Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Utilitarizimi dhe instrumentalizimi i shkencës (dijes) People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Utilitarizimi dhe instrumentalizimi i shkencës (dijes) People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Utilitarizimi dhe instrumentalizimi i shkencës (dijes)

2 posters

Shko poshtë

Utilitarizimi dhe instrumentalizimi i shkencës (dijes) Empty Utilitarizimi dhe instrumentalizimi i shkencës (dijes)

Mesazh nga WebMaster Mon 20 Feb 2012 - 0:45

Ardian GOLA

Nën arsyetimin dhe mbështetjen e filozofisë empiriste, por edhe racionaliste, tendencat utilitarizuese dhe instrumentalizuese të shkencës sa vinin e bëheshin më të qarta. Spekulacioni larpurlartist i lëshonte vendin arsyetimit utilitarist. Ky tejdimensionim i shkencës prej funksionit të pastër njohës drejt atij instrumental dhe utilitar arsyetimin më të mirë e gjente në pikëpamjen e Francis Bacon-it, sipas të cilit qëllimi i vërtetë dhe i drejtë i shkencës nuk është kurrfarë qëllimi tjetër pos që jetës njerëzore t’i dhurohen shpikje dhe pasuri të reja.[i]


“Aleanca” empiristo – racionaliste kundër larpurlartizmit spekulativ

Për Bacon, “Dituria dhe forca njerëzore përputhen në një gjë, që mosnjohja e shkaqeve pengonte suksesin. Në fakt natyra mund të mposhtet vetëm në qoftë se nënshtrohet”[ii] Karakteri utilitar dhe instrumental i dijes është më se i qartë. Ajo humbet funksionin larpurlartist dhe vihet në shërbim të prirjeve posesive të njeriut për ta zotëruar natyrën dhe, më pas, nënshtruar atë kursit të emancipimit njerëzor. Ndonëse forca krijuese e subjektit njohës të Metafizikës Subjektiviste të Descartes-it ishte në fazë embrionale (duke pritur konsolidimin teorik të Kantit), duke u karakterizuar ende me kontemplacion personal subjektiv, ajo gjen shprehje diku tjetër në refleksionet descartiane. Descartes vë theksin utilitar mbi dijen në këtë mënyrë: “në vend të filozofisë spekulative që mësohet nëpër shkolla, të gjendet ndonjë tjetër filozofi praktike përmes së cilës do të njohim kështu saktësisht fuqinë dhe veprimet e zjarrit, të ujit, të ajrit, të yjeve, të qiejve e të të gjithë trupave të tjerë që na rrethojnë, siç i njohim mjeshtëritë e ndryshme të artizanaleve tona dhe që të mundemi në mënyrë të njëjtë t’i përdorim për të gjitha qëllimet për të cilat janë të përshtatshme dhe kështu të bëhemi zotërues dhe pronar të natyrës”.[iii] Kështu udhëkryqi teorik në filozofinë teorike të tij për pamundësinë e kapërcimit të hendekut të krijuar Subjekt – Objekt si dhe pafuqinë e Subjektit që të jetë “pjesë përbërëse e konstituimit të qenësisë së objekteve të jashtme”[iv], kompensohet me ushtrimin e forcës praktike në natyrë. Kështu “kërkesa për filozofi praktike e cila do të ndihmonte për mbizotërimin e natyrës disi sikur është në disharmoni me qëndrimin e tij themelor për mendimin subjektiv si siguri e fundit e ekzistimit subjektiv dhe e vërtetësisë së njohjeve tona”.[v] Në të njëjtën linjë të mendimit utilitarist për dijen është edhe Hobbes. Ai konsideron se dija e tërësishme duhet ta ketë qëllim dobinë praktike dhe aplikimin në rritjen e forcave produktive njerëzore.[vi] Kjo filozofi e epokës së re të Baconit, Descartes-it dhe Hobbes-it dëshmon në mënyrë të qartë transformimin dhe rikonceptimin e nocionit të praktikës. Kjo e fundit, në kontekstin klasik të Aristotelit kufizohej në veprimtarinë politike dhe morale. “Tani bëhet shumë më i gjerë dhe fillon të përfshijë veprimtarinë materiale – prodhuese – teknike si dhe praktikën shkencore – eksperimentale. Kështu praxis-i në kuptimin modern krahas domethënies së mëparshme e përfshin edhe momentin e poiesis-it (të prodhimtarisë) si dhe atë tehne, artin, shkathtësinë e ndërtimit dhe të krijimit”.[vii]

Kjo kthesë nga mënyra klasike – metafizike dhe spekulative e mendimit drejt mendimit kritik, shkencor dhe praktik modern si dhe një filozofie praktike që do të merrej me njohjen e ligjësive natyrore kishte për qëllim shfrytëzimin e tyre në favor të emanicipimit të përgjithshëm njerëzor.[viii] Ndërkohë kjo kthesë i hapi rrugën edhe relacionit të sundimit vertikal duke e shtyrë natyrën drejt një pozitë statike, pasive, pësore dhe të privuar nga esenca metafizike. Natyra, siç duket, nuk është edhe aq mikëpritëse ndaj pushtimit të saj në emër të emancipimit njerëzor. Eksploatimi i natyrës me reperkusione ekologjike dhe scientizimi ideologjik i shoqërisë me pasoja tjetërsuese psikologjike janë dy rrjedhimet kryesore të radikalizimit shkencor të motos bekoniane “dija është fuqi”. “Babai i filozofisë eksperimentale”,[ix] siç e quante Voltaire Bacon-in, promovonte martesën fatlume ndërmjet të kuptuarit njerëzor (shkencës, shën. A.G.) dhe natyrës së gjërave. Këtë martesë fatlume, Horkheimer dhe Adorno e konsideronin thelbësisht patriarkale. “Intelekti, i cili do të mposhtë paragjykimin, duhet të marrë në zotërim natyrën e çmagjizuar. Dija, që është pushtet, nuk njeh kufi, as në skllavërimin e krijesës dhe as bindjen karshi zotërave të botës”.[x] Shkenca nuk është më si filozofia për t’i shërbyer “njohjes për hirë të njohjes”, por vihet në dispozicion të qëllimeve utilitarizuese. “Ajo çka njerëzit duan të mësojnë prej natyrës është se si ta përdorin atë, që më së fundmi të zotërojnë si natyrën ashtu edhe njeriun. Asgjë tjetër nuk vlen”.[xi] Madje për Bacon-in, lumturia prej njohjes jo dobiprurëse është e ulët pasi që, sipas Horkheimer dhe Adorno, aty nuk bëhet fjalë për kënaqësi që njerëzit e emërtojnë “e vërteta”, por bëhet fjalë për përvojat ‘operacionale’ me ndikim.[xii] “Synimi i vërtetë dhe detyra e shkencës ‘qëndron’ në veprimin dhe punën si dhe në zbulimin e veçantive të panjohura më parë me qëllimin të organizimit dhe mbështetjes sa më të mirë të jetës… Këtu qëndron edhe qëllimi dhe detyra e shkencës”.[xiii]

Instrumentalizimi utilitarist dhe ideologjik i shkencës

Në interpretimin e tyre për Iluminizmin si trajtë e caktuar e manifestimit të mendjes së formalizuar, Horkheimer dhe Adorno shprehen: “Gjithqka që nuk do të përmbushte kriterin e parashikueshmërisë dhe përdorshmërisë [kursivi im], për iluminizmin do të konsiderohej si e dyshimtë”. Që të dyja këto, si parashikueshmëria ashtu edhe përdorshmëria, promovohen si elemente qenësore të shkencës. Përmes saj teorikisht parashikimi bëhet i realizueshëm, ndërsa përdorimi teknologjikisht bëhet i mundshëm. Me gjuhën e Foucault shkenca paraqitet edhe si pushtet ose tendencë për ta arritur atë. “Karno shpiku termodinamikën, sepse ëndërronte që t’i hiqte Anglisë supermacinë mbi dete dhe për këtë, donte të përmirësonte rendimentin e makinave me avull”.[xiv] Humbja e imanencës aksiologjike të dijes e shndërroi “vlerën në vete” në “vlerë instrumentale”. Për rrjedhojë, mund të pritet, një jashtëzim i theksuar i dijes ndaj “atij që nxe (mëson)”, në çfarëdo pike të procesit njohës që gjendet ai. Parimi i vjetër, sipas të cilit nxënia e dijes është e pandashme nga formësimi (Bildung) i frymës (esprit), e madje edhe i personit, është duke u braktisur dhe do të braktiset gjithnjë e më tepër. Ky raport i furnizuesve dhe i përdoruesve të njohurisë me vetë njohurinë synon dhe do të synojë që të marrë trajtën që prodhuesit dhe konsumuesit e mallrave kanë me këto, do të thotë trajtën e vlerës. Dija prodhohet dhe do të prodhohet për t’u shitur, dhe ajo konsumohet dhe do të konsumohet për t’u valorizuar në një prodhim të ri: në të dyja rastet me qëllim që të këmbehet. Ajo pushon ta ketë vetveten si qëllim, e humb “vlerën e vet të përdorimit”.[xv] Kjo përputhet jo vetëm konceptualisht por edhe praktikisht me karakterin imanent “eksploatues” të civilizimit perëndimor. Ky eksploatim shtrihet jo vetëm në relacionet ndërnjerëzore, por mbi të gjitha në raportet njeri-natyrë. Në civilizimin perëndimor, dija nuk instrumentalizohet vetëm në aspektin utilitarist dhe pragmatik por edhe në atë ideologjik. Instrumentalizimit ideologjik të diturisë i përgatitet hapësira qysh në fazat e para të procesit edukativo-arsimor. Teoricieni i njohur amerikan i ekonomisë dhe një ndër njohësit më të mirë të sistemit industrial, John K. Galbraith, përveç tjerash shkruan: “…Natyrisht, arsimimi i sotëm i lartë me themel u është përshtatur nevojave të sistemit industrial… Namin e madh që kohëve të fundit kanë shkenca e pastër dhe e aplikuar e matematika, është vetëm shprehje e nevojës së teknostrukturës…, kurse nami më i vogël i artit dhe i shkencave humaniste dhe përkrahja më e vogël që e marrin është shprehje e rolit të tyre të nënrenditur… Shkollat teknike dhe afariste çmohen për shkak të karakterit utilitar… Sistemi industrial nxiti zgjerimin e madh të arsimimit. Këtë gjë vetëm mund ta përshëndesim. Mirëpo, nëse edhe tendencat nuk shihen qartazi dhe nuk kundërshtohen, sistemi do t’i mbështetë vetëm ato aspekte të arsimimit të cilat i duhen më së tepërmi sistemit dhe të cilat dyshojnë më së paku në qëllimet e tij.[xvi]

Trajtën me unikate të utilitarizmit të dijes dhe shkencës e hasim pikërisht në dispozicionimin e saj ndaj teknologjisë. Kjo e fundit, ndonëse me pretendim të jetë shërbëtore e njeriut, është kthyer kundër tij. Përkitazi me këtë, Maks Horkheimer tërhiqte vërejtjen duke thënë se “tashmë po e jetojmë kohën e errësimit të mendjes… ajo reflekton qëllime që e përjashtojnë atë dhe që janë jashtë saj. Prej se arsyeja është bërë instrument për dominimin e njerëzimit dhe natyrës esktra-njerëzore nga njeriu, ajo vazhdimisht ka qenë e frustruar në qëllimin e saj për zbulimin e së vërtetës”.

WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Utilitarizimi dhe instrumentalizimi i shkencës (dijes) Empty Re: Utilitarizimi dhe instrumentalizimi i shkencës (dijes)

Mesazh nga Anakonda Thu 23 Feb 2012 - 3:00

Jo gjithmone shkenca ndikon pozitivisht.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi