Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Arianit Bellopoja: Votimi më penalizoi në “X Factor Albania” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Arianit Bellopoja: Votimi më penalizoi në “X Factor Albania” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arianit Bellopoja: Votimi më penalizoi në “X Factor Albania”

3 posters

Shko poshtë

Arianit Bellopoja: Votimi më penalizoi në “X Factor Albania” Empty Arianit Bellopoja: Votimi më penalizoi në “X Factor Albania”

Mesazh nga Aяtємιѕα Mon 26 Mar 2012 - 6:53

E dhe pse pati një nga perfomancat më të mira në javën që lamë pas, votat e publikut nuk ishin me Arianit Bellopojën. Ai la garën e “X Factor Albania”, ndërsa në “show-down” gjendej për herë të dytë. Largimi i tij nga spektakli ka pasur edhe një reagim të madh në rrjetet sociale që mbështesin Arianitin. Të gjitha këto, ai i komenton në këtë intervistë për faqet e “Koha Tjetër”!Arianit, votat e publikut ju lanë jashtë garës… Si e pritët këtë vendim?
Në jetë për mu gjithçka është e pritshme dhe jam tip që e marr çdo gjë me qetësi duke e ditur edhe talentin tim dhe vetëbesimin që kam. Këtë vendim këtë të diel nuk e prita duarhapur, siç nuk e kishte pritur dhe pranuar askush, por vendimi i publikut dhe problemeve të numrit për të votuar nga Kosova më largoi mua nga gara. Ndjehem shumë krenar dhe asnjeher nuk humb vetëbesimi tek unë. Tani është koha që unë të vazhdoj më i fortë se kurrë më parë.
Mendon se mosqartësia e numrit të telefonit ka krijuar konfuzion tek njerëzit?
Mendimi im është që mosqartë- sia dhe ndryshimi i numrit të telefonit në momentet e fundit për të votuar nga Kosova ka krijuar madje konfuzione të shumta nga ana e publikut kosovar dhe mund të them që kjo është një arsye që unë këtë të diel përfundova garën.
Ju edhe javës që lamë pas ishit në shot-down, si e përjetuat?
Për mendimin tim, sfidat gjithmonë të bëjnë më të fortë, dhe në sfida e kupton se çfarë vlera dhe forca ke ti përbrenda vetes. Java e kaluar në show-down ishte normalisht një emocion që nuk e kisha përjetuar më herët po gjithmonë ekziston hera e parë. Kur kuptova se isha në “show down” me grupin “Red Roses” dhe një nga anëtaret e grupit ishte edhe Edona nuk e përjetova edhe aq mirë. Emocionet fillonin dhe shtoheshin edhe më shumë duke e pasur mbrapa vetes konkurrimit edhe një shoqëri shumë të ngushtë me Edonën. Por shoqëria jonë vazhdon normalisht.
Deklaruat se do të vazhdoni ëndrrën tuaj për t’u bërë superstar, a ishte “X Factor” rruga më e mirë për të nisur rrugën tuaj artistike?
“X Factor” mund të them që më hapi shumë dyer për të filluar dhe për të ndërtuar normalisht edhe me punën dhe talentin tim një karrierë si këngëtar, gjithmonë ëndërroja që të këndoja në një skenë kaq të madhe dhe të mahnitshme këtë ëndërr unë e preka. E famshmja thënie “DUA TE BEHEM NJE SUPERSTAR” e thashë edhe publikisht në “live show” që unë do të punoj sa më shumë që ta arrij atë çfarë unë dua, dhe shpresoj që do ta bëj, por vetëm me punë dhe vetëbesim.
Në faqet sociale në internet keni pasur një mbështetje të madhe të fansave, madje-madje dëshirojnë dhe kërkojnë me insistim kthimin tuaj në garë. Si ndiheni kur lexoni këto komente?Arianit Bellopoja: Votimi më penalizoi në “X Factor Albania” Arianit-560x842Pas eliminimit tim, unë u ktheva për pak ditë edhe në Kosovë dhe më treguan shoqëria e ngushtë se çfarë po ndodhte në rrjetet sociale dhe faqet zyrtare të “X FACTOR”. Duhet të them shumë i sinqertë që nuk e kam pritur që do të jetë një reagim i publikut kaq i madh në rrjetet sociale dhe një mbështetje aq e madhe, dhe me kërkesa që unë të kthehem në skenën e madhe dhe të performoj dhe të vazhdoj garën prapë. Kjo është ajo çfarë secili prej konkurrentëve ka dëshirë që të ndodhë nëse ata eliminohen, për mua me rëndësi është publiku se çfarë mendimi dhe çfarë komentesh kanë për mua . Kjo çfarë ka ndodhur në rrjetet sociale më ka shtyre qe te punoje edhe më shumë, sepse kuptova që edhe unë kam njerëz që më pëlqejnë, madje një numër jo edhe i vogël. I falënderoj të gjithë ata, të cilët më kanë përkrahur në rrjetet sociale!
Po në Prishtinë si ju pritën kur shkuat?
Në Prishtinë më pritën shumë mirë, isha për shumë pak ditë, po normalisht për aq pak kohë sa isha, kishte reagime të shumta dhe fjalë të bukura dhe komente që më bënin të ndihesha shumë mirë nga ata që më pëlqenin, por gj i thashtu edhe jo shumë të kënaqur me problemin e votimit nga Kosova që ndodhi.
Familja juaj si ka reaguar ndaj daljes suaj nga gara?
Familja ime ka shumë besim tek unë dhe kam një mbështetje maksimale nga ana e familjes. Gjithmonë fjalë të bukura, gjithmonë fjalë pozitive edhe pse unë nuk jam në garë, kam gjithmonë mbështetjen e tyre dhe të njerëzve të veçantë që kam që më bëjnë të ndihem njeriu më i lumtur në botë.
Ilda Lumani Koha Jone
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arianit Bellopoja: Votimi më penalizoi në “X Factor Albania” Empty Re: Arianit Bellopoja: Votimi më penalizoi në “X Factor Albania”

Mesazh nga Emona Mon 26 Mar 2012 - 10:09

Me erdh keq qe e larguan Arjanitin,kishte ze dhe talentin e nje kengetari .

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arianit Bellopoja: Votimi më penalizoi në “X Factor Albania” Empty Re: Arianit Bellopoja: Votimi më penalizoi në “X Factor Albania”

Mesazh nga Anakonda Tue 27 Mar 2012 - 3:42

keshtu e ka fati,keshtu qe zotrote pse merzitesh.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arianit Bellopoja: Votimi më penalizoi në “X Factor Albania” Empty Re: Arianit Bellopoja: Votimi më penalizoi në “X Factor Albania”

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi