Kinemaja ABC do ta ftojë Angelina Jolie në premierën e filmit në Kosovë
2 posters
Kinemaja ABC do ta ftojë Angelina Jolie në premierën e filmit në Kosovë
Nëse Kinemaja ABC arrin t’ia mbushë mendjen Angelina Jolie do të bëjë vizitën e parë në Kosovë. Kompania për distribuimin dhe shfaqjen e filmave “Genci” ka siguruar të drejtën për të dhënë premierë filmin debutues si regjisore, të aktores holivudiane “In the Land of Blood and Honey”. Por udhëheqësit e kinemasë së vetme në kryeqytet nuk janë mjaftuar me kaq. Ata kanë vendosur që t’i bëjnë ftesë Jolies për të qenë e pranishme në premierën e filmit të saj në Kosovë.
Përveç Jolies, Kinemaja ABC në premierë do të ftojë edhe tre aktorët boshnjakë, Zana Marjanoviq, Goran Kostiq dhe Rade Serbexhija, të cilët portretizojnë rolet kryesore në filmin që shtjellon një rrëfim dashurie që i kundërvihet gjenocidit në luftën e Bosnjës.
Miradije Vllahiu, menaxhere e KDSHF “Genci”, ka thënë se kjo kompani ka siguruar të drejtën për të shfaqur “In the Land...”, por nuk do ta bëjë pa marrë përgjigje për ftesën që do t’i bëjë ekipit realizues.
“Ne që tani e kemi gati filmin, por nuk do të definojmë datën e saktë të premierës, sepse jemi duke bërë përpjekje që t’i kemi në premierë disa mysafirë të ekipit realizues. Kinemaja ABC do t’i bëjë ftesë Angelina Jolies dhe tre aktorëve boshnjakë në role kryesore që të jenë të pranishëm në premierë”, ka thënë Vllahiu.
Vllahiu ka thënë se për ta realizuar këtë KDSHF “Genci” do të kërkojë edhe ndihmë institucionale.
“Ne do të bëjmë çmos që në premierë të jetë e pranishme edhe Jolie, por varet nga koha ose agjenda e saj. Nuk e di sa do ta arrijmë, por do të kërkojmë edhe ndihmë institucionale”, ka thënë ajo pa dhënë sqarime të tjera./knninfo/

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Kinemaja ABC do ta ftojë Angelina Jolie në premierën e filmit në Kosovë
e madhe esht kjo Angelin Jolie me then te drejten...
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Angelina Jolie nuk vjen në premierën e filmit të saj në Kosovë
» Kinemaja e AQSHF risjell 5 filmat fitues te festivalit nderkombetar te filmit te animuar

» Angelina Jolie akuzohet për plagjiaturë
» Angelina Jolie, sërish agjente e CIA-s

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi