Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rahovecit synon ta shndërrojë në muze shtëpinë e Ukshin Hotit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rahovecit synon ta shndërrojë në muze shtëpinë e Ukshin Hotit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rahovecit synon ta shndërrojë në muze shtëpinë e Ukshin Hotit

2 posters

Shko poshtë

Rahovecit synon ta shndërrojë në muze shtëpinë e Ukshin Hotit Empty Rahovecit synon ta shndërrojë në muze shtëpinë e Ukshin Hotit

Mesazh nga Emona Mon 12 Mar 2012 - 5:41

Rahovecit synon ta shndërrojë në muze shtëpinë e Ukshin Hotit 12JE_kult.Rahovecit_synon_ta_shnderroje_ne_muze_shtepine_e_Ukshin_Hotitomuna e Rahovecit synon që deri më 16 maj ta ketë të gatshëm projektin për realizimin e renovimit të shtëpisë ku ka jetuar atdhetari kosovar, Ukshin Hoti, në periferi të fshatit Krushë e Madhe, shkruan sot “Koha Ditore”. Ideja është që ky objekt, i cili është djegur gjatë luftës së fundit në Kosovë, të shndërrohet në shtëpi-muze, ndërsa në të të ketë edhe një ekspozitë muzeale.

Pëlqimin për këtë e ka dhënë familja Hoti, që bashkë me gërmadhën e asaj që ka mbetur nga shtëpia njëkatëshe, ka lënë në dispozicion për muzeun edhe 40 arë truall. Për 12 vjet të pasluftës në këtë shtëpi nuk ka prekur “dora e pushtetit”. Nga buxheti i këtij viti, kjo komunë ka ndarë 45 mijë euro për renovimin e shtëpisë-muze. Ministria e Kulturës për vitin 2012 nuk ka paraparë që të ndajë mjete për këtë projekt. Ndihma që mund të jepet nga institucioni më i lartë i kulturës në vend, aktualisht është vetëm këshilla profesionale.

Vjollca Aliu, drejtoreshë e Departamentit për Trashëgimi Kulturore në Ministrinë e Kulturës, ka thënë se projekti do të gjejë mbështetje edhe nga Ministria.

“Në këtë drejtim do të japim edhe kontributin tonë profesional”, ka thënë Aliu. Kaq ka thënë se mund të bëjë edhe Hasan Hoti, drejtor në Institutin për Monumente Kulture e Historike të Rajonit të Prizrenit.

Aliu ka mohuar se Ministria e Kulturës ka mundësi që këtë vit ta mbështetë financiarisht këtë projekt.

“Buxheti për vitin 2012 veç është planifikuar, ndërsa ky projekt i Komunës së Rahovecit ka ardhur më vonë”, ka thënë Aliu. Nga më shumë se 2,5 milionë euro, sa ka në dispozicion për këtë vit Ministria e Kulturës për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, shtëpia-muze për Ukshin Hotin nuk ka gjetur vend si projekt.

Njëherë për njëherë i pari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka kërkuar vetëm këshilla për hartimin e projektit. Ai ka thirrur në një tryezë ekspertë të trashëgimisë kulturore për të diskutuar për hartimin e planit për restaurimin e këtij objekti. Në tavolinë ka pasur dy ide, atë të parin që përfshin restaurimin e shtëpisë, kurse i dyti është se si të bëhet konservimi i shtëpisë.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rahovecit synon ta shndërrojë në muze shtëpinë e Ukshin Hotit Empty Re: Rahovecit synon ta shndërrojë në muze shtëpinë e Ukshin Hotit

Mesazh nga Anakonda Fri 16 Mar 2012 - 21:59

cfare po bejn edhe keta keshtu.............
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi