“Moody’s”: Shqipëria, po reflekton zhvillim të ngadalshëm ekonomik
2 posters
Faqja 1 e 1
“Moody’s”: Shqipëria, po reflekton zhvillim të ngadalshëm ekonomik
Londër, 12 mars, NOA - Shqipëria po reflekton një zhvillim të ngadalshëm ekonomik, institucional, financiar dhe një ndjeshmëri të nivelit të mesëm sa i përket nivelit të riskut që mund t’i paraqitet ekonomisë së saj.
Ky është vlerësimi më i fundit që agjencia e njohur ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit “Moody's”, ka dhënë për vendin tonë, duke i caktuar konkretisht treguesin “B1” sa i përket ecurisë së treguesve të tij ekonomikë në tërësi. Ky tregues për ekspertët e “Moody’s” sinjifikon një nivel të lartë risku për kreditimin si edhe spekulimi me ekonominë e një vendi.
I parë në këtë këndvështrim, duket se gjykimi i bërë nga “Moody’s” për Shqipërinë, nuk është aspak pozitiv, siç referojnë në fakt shifrat e servirura nga institucionet shqiptare.
Gjithsesi, kjo agjenci nuk e mohon faktin që deri tani “Shqipëria ka bërë progres të rëndësishëm në përmirësimin e saj ekonomik dhe institucional”.
Porse vë theksin në atë se “sfida të konsiderueshme mbeten para saj.
“Ndërsa ekonomia e saj ka mbetur relativisht elastike gjatë krizës financiare globale të periudhës 2008-2009, rimëkëmbja ekonomike duhet ende që të marrë hov. Për më tepër, Shqipëria tani është një nivel të mesëm të të ardhurave të vendit dhe, si e tillë, përballet me një shtrëngim të të ardhurave më të larta”, citojnë ekspertët e “Moody’s”
Pa harruar të paraqesin në raportin e tyre për vendin tonë edhe tensionet e vazhdueshme politike mes palëve, të cilat sipas tyre gjatë pjesës së parë të vitit të kaluar i kanë penguar përpjekjet e Shqipërisë për t'u pranuar si kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Borxhi i qeverisë, për nivelin e përqindjes që zë kundrejt Prodhimit të Brendshëm Bruto, është i lartë për një vend me nivelin e zhvillimit që ka Shqipëria. Nga ana e saj, qeveria po synon të kufizojë buxhetin”, citon më tej raporti në fjalë.
Duke shtuar gjithashtu se rreziqet që i paraqiten vendit tonë, janë të shtyrë kryesisht nga faktorë ekonomikë, si dhe faktorë politikë. Porse sistemi bankar, sipas “Moody’s” mbetet i tillë që është në gjendje të mbajë në nivel “të moderuar” rreziqet financiare. “
“Edhe pse qeveria është duke adresuar problemet strukturore të ekonomisë, më shumë progres thelbësor do të jetë i nevojshëm për institucionet, duke përfshirë efikasitetin e sektorit gjyqësor dhe suksesin në trajtimin e korrupsionit, pasi mangësi të tilla pengojnë investimet”, vënë në dukje ndër të tjera ekspertët e “Moody’s”.
Në fund, ata paraqesin si mjaft të rëndësishëm programimin e planifikuar të reformave, si ato ekonomike dhe institucionale, të cilat sipas tyre mund të ushtrojë presion në rënien e riskut.
“Dështimi për të ruajtur konsolidimin fiskal, gjithashtu mund të dëmtojë vlerësimin si një pengesë e rëndësishme për ambiciet e saj për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian”, përfundon raporti i agjencisë së njohur të vlerësimit të riskut, lidhur me situatën ekonomike-financiare në të cilën gjendet vendi ynë.
e.t/NOA

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: “Moody’s”: Shqipëria, po reflekton zhvillim të ngadalshëm ekonomik
prandaj nuk na pranojn ne europe.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Forumi Ekonomik Botëror: Gratë e papuna në Shqipëri 23%, meshkujt vetëm 19%
» Absurdi ekonomik shqiptar
» Zhvillimi Ekonomik i Tokave Shqiptare
» Aleanca Gjinore për Zhvillim
» Snow Leopard 10.6.4 në zhvillim e sipër

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi