Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Hipoteza, Hëna shkaktoi mbytjen e Titanikut People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Hipoteza, Hëna shkaktoi mbytjen e Titanikut People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hipoteza, Hëna shkaktoi mbytjen e Titanikut

2 posters

Shko poshtë

Hipoteza, Hëna shkaktoi mbytjen e Titanikut Empty Hipoteza, Hëna shkaktoi mbytjen e Titanikut

Mesazh nga Emona Tue 20 Mar 2012 - 5:24

Një shekull pas tragjedisë së Titanikut, shkencëtarët kanë gjetur një fajtor të “papritur” për mbytjen e anijes: Hënën.

Të gjithë ata që e njohin historinë e mbytjes së superanijes së 100 viteve më parë, e dinë se ajo erdhi për shkak të përplasjes me një ajsberg.

“Një lidhje që ekziston mes Hënës dhe lëvizjes së ajsbergëve shpjegon se pse një numër i pazakontë i copave të akullit u gjend në rrugën e Titanikut natën e 15 prillit 1912”, thotë Donald Olson, fizikan në Universitetin e Teksasit.

Që nga koha kur ndodhi tragjedia e Titanikut, në të cilën vdiqën 1517 persona, studiuesit janë munduar të kuptojnë se pse kapiteni Eduard Smith i injoroi paralajmërimet për ajsbergë në zonën ku do të kalonte anija.

Ai ishte kapiteni më me përvojë i White Star Line dhe i kishte rënë kryq e tërthor disa herë Atlantikut të Veriut e njihej si lundërtar i kujdesshëm.

“Ajsbergët e Groenlandës si ai që goditi Titanikun zakonisht ngecin në ujërat e cekëta të Labradorit dhe Njufajndlendit dhe nuk mund të lëvizin drejt jugut pa u shkrirë mjaftueshëm që dallgët të munden t’i lëvizin”, thotë Olson.

Pra si ka mundësi që një numër i madh ajsbergësh gjendeshin në “rrugën” e anijeve, në ujërat e jugut.

Ekipi i shkencëtarëve u mbështet në spekulimin e oqeanografit Fergus Ud, i cili thoshte se një afrim i pazakontë i Hënës në janar të 1912-s mund të ketë shkaktuar dallgë aq të larta saqë shumë ajsbergë janë shkëputur nga Groenlanda dhe kanë lëvizur pa e ndryshuar madhësinë drejt ujërave ku kalonin anijet.

Olson thotë se një herë në shumë kohë, Hëna dhe Dielli vendosen në një linjë të tillë që forcat e tyre gravitacionale forcojnë njëra-tjetrën. Në atë kohë, Hëna kishte largësinë më të vogël nga Toka në 1400 vjet dhe afrimi maksimal ndodhi në 6 minuta të hënës së plotë.

Për më tepër, afërsia më e madhe e Tokës me Diellin ishte shënuar pikërisht një ditë më parë. Një konfigurim i tillë rriti efektin e Hënës në oqeane.

Sipas studimit të Olson, ajsbergu që u fut në ujërat ku lundronte Titaniku mund të jetë shkëputur nga Groenlanda në janar të 1912-s. Dallgët e larta të baticës, të shkaktuar nga kombinimi i fenomeneve astronomike, u kanë mundësuar ajsbergëve mbërritjen në ujërat ku lundronte Titaniku.

Shkencëtarët që kryen studimin shfajësojnë kapitenin Smith (edhe pse një shekull me vonesë) për vendosmërinë e tij për të lundruar natën e 15 prillit. Si një njohës i mirë i detit, ai nuk kishte arsye të besonte se ajsbergët që do t’i shfaqeshin përpara ishin aq të mëdhenj dhe të shumtë në numër.

“Në terma astronomikë, mundësitë që të krijohej një kombinim i tillë ishin 1 mbi….le të themi një shifër astronomike”, përfundon drejtuesi i ekipit që kreu studimin, i cili do të publikohet në prill në revistën “Sky & Telescope”. fm/hr/11:58

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hipoteza, Hëna shkaktoi mbytjen e Titanikut Empty Re: Hipoteza, Hëna shkaktoi mbytjen e Titanikut

Mesazh nga Anakonda Tue 17 Apr 2012 - 8:36

ndoshta edhe hena ka ndikuar tek ajo.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi