Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rozana: Nuk na duhet fejesa as martesa People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rozana: Nuk na duhet fejesa as martesa People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rozana: Nuk na duhet fejesa as martesa

2 posters

Shko poshtë

Rozana: Nuk na duhet fejesa as martesa Empty Rozana: Nuk na duhet fejesa as martesa

Mesazh nga WebMaster Tue 14 Feb 2012 - 20:24

Edhe një bashkëpunim i ri mes këngëtares Rozana Radi dhe këngëtarit Ramadan Krasniqi- Dani. Këtë herë ata kanë vendosur të vijnë më ndryshe, me këngën “Beqare” të cilën do ta ripërpunojnë në studion e Adrian Hilës. Përveç saj Rozi tashmë karrierën e saj muzikore po e ndërton më shumë në Kosovë, para disa javësh ajo është vendosur në shtëpinë e re bashkë me të dashurin e saj Mc Kreshën. Më shumë rreth projekteve dhe jetës private flet Rozana për “Zërin”Çfarë ju shtyri që përsëri të bashkëpunoni me Danin?Suksesi i bashkëpunimit të parë që patëm me këngën “Valsi i tradhtisë” na shtyri që të realizojmë edhe një këngë bashkë. Tani po merremi me këngën e re, me titull “Beqare”, një riorkestrim i një kënge tepër të njohur më shumë në Kosovë të cilën do ta sjellim shumë shpejt në duet me Danin. Riorkestrimi do të bëhet në studion e Adrian Hilës, do të risjellim në një stil ndryshe krejt moderne këngën “Beqare”.
Mendoni se ky duet do të sjellë më shumë sukses se dueti paraprak?
Kjo është një këngë e vjetër e kënduar nga Dani shumë e njohur në Kosovë dhe me një tekst të këndshëm. Ndërkohë le mos të flas shumë për mënyrën se si do ta sjellim… le ta lëmë surprizë për publikun.
Sa ndjehet e kënaqur Rozana me sukseset e deri tashme?
Artisti merr gjithmonë satisfaksion kur dëgjon që punët e tij janë pëlqyer. Mendoj që asnjëherë nuk kënaqet sepse kërkon më të mirën nga vetja.
Keni ndonjë angazhim tjetër në këngë?
Po jam në përgatitje të albumit të ri, i cili do të ketë 12 ose 13 këngë. Në to do jenë kompozime të reja dhe këngë të riorkestruara. Do të ketë bashkëpunime të ndryshme mendoj si me këngëtarë, kompozitorë të ndryshëm nga Kosova dhe Shqipëria. Ndërsa kënga “Beqare” të cilën do ta lansojmë shumë shpejt me Danin do të ketë edhe videoklipin që shpresojmë se do ta punojmë në Kosovë, me produksionin “Urban Graphik”.
Si duket tashmë Rozana pjesën më të madhe të kohës po e kalon në Kosovë pas lidhjes me Mc Kreshën, si po funksionon kjo lidhje?
Me Kreshën tashmë kemi hyrë në shtëpinë tonë të re në Prishtinë. Jemi shumë të kënaqur se kemi bërë një ambient për qejfin tonë. Plus karriera e Kreshës më gëzon pa masë, sepse tani ai është duke punuar për albumin e tij që do të dalë shumë shpejt. Jam shumë e lumtur për çdo arritje tonën.
Për faktin se tani po jetoni bashkë në shtëpinë e re tuajën, keni planifikuar fejesën apo martesën?
Më fal po nëse ne kemi zgjedhur të bashkëjetojmë ç’hyn fejesa dhe martesa (qesh)? S’mund të flas njeriu për fejesa me 6 muaj lidhje, kjo do ishte absurde. Mendoj se njerëzit duhet të njihen duke jetuar bashkë.
Keni menduar se duke qëndruar ju dy bashkë papritmas mund të bëheni tre?
(Qesh), ne flasim për muzikën në shtëpi, ajo është prioriteti ynë në këto momente.
Jemi në prag të ditës së Shën Valentinit, që për ju është festa e parë me Kreshën, keni menduar ende për dhuratë?
Ne punojmë për Shën Valentinin si çdo festë tjetër. Mirëpo Kreshës s’i pëlqen fakti që njerëzit bëjnë si të dashuruar vetëm ditën e Shën Valentinit. Kur e kemi prekur si temë më thotë: ‘Unë Shën Valentin e kam përditë me ty dhe pse duhet të pres një datë e një emër date për të të dhuruar diçka’. Në fakt edhe unë jam shumë dakord me të, kështu që për këtë datë nuk do të shkëmbejmë dhurata. Do të shkëmbejmë puthje deri sa Zoti ta ketë shkruar që ne të jemi bashkë.
Kastriote Bajrami
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rozana: Nuk na duhet fejesa as martesa Empty Re: Rozana: Nuk na duhet fejesa as martesa

Mesazh nga Anakonda Fri 24 Feb 2012 - 19:29

UA Rozana,po pyesja veten se ku je ti?Po ja qe me dole surprize.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi