Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
O shqiptar, nëse dëshiron që ëndrra jote të bëhet realitet, atëherë ZGJOHU!  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
O shqiptar, nëse dëshiron që ëndrra jote të bëhet realitet, atëherë ZGJOHU!  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

O shqiptar, nëse dëshiron që ëndrra jote të bëhet realitet, atëherë ZGJOHU!

3 posters

Shko poshtë

O shqiptar, nëse dëshiron që ëndrra jote të bëhet realitet, atëherë ZGJOHU!  Empty O shqiptar, nëse dëshiron që ëndrra jote të bëhet realitet, atëherë ZGJOHU!

Mesazh nga Aяtємιѕα Wed 14 Mar 2012 - 7:35

Aurel Dasareti, Sydney, Australia (specialist i shkencave psikologjike dhe ushtarake)

Unë më tepër besoj në ndonjë njeri që gabon shpesh, se sa në një tjetër që asnjëherë nuk dyshon.

O shqiptar, ti nuk duhet ta quash veten të varfër nëse ndonjë nga ëndrrat tua nuk është realizuar. Varfanjakët e vërtetë janë ata që kurrë nuk kishin ndonjë ëndërr.

Më e rëndësishmja në një komunikim është të dëgjojmë atë që nuk thuhet.

Njohja që kemi për botën ku jetojmë është vetvetiu e mangët. Situatat që lypsen njohur prej nesh para se të marrim vendimet tona në të vërtetë ndikohen nga këto vendime. Ekziston një dallim i natyrshëm midis shpresave të njerëzve pjesëmarrës në ngjarje dhe rezultatit real të atyre ngjarjeve. Nganjëherë ky dallim është kaq i vogël saqë mund të mos përfillet, por në raste të tjera ai është aq i madh saqë bëhet faktor me rëndësi në përcaktimin e rrjedhës së ngjarjeve. Kjo nuk është ide e lehtë për t`ua përcjellë të tjerëve.

Idenë kryesore mund ta quaj shkurtimisht: njohje e mangët. Mangësia ka lidhje jo vetëm me njohjen, por edhe me situatën ku marrim pjesë, me realitetin ku duam të marrim pjesë. Ky realitet është një objektiv i lëvizshëm, sepse ndikohet nga kuptimi ynë i gjërave.

Nga njëra anë, realiteti pasqyrohet në mendimin e njerëzve – ky është funksioni i njohjes. Nga ana tjetër, njerëzit marrin vendime që ndikojnë mbi realitetin dhe këto vendime nuk bazohen në realitetin, por në interpretimin që njerëzit i bëjnë këtij realiteti – dhe këtë unë e quaj funksion pjesëmarrës. Të dy këto funksione veprojnë në drejtime të kundërta, kurse në disa raste mund të ndërthuren me njëri tjetrin. Ndërveprimi tyre merr formën e një mekanizmi reagimi të dyfishtë refleksiv.

Termin "refleksivitet", në profesionin tim unë e përdorë për të cilësuar atë strukturë ngjarjesh që kanë menduar pjesëmarrësit. E përdorë edhe për të cilësuar rastet e veçanta ku mekanizmi i reagimit të dyfishtë prish edhe kursin e ngjarjeve, edhe perceptimet e pjesëmarrësve në një mënyrë të atillë që sjellë çekuilibër.

E para është një mënyrë vështrimi të sendeve, një teori e përgjithshme me vlerë universale. E dyta është dukuri që ndodh vetëm me ndërprerje e nganjëherë por, kur ndodh, bën histori.

Rolin e mendimit në përcaktimin e rrjedhës së ngjarjeve ne duhet ta shohim krejtësisht ndryshe, e jo sikur kemi vepruar këto 20 vitet e fundit me "demokraci" dhe pluralizëm. Rrjedhën e ngjarjeve jemi mësuar ta shohim si një vargan faktesh: një grup faktesh ndjek tjetrin në një zinxhir të pafund. Kur një situatë e dhënë ka pjesëmarrës të vetëdijshëm me mendim, ky zinxhir nuk shpie drejtpërdrejtë nga fakti në fakt. Ai e lidh faktin me mendimin e pjesëmarrësve dhe pastaj lidh mendimin e pjesëmarrësve me grupin pasues të fakteve.

Pjesëmarrësit nuk mund ta mjaftojnë mendimin e tyre vetëm me faktet. Ata duhet të mbajnë parasysh mendimin e të gjithë pjesëmarrësve, ndër ta edhe vetveten. Kjo sjellë një element papërcaktueshmërie në kuptimin se mendimi i pjesëmarrësve nuk përkon me faktet – por ama luan rol në shtjellimin e fakteve. Në vend të përkimit, ka gjithmonë një mospërputhje midis perceptimeve të pjesëmarrësve dhe gjendjes reale të punëve si dhe një dallim midis synimeve të pjesëmarrësve dhe rezultatit real. Ky dallim është çelësi për të kuptuar proceset historike në përgjithësi dhe tragjedinë tonë kombëtare në veçanti. Për mendimin tim, keqkuptimet dhe gabimet luajnë të njëjtin rol në çështjet njerëzore sa edhe mutacioni në biologji.

Ky është thelbi i idesë sime. Natyrisht ajo ka një numër të madh degëzimesh. Mund të mos jetë e rëndësishme për të tjerët, por për mua ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe. Gjithçka tjetër vjen pas saj. Dhe, kam vënë re se botëkuptimi im për çështjen e pazgjidhur shqiptare është, në shumë anë, shumë i ndryshëm nga botëkuptimet e shumë të tjerëve.

Në atë që mund të quhet situatë normale, mospërputhja midis mendimit dhe realitetit nuk është shumë e madhe, dhe ka forca vepruese që priren t`i afrojnë, pjesërisht sepse ata në realitet i ndryshojnë dhe i krijojnë kushtet shoqërore sipas dëshirave të tyre. Këto janë ato që unë i quaj: kushte afër ekuilibrit.

Por ka rrethana të tjera në të cilat mendimet e shqiptarëve dhe çështja reale e punëve janë shumë larg njëri tjetrit, dhe nuk kanë kurrfarë prirje për t`u afruar. Këto janë ato që unë i quaj: kushte larg ekuilibrit. Ato ndahen në dy kategori. Ka raste çekuilibri dinamik, ku ndikimet mbizotëruese dhe prirja mbizotëruese mbështesin njëra tjetrën derisa hendeku midis tyre bëhet aq i gjerë sa që shkakton një shembje katastrofike. Gjithashtu ka raste çekuilibri statik. Ato karakterizohen nga një mënyrë shumë e ngurtë e dogmatike të të menduarit, dhe nga kushte sociale shumë të rrepta; asnjëri prej tyre nuk ndryshon, dhe dogma e realiteti mbesin tepër larg njëri tjetrit. Madje, kur ndryshon realiteti, sado ngadalë, dhe kur dogma nuk u përshtatet këtyre ndryshimeve, mendimi dhe realiteti ftohen edhe më shumë me njëri tjetrin. Kushte të tilla mund të mbisundojnë për periudha shumë të gjata kohe dhe, si pasojë e këtij çekuilibrit dinamik, ka gjasa të shembet krejt sistemi politik i shoqërisë shqiptare dhe, shkatërrimi i shqiptarizmit.

Kjo është çështja e mbijetesës ose zhdukjes biologjike së shqiptarisë. Kufiri midis tyre është i mjegulluar, i paqartë. Gjithmonë veprojnë forca që do të na tërhiqnin drejtë territorit larg –ekuilibrit. Atyre u bëjnë ballë forca të kundërpeshës. Ajo kundërpeshë jemi ne, patriotët dhe intelektualët që Shqipërinë natyrale e kanë në zemër, pa hile. Zakonisht, forcat kundërpeshë mbizotërojnë, por ka raste kur dështojnë. Unë kam një dëshirë të madhe që shqiptaria të mbijetojë dhe jap kontributin tim modest për këtë, por do t`ju gënjeja po t`u thoja se kam një teori të përpunuar plotësisht për t`i shpjeguar ato raste e për t`i parashikuar. Jam ende në fazë kërkimi – s`bashku me ju.

Arsyeja dhe vullneti i njeriut janë faktorë të fuqishëm në procesin, vetjak apo shoqëror, të zhvillimit të tij. Nuk është historia ajo që bën njeriun, por njeriu që krijon vetveten në rrjedhën e historisë.

Nuk ekziston dhe kurrë nuk ka ekzistuar ndonjë komb multietnik. Askund në rruzullin tokësor. Gjithë ata pseudo-intelektual shqipfolës, që propagandojnë të kundërtën, janë kodosh. Ekzistojnë shoqëri multietnike në BE (nga emigracionet prej kontinenteve tjera), të dështuara.

Njeriu ka rrënjët e veta, ka një gjenealogji, një kujtesë etnike, ose, me një fjalë, nuk është i përcaktuar vetëm nga shpresat dhe nga interesat e tij. Para se t`i futet vullnetarisht një beteje (apo një karriere), ai është përfshirë, dashur pa dashur, në një fat kolektiv; para se të jetë i kultivuar apo i pa-kultivuar, borgjez apo proletar, ai është kulturor: i zhytur, me trup dhe me shpirt, në thelbin e bashkësisë së tij.

Kombi është një bashkësi njerëzore e qëndrueshme, e formuar historikisht, e lindur mbi bazën e bashkësisë së gjuhës, të territorit, të jetës ekonomike dhe të formimit shpirtëror që shprehet në bashkësinë e kulturës. Kombet kanë një shpirt të përgjithshëm dhe një unitet moral të vërtetë që i përfton ashtu siç janë. Ky unitet shfaqet sidomos nëpërmjet gjuhës.

Për një komb të caktuar, me një popullsi të dhënë, me zakonet e tij, gjuhën e tij, situatën gjeografike, marrëdhëniet politike, pasuritë, cilësitë e mira e të këqija, duhen gjetur ligjet që i përshtaten.

Shoqëria nuk lind nga njeriu, sado larg të kthehemi në histori, por është njeriu që lind në një shoqëri të dhënë qysh më parë. Ai është i shtrënguar, me të hyrë në lojë, të përfshihet nëpërmjet veprimit, ashtu sikurse me fjalën dhe mendimin e tij vendoset brenda një gjuhe që është formuar pa të dhe që është jashtë fuqive të tij. Me të hyrë në lojë: në të vërtetë, qoftë kur është fjala për kombin, qoftë për gjuhën, njeriu hyn në një lojë rregullat e së cilës nuk i takon t`i përcaktojë, por t`i mësojë e t`i respektojë.

Kombet kanë një shpirt të përgjithshëm dhe një unitet moral të vërtetë që i përfton ashtu siç janë. Ky unitet shfaqet sidomos nëpërmjet GJUHËS. Shqiptari i cili është duke flakur tej gjuhën amtare, zakonet e nderuara...dhe duke shkelur me këmbë DOGMAT KOMBËTARE, ai fyen pikërisht ZOTIN.

Të njohësh vetveten do të thotë të fitosh një kuptim thelbësor në rritje, mendore dhe ndijore, për pjesën tjetër deri më atë kohë të panjohur të psikikës vetjake. Ky proces mund të kërkojë vite e vite me radhë për një të sëmurë që do me të vërtetë të shërohet prej simptomave të tij, dhe një jetë të tërë për një njeri që dëshiron vërtet të jetë vetvetja. Ajo shkakton një shtim të energjisë, që çlirohet prej përgjegjësisë për të mbështetur kapërcimet; kështu pra, sa më tepër shqiptari është në ndërlidhje me realitetin e tij të brendshëm, aq më tepër është i dritësuar dhe i lirë./06 Feb 2012/A.D.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

O shqiptar, nëse dëshiron që ëndrra jote të bëhet realitet, atëherë ZGJOHU!  Empty Re: O shqiptar, nëse dëshiron që ëndrra jote të bëhet realitet, atëherë ZGJOHU!

Mesazh nga Anakonda Mon 19 Mar 2012 - 7:54

mire do ishte sepse na jane verbuar syte koheve te fundit.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

O shqiptar, nëse dëshiron që ëndrra jote të bëhet realitet, atëherë ZGJOHU!  Empty Re: O shqiptar, nëse dëshiron që ëndrra jote të bëhet realitet, atëherë ZGJOHU!

Mesazh nga Docteur Mon 19 Mar 2012 - 7:57

lum ju qe po flini,une kam kohe pa gjume se spo me ze .c.r.y
Docteur
Docteur
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Afrike
Postime Postime : 5764
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/05/2011
Hobi Hobi : Ngacmime

Mbrapsht në krye Shko poshtë

O shqiptar, nëse dëshiron që ëndrra jote të bëhet realitet, atëherë ZGJOHU!  Empty Re: O shqiptar, nëse dëshiron që ëndrra jote të bëhet realitet, atëherë ZGJOHU!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi