Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Big Brother kërcënon me vdekje Ezelin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Big Brother kërcënon me vdekje Ezelin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Big Brother kërcënon me vdekje Ezelin

2 posters

Shko poshtë

Big Brother kërcënon me vdekje Ezelin Empty Big Brother kërcënon me vdekje Ezelin

Mesazh nga Aяtємιѕα Wed 7 Mar 2012 - 5:33

Po kur do futet ndonjë Skëndërbe aty tek Big Brother që të tërheq vëmendjen e publikut e ta hedhi poshtë këtë Ezel turkun që na ka pushtuar ekranet shqiptare more! Unë i kisha shpresat tek Albulena,se ajo dukej kështu e fortë,po aha nuk u bë na e hoqën. Ja të bëj ndonjë vizitë andej nga Turqia Arbana veç kur ta shihni në lajme Ezelin.Cuf cuf!Ju do thoni… po ti sikur nuk e shihje “Big Brother” ore? Nuk e ndjek ore hiç, po ai më ndjek mua. Hap Tv, Big Brother si program, BB përmbledhje BB Fans Club, BB tek Pasditja, BB tek emisioni i mëngjesit, BB tek lajmet, u bëra me fiksime saqë tani kur bie zilja e telefonit në shtëpi thërras “Po Arbanaaaa! Bërtit pak të lutem se nuk të dëgjoj mirë!” Hahhahahahahha!
Në fakt më tepër se Big Brother, unë kam pasur mundësinë të ndjek emisionet që flasin për Big Brother dhe janë ato që më kanë lënë me gojë hapur më tepër sesa banorët në shtëpi. Pa pikën e problemit dhe me noramlitetin më të madh,në këto programe, femrat e para që hynë në Big Brother janë quajtur hapturazi të shpifura.
Si mund t’ja thuash dikujt këtë në Tv publik kur ato së pari nuk ishin aty për të konkuruar si Misse dhe e dyta nuk e bënë veten me sjelljet e tyre që të marrin një vlersim të tillë nga “opinionistët” apo drejtuesit e programeve. Pastaj…a nuk është e rëndësishme që të vlersohet bukuria e brendëshme? A nuk është qëllimi i programit që njerëz nga nivele dhe me personalitete të ndryshme të sjellin eksperienca e një pjesë nga shoqëria e sotme shqiptare? E morëm vesh meshkujt janë shumë të bukur.
Po pse ne e kemi fajin që kur lindëm Zoti nuk na hodhi tek Blloku po na hodhi këtej nga Mine Peza? Shqipëria është e vogël tha Arbana, ndaj qëllon dhe që njerzit njihen. Jo mi yllo Shqipëria dhe KOSOVA goxha të mëdhaja janë, kurse Mistër Albania është konkurs i vogël, po kur futën vetëm modela/modele nuk i shkoi mendja njeriu që këta mund të njihen? E çfarë kurioziteti mund të kesh për ta kur njëri ka dalë në video, njëri tek Kënga Magjike,njëra në program televiziv, tjetri drejtoi atë program televiziv, dy në Mister…Po jepi një Google 5 minuta edhe shnet.
A nuk po e vënë re që personazhi më interesant i programit është Genta (për mirë apo për keq) e cila nuk është as modele e as e njohur? Pastaj ato manovrat,hy brenda,dil jashtë jo po ktheu, ja çfarë do thojë publiku, jo s’do ikësh…. ëTF! Loja është lojë ka 5 rregulla e kaq! U bë më keq se “Tullaci dhe i bukuri” (bold and beautiful po kështu e përkthej unë lol). Ankohen se banorët nuk janë të lirshëm,nuk janë vetvetja. Më falni o njerëz të zgjuar. Po sa herë në jetë ju ka qëlluar që pas tre ditësh që shoqëroheni me dikë të cilin nuk e keni të njohur, ti tregoni për ngjarjen më të dhimbshme të jetës? A bëhet më “real” se kaq?
Nuk e kuptoj unë përkufizimin e fallcifitetit të këtyre unë…është lojë! Seicili e luan sipas dëshirës. Të isha unë do i kisha bërë me infarkt të gjithë çdo ditë. Sa ti zinte gjumi do çohesha do bërtisja me të mëdhaja sikur më dhimbte stomaku ose sikur shihja fantazma hahahahhahahah le të vinte ambulanca kujt i plasi kjo është LOJA!
Të gjithë flasin për lojë e askush nuk e ka kuptuar që është thjesht një lojë,ata brenda janë thjesht lojtar, e nuk është e nevojshme ti ofendojnë kaq shumë në Tv,se për atë punë e kemi Facebook.Shkon njeriu tamam me një profil e foto fallco e shan si duhet,jo kështu live në Tv. Se jeni dhe gazetarë/opinionista/drejtues etj ta haj dreqi hahahhahaha.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Big Brother kërcënon me vdekje Ezelin Empty Re: Big Brother kërcënon me vdekje Ezelin

Mesazh nga Anakonda Mon 12 Mar 2012 - 19:25

sa kam qeshur me lot............
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi