Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ëndrra evropiane në shtëpinë e të varfërve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ëndrra evropiane në shtëpinë e të varfërve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ëndrra evropiane në shtëpinë e të varfërve

2 posters

Shko poshtë

Ëndrra evropiane në shtëpinë e të varfërve Empty Ëndrra evropiane në shtëpinë e të varfërve

Mesazh nga Aяtємιѕα Sun 25 Mar 2012 - 5:16

Geraldo Durda*

Përveç varfërisë të tejskajshme,në Shqipëri ekziston një formë më e rëndë varfërie dhe ajo është varfëria politike që kemi. Të flasësh për ekonominë, pa çarë kokën fare për shoqërinë, mirëqenien dhe zhvillimin shoqëror, është kriminale. Për shkak se zhvillimi ekonomik i papërkthyer në përmirësim të pozitës së shoqërisë dhe secilit pjesëtar të shoqërisë, pra pa dimensionin e përfitimeve shoqërore nga ekonomia, është uzurpim i potencialit zhvillimor dhe pasurisë së përbashkët, për përfitime personale të një pakice. E ky është krim. Pikërisht kjo po ndodh në Shqipëri. Deri kur ky popull i varfër me bujarinë e tij do të presë një ditë t’u japësh minimalen e jetës për kufirin e ekzistencës për jetesë, kur ju lundroni me familjen tuaj në vaska diamanti e floriri te nderuar politikane?!

Mirëqenia është ajo që një kombi i sjell mbarëvajtje. Sa shumë përpjekje po bëjnë shqiptarët ta shporrin tutje varfërinë dhe t’u buzëqeshë pak fytyra nga mosshqetësimi se mos fëmijët e tyre do shtrihen dhe një ditë tjetër më të uritur se dje. Gjithçka flet me shifra të larta për çmime të larta, papunësi tek të rinjtë dhe numri i lypësve në shtim të vazhdueshëm nëpër rrugë. Kush po i dënon kaq shumë shqiptarët ku aty ku një ndërton 25-katësh të ketë më shumë lypës se sa punëtorë? Ku në një vend plot me premtime shqiptarët të vazhdojnë rrugëtimin e emigrimit? Ndërsa një ngrihet lart e më lart, mijëra duar shtrihen dhe zvarriten trotuareve. E ndërsa e gjen këtë akt të fokusuar në analet e pavdekshme të një kombi, nuk mund të mos habitesh dhe vesh alarmin se pikërisht po bien sirenat e alarmi. Në Shqipëri kemi familje që jetojnë në varfëri ekstreme.

Shqiptarëve u mungojnë shërbimet themelore, të cilat e bëjnë edhe më të thellë pabarazinë midis tyre. Te gjithë në 90’ e ëndërruan Shqipërinë si gjithë Evropa,e nuk e ëndërruan Shqipërinë si Afganistani. Ëndrrat e shqiptarëve ishin që të kishin një sistem arsimor që t’ju shërbente fëmijëve të tyre e jo një sistem arsimor që ti shërbejë pushtetarëve si biznes. Të gjithë ëndërruan që të kishin një sistem shëndetësor të pa korruptuar por ajo që po ndodhë është që kanë një sistem shëndetësor super të korruptuar. Aty ku mjeku profesionin e ka kthyer ne biznes. Shqiptarët ëndërruan që të kishin një polici që t’ju siguronte rendin, jetën e tyre dhe jo një polici që nuk siguron dot as rendin por as pavarësinë e saj institucionale. Ëndërruan për një sistem drejtësi që të vendoste drejtësi që kriminelët t’i shpallte fajtorë për veprën e kryer e jo një sistem drejtësi ku viktima shpallet kriminel e krimineli i pafajshëm. Ëndërruan një Kryeministër por ju doli një kryemonstër. Ëndërruan për një ëndërr por sot ajo ëndërr është kthyer në makthin më të madh të tyre. Këto janë ëndrrat evropiane në shtëpitë e të varfërve



*Autori ka humbur vëllanë 6-vjeccar në shpërthimin e Gërdecit SHEKULLI
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ëndrra evropiane në shtëpinë e të varfërve Empty Re: Ëndrra evropiane në shtëpinë e të varfërve

Mesazh nga Anakonda Mon 27 May 2013 - 19:35

kot nuk thon enderro se enderrat falas jann
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi