Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë
5 posters
Faqja 1 e 1
Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë
Gjithmonë i lexoj shkrimet e tij, ndoshta sepse marr përgjigje nga ato që kur i dëgjojmë na duket sikur i kemi patur brenda nesh, por thjesht na ka munguar ai grepi i cili i tërheq ato mbi sipërfaqen tonë. Eshtë vërtet një ditë e ftohtë dhe Blendi Kajsiu më kërkon që të shkoj në një bar afër shtëpisë së tij. Pak a shumë është një takim te kafja e lagjes, edhe pse, të paktën kafenetë në Tiranë, janë aq luksoze sa të mërzisin ndonjëherë. Blendi vjen me një hap të nxituar dhe rreth qafës ka mbështjellur disa herë një shall (ndoshta ngjyrë ulliri). Është njeri komod. Nuk të shqetëson me pyetje të tepërta rreth rubrikës, që me shumë sinqeritet më thotë se nuk e ka lexuar. Ndoshta më mirë i them unë, kështu do jesh më i vërtetë. Ai qesh dukë më lënë përshtypjen se as që e vuri ujin në zjarr sesi do dukej para botës në një profil.
Nuk ka pak muaj që është kthyer nga Londra ku veç doktoraturës gjeti dhe nuse. Loz Adriana është kolumbiania që i vodhi zemrën që në ditën e parë kur u takuan në një nga laboratorët e universitetit.
-Pse do të shkruash edhe për këtë, - më drejtohet ai me një përpjekje jo për të fshehur jetën private, por me idenë se askujt nuk i intereson kjo gjë.
-E dije që në castin e parë që ajo ishte gruaja juaj e ardhshme?
-Besoj që po. Ka histori që i zgjat me vite, edhe i do, por nuk vendos të martohesh. Me Adrianën besoj e kam ndjerë që në çastin e parë.
Ajo tani është ende në Londër por ka ardhur shpesh në Shqipëri. Të dy bashkë kanë vendosur që të shkojnë për dy vite në Kolumbi e më pas Blendi nuk e ka idenë se ku do jetë stacioni, edhe pse më thotë se Shqipëria mbetet destinacion konstant.
Ai është shumë British. Ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar qëkur ishte 16 vjeç dhe jetonte në Durrës. Ishte më i miri i shkollës dhe fitoi një bursë e cila e çoi atë në UK. Unë e di këtë nga të tjerë, ndërsa ai vetë, në mënyrë të habitshme e çmitizon shkollimin apo aftësitë e tij intelektauale.
-Po çfarë domethënë kjo, që t’ju tregosh njerëzve që ti ke bërë shkollë?! Punë e madhe fort. Ti mund të jesh dhe budalla e të kesh mbaruar shkollë e sidomos kur flet për të me krenari atëherë vërtet diçka nuk shkon, - më thotë me një ton sarkastik.
Ka një aftësi për të normalizuar gjithçka. Më pëlqen ky fakt!
-Të kam lexuar shumë shkrime. Ke shkruar për Albin Kurtin, për referendumin e plehrave, për eurotopinë, për homofobinë. Dua të them shkruan për gjithcka dhe nuk shoh të humbasësh ti nëpër shkrime aspak. Do të doja të flisnim për homofobinë shqiptare.
-Po, ndoshta shkrimi u keqkuptua disi. Me atë shkrim po i mbroja shqipatrët. E di pse, sepse në të shkuarën shqiptarët nuk kanë qënë homofobë. Në fakt bota në përgjithësi është bërë homofobe me ardhjen e modernizmit. Pas iluminizmit mendoj që kanë ndryshuar raportet.
Homofobia duhet parë si një produkt i modernitetit më shumë sesa i traditës së vjetër shqiptare. Në këtë aspekt homofobia nuk luftohet thjesht duke i bërë thirrje shqiptarëve të bëhen më europiane. Aq më pak mund të luftohet homofobia me deklarata ambasadorësh europiane që e shikojne atë si pjesë të primitivizmit shqiptar. Ajo që duhet nxjerrë në pah është fakti se me shumë sesa një perversitet apo deviacion europian, homoseksualiteti është një realitet që ka qënë pjesë e kulturës dhe traditës sonë shqiptare që në krye të herës.
-Vërtetet?
-Provo të kërkosh në folkorin tonë dhe do gjesh këngë për dylberët. Ka qenë një këngë “Po vjen një anije me dylberë”. Shqipëria e Mesme e ka patur realitet. Madje shumë nga prej tyre martoheshin dhe mbanin dashnor një djalë, ose një burrë. Kjo si në kohën otomane edhe në kohën e Ahmet Zogut. Spartanët e stimulonin homoseksualitetin si diçka që ndihmonte luftën. Kur kishe më vetë një partner ose ndryshe dashnorin, luftoje më mirë dhe e mbroje dhe atë. Kemi Aleksandrin e Madh që ish i martuar dhe kish një të dashur. Nuk ka patur këto kategorizime në ato periudha. Kush e tha që hetero është korrekt dhe homo nuk është. Është absolutisht prodhim i botës moderne, e cila në mënyrë paradoksale të thotë luftoje me modernizëm. Po si ta luftoj diçka me të njëjtin mjet me të cilin e ke krijuar? Komunizmi, - vazhdon ai duke ju kthyer rastit të Shqipërisë - e ndryshoi sistemin e vlerave. Dhe tani në demokraci hiqemi sikur s’e kemi problem.
-Po në realitet kryeministri lejoi martesat me homoseksualët, - e ndërpres unë.
-I lejoi për tre arsye
1- I tregoi europianëve që nuk është e vërtet që është shpellar siç akuzohet nga disa zëra kritik e opozitar.
2- Përdori një ton dhe një nënqeshje që t’i thoshte elektoratit të vet se nuk e ka seriozisht, por ja do puna, dhe u ndihmua nga të qeshurat e ministrave të tij. (besoj të kujtohet apo jo, që ata qeshën, - më thotë ai)
3- Ishte një deklaratë nga ato që kërkon të zhvendosë vëmendjen nga çështje më fraxhile
-Si deklarata për gjuhën kineze? Çfarë ishte ajo deklaratë e kryemnistrit?
-Ajo nuk ishte rastësore. Besoj që ishte diçka e menduar mirë. Kemi 21 vite që flasim për Europën, por ajo tashmë është e shkërmoqur finaciarisht dhe Shqipëria nuk ka më asnjë përfitim prej saj. Investitorët janë tërhequr për shkak të krizës në euro zonë. Kryemnistri e di që Kina po shfaqet si yll i vetëm në botë për shkëlqimin ekonomik. Ishte besoj një strategji për të çuar një mesazh në Kinë dhe e bëri me gjuhën. Nuk e ka të lehtë të ndërrojë premtimin për Europën që është ngjizur në kokën e shqiptarëve si atak, në premtimin për kontinentin e verdhë, Kinën.
-Po thoni që ëndrra për BE nuk sjell më asnjë frut?
-Nga Bashkimi Europian, që nuk është Europa, do të mund të kishim përfituar më tepër gjatë luftës së ftohtë, sic ndodhi me Spanjën, Greqinë dhe Portugalinë. Tashmë është pak vonë për dy arsye. Së pari, sepse Bashkimi Europian është zgjeruar më shumë në vende të pazhvilluara ose në zhvillim, çka e ka ulur nivelin e ndihmës për secilin vend në veçanti. Së dyti, sot BE-ja ndodhet vetë në një krizë të thellë ekonomike, ndaj i mungojnë fondet apo investimet që mund të bënte në vende në zhvillim si Shqipëria. Por ajo që është e rëndësishme të kuptohet tashmë është fakti që asnjë vend nuk mund të zhvillohet thjesht me ndihma apo me lëmoshë nga jashtë. Mjafton të shikojmë krizën e ekonomise greke në të cilën BE-ja ka derdhur miliarda euro pa fund për të kuptuar se zhvillimi është i pamundur pa pasur prodhim dhe një industri produktive dhe konkurruese. Se zhvillimi buron së pari nga brenda edhe pse mund të nxitet nga jashtë.
-Do ja dalë Europa?
-Cila Europë? Nëse flasim për Gjermaninë apo Francën, natyrisht që ata do t’ia dalin.
-Nëse flasim për Greqinë, ekziston rreziku që ajo të kthehet në një vend që ekziston thjesht për të larë borxhin e jashtëm. Personalisht besoj se BE-ja do ta kalojë krizën, por mjaft e transformuar. Besoj se ka dy mundësi. Së pari, krijimi i një BE-je më të centralizuar ku vende si Gjermania do kenë kontroll më direkt në financat dhe politikat ekonomike të vendeve më periferike. Së dyti, një BE, më pak e integruar, më e decentralizuar, por edhe më pak solidare. Në të dyja rastet Shqipëria përballet me një BE problematike. Në skenarin e parë edhe nëse Shqiperia anëtarësohet në BE politikat ekonomike do vendosen në funksion të nevojave të superfuqive europiane, si Gjermania, dhe jo në funksion të nevojave të ekonomisë shqiptare. Ne skenarin e dytë, Shqipëria do ta kishte më të lehtë të anëtarësohej në BE, por ajo do të përfitonte me pak ndihma dhe fonde nga ky anëtarësim, pasi BE-ja do të ishte një organizate shumë më pak integruar dhe solidare, se c'është sot.
Ndërkohqë që ai flet nuk arrij të ndaj keqardhjen me një ndjesi të mirë. Nuk e kuptoj nëse Shqipëria është me fat apo pa fat. Ajo çka shumë nuk dimë është ndoshta nëse e kemi fajin vetë apo është “Maktub”.
-Asnjë politikan nuk do dalë e do të thotë të vërtetën për Europën. Ata nuk dalin dot më nga kurthi i vetvetes. Sepse 20 vite kanë folur për Europën dhe tani gjejnë shtigje duke folur për gjuhën kineze. Ka dhe një problem të madh në mes nesh. Komunizimi betonizoi izolimin përmes diktaturës ndërsa pluralizmi betonizoi Europën përmes premtimeve. Dhe po ta vësh re në marrim shembull Gjermaninë, Spanjën, apo Greqinë. Në shembull duhet të kemi Hungarinë, Rumaninë që janë në fije të perit dhe po kalojnë ditë të errëta. Ne me ato ngjajmë, jo me pjesën tjetër. Por politika s’mund të marrë përsipër riskun e së vërtetës – thotë ai me bindje.
Dikur Blendi Kajsiu ka qënë neoliberal, por me kohën ai ndryshoi dhe shumë mirë disa ide të tij, shkrime të kujtojnë Marksin.
-Dikotomia neoliberal - marksist është fallco për aq sa ajo eleminon nuancat dhe hapësirat e tjera ideologjike. Në fakt një nga mënyrat se si është vendosur hegjemonia neoliberale në Shqipëri është nëpërmjet reduktimit të zgjedhjes në këtë dikotomi. Pra ose do jesh neoliberal që nënkupton, hapjen totale të tregut, tërheqjen e shtetit nga ekonomia dhe shoqëria dhe rritjen e pabarazisë, ose do jesh marksist, që në realitetin shqiptar nënkupton komunist, ose kriptokomunist. Personalisht mendoj se marksizmi është një përqasje mjaft interesante, por e pamjaftueshme në stadin ku ndodhet sot kapitalizmi, sikurse e ka vënë në dukje, ndër të tjerë edhe Habermasi. Ajo që mendoj se mungon sot në Shqiperi është social-demokracia, pra një demokraci sociale që nënkutpon më shumë solidaritet, më shumë barazi dhe një rol më të madh të shtetit në ekonomi.
Ai pi çaj mali, ndërsa unë portokall të shtrydhur. Ndezim të dy një cigare, unë edhe pse nuk e shijoj më pëlqen ta bëj sot. Ai ka argumente dhe të paktën një emër filozofi për çdo gjë. Pa dorashka nuk u ndjeva mirë në fund të kësaj bisede sepse kuptova që ka shumë injorantë edhe pa shkollë jashtë dhe ndoshta sidoqë të jesh, një njeri i mirë apo me cene, dijet të veçojnë nga të tjerët. Të bëjnë të ndryshueshëm dhe mendjehapur si dhe të mësojnë se ndoshta ende nuk ke mësuar asgjë. “Unë di një gjë që s’di asgjë” Sokrat.
Nga: Mira Kazhani

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë
po zoteri blendi,,,por nese esh tradite e shqiptareve atehere mbase e familjes tende,,,,por mos nxi traditat tona shqiptare,,,[You must be registered and logged in to see this image.] shkoni dhe germoni grimca faktesh nder libra historike per te vertetuar idete e juaja e keshtu te realizoni egon tuaj personale,,,,hiqe mendsh,,,
Arabela- Princeshë
- Postime : 26332
Gjinia :
Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha : 30
Re: Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë
pupupuuupuuuuu na e nxoren bojen me keto palo tradita
T_o_n_i- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Tirane
Postime : 18036
Gjinia :
Anëtarësuar : 30/05/2009
Re: Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë
e presim qe te hujme ne europe,kur ka mentalitet te tille.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Blendi Kajsiu: homoseksualiteti pjesë e traditës sonë
po qe eshte pjes e shoqeris sone po po jo tradit :541221:
na mori lumi
na mori lumi
valtori- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : ne havana
Postime : 2505
Gjinia :
Anëtarësuar : 13/12/2011
Mosha : 43
Hobi : te ngacmoj inteligjentet
Similar topics
» NE MBROJTJE TE GJUHES DHE TRADITES SONE
» A jeni pjese e zgjidhjes apo pjese problemit ?
» Blendi Klosi del nga greva e urisë
» Blendi Fevziu: Edi Rama po bënë fushatë me “Kurban”
» A është barazia gjinore një grusht i hekurt i traditës?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi