Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pushkatimi i qen(i)eve të deklasuara. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pushkatimi i qen(i)eve të deklasuara. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pushkatimi i qen(i)eve të deklasuara.

2 posters

Shko poshtë

Pushkatimi i qen(i)eve të deklasuara. Empty Pushkatimi i qen(i)eve të deklasuara.

Mesazh nga WebMaster Tue 13 Mar 2012 - 1:37

Pushkatimi i qen(i)eve të deklasuara


Prej vitesh në Shqipëri, por sidomos në Tiranë ka nisur një gjueti marramendëse dhe keq ndjell-lënëse ndaj qenëve të ashtuquajtur rrugaç, duke harruar se ata nuk kanë asgjë mangut nga qeniet njerëzore, përkundrazi gëzojnë vetira dhe instikte, që njeriut të sotëm homo sapiens të shekullit të ri edhe i mungojnë.

Pushkatimi i qen(i)eve të deklasuara. 25158_10150170610760354_135633570353_12008243_7565330_a
Dhe për këto virtute, sikundër dhe brirët e elefantit, njeriu i sotëm, sidomos tek Ne, në vendin tonë po hakmerret në mënyrë të pa shembullt, duke i vrarë netëve me hënë dhe pa hënë, me hir dhe pahir deri në me arsye e pa arsye.
Harrojmë se edhe ai ka shpirt, merr frymë, ndjen, nuhat, të shërben nëse e edukon, të dëgjon nëse e mëson, madje më shumë se fëmijët e sotëm. Dhe vjen një ditë, kur ti e vret, e tërheq zvarrë e flak dhe e vërvit në një gropë lerë.

Më vjen ndërment një episod, në një nga filmat amerikan, ku dikush nga aktorët i drejtohesh një kolegu të vet, që të lutem ma largo pak atë kafshën (për një qen), që mbante me vehte. Dhe ai i përgjigjej: Të lutem shumë, mos i thuaj kafshë qenushit tim, sepse ai është qenie e arsyeshme, neve mund të na thërrasësh si të duash.

Dhe me të vërtet, vëreni me kujdes qentë tanë, megjithëse në kushte rrugaçërie, të pa arsimuar, të pa afruar, kur vete tek makina jote në mëngjes, ai të brof në këmbë qetësisht, pa zë të hap rrugën, po qe se e përshëndet, ai të përkëdhelet, sikur don të urojë punë të mbarë, që këtë sjellje pothuajse kurrë s`ta falin fëmijët modern.
Vëreni me kujdes kur i ushqen, madje jo vetëm ata, por edhe kafshët e tjera, sa kujdes që bëjnë. Megjithëse në kushte shpesh urie, ata hanë sa kanë nevojë. Ata nuk fryhen. Edhe kur ngopen, ndryshe nga njeriu i sotëm, që i flak ushqimet duke ndotur mjedisin, ata e marrin ushqimin dhe e mblojnë si rezerve për nesër, duke mos shterur potencialet dhe burimet natyrore.
Kam patur rastin për një moment të caktuar të ushqej katër mace në madhësi të ndryshme dhe vërejta me çudi, se si çdonjëra prej tyre hante, aq sa i duhej dhe ikte, duke lenë madhësinë e përshtatshme të granulës thërime për më të voglin, derisa e fundit, një kotele fshinte dhe pllakat.


Pushkatimi i qen(i)eve të deklasuara. 25158_10150170610795354_135633570353_12008244_895569_a
Po kjo lloj sofre është karakteristikë dhe për kafshë të tjera.
P.sh. mbasi luani ther një zebër, ka shumë mundësi, që të nesërmen mund të mos gjesh as gjurmët në mjedisin e tavolinës së luanit, pasi ushqehen me dhjetra klasë qëniesh të botës së gjallë, që asgjësojnë çdo granul të ushqimit deri tek korba me gjakun e mpiksur të kafshës viktimë, ndërsa tek tavolina e qënies njeri nuk gjen vetëm thërime, por mbetje deri në pjesë ushqimesh të lëna e të braktisura, në mëshirën dhe në dëm të mjedisit. Ata kanë arritur të jetojnë deri në përsosmërinë e sotme me miliona vjet, ndërsa njeriu mezi arrin të mbijetojë duke i bërë gropën vehtes për 2-3 mijë vjet.

Të dashur njerëz, a gjeni dot një qen apo kafshë, çfarë do qoftë ajo, të shëndoshë, mbi peshë, trashaluq, budall, që të shkelin keqas dhe rendë mjedisin?
Këto janë terma, që kanë lindur me dhe për njeriun. Vëreni me kujdes, se sa lehtë ecin ato mbi faqe të dheut, sa hijshëm rendin, në sa harmoni dhe miqësi me mjedisin dhe i krahasoni me hapat e rënda e barbare të njeriut, që kur kalon dhe pushton më tepër shkel e shkatërron.

Vëreni me kujdes çfarë shembulli japin kafshët dhe për rrjedhojë dhe qentë në jetën seksuale. Asnjëherë nuk ndodh që femra e tij, mbasi arrin të rrjeshtojë me dhjetra meshkuj të zgjedhë më të dobëtin ose atë nën vete apo të zgjedhë 1-2 njëhersh, sikundër ndodh jo rrallë tek qënia, gjoja i thënçin homosapiens, që i vret. Në kuptimin e mirë, qentë e sotëm edhe ashtu si janë rrugaç apo jo rrugaç, ata janë shpërndarë aq uniformisht dhe kanë ndarë territoret aq perfekt, sa shpesh luajnë dhe një rol mbrojtës ndaj dukurive shpifarake të natës për blloqet apo pallatet, që kanë marrë përsipër. Por ama, raste mësymje, bastisje, plagësh njihen nga qeniet njerëzore ndaj qenieve njerëzore, se sa nga këto qenie megjithëse mjerane.

Në kuptimin më të keq, qentë le të themi rrugaç mund të konsiderohen dhe të lënë, të hedhur, të mbetur, pra si mbetje. Por, mbetja nuk asgjësohet në vend, sikundër dhe shpesh bëjmë me plehërat, por ajo mblidhet, grumbullohet dhe trajtohet. Po kështu duhet bërë dhe me ta, dhe një farë takse për mirëmbatjen e tyre iu merret familjeve, që mbajnë qen në kushte shtëpie.


Pushkatimi i qen(i)eve të deklasuara. 25158_10150170610850354_135633570353_12008247_4541611_a
Por është një e keqe tjetër, që njeriu i sotëm, sidomos ai shqiptar kërkon t`i zhduk ata. Xhelozia, që ata janë të dashur me njerëzit edhe pse këta të fundit shpesh i takojnë ata me shqelm. Sidomos, sjellja miqësore e qenieve të gjalla (kafshëve) me mjedisin e ka tërbuar fare qenien njerëzore me gjoja arsye, duke i bërë këta të fundit të hakmerren, duke ngritur klube gjuetarësh me leje dhe pa leje.
A nuk të duket paradoksale, që ti o njeri mbasi ther një mori kafshësh e ushqehesh me to, mbasandaj i vret me klube gjuetarësh.
Por tek ne, ata qentë vriten dhe me leje dhe pa leje. Mjafton një urdhër bashkiak, pa gjyq, si në kohëra të diktatorëve dhe pam-pum, qindra qen tejshpohen me saçma plumb, në vend se të mblidhen dhe të sistemohen në një rezervat, ku të jetojnë jetën e vet të dhuruar nga zoti

A nuk të duket sikur pas disa qindra vjetësh, një gjeneratë tjetër njerëzore, në emër të një civilizimi më të lartë të hakmerret, duke na vrarë ne të sotmit?
A nuk të duket, sikur ne, raca e sotme po i zgjidhim problemet me qëniet e gjalla, duke i vrarë, duke përbërë kështu një rast të keq apo të “ndyrë” edukimi për brezat e rinj?
A nuk është më tepër problem për shëndetin dhe mjedisin pushkatimi i tyre, duke hedhur në erë dhe shpërndarë pjesë të organeve të tyre nëpër rrugë?
A nuk të duket, se ato kafshët një ditë mund të “hakmerren” në forma të ndryshme ndaj qënieve njerëzore?

A nuk të duket, që fjala vrasje të zëvëndëson kështu dashurinë njerëzore ndaj botës së gjallë?

Kësisoj, nuk mund të zotërosh një dhembshuri për shoqërinë civile, nëse nuk i shfaq ato më parë dhe njësoj edhe për qëniet e gjalla, si në ato bimore dhe në ato të botës së kafshëve.

A e dini se është vertetuar se edhe bimët varin kokën, kur njeriu lë zyrën apo ambientin, ku i mban ato.


Pushkatimi i qen(i)eve të deklasuara. 25158_10150170610815354_135633570353_12008245_5510600_a
Megjithatë, vjen një ditë kur ky i fundit, më parë nuk mbjell një pemë, pastaj shkel një bimë, pastaj godet me shqelm një qen, mandej e vret atë, mandej shtyn një njeri, pastaj e fyen, derisa më në fund e vret edhe atë.

Dhe kur mendon se kjo gjueti shtrigash kryhet nga shteti, vendimmarrësi, një pështjellim i vorbullt të rrok shpirtin, një ndjenjë revanshi, por njerëzor dhe demokratik të vjen për t`u përplasur me shtetin dhe qytetarinë e kombit tënd. Një zgjidhje e thjeshtë, sikundër dhe bota të shtyn t`i kujtosh vendimmarrësit dhe popullit tënd, se me një taksë sado e vogël, ata (qentë) mund të sistemohen në rezervate natyrorë dhe të jetojnë, sic i ka hije një qenie të gjallë, fisnike, besnike, që më së shumti, janë të pajisur më tepër me virtute se sa me vese.

Dhe me këtë rast nuk mund t`i lihet pa i kujtuar, si pushkatarit dhe vendimmarrësit, se një ditë ai do të përballet me efektin psiqik të këtij efekti. Dihet se çdo qenie e gjallë zotëron një fushë të caktuar elektromanjetike dhe në momentin, që dikush merr një hap shkatërimtar për të, ajo shkëmben me gjaksin ose lëshon në kushte të vetëmbrojtjes rreze α, β, dhe γ, që ndërhyjnë në mendjen e njeriut, duke lënë gjurmë negative mbetëse në trurin e tij. Kjo i ndodh vrastarit për çdo pushkatim dhe në pamje të parë duket se e përballon këtë manjetizëm mbetës, por vjen një ditë, që ai e shpagon me sëmundje të thella psiqike të mendjes së vet.
Në një farë mënyre, po kjo ndjenjë kap dhe vendimmarrësin, që ashtu sikundër një diktator, vuan në pleqërinë e vet brutalitetin e kohës së lavdisë së tij. Por, ajo që e shpejton më shumë këtë dukuri, që sapo shpjeguam është arësyeja se qentë vriten natën. Në këto rrethana, raporti seratoninë/melatoninë përmbyset tek njeriu, ç’ka bën që të turbullohet dhe të degradohet psiqika e tij, si tek ai që vret dhe tek ata që dëgjojnë vrasjen, sepse në kësi rastesh nuk sekretohet ky lëng (melatoninë), që sjell paqen, prehjen, shlodhjen, përtëritjen mendore gjatë gjumit të natës. [u]Kjo është një ndër arsyet ndoshta më kryesoret, pse nuk duhen vrarë qentë as ditën dhe aq më keq natën.

Pra, me dëshirën e madhe, që kjo dukuri makabre ndaj qen(i)eve me shpirt të marrë fund sa më shpejt, i bëjmë thirrje ambientalistëve, natyralistëve, biologëve të vegjël e të mëdhenj, shoqërisë civile shqiptare, pushkatarëve dhe së fundi shtresës së vendimmarrësve të ndalojnë këtë pushkatim pa gjyq, këtë masakër të pashembullt e të përnatshme. Imagjinoni sikur 4 shkurti i Tiranës të ndodhte për natë. A duhet të ketë ndryshim një masakër në njerëz nga ato në kafshë, kur si njeri dhe tjetri përbëjnë qenie të gjalla e me shpirt, dhe pse?

Sazan Guri
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pushkatimi i qen(i)eve të deklasuara. Empty Re: Pushkatimi i qen(i)eve të deklasuara.

Mesazh nga Anakonda Tue 13 Mar 2012 - 17:56

paskemi bere vendin kasaphane.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi