Tempulli Mount
2 posters
Faqja 1 e 1
Tempulli Mount
Pusi misterioz i shpirtrave të Jeruzalemit, çelësi i sekreteve antikePërgjigjja për një nga misteret më të mëdha të botës mund të dergjet e fshehur në skutat më të errëta të një tempulli hebre të shkatërruar nga ndërtimi i faltoreve islamike, poshtë themeleve të gurit, duke nxjerrë në sipërfaqe rëndësinë më të madhe për njërën nga tri fetë kryesore monoteiste, një sekret që është i murosur nën themelet e shpellës.
“Pusi i Shpirtrave” mendohet se është i lokalizuar në Jeruzalem dhe njihet për hebrenjtë si “Tempulli Mount” ndërsa për myslimanët si “Faltorja e Mrekullueshme” dhe mund të përmbajë legjendaren e shumënjohur “Arkën e Besëlidhjes”. Kjo është ena e cila duke iu referuar të dhënave biblike, përmban tabelat origjinale të “Dhjetë Urdhëresave” të cilat Zoti ia dha Moisiut në malin Sinai pasi izraelitët e lashtë endeshin nëpër shkretëtirë.
Të dhjetë urdhëresat janë ligjet e shkruara në dy rrasa guri të cilat më vonë janë futur në një kuti druri për t’u ruajtur.
Besëlidhja e Sinait ishte një dokument ligjor për të qeverisur një popull, që vazhdimisht refuzonte t’i bindej Perëndisë me anë të dashurisë dhe besimit. Atyre nuk iu mbetej gjë tjetër, veçse të dridheshin tek qëndronin pranë malit, por Zoti nuk donte që ata t’i përgjigjeshin fjalës së tij në këtë mënyrë. Kështu që ai i orientoi ata drejt së drejtës, duke i shkruar vetë urdhëresat në faqen e malit e duke ia zbritur ato më pas Moisiut.
Hebrenjtë kanë qenë gjithmonë të lidhur me ritet dhe ceremonitë e gjendura në “Ligjet e Moisiut” madje edhe kur për ta ishte e pamundur të justifikoheshe nga Perëndia përmes këtyre ceremonive. Kënaqësia që sillnin këto ligje të shkruara mbi pllaka guri, ishte kënaqësia më e madhe, pasi ky ligj ishte mjeti që përdori Perëndia për të udhëhequr një popull drejt shpëtimit të tij.
Por, këtyre ligjeve do t’u mbetej deri në ditët e sotme vetëm legjenda, pasi gurët ku ato u gdhendën nga Zoti, do të humbnin bashkë me kohën.
Kërkuesit e “Arkës së Humbur” të interpretuar në filmin e Indiana Jones e gjejnë Arkën e Urdhëresave në një dhomë të quajtur “Pusi i Shpirtrave”, por në versionin hollivudian, vendndodhja ishte vendosur nga Jeruzalemi në Tanis, një qytet i lashtë i Egjiptit.
Në realitet “Pusi i Shpirtrave” është vendosur qëllimisht nën themelet e një shpelle natyrore, poshtë një shkëmbi, ku sipas traditës, Abrahami u përgatit të sakrifikonte djalin e tij të vetëm, Isakun. Ndërsa tradita islame tregon Muhamedin të ngjitej në parajsë nga po i njëjti shkëmb.
Megjithatë, askush nuk e di me siguri të madhe se ku ndodhet si “Pusi i Shpirtrave” po ashtu dhe “Arka e Urdhëresave”. Kërkimet gjithsesi nuk kanë nxjerrë gjë në pah deri në ditët e sotme.
“Tempulli Mount” në vetvete ka një varg ndërtimesh, si 45 rezervuare, dhoma, tunele dhe shpella.
Por, në të vërtetë, asnjëherë nuk janë bërë gërmimet e duhura arkeologjike në këtë zonë, e cila është nën kujdesin dhe kontrollin e myslimaneve Waqf.
Të famshmit kërkues britanikë të shekullit 19, Charles Wilson dhe Sir Charles Warren, gjithashtu nuk mundën të vërtetonin apo dhe të kundërshtonin ekzistencën e dhomave të ndërtuara nën themelet natyrore të shpellës.
Shimon Gibson, drejtues i W. F. Institutit Arkeologjik Albright të Kërkimeve në Jeruzalem, publikoi një pikëpamje përfundimtare së bashku me kolegun e tij
David Jacobson të titulluar “Below the Temple Mount in Jerusalem” (poshtë ‘Tempullit Mount” të Jeruzalemit) ku tregoheshin vendndodhjet dhe të dhëna për rezervuarët, dhoma të nëndheshme dhe kanale të Haram Al-Sharif.
“Që nga shekulli i 19-të asnjë perëndimor nuk është lejuar të zbresë në dhomat e themeleve të “Tempullit Mount”, - është prononcuar Gibson. Do të më pëlqente që të fshihesha si një punëtor i Waqf për të pasur mundësi eksplorimi në këto vende, por nuk dëshiroj të ndërmarr një rrezik të tillë sa për të shkaktuar ndonjë incident internacional”.
Referenca historike të “Arkës së Urdhëresave” pushuan së ekzistuari me ngjarjet e mbretit Herod rreth vitit 40 p. K.
Arka me shumë mundësi mund të ishte shkatërruar gjatë pushtimit babilonas të Tempullit të Parë në vitin 586 p. K. ose mund të ishte rrëmbyer dhe fshehur gjatë pushtimit. Gjithashtu ka hipoteza se edhe mund të jetë shkatërruar apo vjedhur nga legjionet romake që pushtuan Izraelin në vitin 70 pas lindjes së Krishtit.
Sipas të dhënave biblike, Arka ishte e ndërtuar me dru dhe e mbuluar me fletë floriri. Ekziston edhe një hipotezë e përgjithshme se të paktën në njërën pikë ajo mund të jetë fshehur nën dhomat e themeleve të “Tempullit Mount” dhe ndoshta në “Pusin e Shpirtrave”. Gjithsesi, ajo ka shumë mundësi të mos t’u ketë rezistuar konditave jo të favorshme natyrore.
“Arka me siguri duhet të jetë shpërbërë. Vetëm nëse sigurisht ajo ka veti të shenjta, por unë si arkeolog nuk mund të flas për teori të shenjta të një arke druri”, - përfundoi Gibson.
Deri më sot, misteri i “Arkës së Urdhëresave” ka tërhequr për shekuj me radhë laikë, shkrimtarë dhe teoricienë kërkimesh arkeologjike, por vendndodhja e saktë e saj si dhe përgjigja e pyetjes nëse ajo ekziston akoma, ende nuk dihen.
Dhjetë urdhëresat
Teksti i mëposhtëm pranohet si nga autoritetet krishtere dhe nga hebraike, të gjendura në Librin e Daljes 20:1-17, Versioni i Ri i Rishikuar Standard.
Atëherë Perëndia shqiptoi tërë këto fjalë, duke thënë:
1) Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e robërisë.
Nuk do të kesh perëndi të tjerë para meje.
2) Mos bëj gdhendje ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje që ndodhet lart në qiej ose këtu poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë.
Mos u përkul para tyre dhe as do t`u shërbesh, sepse unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xheloz që dënon padrejtësinë e etërve mbi fëmijët e tyre deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë dhe unë përdor dashamirësi të patundur deri në të njëmijtin brez për ata që më duan dhe që zbatojnë urdhërimet e mia.
3) Mos e përdor emrin e Zotit, Perëndisë tënd, kot, sepse Zoti nuk do të lërë të pandëshkuar atë që përdor kot emrin e tij.
4) Mbaj mend ditën e shtunë për ta shenjtëruar.
Do të punosh gjashtë ditë dhe në ato do të bësh të gjithë punën tënde; por dita e shtatë është e shtuna, e shenjtë për Zotin, Perëndinë tënd; nuk do të bësh në atë ditë asnjë punë, as ti, as biri yt, as bija jote, as shërbëtori yt, as shërbëtorja jote, as kafshët e tua, as i huaji që ndodhet brenda portave të tua; sepse në gjashtë ditë Zoti krijoi qiejt dhe tokën, detin dhe gjithçka që është në to dhe ditën e shtunë ai pushoi; prandaj Zoti e ka bekuar ditën e sabatit dhe e ka shenjtëruar atë.
5) Ndero atin tënd dhe nënën tënde, me qëllim që ditët e tua të jenë të gjata mbi tokën që Zoti, Perëndia yt, po të jep.
6) Mos vrit.
7) Mos shkel kurorën bashkëshortore.
Mos vidh.
9) Mos bëj dëshmi të rreme kundër të afërmit tënd.
10) Mos dëshiro shtëpinë e të afërmit tënd; nuk do të dëshirosh gruan e të afërmit tënd, as shërbëtorin e tij, as shërbëtoren e tij, as kaun e tij, as gomarin e tij, as asgjë tjetër që është e të afërmit tënd.

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Tempulli Mount
tempull i vecante me duket ky mua
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi