Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Fillimi i Luftes se III Boterore People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Fillimi i Luftes se III Boterore People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fillimi i Luftes se III Boterore

3 posters

Shko poshtë

 Fillimi i Luftes se III Boterore Empty Fillimi i Luftes se III Boterore

Mesazh nga WebMaster Mon 27 Feb 2012 - 23:42

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se fuqitë kryesore botërore janë të bashkuara në kundërshtimin e programit të armëve atomike nga ana e Iranit.

Vendi islamik akuzohet se është duke zhvilluar këto programe bërthamore dhe këshilltari për sigurinë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tom Donilon, theksoi se SHBA, Kina dhe Rusia kanë objektivin e përbashkët për të mos lejuar avancimin e zhvillimit të armëve atomike.

“Rusia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një objektiv të përbashkët: të mos lejojnë Iranin të zhvillojë armët bërthamore”, u shpreh Donilon.

ANEA, rezolutë për Iranin

Agjensia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, ANEA miratoi një resolute, përmes të cilës shprehu “shqetësimin e thellë dhe në rritje për programin bërthamor të Iranit”.

ANEA tha se nuk mund të mohojë faktin që Irani po punon në mënyrë sekrete për armët bërthamore.

Dokumenti u miratua me 32 vota pro dhe dy kundër të Kubës dhe Ekuadorit.

Agjensia i bëri thirrje Teheranit të hedhë dritë pa vonesë për impiantet bërthamore, por nuk e coi Iranin në Këshillin e Sigurimit. Në rezolutë thuhej se është thelbesore për Iranin dhe Agjensinë të intensifikojnë dialogun mes tyre.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët besojnë se Irani po përpiqet të krijojë armën bërthamore, një akuzë të cilën Teherani e mohon.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara në ANEA, Glajn Dejvis hodhi poshtë kritikat se rezoluta nuk ishte e fortë.

“Dokumenti na jep mjetet e nevojshme për të bërë punën tonë”, tha ai”.

Projekt/rezoluta u hartua nga Britania e Madhe, Kina, Franca, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania të enjten në Vjenë.

Teherani nga ana tjetër ka kërcënuar se do të ndërmarrë hapa ligjorë kundër ANEA-s për publikimin e raportit të javës së kaluar, me argumentin se konkluzionet janë nxjerrë nën presionin politik të Shteteve të Bashkuara.

Një javë pasi Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, ANEA publikoi raportin për programet bërthamore, publikohet lajmi i SuperBombës amerikane, apo të koduar si “Big Blue”.

Ajo mund te shkatërroje bunkere dhe vendstrehime të nëndheshme, sic janë ndërtuar në Korenë e Veriut apo Iran, në mbrojtje të impianteve bërthamore. “Big Blue”, 6.2 metra e gjatë, me një mbushje prej 2.4 tonë eksplozivë është pjesë e arsenalit të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara.

Aviacioni amerikan ka porositur 20 bomba të tilla, me një kosto prej 314 milionë dollarë, të cilat do të mbahen nga avionët bombardues B-52 apo nga më modernet B-2.

E zhvilluar nga Boing, bomba është dhjetë herë më e fortë nga versioni i mëparshëm. Pasi lëshohet mbi shënjestrën shkatërron edhe ata bunker të ndërtuar, dhjetëra metra nëntokë.

Gjenerali amerikan Skot Vander Ham tha se nuk ka armë tjetër si kjo. Për disa vëzhgues, “Big Blue” paraqet një mesazh paralajmërimi për Teheranin, fill pas publikimit të raportit të ANEA-s.

Mediat ndërkombëtare flasin se Shtetet e Bashkuara i kanë shitur Izraelit 55 bomba GBU 28 për bunkerët, që nuk krahasohen me superarmën, por shumë efikase.

Duke iu referuar shtypit amerikan, Shtëpia e Bardhë mendon t’i japin bomba speciale edhe Emirateve të Bashkuara. Cështja e bunkereve në Iran dhe Korenë e Veriut mbetet një temë e nxehtë.

Koreano-veriorët janë ndër më të aftët në realizimin e tyre, madje kanë eksportuar teknika edhe në Birmani dhe Siri, dy vende që dyshohet se po bëjnë kërkime për armët jo-konvencionale.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Fillimi i Luftes se III Boterore Empty Re: Fillimi i Luftes se III Boterore

Mesazh nga bobi 10 Tue 28 Feb 2012 - 0:48

Truri i Kissinger Fillimi i Luftes se III Boterore 668312

Kemi te bejme me dike qe vepron,edhe di c'ben!!
bobi 10
bobi 10
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 12756
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Fillimi i Luftes se III Boterore Empty Re: Fillimi i Luftes se III Boterore

Mesazh nga Anakonda Sat 17 Mar 2012 - 19:11

se di,por besoj se kosova mund te jete arsyeja.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Fillimi i Luftes se III Boterore Empty Re: Fillimi i Luftes se III Boterore

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi