulohet e vetmja monedhë shqiptare e prerë nga Skënderbeu People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbulohet e vetmja monedhë shqiptare e prerë nga Skënderbeu

2 posters

Shko poshtë

Zbulohet e vetmja monedhë shqiptare e prerë nga Skënderbeu Empty Zbulohet e vetmja monedhë shqiptare e prerë nga Skënderbeu

Mesazh nga Aяtємιѕα Thu 2 Feb 2012 - 4:07

Zbulohet e vetmja monedhë shqiptare e prerë nga Skënderbeu 50976NGA: KRISTO FRASHERI


TIRANE-Veprimet bankare të Skënderbeut (Shekulli XV) Monedhat e ndryshme të prera nga qytetet shqiptare dhe nga zotërimet apo principatat shqiptare tregonin se, gjatë shek. XII-XIV, ekonomia monetare në Shqipëri po ndiqte pak a shumë atë rrugë që kishte përshkuar bota mesdhetare, e cila qëndronte ende në vijën e parë të zhvillimit të ekonomisë Evropiane. Në fakt para shek. XIV edhe në Evropën mesdhetare nuk kishte as unitet, as stabilitet në sistemin monetar. Secili formacion shtetëror i Mesdheut kishte monedhën e vet: nomiza në Bizant, folari dhe më vonë dinari në Napoli, dinari në Francë, dinari dhe më vonë dukati në Venedik, ovoli në Mantovë, perperi i anzhuinëve të Napolit, fiorini në Savoia dhe në Firence, testoni në Milano, reali në shtetin e Aragones, dukati në Gjenovë, dukati në Romën papale e kështu me radhë. Si rrjedhim, përdorimi i monedhave të ndryshme të prera nga qytetet Shqiptare i përgjigjej afërsisht rregullit të përgjithshëm. Megjithatë, nga pikëpamja e institucioneve të rregullta bankare - institucione bankare private dhe publike - viset Shqiptare kishin mbetur relativisht mbrapa. Madje, në qytetet e lulëzuara të Evropës ishin ndërtuar edhe godina bankare moderne, kurse seli të tilla bankare në Shqipëri nuk dimë të jenë ndërtuar. Megjithatë, edhe në Evropë nuk mungonin ashtu si në Shqipëri bankierë që kryenin veprime financiare në treg të hapet mbi tryeza si në kohët e moçme.
Gjatë shek. XIV, shtetet më të zhvilluara evropiane të nxitura nga interesat ekonomike, bënë përpjekje për të unifikuar deri diku vlerën e monedhave të tyre të veçanta. Kështu p.sh. gjatë shek. XIV, dukati venedikas, dukati gjenovez, dukati papal fiorini i Firences - monedhat kryesore të hapësirës mesdhetare - u barazuan për nga vlera midis tyre. Madje, për të lehtësuar tregtinë me vendet e Lindjes, u pre dhe një monedhë e re, e quajtur perperi grossarium (perperi i madh) ose denarius grossus (dinari i madh), me vlerë dymbëdhjetë herë më të madhe se perperi në përdorim. Ajo i ngjante nomizmës bizantine, meqenëse kjo ishte tepër e njohur me vendet e Lindjes. Madje, interesat ekonomike nxitën dhe arabët e Afrikës veriore që të prisnin një monedhë të quajtur tar-i për t'ia përshtatur "dinarit të madh". Arsyeja përse monedhat Shqiptare mbetën mbrapa këtij procesi, duhet kërkuar te mungesa e një shteti Shqiptar të stabilizuar, me norma ligjore afatgjata, kusht i domosdoshëm për veprimtarinë e rregullt bankare dhe për zhvillimin e hovshëm të kreditit. Ndryshe nga shumica e vendeve mesdhetare, nga mungesa e një shteti të stabilizuar, Shqipëria nuk pati asnjë monedhë me prestigj kombëtar. Veç kësaj, në vendet Evropiane u kalua për sa i përket kreditit nga veprimtaria private në institucionet publike. Në viset Shqiptare për mungesë të shtetit të stabilizuar, veprimtaria e kreditit mbeti ende në duart e pronarëve privatë të parasë. Kur në fund të shekullit XIV, proceset politike në Shqipëri - konfliktet e brendshme midis zotërimeve dhe principatave të ndryshme feudale - po shpinin në shkrirjen e tyre në një shtet të vetëm shqiptar me një pushtet politik të përqendruar - mbi Shqipërinë u dyndën invazorët osmanë, të cilët e ndërprenë këtë proces. Me ndërprerjen e këtij procesi dhe me pasojat negative që solli regjimi feudal ushtarak osman, distanca nga pikëpamja social-ekonomike midis Shqipërisë dhe vendeve Evropiane u rrit edhe më tepër. Me invazionin osman në Shqipëri mori fund edhe prerja e monedhave nga komunat qytetare shqiptare. Megjithatë, kontaktet e viseve Shqiptare me Evropën perëndimore, kryesisht me Gadishullin Italik, sidomos me qytetet e Adriatikut, nuk u ndërprenë. Vendin kryesor në shkëmbimet me to e zuri dukati venedikas, i cili siç u tha, ishte i barabartë për nga vlera me dukatin papal, xhenovez dhe raguzan. Pas tij u përdor dhe reali aragonez i Napolit, perperi i anzhuinëve dhe fiorini i Firenzes, po ca më tepër denarius grossus, i cili u përhap gjerësisht në viset e sunduara më parë nga Perandoria Bizantine. Disa nga këto monedha, sidomos ato prej ari, nga përdorimi i tyre i gjatë, lanë aq gjurmë në Shqipëri, sa emrat e tyre hynë në fondin e gjuhës shqipe. Kështu p.sh. dukati venedikas (lat. ducatus, it. ducato), monedha me prestigjin më të madh të kohës së vet, për hir të vlerës dhe bukurisë ka hyrë edhe në folklorin shqiptar (njihet kënga popullore shkodrane: "Si dukat i vogël je / eja gocë të rrish me ne", etj,etj.). Edhe monedha prej ari e Firences, fiorino, latinisht florinus, e prerë nga familja dinastike fiorentine dei Medici, e cila u quajt fiorino (lulëzë), nga që në një faqe të saj paraqiste një lule (zambakun), stemë e familjes dei Medici, hyri në gjuhën shqipe, siç vë në dukje Eqrem Çabej, jo vetëm si emri i monedhës, por edhe si emri i metalit, pra i arit. Prej saj në gjuhën shqipe floriri u bë sinonim i arit. Edhe emri i monedhës denarius grossus, ka lënë gjurmë në gjuhën shqipe, me ndryshim se mbijetoi vetëm pjesa e dytë "grossus", në shqip grosh, monedhë e vogël (te turqit kurrush), pra me vlerë shumë më të vogël sesa grossus-i venedikas. Me kthesën që ndodhi në Shqipëri në nëntorin e vitit 1443, e cila solli si pasojë mëkëmbjen e një shteti shqiptar të pavarur nën udhëheqjen e Skënderbeut, parimisht u duk sikur u krijuan kushtet për normalizimin e jetës politike, ekonomike, shoqërore të vendit. Por, në praktikë ndodhi ndryshe. Kjo për dy arsye. E para, se shteti shqiptar i Skënderbeut e kaloi gjithë ekzistencën e vet në luftë të armatosur kundër invazorëve osmanë dhe se periudhat midis fushatave ushtarake nuk qenë paqësore, por paranteza armëpushimi. E dyta, se shteti shqiptar i Skënderbeut u privua nga qytetet më të lulëzuara të vendit, të cilat ndodheshin nën sundimin e Republikës së Venedikut. Në këto rrethana, veprimtarinë shtetërore financiare Gjergj Kastrioti e ushtroi nëpërmjet institucioneve bankare që ndodheshin jashtë kufijve të shtetit të vet.
Në bazë të dokumenteve të shek. XV, Skënderbeu kreu veprime financiare kryesisht me katër shtete: me Republikën e Venedikut, Shtetin Papal, Mbretërinë e Napolit dhe Republikën e Raguzës. Me tre prej tyre, veprimet financiare kryheshin me dukate ari, të cilat tashmë kishin një vlerë të barabartë, kurse me Mbretërinë e Napolit me realin aragonez. Ai pati në raste të veçanta marrëdhënie financiare edhe me sulltanin osman. P.sh., kur ia kthente sovranit turk ushtarët e zënë rob gjatë luftimeve ai arkëtonte prej tij edhe shuma të konsiderueshme të hollash, të cilat zakonisht paguheshin me dukatin venedikas. Mund të thuhet pra, se shteti shqiptar nën udhëheqjen e Skënderbeut në fushën e marrëdhënieve financiare, adoptoi sistemin monetar të Republikës së Venedikut, i cili përfaqësohej kryesisht nga dukati11. Gjithnjë sipas dokumentacionit arkivor, në disa raste marrëdhëniet financiare të Skënderbeut me shtetet e huaja kryheshin me para në dorë, të cilat i merrte në dorëzim "trezorieri" (kryearkëtari), që shërbente pranë Heroit si "ministër" i Financave të Shtetit. Kështu për shembull ndodhi në muajt e parë të vitit 1467, gjatë vizitës që Skënderbeu kreu në Romë. Në takimin që ai pati më 13 shkurt 1467 me papën Pali II, ati i shenjtë i dha Heroit shqiptar një "urdhër-pagesë" (assignatione), drejtuar mbretit të Napolit, që ky t'i paguante Skënderbeut nga shuma e mbledhur për Kryqëzatën 7500 dukate. Kur papa u informua se mbreti napoletan nuk dispononte asnjë kacidhe në fondin për Kryqëzatën, i dha Skënderbeut nga arka e tij sipas raportit të dy ambasadorëve milanezë, në Romë, pranë Shtetit Papal, L. da pesaro dhe A. de Rubers, drejtuar dukeshës së Milanit, po atë vit 2300 dukatë, kurse sipas Dhimitër Frangut, kryearkëtarit të Skënderbeut, i cili mori të hollat në dorëzim, 3000 dukatë. Skënderbeu si kryetar i shtetit kishte dhe llogari bankare jashtë vendit. Hë për hë ne kemi të dokumentuar vetëm llogarinë që mbante në komunën e Raguzës, e cila kryente edhe shërbimin publik bankar të republikës. Marrëdhëniet financiare me Raguzën u diktuan nga dy arsye: nga marrëdhëniet tregtare tashmë shekullore të qyteteve dhe fisnikëve shqiptarë me të dhe nga lehtësirat e komunikimit detar me të. Ne kemi disa dokumente, natyrisht të pakta, të cilat ndriçojnë praktikën e veprimeve bankare që kryente Skënderbeu me bankën e Raguzës. Sipas këtyre dokumenteve, Skënderbeu kishte në bankën e Komunës së Raguzës një "llogari rrjedhëse" siç quhet sot, të çelur me emrin e vet. Në të njëjtën kohë, ai kishte dhe siç u tha, një kryearkëtar (përgjegjësin e thesarit), i cili mbante llogari mbi të ardhurat dhe shpenzimet e shtetit. Përgjegjësi i parë i thesarit që ne dimë ishte Andrea Suma, një prelat shkodran, nga familja e vjetër shkodrane e Sumajve.
Akti i parë financiar që ne njohim, i dalë nga dora e Skënderbeut, i takon vitit 1452. Atë vit, Skënderbeu mori njoftim nga Roma se në bazë të urdhrit të papës Nikolla V ishin mbledhur në Dalmaci si ndihmë për Shqipërinë nga fushata papale e Kryqëzatës një sasi e konsiderueshme dukatësh. Ndihma do t'i dorëzohej përfaqësuesit të kapedanit Shqiptar në Raguzë. Për të tërhequr të hollat, Skënderbeu autorizoi përgjegjësin e thesarit. Sipas praktikës mesjetare prokura duhej legalizuar para një noteri të pajisur me licencë. Të tillë noterë kishte në Durrës, Shkodër, Lezhë e Ulqin. Nuk dihet për ç'arsye Skënderbeu preferoi Lezhën. Ai u paraqit më 18 shkurt 1452 te noteri i Lezhës, Mikel de Nikolai dhe siç thuhet në dokumentin përkatës një noter me autoritet publik të përgjithshëm dhe tani kancelar i Lezhës. Përpara tij Skënderbeu deklaroi se, ngarkonte me prokurë të rregullt peshkopin e gjithë Arbërisë, Andrea Suma për të marrë në dorëzim në Raguzë shumat e mbledhura nga kisha në favor të luftës që zhvillohej në Shqipëri. Në bazë të kësaj prokure, peshkopi Andrea Suma tërhoqi në Raguzë nga përfaqësuesit e papës, më 18 mars 1452 shumën prej 4893 dukatë ari, të cilat duket se ai i depozitoi në llogarinë rrjedhëse që kishte Skënderbeu në Bankën e Komunës së Raguzës. Në këtë proces-verbal përmendet dhe prokura e lëshuar nga noteri i Lezhës, më 18 shkurt 1452. Si veprim i parë financiar i Heroit që ne njohim, procesverbali i shkruar latinisht vlen të riprodhohet në përkthimin shqip:
"Në prani të Niksa de Giue, zoti Marku i zotit Nikollë Salomoni, mjeshtri Gjon Matia, mjek ciroik rrogëtar nga komuna e Raguzës, Fortë Antoni nga Kursola, Luk de Florentina, Filip de Arimino, Karluç Aluizi nga Manfredonia, duke pasur dëshmitarë e të pranishëm të thirrur e të pyetur për këtë gjë edhe të tjerë, aty i përmenduri në Krishtin at zoti Andrea Suma, Peshkop prokurator shumë i denjë i të gjithë Arbërisë, për hir të zotit e të selisë apostolike, e prokurator në emër të, të madhërishmit e të të shkëlqyerit zot Gjergj Kastrioti i quajtur Skënderbe, i pajisur me mandat të posaçëm, sikur del nga prokura shkruar me shkresë publike dhe shpallur nga dora e burrit të urtë Mikel de Nikolai, i noterit me autoritet publik të përgjithshëm e tani kancelar i Lezhës, në mijëvjeçarin dhe në indikacionin e tanishëm dita e saktë më 18 shkurt, dhe duke qenë i rekomanduar me anë të letrës së zotit kapiten të Lezhës, të nënshkruar me këtë shkresë, me vulën autentike të qeverisë së Shën Markut, që bëjnë dëshmi për ligjshmërinë e noterit e të kancelarit të mbi thënë, siç shihet e lexohet nga unë, noteri i nënshkruar, dëshmoi dhe tregoi i kënaqur se, po merrte në dorëzim në emër të prokuratorit të sipërpërmendur në emër të tij pranonte se, i janë dhënë gjithsej një nga një të numëruara me dorë nga të nderuarit etër në Krishtin, zotërinjtë Bonino de Tolentis, Vikar i shumë të përnderuarit zotit Jakob, kryepeshkop raguzian dhe nga mjeshtër Gjon Gazulli, tagrambledhës e mbikëqyrës të dërguar nga selia apostolike e zbatues të letrës apostolike të dhëna e të lejuara për Jubilenë e Shenjtë. Këta kanë derdhur e kanë dorëzuar dukata, moneta, rauba, perpera 4893, sa i përkasin Skënderbeut si të holla të tij, duke nxjerrë domosdo shpenzimet e bëra për shpërblimin e plotë të ndërmjetësisë së tij; dhe këtë shumë duhet ta marrë në bazë të koncesionit të bërë nga selia apostolike, nga të gjitha dhuratat e kontributet e para të mbledhura, të nxjerra, të marra - me rastin e Jubileut sipas bulave apostolike që kanë ardhur për këtë qëllim, të dhëna në vitin e zotit 1451, 18 prill, viti i pestë i pontifikatit të Zotit tonë të Shenjtë Papa Nikolla V. Për këtë arsye, ai zoti Peshkop, me cilësinë e tij si prokurator, si më sipër i bëri zotëri Vikarit e zotëri mjeshtrit Johan, tragrambledhës, mbikëqyrës dhe zbatues të shkresave të sipërthëna, përfundimin e detyrës, lehtësimin, qetësimin, zgjidhjen dhe paktin në bazë të të cilit ai nuk do të kërkojë nga ndërmjetësia e bërë me rastin e Jubileut dhe të ardhurat e bëra me atë rast, të nxjerra nga të gjithë e nga secili, të mbajtura prej tyre në atë periudhë kohe. Gjithashtu heq dorë nga çdo e drejtë ose veprim dhe i zgjidh e i liron ata zotërinj tagrambledhës, ekzaktor e zbatues të bulave apostolike nga të gjitha e nga çdo detyrim tjetër që mund të kërkohet nga të sipërthënët. Dhe u siguron me cilësinë e tij si prokurator, se as ai e asnjë prokurator tjetër i zotit Skënderbe, as trashëgimtarët e pasardhësit e tij nuk do të kërkojnë më tepër, nuk do të lypin nga ata tagrambledhës, ekzekutor së bashku ose nga secili prej tyre dhe kurrë kundër tyre nuk do të ngrihet çështja që u tha më sipër. Çdo gjë që u shkrua do të forcohet me firmë dhe do të ratifikohet me mirënjohje duke rinovuar çdo ligj, statut e të drejtë ndihme të përgjithshme në rast se del ndonjë kontradiktë në të ardhmen. Kjo letër të mos hapet pa dëshmitarë".
Vijmë pastaj te disa akte të cilat vërtetojnë veprimet financiare të Skënderbeut, për tërheqje shumash të ndryshme dukatesh nga llogaria që ai kishte në Komunën e Raguzës.
Një autorizim dhënë nga Skënderbeu, ambasadorëve të tij të posaçëm Pal Gazulli e Theodor Jafeti, për të tërhequr nga llogaria e tij në Komunën e Raguzës 100 libra argjendi. Akti mban datën 25 shtator 145314. Me interes të veçantë janë tre urdhër-pagesa të Skënderbeut, lëshuar të tria në emër të dy personave të njëjtë drejtuar komunës apo Bankës publike të Raguzës, për të tërhequr shuma të ndryshme nga llogaria që ai kishte në atë bankë.
E para mban datën 2 prill 1459, lëshuar në emër të ambasadorëve të vet Pal Gazulli dhe një farë Rajani. Në urdhër-pagesë, shkruar sllavisht, e cila është e pajisur me vulën unazore të Skënderbeut, thuhet:
"Në emër të Atit dhe të Birit dhe të Shpirtit të Shenjët, Amen. Unë, zoti Gjergj Kastrioti i quajtur Skënderbe, i bëj të ditur kujtdo që t'i bjerë në dorë dhe t'i paraqitet kjo diplomë publike dhe e vulosur me vulën e unazës sime të besuar në mes nesh dhe Dubrovnikut (Raguzës - K.F.), në lidhje me marrëdhëniet tona, të cilat në komunën e Dubrovnikut i paraqet përfaqësuesi ynë Rajani dhe zoti Pal Gazulli, se sipas urdhrit tonë morëm nga princi i ndershëm Ninaz Vukosaliqi, me letrën tonë dëshmuese, 500 dukatë ari. Ndërsa për besim më të madh, unë djaku Ninaz me dorën time e shkrova në Dubrovnik, sipas urdhrit të zotit tim Skënderbeut".
Në shpinë të urdhër-pagesës nëpunësi i bankës ka vënë në italisht shënimin se kur është kryer veprimi financiar. Aty thuhet: "Kryer më 2 prill 1459. Zoti Skënderbe me anën e kancelarit të tij Ninaz pranon se, ka pasur dhe ka tërhequr nga Komuna e Raguzës nga llogaria e tij (fjalë e palexueshme), dhe zoti Pal Gazulli sipas prokurës së noterisë së Raguzës si dhe vërtetimin e lëshuar nga dora e të lartpërmendurit Rajan gjithsej 500 dukatë".
Një urdhër-pagesë tjetër e Skënderbeut, pajisur gjithashtu me vulën unazore të Heroit, mban datën 13 qershor 1459. Edhe me këtë urdhër-pagesë autorizohen Pal Gazulli dhe qytetari Rajan, që të tërheqin nga Komuna e Raguzës 900 dukatë. Në shpinë të urdhër-pagesës thuhet: "U shkrua në verën e lindjes së Krishtit 13 qershor 1458. Dëftesë e zotit Skënderbe me të cilën vërtetohet se ka pasur dhe ka tërhequr me anën e kancelarit Ninaz 900 dukatë, nxjerrë nga depozita e tij prej 2400 dukatesh, depozituar në komunën e Raguzës nga Çelniku Rajan dhe Pal Gazulli, sipas vërtetimit të noterit Illieziam, për llogari të kërkesës së bërë nga dora e të lartpërmendurve Rajan dhe Pal në një fletë".
Një tjetër urdhër-pagesë, pothuajse e njëjtë me dy të parat, e pajisur gjithashtu me vulën unazore të Heroit, lëshuar më 14 qershor 1459, autorizon dy përfaqësuesit e mëparshëm (P. Gazulli dhe Rajani), për tërheqjen nga banka e Raguzës të 1000 dukateve. Në pjesën e fundit të urdhër-pagesës thuhet: "...sipas urdhrit tonë, morëm nga princi i ndershëm, vlastela i Komunës së Dubrovnikut nëpërmjet djakut tonë Ninaz Vukasaliqit, 1000 dukatë ari të mbetura më parë dhe më tepër nuk mbetën në depozitën tonë si dhe në ndonjë vend tjetër në Komunën e Dubrovnikut, përveç dashurisë dhe meritave. Për besim më të plotë, unë djaku Ninaz, me dorën time e shkrova këtë diplomë sipas urdhrit të zotit tim Skënderbe".
Në shpinë të dokumentit është shënuar: "U shkrua pas lindjes së Krishtit, më 13 qershor 1459. Dëftesë e zotit Skënderbe, me të cilën vërteton se, ka tërhequr me anën e kancelarit Ninaz 1000 dukatë (e palexueshme)".
Sikurse del nga vetë urdhër-pagesa e Skënderbeut, me këtë tërheqje në llogarinë e heroit në Raguzë nuk mbeti asnjë dukat, si rrjedhim kjo llogari e tij u konsiderua e mbyllur.
Kohët e fundit është zbuluar ekzistenca e një monedhe shqiptare e shek. XV, me një vlerë historike të rrallë. Në nëntokën e Krujës, kryeqytetit të shtetit shqiptar të pavarur të Skënderbeut, krahas monedhave të huaja (venedikase, raguzine, anzhuine, etj.), arkeologu Gjergj Frashëri ka ndeshur në një monedhë të prerë gjatë sundimit të Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Ka afërsi me realin napolitan. Ky real krutan, zbuluar në truallin e kalasë së Krujës, deri sot është i panjohur, pra i paregjistruar në katalogët e monedhave mesjetare. Ai paraqet në njërën anë shqiponjën, në anën tjetër dekoracione
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbulohet e vetmja monedhë shqiptare e prerë nga Skënderbeu Empty Re: Zbulohet e vetmja monedhë shqiptare e prerë nga Skënderbeu

Mesazh nga Anakonda Sat 14 Apr 2012 - 19:26

epo cdo ngjarje per her te par mund te ndodhe
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi