Shuhet zëri i “Monkees”
2 posters
Shuhet zëri i “Monkees”
Davy Jones, i cili në rininë e tij vodhi zemrat e vajzave në kohën kur ishte anëtar i bendit të parë pop të themeluar për televizion në vitin 1960, “Monkees”, ka ndërruar jetë të mërkurën mbrëma. Jones ka vdekur pas një sulmi në zemër në shtëpinë e tij në Florida, ka konfirmuar publicisti i tij. Ai ishte 66- vjeçar.
“Jones ka pësuar sulmin derisa ishte i pranishëm në një garë kuajsh në Indianatown, në Florida. Jones vitet e fundit ka jetuar atje me gruan e tij të tretë, Jessica Pacheco - Jones”, ka thënë zëdhënësja Helen Kensick. Të tre ish - anëtarët e “Monkees”, Michky Dolenz, Peter Tork dhe Mike Nesmith, janë shprehur të shokuar dhe të pikëlluar për lajmin. Transmeton Koha/
“Nuk do ta harroj asnjëherë kohën që kemi punuar së bashku. Ai ishte vëllai që nuk e kam pasur kurrë dhe kujtimet që kam me të do të më shoqërojnë gjithë jetën”, ka thënë Dolenz, 66-vjeçar. I lindur në Manchester të Anglisë, Jones ishte anëtari më i ri i bendit dhe në këtë mënyrë u bë idhulli i tinejxherëve në kohën kur u transmetuan dy sezonet e serisë komike të NBC, “The Monkees”. Megjithëse në fillim nuk iu lejua të luanin në instrumentet e tyre, Jones dhe anëtarët e tjerë të grupit realizuan disa hite që u sh*tën në miliona kopje, duke përfshirë “Last Train to Clarksville” dhe “I’m a Believer”. Jones ishte vokali kryesor i hitit “Daydream Believer”, sikurse edhe i këngëve tjera si “A Little Bit Me, a Little Bit You” dhe “Valleri”. Jones e kishte nisur karrierën e tij në kohën kur ishte 11-vjeçar me një rol në operën “Coronation Street” para se të fitonte një rol në shfaqjen e Broadway “Oliver”, për të cilën u nominua për dy çmime “Tony”. Por Jones u bë i famshëm kur u përzgjodh në audicionin e serialit televiziv për të krijuar një grup katërantërësh të tipit “Beatles”, që do të quhej “Monkees”.
Dy nga anëtarët e grupit, Nesmith dhe Tork ishin muzikantë me eksperiencë, derisa Jones dhe Dolenz ishin aktor fillestar që nuk dinin shumë për muzikën. Sipas Jones, katërshja ishte zgjedhur më shumë duke u bazuar në fizikun e tyre. Megjithëse kishte pasur mjaft dilema nga kritikët, grupi dëshmoi se ishin të aftë të merrnin nën kontroll incizimet e veta. Producenti veteran Don Kirshner, i cili ishte koordinator i shfaqjes muzikore, ishte pushuar, seria pati një ngecje. Grupi pati sukses pas singlit të parë “Last Train to Clarksville” që u vu në krye të top listave muzikore.
Që në fillim të karrierës, grupi ka bashkëpunuar me disa teksshkrues e muzikantë të njohur duke përfshirë Neil Diamond, Carole King, Glen Campbell dhe Hal Blaine. Albumi i parë i tyre i titulluar “The Monkees”, pati sukses të madh duke u vënë në krye të top listave muzikore. Pas albumit të tyre të pestë, grupi filloi të shpërbëhej, duke realizuar dy albume të tjera si trio, pa Tork. Jones vazhdoi karrierën e tij si solo këngëtar duke u shfaqur në një episod të “The Brady Bunch” në vitin 1971. Jones gjithmonë ka pasur dashuri të madhe për garat e kuajve.
“Gjithmonë kam menduar se nëse nuk do të kisha sukses në botën e show biznesit, do të isha kampion në këto gara. E kam në gjak”, kishte thënë Jones. Ai bashkë me anëtarët tjerë të grupit, Tork dhe Donelz, ishin bashkuar për një turne në vitin 1986 me të cilin shënuan 20-vjetorin e themelimit. Ata ishin bashkuar edhe vitin e kaluar në turneun e 45-vjetorit, por pa Nesmith./knninfo/

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Shuhet zëri i “Monkees”
te gjith do vdesim nje dit
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Zeri i Zgjimit..
» Si shuhet një yll
» Zëri zbulon tradhtinë
» Si shuhet heshtja?
» Si shuhet heshtja?
» Si shuhet një yll
» Zëri zbulon tradhtinë
» Si shuhet heshtja?
» Si shuhet heshtja?
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi