Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Edhe Prishtina dëgjon “zhurmën qiellore” (VIDEO) People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Edhe Prishtina dëgjon “zhurmën qiellore” (VIDEO) People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edhe Prishtina dëgjon “zhurmën qiellore” (VIDEO)

4 posters

Shko poshtë

Edhe Prishtina dëgjon “zhurmën qiellore” (VIDEO) Empty Edhe Prishtina dëgjon “zhurmën qiellore” (VIDEO)

Mesazh nga Aяtємιѕα Tue 28 Feb 2012 - 9:27

Edhe Prishtina dëgjon “zhurmën qiellore” (VIDEO) Prishtina-5Tinguj misterioz për të cilët thuhet se janë dëgjuar muajve të fundit në shumë vende të botës, raportohet se mbrëmë janë dëgjuar edhe në Prishtinë. Nga përshkrimi i asaj që është dëgjuar del se zhurma mund të jetë kopjuar nga filmi The Legion dhe shpërndarë më pas në internet, por e prezentuar si zhurmë e dëgjuar në qyte të ndryshme të botës. Policia thotë se ka pranuar thirrje nga mediat për këtë çështje, por nuk ka raporte se është dëgjuar ndonjë zhurmë jo e zakonshme, njofton Portali Infoglobi.

Qytetarë të Prishtinës thonë se rreth orës 3 të mëngjesit kanë dëgjuar një zhurmë që vinte nga qielli, pothuajse e njëjtë me tingujt e filmit The Legion.

Imer Mushkolaj thotë se e ka dëgjuar këtë zhurmë. “Rreth orës 3 të mëngjesit e kam dëgjuar një zhurmë e cila vinte nga qielli” ka thënë ai.
Edhe aktori Basri Shala thotë se ka dëgjuar të njëjtën zhurmë natën e mbrëmëshme. “Kjo zhurmë ka zgjatur tri herë nga 5-6 sekonda, fillimisht kam menduar se kjo zhurmë po vie nga toka, pas herës së dytë e kam parë që është duke ardhur nga qielli.

Policia e Kosovës konfirmom se ka pasur thirrje nga mediat të cilët kanë kërkuar sqarime rreth kësaj zhurme. “Kemi thirrje, po bëhet kjo pyetje mirëpo jemi duke verikuar. Por nuk kemi ndonjë informaicon”ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu.

Drejtori i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Sylë Tahir Sylaj ka mohuar të ketë pasur mbrëmë erëra. “Instituti nuk përcjell zhurmat, por ajo çka mund të ju them se dje nuk është regjistruar asgjë e jashtëzakonshme si ndonjë erë e fuqishme apo diqka e tillë” ka deklaruar Tahir Sylaj.

Shumë persona të habitur kanë postuar në statuset e tyre në Facebook, se kanë ndëgjuar tinguj të çuditshëm gjatë natës.
Një video e publikuar gjatë muajit janar në Youtube, paraqet pamje në qyteteve të ndryshme të botës, ku qytetarë kanë inqizuar të njëjtën zhurme e cila vjen nga qielli.

Filmi me emrin The Legion në një pjesë të tij ka të njëjtën tingull sikurse tingulli që vie nga qielli i cili është inqizuar në qytete të ndryshme të botës. Në pjesën ku paraqitet ky tingull është pjesa ku engjëlli Gabriel zbret në tokë, në ndërkohë në prapaskenë dëgjohen zëra “trumbeta qiellore”.

Deri më tani shkencëtarët nuk mundur arsyet, shkakun, qëllimin dhe burimin e këtij tingulli shqetësues e misterioz.

Incidente të njëta kanë ndodhur në Kosta Rika, ndërsa dëgjimi i fundit i tingullit misterioz, ndodhi në Ukrainë, në jug të Suedisë, Kanada dhe në veri-lindje të Anglisë. Mijëra banorë në Kosta Rika kanë dëgjuar dhe regjistruar me kamerat e tyre tingullin misteriozë dhe i kanë vënë videot në internet, duke kërkuar përgjigje nga specialistët e fushës, pasi tingulli duket sikur vjen nga qielli, thanë të gjithë ata të cilët dëgjuan ulërimat!

Televizioni britanik ITN ka transmetuar disa nga inqizimet të cilët qytetarë të ndryshëm pohojnë se vijnë nga qielli. Ky medium citon studiuesin Nick Pop, sipas të cilit “një nga mundësitë mund të jetë fenomeni atmosferik, e edhe aso që lidhet me murmurimën. Tingujt në atmosferë të fenomeneve akustike mund të jenë të ndryshëm ndonjëherë edhe qesharak” ka deklaruar ai.

Më poshtë gjeni një video që ka bërë xhiron e botës, ku në vende të ndryshme të botës janë degjuar zëra të çuditshëm:
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Edhe Prishtina dëgjon “zhurmën qiellore” (VIDEO) Empty Re: Edhe Prishtina dëgjon “zhurmën qiellore” (VIDEO)

Mesazh nga Ariel Thu 8 Mar 2012 - 23:50

Aman se na tmerroi... Me thane qe jane degjuar tinguj ne gjithe boten po nuk e kisha pare si video...mbase jane trillime...kush e merr vesh...
Si ato zerat qe dilnin nga nentoka.... Ta bejne mishin puprriza....
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Edhe Prishtina dëgjon “zhurmën qiellore” (VIDEO) Empty Re: Edhe Prishtina dëgjon “zhurmën qiellore” (VIDEO)

Mesazh nga Emona Thu 8 Mar 2012 - 23:55

Mom,e vertet eshte jan degju keto zera, vllain e kam ne PR...dhe me tregoji per keto zera qe jan degju ne Prishtine....!!!
Para disa mujve kam pa ca vido qe jan degju te njejtat zhurma ne disa qytete te botes.!!!!

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Edhe Prishtina dëgjon “zhurmën qiellore” (VIDEO) Empty Re: Edhe Prishtina dëgjon “zhurmën qiellore” (VIDEO)

Mesazh nga Ariel Fri 9 Mar 2012 - 0:00

Po cne si ka mundesi...po ti degjosh jane si akustike por dhe me zera kori njerezish...
Allah allah ky brezi jon ca spo shef e nigjon per zotin...
Aman ishalla e kalojme kete vit shendoshe se na tmerruan...
Mos kane lidhje me keto stuhite diellore qe kane nje muaj qe godasin token...
Vale elektromagnetike jane ato...kush e merr vesh.
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Edhe Prishtina dëgjon “zhurmën qiellore” (VIDEO) Empty Re: Edhe Prishtina dëgjon “zhurmën qiellore” (VIDEO)

Mesazh nga Anakonda Wed 17 Jul 2013 - 18:27

un vdes per kto zera sa me fat do ishte po tkisha qellu atyy
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Edhe Prishtina dëgjon “zhurmën qiellore” (VIDEO) Empty Re: Edhe Prishtina dëgjon “zhurmën qiellore” (VIDEO)

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi