Shumëgjuhësi
2 posters
Faqja 1 e 1
Shumëgjuhësi
EDMOND TUPJA
Në njërën prej këtyre ditëve të fundit, zoti Kryeministër u shpreh publikisht se në shkollat tona të mesme duhet të fillojë mësimi i gjuhës kineze. Të jetë vallë ky një sugjerim? Një propozim? Apo një urdhër? Gjithsesi, falë disa faktorëve psikosocialë, shqiptarët, në përgjithësi, përfshirë edhe ju në veçanti, lexuesit e mi të vëmendshëm e të paanshëm, kanë pasur, kanë e, me shumë gjasë, do të kenë dhunti për të nxënë gjuhët e huaja. Sidoqoftë, sugjerimin, propozimin apo urdhrin e tij, zoti Kryeministër mund ta kishte bërë publik edhe duke informuar për ekzistencën disavjeçare të një kursi të gjuhës kineze në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, ku kam nderin dhe kënaqësinë të jap ndihmesën time modeste për promovimin e shumëgjuhësisë, ndonëse nuk jam duke mësuar gjuhën e Konfucit.
Kjo ngjarje, sipas mendimit tim, përbën një “event”, siç thonë gazetarët tanë sot (Po gazetarët kinezë si i thonë vallë “event”-it në gjuhën e tyre?), sepse i siguron mbështetësit e zjarrtë të shumëgjuhësisë te ne (të cilët nuk janë aq të rrallë sa ç’mund të pandehë shumëkush) se, së pari, gjuha anglo-amerikane nuk ka fare gjasa të bëhet gjuhë zyrtare në Republikën e Shqipërisë dhe, rrjedhimisht, as e vetmja gjuhë e huaj e mësuar nëpër shkolla; se, së dyti, mësimdhënia e nxënia e disa gjuhëve të tjera me rrezatim ndërkontinental (si frëngjishtja, spanjishtja e portugalishtja), kontinental (si rusishtja e gjermanishtja) apo edhe rajonal (si serbo-kroatishtja e dikurshme) janë të pashmangshme për pasojë të dendësimit dhe të forcimit të marrëdhënieve shumëpalëshe gjithfarësh në kuadrin e anëtarësimit të mundshëm dhe, shpresoj, jo fort të largët të Shqipërisë në Bashkimin Europian, për të cilin shumëgjuhësia përbën një prej kushteve më të rëndësishme me karakter socialkulturor që janë të detyruara të plotësojnë të gjitha vendet kandidate për këtë anëtarësim; se, së treti, domosdoshmëria e kësaj shumëgjuhësie është fare e qartë dhe krejt e padiskutueshme, pavarësisht logjikës së globalizimit në të gjithë treguesit e tij, meqenëse respekton parimin e larmisë përballë çdo tundimi apo rreziku nga uniformizimi i kulturave sipas modelit amerikan që disa personalitete të lëvizjes “për një botë ndryshe” e përmbledhin me togfjalëshin “makdonaldizim i njerëzimit”.
Në dritën e arsyetimit të mësipërm, e mbështes, pra, sugjerimin, propozimin apo urdhrin e zotit Kryeministër që të paktën një numër i konsiderueshëm shqiptarësh ta mësojnë gjuhën kineze në mënyrë që, ditën kur biznesmenët kinezë do të fillojnë të investojnë fuqishëm në Shqipëri dhe homologët e tyre shqiptarë në Kinë, ata të punësohen si përkthyes me gojë e me shkrim në të dyja vendet, pavarësisht kompetencave të të dyja palëve në anglishte apo në ndonjë gjuhë tjetër. Sidoqoftë, për hir të së vërtetës, duhet pranuar se kjo mund të ketë një pasojë negative: meqë Kina e pafund numëron mbi një miliard banorë, shqiptarët që do të flasin gjuhën e tyre e do të punojnë si përkthyes atje, nuk do të kenë nevojë të dinë anglishten, madje as kinezët, për t’u marrë vesh midis tyre; rrjedhimisht, të mësuarit e anglishtes do të humbasë deri diku rëndësinë e vet dhe, dashur pa dashur, shqiptarët me diplomën e kinezçes do të kontribuojnë në përhapjen e kësaj gjuhe në botë! E pafund do të jetë atëherë mirënjohja morale e materiale e popullit kinez për popullin vëlla shqiptar, të paktën kështu ëndërroj unë!
Kjo përsiatje më zgjoi papritur një kujtim nga koha kur, nën diktaturë, punoja si përkthyes në shtëpinë botuese “8 Nëntori”, ku rreth dyzet përkthyes përkthenin kryesisht vepra socialpolitike autorësh shqiptarë (nga të cilët edhe Enver Hoxha) në shtatë apo tetë gjuhë. Dy nga këta kolegë ishin diplomuar në Kinë, njëri për spanjisht e tjetri për gjermanisht dhe, një ditë, në formë shakaje të “padjallëzuar”, u thashë: “Tani që e keni mësuar spanjishten e gjermanishten në Kinë, do t’ju nevojitet të shkoni në Spanjë e në Gjermani për të mësuar kinezçen!”. Por sot, në epokën e demokracisë, kohët dhe punët kanë ndryshuar: kështu, falë sugjerimit, propozimit apo urdhrit të zotit Kryeministër, kolegët e mi të ardhshëm nuk do të kenë nevojë të shkojnë as në Spanjë, as në Gjermani e aq më pak t’i bien nga Kina për ta mësuar gjuhën kineze!

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Shumëgjuhësi
Aq shume saqe kur shkoj ne shkolle me duket si ferr.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi