Historia e Skënderbeut, një histori aristokracie
Faqja 1 e 1

TIRANE-
Në shek. XIV një pjesë e mirë e fiseve arbëre ato që Šufflay i quante "formime të dyta" në ballafaqim me "formimet e para" iliro-arbërore - vijnë e zhduken. Është bjerrja e një formacioni të parë familjesh të mëdha. Për ç'u përket shkaqeve të kësaj bjerrjeje më e pranueshme qëndron teza e Šufflayt: në ndeshjen shekullore mes dy botëve, të Perëndimit e të Lindjes, shumë familje të mëdha bënë fajlurë, d.m.th. ranë; nga njëra anë, ato i prishi sistemi pronësor bizantin, me titujt përkatës, mandej sistemi pronësor perëndimor me titujt e tij që u imponuan papët dhe sovranët e Napolit. Në realitetin e Arbërisë nuk përjashtohet që të ishte fjala edhe për shefin e mundur të një rajoni autonom, një gati-princ i larguar nga pushteti prej evoluimit të vendit, nga shpërbërja e zotërimit të tij ose edhe thjesht nga mbetja e trashëgimisë në vijë femërore: rasti i hamenduar i kalimit të trashëgimisë së dinastisë së Arbërit në Dukagjinët do të ishte një model i tillë.
Më kryesoret ndër këto "dyer të mëdha" rezultojnë Vranat, Arianitët, Skurat, Muzakët, Blenishtët, Jonimat, Dukagjinët, Matarangot, Gropat. Krahas këtyre "formimeve të dyta", siç i quante Šufflay, si edhe në ballafaqim me to, prej shek. XIV zënë e shfaqen edhe "formimet e treta": një pjesë e tyre në trajtën e familjeve të mëdha feudalësh trashëgimorë. Ndërkohë që një pjesë e "formimeve të dyta" marrin për teposhtë, si Blenishtë, Matarango etj., do të vijohen Arianitët, Muzakët, Dukagjinët etj., ndërsa ngrihen me të shpejtë Thopiat, Balshët dhe sidomos Kastriotët. Familje të tjera, si Zahariat, Spanët, Dushmanët, Engjëjt etj., ngrinin në shek. XIV peshë më të vogël, duke qenë familje minore, por lozën role lokale. Nga ana tjetër, në jug ngriheshin Spatat, Buat, Zenevishët: etj. Me luftërat e tyre të vogla (guerilje) me grekët dhe sidomos me serbët e Epirit janë të mbrusura si Kronika e Janinës, edhe Kronika e Toccove.
Të gjitha këto "dyer të mëdha" së toku - sa me armiqësitë mes tyre, aq edhe me aleancat mes tyre, shpesh me gjenealogji të ngatërruara sa të mos lejojnë të zbulohet njëra familje mbrapa tjetrës, - do të përbëjnë një aristokraci të mirëfilltë arbërore. Aq befasuese duhet të ketë qenë kjo ngritje "e papritur" dinastësh të rinj arbër sa për historianët klasikë ajo nuk shpjegohej veçse me prejardhjen e tyre "të huaj": latine, franke, madje drejt e nga dera D'Anjou. Vetë kryemjeshtri i gjenealogjive Du Cange, në shek. XVIII, Balshët i bënte me ardhje prej familjes së baronëve Des Baux të Provansës, prej nga vinte dhe perandori i fundit titullar i Kostandinopojës, duke e shpjeguar fuqizimin e tyre si rrjedhojë të sundimit të derës D'Anjou në Arbëri; ashtu si edhe Thopiat, që i mbante jo vetëm trashëgimtarë të derës D'Anjou, por edhe të ardhur prej Karlëmadhit (Charlemagne); Dukagjinët i pranonte të vinin nga personazhi përrallor Griffon de Hautefeuille etj. Edhe për vetë zotërit arbër u bë "e modës" të mëtonin prejardhje të tilla, me gjasë nën ndikin e humanizmit italian. Muzaka thoshte për Dukagjinët se ishin të vajtur nga Troja në Francë dhe se ishin të së njëjtës familje me zotërit e Estes dhe ata të Ferrarës. Edhe vetë Muzakët e nxirrnin familjen e vet me ardhje prej "Molosëve të lashtë të Epirit", si dhe prej perandorëve të Kostandinopojës, deri prej "Britanicus-it mbret të Apolit e të Ilirisë", bir i "Kostandinit të Madh" etj. Spanët mëtonin se rridhnin prej "Theodosit të Madh". Kulmin do ta zinin, në shek. XVI, Engjëjt: i quajturi "princ" Andrea Angelo Conmeno, autor i famshëm gjenealogjish të rreme, Gjenealogji perandorësh romanë dhe kostandinopojas, si dhe mbretësish, princësh dhe zotërish që kanë ardhur prej Isak Engjëllit dhe perandorit Vespasian nip i tiji deri në vitin e tanishëm 1552 etj., do ta qesë trungun e familjes së vet nga Perandori Theodos dhe trashëgimtare të Engjëjve (Angelis) të Bizantit. Ç'është e vërteta, prania e frankëve në Arbërinë e shekujve XIII-XIV dhe vendosja e një numri të madh familjesh senjoriale franke në viset e Arbërisë - që patjetër kanë marrë e kanë dhënë edhe me familjet e mëdha vendëse - janë fakte historike të padiskutueshme, por gjenealogji të tilla të familjeve të mëdha arbëre i takojnë më shumë legjendës se historisë. "Arbëria qe shndërruar në një vend ku kishte më shumë zotër të rremë se qytete ose kështjella": kështu e ka pasë përshkruar situatën arbërore të gjysmës së dytë të shek. XIV fisniku kostandinopojas Theodor Spandugino.
Si rrjedhojë e këtij procesi, dhe përkatësisht ngritjeve një mbas një të familjeve të mëdha arbëre, Arbëria e shek. XIV do të rezultojë e ndarë në zotërime rajonale disa zotërish arbër, që ia dolën të ngriheshin mbi të tjerët dhe që janë quajtur "dinastë" arbër, sepse shpesh përbënë me të vërtetë dinasti të mirëfillta.
Sado të fuqishme, këto dinasti arbëre të shek. XIV - pra të kohës kur si në rajon, edhe në Arbëri do të nisin të depërtojnë turqit - nuk ia mbërritën të formonin një shtet të mirorganizuar, as qoftë një "federatë kantonesh". Shumë-shumë çdonjëra syresh përbënte një "bërthamë të vërtetë shtetërore", sikurse e ka pasë përcaktuar Šufflay, por jo më tepër. Mirëpo, edhe kur flitet për "separatizmin feudal", që në gjysmën e dytë të shek XIV karakterizoi në veçanti pjesën perëndimore të Jug-lindjes europiane, nuk mund të mos vihet në dukje se bëhet fjalë për një stad të rëndësishëm në zhvillimin e komuniteteve feudale europiane: stadin që ofronte mundësi për hopin ekonomik të rajoneve të veçuara dhe lulëzimin, mbi bazën e tregjeve të përbashkëta, të qyteteve mesjetare, komunave etj. Historikisht do të ishte decentralizimi feudal ai që, gjatë shekujve XV dhe XVI, do të krijonte në Europën perëndimore kushtet për centralizmin përfundimtar të pushtetit mbi një bazë të re sociale dhe ekonomike dhe, më së fundi, për kalimin nga feudalizmi i vonët në monarkinë absolute. Për vetë faktin që në pjesën perëndimore të Jug-lindjes europiane separatizmi feudal do të përkojë me fillimet e pushtimeve osmane, - përkim fatal, - ai nuk do mundë të zhvillojë karakteristikat e veta pozitive, çfarë do të ndodhë edhe me principatat feudale të Arbërisë: atë të Thopiave, atë të zotërve të Vlorës e Kaninës, atë të Muzakëve, atë të Balshëve etj.
Ajka e kësaj aristokracie, që ende u rezistonte pushtimeve osmane, ishte ajo që u mblodh në Kuvendin e Lezhës më 2 mars të 1444-s dhe formuan atë organizim që u quajt "Lidhje Fort-të-shenjtë". Për ç'i përket listës së pjesëmarrësve në Kuvend, ajo paraqitet e luhatshme, por gjithsesi e njëjtë në thelbin e vet. Për Barletin në të morën pjesë: (Gjergj) Arianit Golem Komneni; Andrea Thopia me dy të bijtë, Komnenin dhe Muzakën, si dhe me të nipin Tanush; Gjergj (Strez) Balsha; princërit Nikollë dhe Pal Dukagjini; Lekë Zaharia; Pjetër Spani me të bijtë Aleks, Bozhidar, Vruo dhe Mirko; Lekë dhe Pjetër Dushmani; Stefani Crnojevic me të bijtë Gjergj dhe Ivan, si dhe "princër të tjerë të rinj". Për Frankun pjesëmarrësit ishin: Arianit Komneni, Andrea Thopia, Pal Dukagjini, Nikollë Dukagjini, Pjetër Spani, Lekë Dushmani, Lekë Zaharia dhe rektorët e Sinjorisë së Venedikut. Nga Kujtesa e Muzakës (1510) si pjesëmarrës në Kuvend vetëm sa nënkuptohen: Arianit Komneni, Kojko ose Gojko Balsha, Nikollë dhe Pal Dukagjini, Gjin (II) Muzaka i ati i kronikanit, Andrea Thopia, Pjetër Spani, - për këta ai saktëson se "të gjithë qenë pleq dhe e shumta e tyre të bjerrë forcash dhe shteti", - si dhe disa "bij të këtyre". Llogaritë e ngatërruara të Biemmit dhe mandej të Hopfit i kanë shtuar listës një Theodor Korona "zot të Beratit", Gjergj Dushmanin (?!), Stefan Darenin dhe Pal Shtrezin "kunetër të Skënderbeut" etj., si dhe përfaqësues të Qytetit të Raguzës për vëzhgues.
Për t'u vënë re: një pjesë e mirë e pjesëmarrësve ishin të afërm të Gjergj Kastriotit, kunetër si Stefani Cernojevic (Djuraševic) sundimtar i Zentës (burrë i Maries), Gjin Muzaka (burrë i Jellës), me gjasë Vladan Arianit Komneni zot i Çermenikës (burrë i Angjelinës), ose nipër, si Gjergj Balsha (bir i së motrës Vlajkë dhe i Stefan Balshës), "Muzaka i Angjelinës" ose Komneni (bir i së motrës Angjelinë dhe i Vladan Arianit Komnenit) që kishte për grua Marie Muzakën (motër e kronikanit), Gjergji dhe Ivani Crnojevic (të bijtë e Maries dhe Stefanit Cernojevic) etj.; edhe ndër këta bij të Stefanit e të Maries njëri (Ivani) kishte për grua Gojisavën, bijë e Gjergj Arianitit, tjetri (Gjergji) kishte Jella Thopian, të bijën e Karl Muzakë Thopias me gruan e tij të parë nga Muzakët, ndërkohë që vetë këtij Karl Muzakë Thopias, zot i dy Skurjeve etj., do t'i jepej për së shpejti - në martesë të dytë - Mamicë Kastrioti. Lidhjet krushqore i shtonte i vjehrri i tij i ardhshëm, Gjergj Arianiti i njohur, i cili jo vetëm e kishte të motrën e Gjergj Kastriotit, Angjelinën, grua të të vëllait Vladan, ndërsa vetë kishte për grua (të parë) Marie Muzakën, që e lidhte në krushqi edhe me Zenevishët e jugut, por kishte lidhje krushqie edhe me Balshët, siç kishin Balshët me Muzakët dhe me Thopiat, Thopiat me Dukagjinët dhe vetë Arianitët etj. Madje vjehrri i Skënderbeut do t'i shtonte lidhje të tilla edhe më, sidomos me anë të martesave të së bijave që kishte prej së paku dy barqesh: përveç Andronikës ("Donikës") me vetë Skënderbeun (kjo Donikë binte kushërirë e parë me Giovanni Muzakën e Kronikës), një Gojisava me Ivanin (Giovanni) Crnojevic, pra nip i Skënderbeut nga e motra Marie; një Kirana (d.m.th. Kyra Anna, zonja Ana) me Nikollë Dukagjinin; një Elena me Gjergj Dukagjinin; një Despina me Tanush Dukagjinin; ndërkohë Pal Dukagjinit Arianiti i kishte dhënë, në martesë të parë, të motrën; një Angjelina - nëpërmjet shkuesisë së vetë Skënderbeut - me Stefanin, të birin e verbuar të ish-despotit të Serbisë Gjurgj Brankovic, por edhe të Irenës Kantakuzena; një Komita me Kojko (Gojko) Balshën, edhe ky nip i Skënderbeut nga e motra Vlajka; një Katerina me Andrea Spanin në martesë të parë, me Nikollë Bokalin në martesë të dytë, deri edhe me të famshmin Merkur Bua-Spata më martesë të tretë etj. Noli dhe Gegaj kanë bërë kinse nuk e kanë vënë re këtë situatë. Hopfi nuk ka ngurruar ta cilësojë Kuvendin e Lezhës si "një mbledhje familjare". Marinescu, mbas tij, e ka emërtuar atë "një këshill i madh familjar". Por Fallmerayeri, i cili e quan Lidhjen që do të dilte nga ky Kuvend "koalicion serbo-bullgaro-arbëror", duke përllogaritur pjesëmarrjen e Stefanit Crnojevic me trupat e tij dhe, me gjasë, të një pjese "serbo-bullgarësh të Dibrës së Sipërme", e ka shformuar gabim situatën.
Tradita marksiste e "historisë së popujve" i ka detyruar historianët të mos i japin peshën e merituar elementit individual në histori, duke i mëshuar më fort rolit në të të masave, të turmës, të "shumicës". Ka, afërmendsh, vlerën e vet edhe një histori e tillë. Mirëpo për popuj si arbërit - pa një administratë qendrore të vetën, pa burokraci dhe pothuajse pa arkiva të trashëguara - materialet vendëse që i sigurojnë mbijetesën e vetëdijes kolektive dhe të kujtesës sillen e mblidhen, në pjesën më të madhe, rreth epiqendrave familjare. Epiqendrat familjare u kanë siguruar popujve të tillë vijimësi historike. Ato kanë përbërë elementin bazë që, posaçërisht gjatë Mesjetës së vonë, i ka dhënë etnisë së tyre ndjesi uniteti. Familjet e mëdha, familjet e fuqishme janë ato që, jo thjesht nëpërmjet "sundimit", por nëpërmjet tregtisë ose nëpërmjet çdo industrie tjetër, madje edhe nëpërmjet konflikteve dhe luftërave, ia dolën të siguronin për vete dhe për klientelat e tyre një minimum sigurie dhe/ose mirëqenieje. Pa hyrë në shqyrtime se ç'bënë ato mirë a ç'bënë keq, në histori atyre nuk mund t'u mohohet roli qendror në përparimin dhe ngritjen e "Arbërit" qoftë edhe në atë periudhë të separatizmit feudal.
Thuajse të gjitha të lidhura me krushqi, d.m.th. me aleanca politike, por edhe të brejtura prej armiqësish të vjetra karakteristike për separatizmin feudal, politikisht familjet në fjalë u karakterizuan nga një kthyeshmëri e pareshtur: duke u bërë herë me carët serbë, herë me Republikën e Venedikut; këndej në aleancë me sundimtarët grekë të Epirit e të Moresë, andej në konflikte të hapura me ta dhe të nënvënë Republikës; njëherë vasalë të zotërve të rinj turq, mandej kryengritur kundër tyre. Edhe nga ana fetare - kjo gjithashtu ishte për ta pikësëpari çështje politike - u karakterizuan nga kthyeshmëria po aq e pareshtur: duke iu mbështetur herë Kishës së Romës, herë Kishës së Kostandinopojës, si dhe anasjelltas. Me të drejtë Šufflay mbërrinte në përfundimin se "kjo aristokraci duhet të ketë pasë bërë më së shumti një jetë konfesionale amfibe [ein Amphibienleben]".
Kulturorisht përbënin një shkartisje kërshërore elementesh bizantine, të cilave u mbivendoseshin ato perëndimore. Jorga ka qenë i mendimit se në këto anë lexohej sa Romani i Aleksandrit, aq edhe ciklet e epopesë franke, - ai madje i kërkonte dëshmitë deri në emrat e kontëve e të baronëve vendës, - ndërsa të kënduarit në tryezë të rapsodive të trimave, simbas tij, ishte bërë "modë". "Në këtë mënyrë, - ka shënuar ai, - nëpërmjet kësaj Arbërie të pushtuar, ndikimi i kalorësisë së shek. XIV, aq shkëlqimplote dhe shqetësimplote, mund të mbërrinte deri në Serbi...". Giuseppe Gelcich-i, duke përshkruar epokën e Balshëve (shek. XIV), nuk ka munguar të kujtojë: "I zgjuar për nga natyra e i pajisur me shije tejmase të mirë, arbëri i kishte stolisur qytetet e veta me monumente artistike fort të vyera, të cilat u zëvendësuan pa shenjë e pa dukë nga kulla ciklopike zentiane dhe ledhet e ftohta venedike. Nën goditjen e pamëshirshme të pallave dhe zjarreve gjithëpërfshirëse, që i shpartalluan ato qytete fatkëqija, heshtën përgjithnjë punishtet e tyre, që e kishin bërë zakon të dërgonin në vendet e Ballkanit, në të dyja brigjet e Adriatikut, e deri në Maqedoninë e largme, punime fort të hijshme në argjend, në fildish, në koral, në sedef, lesh e armë që konkurronin edhe me ato të Damaskut, si dhe orendi prej bakri, fort të stërholluara nga çdo pikëpamje. Qëndismat me fije ari, me të cilat deri në atë kohë pëlqenin të stoliseshin të mëdhenjtë e vendit dhe bukuroshet e famshme të Ballkanit, kishin ardhur kurdoherë nga Arbëria...". Te Šufflay, po ashtu, gjenden dendur përshkrimet e kancelarive të zhvilluara të dinastive arbër, si dhe të dhëna për "shkallën mesatarisht të lartë" të viseve ku ata sundonin, për nivelin e tyre të arsimimit, deri edhe përcaktime si: "feudalët arbër ishin të barabartë me aristokracinë e lartë të Italisë".
*Detajet dhe okelio janë të redaksisë Gazeta Shqiptare.
NGA
:
AUREL PLASARI

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Similar topics
» Histori / Histori e popullit shqiptarë / Ilirët
» Lotët e Skënderbeut.
» Formimi i Shtetit Shqiptar nën drejtimin e Skenderbeut
» AK në Krujë, 544 vjetori i vdekjes së Skënderbeut
» Në 600-vjetorin e lindjes së Heroit kombëtar Skenderbeut

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi