Gjakova bëhet me festival filmi të shkurtër
2 posters
Gjakova bëhet me festival filmi të shkurtër
Një festival ndërkombëtar i filmi të metrazhit të shkurtër do të mbahet nga 21-26 mars në Gjakovë, ndërsa mëton të bëhet tradicional. Sipas organizatorëve, me këtë synohet që edhe Gjakova të futet në mesin e qyteteve, ku dashamirët e këtij arti të kenë mundësinë që të shohin arritjet e filmbërësve jo vetëm të vendit por edhe ndërkombëtarë.
Valdet Avdija nga instituti i shkrimtarëve dhe artistëve “Etuta”, që është organizator së bashku me Komunën e Gjakovës, ka thënë se përgatitjet po shkojnë mirë dhe se deri në fillim të festivalit çdo gjë do të jetë gati.
“Deri më tani janë dorëzuar 98 filma. Mirëpo jo të gjithë do të prezantohen para publikut, pasi është formuar një juri e cila do të përcaktojë se kush do të bëhet pjesë e këtij festivali”, ka thënë Avdija të mërkurën. Sipas tij përveç filmave të vendit, në mesin e projekteve filmike që do të prezantohen e që janë dorëzuar deri tash, ka edhe nga Zvicra, Franca, SHBA-ja e Argjentina. Filmat pjesëmarrës që do të futen në konkurrencë do të jenë të metrazhit të shkurtër. Ndërsa në këtë festival do të prezantohen jashtë konkurrencës dhe filma të metrazhit të gjatë. Sipas Avdiajt filmat do të shfaqen në dy kinema, në sallën e madhe të teatrit të qytetit dhe në sallën e
“Paolas Cino”. “Etuta Internacional Film festival”, sipas organizatorit Avdija, ka për qëllim ngjalljen e jetës kulturore në këtë qytet.
Kjo është hera e parë që në Gjakovë pritet të organizohet një festival i këtij formati.
“Gjakova si një vend i kultivimit të vlerave artistike, përmes realizimit të këtij projekti me karakter ndërkombëtar, veçsa do të gjallërojë jetën kulturore në Komunën tonë dhe më gjerë”, ka thënë Anton Shala, drejtor për Kulturë në KK të Gjakovës, duke arsyetuar mbështetjen e Komunës për këtë festival të filmit. /knninfo/

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Gjakova bëhet me festival filmi të shkurtër
mkan then e gjakova esht vend i bukur
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Ja pse mashkulli bëhet më besnik kur bëhet baba!
» Njeriu më i shkurtër do grua
» Vajza më e shkurtër e planetit
» Njeriu më i shkurtër në botë
» Një histori e shkurtër e Gjirokastrës
» Njeriu më i shkurtër do grua
» Vajza më e shkurtër e planetit
» Njeriu më i shkurtër në botë
» Një histori e shkurtër e Gjirokastrës
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi