Eli Fara: Vitet kanë ecur sa të duash,
2 posters
Faqja 1 e 1
Eli Fara: Vitet kanë ecur sa të duash,
Në klipin e fundit “Vetëm sonte” duket shumë në formë, si të kishin ndalur vitet për të… Eli shprehet: Vitet kanë ecur sa të duash, por unë ndoshta nuk e kam pasur mendjen në kalimin e kohës dhe ndoshta kjo ka ndikuar. Njeriu jashtë është çfarë ndien brendaEli Fara është padyshim njëra nga këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar. Është nga ato këngëtare, që edhe pas 25 vitesh në skenë është po aq e freskët dhe po aq energjike sa në fillimet e saj. Vetëm së fundmi ajo ka lançuar klipin e saj të ri, një baladë dashurie “Vetëm sonte”. Por Eli nuk është vetëm artistja që na ndryshon atmosferën me muzikën dhe zërin e saj. Muzika, çfarë kujton nga fillimet e saj Eli Fara, marrëdhënia me vajzën, por edhe ajo me vetveten si femër dhe si nënë. Të gjitha këto Eli i rrëfen në këtë intervistë për suplementin “Mapomadame”
Pavarësisht se keni shumë vite në skenë, çfarë emocionesh përjeton kur krijon diçka të re?
Mendoj se gjëja më e re e fundit që bëj, të jetë më e mirë se ajo që kam bërë më para. Gjithmonë është më e dashur më e ëmbël ajo ndjesia. Vjen në rritje për çdo krijim që bëj. Unë e kam thënë që momenti më i dashur që e bëj me kënaqësi dhe që e ndiej është periudha e krijimit. Pjesën e krijimit vërtet e kam shumë për zemër.
Duket sikur keni më për zemër baladat…
Vdes për baladat. Normale është, sepse duke qenë se janë gjithë këto vite në skenë edhe këngën popullore e kam timen, fiton një eksperiencë, piqesh formohesh si njeri. Kalon në stade të ndryshme dhe zbulova që baladat janë gjithashtu gjëja ime. Më pëlqejnë më shumë sepse përshtaten me çdo lloj moshe, me çdo brez dhe janë më aktuale. Janë pjesë e jetës së çdokujt, jam si në shtëpinë time. Janë melankolike, romantike, të gjera, shpirtërore, poetike…
Si ndihesh kur i këndon dashurisë?
Unë e dashuroj poezinë edhe sigurisht që ato fjalët i zgjedh. Jam manjake në përzgjedhjen e tekstit. Nëse fjalët nuk janë të bukura, nuk mund ta këndoj një këngë, sado e bukur të jetë melodia. I kushtoj rëndësi të veçantë fjalës. Më pëlqen poezia edhe provokimi, flirtimi, dashuria edhe rebelimi, por gjithmonë brenda poezisë.
Në klipin e fundit “Vetëm sonte” dukeni shumë në formë, si të kishin ndalur vitet për ju…
Vitet kanë ecur sa të duash, por unë ndoshta nuk e kam pasur mendjen në kalimin e kohës dhe ndoshta kjo ka ndikuar. Njeriu jashtë është çfarë ndien brenda.
Po thoni që dukeni sa vjeçe jeni në shpirt. Sa jeni?
(Qesh) Nuk dua të tregohem “e marrë” dhe të them që ndihem 20 apo 25, por ndihem mirë.
Kthehemi pak pas në kohë. Çfarë mbani mend në kohën e fillimeve tuaja?
Unë këndoja gjatë gjithë kohës me veten time, që e vogël. Pastaj në shkollë që në cikël të ulët në korin e shkollës si soliste. Pastaj konkurrova për kanto, fitova konkursin dhe u ndjeva mirë, sepse kishte shumë kërkesa. Në konkurs kishte disa faza për ritmin, veshin me nota muzikore në piano. Kam kënduar dy këngë, një popullore dhe një të lehtë dhe mbaj mend që kam kënduar “Nën kurorën e ullirit”, një këngë të festivalit të muzikës së lehtë. Ndërsa kënga popullore nuk më kujtohet mirë. Megjithatë, dua të them se kam qenë komode me veten. Nuk kam qenë natyrë që domosdoshmërish kam dashur të eci para, të bëhem e suksesshme. Këto kanë ardhur vetë, të tjerët kanë ardhur më kanë zgjedhur. Të tjerët më kanë thënë bëje se ke një gjë që duhet ta bësh.
Sa vjeçe keni qenë kur keni dalë për herë të parë në skenë?
Kam qenë në klasë të katërt fillore dhe mbaj mend që bëra strofën e parë dhe të dytën e harrova nga emocioni (qesh).
U trishtove?
E harrova strofën dhe mësuesja e muzikës që kisha po më kujtonte fjalët dhe hyra prap unë. E mbaj mend këtë që te strofa e dytë i harrova fjalët dhe ngela. Pastaj mbas disa koncerteve, më duket se ishte 5 maji, Dita e Dëshmorëve, ku shkonim të jepnim koncerte. Aty këndova një këngë, të cilën e mbaj mend se më kanë duartrokitur shumë fort.
Ka qenë ndonjë këngë për “xhaxhin Enver”?
(Qesh). Po. Patjetër. Njerëzit duartrokisni kaq fort dhe i shihja sytë e tyre të kënaqur që thonin “sa mirë që këndoi” Që atëherë jam ndjerë mirë, po pavarësisht të gjitha këtyre, e ndjej edhe sot që nuk i kam bërë gjërat me zor. Nuk jam shtyrë që të dal e para. I kam bërë gjërat sepse ashtu më kanë pëlqyer, ashtu e kam ndjerë.
Gjatë kohës së gjimnazit, çfarë kujtoni? Ishit e para në çdo aktivitet ku duhej kënduar?
Për të kënduar këndonim të gjithë, sepse ishim në shkollë muzike. Ishim nga më të mirët e një qyteti. Nuk është se isha e para që hidhesha “unë jam ajo që këndoj”. Kam qenë e tërhequr. Shpërthimi ka qenë në Festivalin e Gjirokastrës në vitin 1983 ku fillova të ndiej privilegjet e një njeriu që ka diçka të veçantë. Unë isha në Shkollë të Mesme dhe më nxorën nga shkolla fare, ku vetëm bëja prova. Unë isha me parinë e madhe të artistëve, të mjeshtërve të muzikës, të valltarëve. Isha vetëm 15 vjeç dhe shokët e shoqet e klasës sime më kishin zili që unë isha më tepër e përshirë në provat e festivalit. Unë kisha këngë shumë të bukur kurbeti, valle të kënduar, d.m.th. nga pikat më kryesore të koncertit. Të gjithë më mbanin si të thuash si manare ngaqë isha dhe më e vogla e tyre.
Cilin këngëtar kishit qejf në atë kohë?
Unë pëlqeja këngëtarët e muzikës së lehtë, sepse ata ishin më të famshmit. Muzika popullore ishte në plan të dytë, ishte si muzika e fshatarëve në fakt në atë kohë. Muzika e lehtë ishte më në plan të parë. Ishin këngëtarë si Liljana Kondakçi, Ema Qazimi, Vaçe Zela, Luan Zhegu. Të gjithë ata që merrnin pjesë në festivalin e fundvitit ishin si mbretërit e vendit. Muzika popullore ishte si në hije. Hov mori në vitin 1989 në shoun që bëri Vera Grabocka dhe aty njerëzit u kthyen nga muzika popullore. Sigurisht pas ‘90-ës, muzika dhe tradita popullore shpërtheu në një mënyrë të paparë, sa edhe këngëtarë të muzikës së lehtë filluan të këndonin këngë popullore.
Keni studiuar për kanto, vini nga qyteti i serenatave, më shumë keni kënduar popullore e më pas baladat. Kë doni më shumë nga këto?
Nuk mund t’i ndaj. Unë sapo thashë që muzika popullore mori hov dhe gjithë këngëtarët e tjerë po këndonin muzikë popullore. U hapën kufijtë dhe Kosova, shqiptarët e Maqedonisë, ishin të përmalluar për muzikën tradicionale, të vërtetë shqiptare dhe jo atë të lehtë. Kaloi kjo magjia e të kënduarit në vende të ndryshme. Unë kam kënduar në Maqedoni pafund pas vitit ‘90, në Stamboll, në Kosovë. Mendoj se jam nga këngëtaret që kam kënduar më tepër në Prishtinë. Kam qëndruar atje gati një vit pas lufte dhe kam kënduar çdo natë. Ka qenë një atmosferë e jashtëzakonshme, një nga ato periudha shumë të bukura në jetën time.
Serenatën e parë ia keni kënduar dikujt, apo dikush u ka kënduar ju një të tillë?
Pasi jam ndarë nga bashkëshorti kam pasur një shtëpi që e jepte Këshilli i Lagjes në atë kohë. Madje e kisha vënë si kusht, ose më jepni shtëpi ose nuk këndoj (qesh). Ata ishin dashamirës, por ishin ato periudhat që duhet të gjenin vendin, se unë fillova të kisha dhe pretendime, jo e dua në këtë lagje, jo e dua këtu, jo atje. Vërtet m’i dhanë çelësat e shtëpisë para se të nisesha në Gjirokastër. U lumturova sigurisht. Ishte një apartament në kat të tretë, me dy dhoma dhe një kuzhinë të vogël. Mbaj mend që pasi u ktheva nga Gjirokastra dhe e mobilova me ato mundësitë e pakta dhe shpesh netëve dëgjoja zëra jashtë që këndonin. Ishin grupe çunash që këndonin me kitarë dhe unë e kisha shumë qejf. Nuk e di në më këndonin mua apo ndonjë tjetre, se nuk merrej vesh, po e mbaj mend që dilja në dritare tërë qejf që iknin duke kënduar serenata (qesh). Unë kisha dhe fatin që duke jetuar mes këngëtarëve më të mirë të Korçës, në çdo turne që bënin merrnin kitarat dhe këndonim serenata. Me kalimin e viteve i them profesorit tim, Josif Mingës, që ne duhet të bëjmë një album me serenata korçare dhe e bëmë një të tillë më 1996.
Si kanë ndikuar serenatat te ty si artiste?
Mendoj se, nëse i bën të tuat ato gjëra, sigurisht që bëhesh njeri më i mirë. Ndikojnë, të formojnë kur hyn në to.
Eli, kur e keni ndjerë tamam peshën e famës?
E kam ndjerë qysh në Festivalin e Gjirokastrës. Vulën e kësaj e ka pasur çmimi i parë që kam fituar në vitin 1989, sepse aty ishin këngëtarët më gjigantë të Shqipërisë. Unë hyja për herë të parë në gjithë këtë tempull të këtyre këngëtarëve që kishin kaq vite eksperiencë. Ishte një arritje e madhe, edhe pse unë deri në fund isha si e çuditur, “bën vaki” (qesh).
Si mendoni, si krijohet sot?
Mendoj është individuale. Nuk është që ka ndonjë institucion që e drejton këtë gjë. Në mënyrë personale, çdo njeri që ndien se mund të bëj diçka. Këngëtarët me ato mundësi që kanë përpiqen të krijojnë gjëra të reja. Secili, besoj, se zë vendin e vet.
Sa e vështirë ka qenë për ju të jesh nënë, por edhe artiste, që është aty ku publiku e do?
Me kalimin e viteve fillon të ndiesh se çfarë i ke bërë vetes.
Në ç’sens?
Në sensin që je lodhur. Me kalimin e viteve e ndien sa shumë gjëra ke bërë. Sa shumë ke sakrifikuar, sa ke gabuar, sa shumë ke pasur sukses. Të gjitha vijnë me faza. Mendoj që nuk ka qenë e lehtë. Kur e kthej kokën mbrapa them “vërtet kam bërë gjithë këto gjëra?”. Të rrisësh një fëmijë në një kohë që je përherë në udhëtim, të dalësh nga një vend i mbyllur me mentalitet tjetër dhe të fillosh të këndosh në vende të tjera, ka qenë një periudhë eksperimentale, shumë e panjohur për ne.
Ju ka humbur ndonjë pjesë e shijimit të viteve të rinisë, sepse keni qenë përherë në skenë?
Jo. Kam qenë në lëvizje dhe mendoj se kam përfituar më shumë se shoqet e mia. Kam njohur shumë njerëz, kam marrë shumë kënaqësi. Jam lodhur, por edhe jam kënaqur. Është komplet tjetër gjë, botë tjetër.
Bëhesh nostalgjike për diçka kur ktheheni pas në kohë?
Nostalgjike bëhem për periudhën kur e kam pasur vajzën të vogël. Atë periudhë e kam shijuar. Jam kënaqur me atë dashuri dhe qetësinë e fëmijës. Ajo është pjesa më e bukur e jetës së një prindi, pastaj kur rriten fillojnë problemet.
Me vajzën fizikisht dukeni si dy shoqe. Si është komunikimi juaj me të?
Është kollaj të thuash e kam si shoqe. Është kollaj të thuash që unë do pranoj çdo gjë që do bëj, sepse janë eksperienca. Prindi nuk pranon asnjëherë që fëmija të bëjë si të dojë, të provojë…
Jeni konservatore?
Eh. Nuk e pranoj që fëmija im të bëjë dhe keq. Jam përherë për më të mirën. Ndoshta është mirë të bëj dhe keq, po edhe ajo e keqja duhet të ketë një kufi, një lezet. Mos të jetë një e keqe bajate, por një e keqe e mirë. Të keqen, të keqe nuk e pranoj.
Keni qenë nëna dhe babai për vajzën tuaj…
Është vështirë, sepse ajo pjesa tjetër, qoftë edhe hija, ndikon në lehtësimin tënd ndaj përgjegjësisë që ke ndaj fëmijës, edukimit në problemet që mund të të sjellë për t’i zgjidhur.
A është vajza juaj një mbështetje? Ia beson gjërat asaj?
Është inteligjente vajza ime dhe ka një humor të paparë. Po unë ngaqë nuk i bëhem shumë shoqe për gjërat që ajo ndonjëherë do të rregullojë edhe mërzitet për mua. Nuk është se jemi dakord për këto gjëra. Në momentin që unë i ngre zërin dhe i them: ”shiko se këtu nuk je mirë”, pastaj i ikën humori (qesh).
Je autoritare?
Nuk është puna si jam unë, sepse ndikon edhe mjedisi i jashtëm. Në njëfarë mënyre nuk më pëlqen atmosfera e jashtme në vendin tonë. Një rini që është e papunë, pa qëllime, më shumë rrinë në kafe. Vajza që veshin taka që në mëngjes deri në darkë, sikur janë modele… Është një atmosferë që mua nuk më pëlqen realisht. Po vjen një moment që çdonjëri e gjen veten, gjithsesi.
Kur bëni “llogaritë” në jetën tuaj, ndiheni më shumë e lumtur apo e lodhur?
Të përziera. Nuk i ndaj dot.
Eli, çfarë preferon të bësh në një ditë të zakonshme?
Varet si ndihem. Ndonjëherë dua edhe të rri vetëm brenda dhe të marr pultin e televizorit e të mos flas me asnjë.
Jeni melankolike si natyrë?
Edhe jam. Meqë kam melankolinë të lindur në zë, duhet të jem edhe në tip (qesh).
Çfarë muzike dëgjon në këto raste?
Këndoj me vete, po më shumë këngët melankolike. Këndoj vetë, më vjen ndonjëherë.
Mos këndon këngë vaji, këngë kurbeti?…
Po. Ndonjëherë këto më vijnë pa e pasur në mendje.
Kur sheh veten në pasqyrë çfarë i thua?
(Qesh) Do e them pak me humor këtë. Kur e shoh veten në pasqyrë them: “Bravo! Jo keq”.
Si korçare, a jeni një kuzhiniere e zonja?
Edhe pse kam qenë vetëm me vajzën, gjithmonë është menduar çfarë do të gatuajmë sot. Nuk është se kemi frekuentuar restorantet. Nuk e mendoj dot që të jem në shtëpi dhe të dal të ha jashtë vazhdimisht.
Kush gatuan më shumë, ju apo vajza?
Të dyja gatuajmë.
Sa kohë i kushtoni kujdesit për veten tuaj?
Sa çohem në mëngjes hap televizorin te lajmet. Dëgjoj titujt, ndërkohë që përgatisë një kafe, po si fillim duke pirë një gotë ujë. Ndonjëherë përgatis ushqim, ndonjëherë jo, nëse kam ndonjë takim. Pastrimi i fytyrës, kremi i syve veç, kremi i ditës më vete. Pastaj filloj pjesën e grimit që e bëj me qejf. Edhe kur mendoj që nuk kam për të dalë nga shtëpia, unë këtë pjesë e bëj. Nuk dua që të kaloj rastësisht përpara pasqyrës dhe të trishtohem (qesh).
Çfarë të lëndon?
Ka shumë gjëra që të lëndojnë, p.sh. kur nuk të ecin gjërat që ke menduar.
Te njerëzit?
Këtë e kam pjesën më delikate. Çfarë urrej më shumë është kur te njerëzit që kam investuar më zhgënjejnë.
Ju shqetësojnë thashethemet?
Si natyrë, e kam pasur qysh herët që nuk më interesojnë thashethemet. Ndonjëherë e kam menduar edhe me vete, si më kanë kaluar kështu gjërat. Nuk kam nevojë të sqaroj gjëra për jetën time, atë e di unë më mirë se çdokush tjetër.
Eli, duket sikur gjithë dashuria juaj është drejtuar drejt muzikës dhe vajzës suaj. Duket sikur e keni shmangur dashurinë e një femre për një mashkull…
Të dyja këto kanë qenë ato që kanë ngelur, në fakt (qesh). Puna nuk të tradhton dhe sigurisht dashuria për fëmijën mbetet dashuria më e madhe për një njeri. Dashuri të tjera, nuk është që nuk kam dashuruar, si çdo femër. Unë nuk e quaj normale që të them që s’kam dashuruar apo nuk dashuroj. S’ka kuptim, nuk është njerëzore. Ato gjëra që ndiej në atë pjesë, janë pjesa ime. Nuk dua ta ndaj me të tjerët, është privatësia ime.
Rresht njeriu ndonjëherë së dashuruari?
Asnjëherë.
Fund

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Eli Fara: Vitet kanë ecur sa të duash,
nuk je shum e re,e dashur sepse ke ndryshuar shum mos u tall e ti tashi
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Eli Fara: Nuk më pëlqen që partneri im të ndërrojë “look”
» Eli Fara: Muzika dhe vajza, dy dashuritë më të mëdha në jetë
» Sa i ndihmon gjoksi gratë për të ecur në jetë
» Eli Fara, një këngë për Shën Valentin
» Fara mashkullore i ben femrat me aktive!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi