Gazetarja e BBC-së u vra se u doli në mbrojtje refugjatëve kosovarë të luftës në 1999-n
2 posters
Faqja 1 e 1
Gazetarja e BBC-së u vra se u doli në mbrojtje refugjatëve kosovarë të luftës në 1999-n
Prezantuesja e BBC-së, Jill Dando, është vrarë nga një serb vrasës me pagesë, pas kritikave ndaj regjimit brutal të Sllobodan Millosheviçit.
Vrasja e ndodhur në vitin 1999 rikthehet në qendër të vëmendjes pas deklaratave të serbes Branka Prpa, gruaja e Slavko Curuvija, prezantues i njohur në Beograd për qëndrimet e tij kritike ndaj regjimit të Millosheviçit, që u vra me një plumb në kokë në prill të 1999-s, dy javë para vrasjes së prezantueses së BBC-së.Branka Prpa shprehet se të dy vrasjet kanë ndodhur në rrethana të ngjashme dhe në një distancë kohore të shkurtër.
Sipas saj, apeli i gazetares Dando në emër të refugjatëve kosovarë të luftës e bëri atë shënjestër të regjimit të Millosheviçit.
Historianja serbe thotë se në vitin 1999, një numër i madh njerëzish u cilësuan nga regjimi si armiq politikë dhe u kthyen në shënjestra të vrasësve me pagesë.
“Po të shikosh kohën dhe rrethanat e vrasjeve kupton se ato janë kryer në të njëjtin kontekst”, evidenton vejusha Branka Prpa ngjashmëritë mes dy krimeve.
Faktikisht, si prezantuesja e BBC-së, edhe Slavko Curuvija ishin gazetarë të profilit të lartë dhe janë ekzekutuar në të njëjtën mënyrë: me plumb në kokë teksa ktheheshin në shtëpi.
Jill Dando u vra në 11 prill 1999, pak metra larg shtëpisë së saj në Londër. Për vrasjen e saj u akuzua Barry George, komshiu i Jill, një vetmitar i obsesionuar pas armëve.
Ai u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2001, por Apeli e shpalli të pafajshëm dhe e riktheu në liri 7 vjet më pas. / Gazmira Ndoja

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Gazetarja e BBC-së u vra se u doli në mbrojtje refugjatëve kosovarë të luftës në 1999-n
Diskrimin mthf.......
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Gazetarja e CBS përdhunohet në Kajro
» Jahja R. Danuza (27.4.1971 - 29.3.1999)
» Angli, gazetarja “prostitutë” josh 4 futbollistë
» SHBA, gazetarja rrëfen luftën me kancerin në Twitter
» maskra e mejes 27.04.1999 Video memoriali perkujtimore Lendina e Lotit !

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi