Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Droga Dhe Llojet E Saj. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Droga Dhe Llojet E Saj. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Droga Dhe Llojet E Saj.

Shko poshtë

Droga Dhe Llojet E Saj. Empty Droga Dhe Llojet E Saj.

Mesazh nga Aяtємιѕα Thu 29 Mar 2012 - 1:35

Droga Dhe Llojet E Saj. Droga-150x150NARKOMANIA

“Shitësit e drogave jetojnë duke shitur vdekjen, ndërsa narkomanët prejt tyre e blejnë vdekjen”.
Termi narkomani rrjedh nga fjala greke “narko” dehem (narkotizoj) dhe “mania”-tërbim me të cilën shprehen epshet për kënaqje, dëfrim me mjete narkotike(drogë).

Ç`është droga?

Me droga kuptojmë mjete natyrore me prejardhje bimore të cilat veprojnë ne sistem nervorë vegjetativ dhe auotonom, dhe shkaktojnë ndryshime në përjetimet tona emocionale.
Para se ta përshkruajmë ndikimin e drogave të veçanta në vetëdije, është e nevojshme të theksojmë se ai ndikim nuk është gjithnjë i njejtë.
Veprimi i një droge varet nga personaliteti i cili e merr nga konstitucioni fizik dhe gjendja e shëndetit, nga disponimi momental, nga dituria dhe shpresimi lidhur me ndikimin e drogës nga situata sociale. E njejta drogë mund të krijojë efekte të këndshme te një individ, ndërsa efekte jo të këndshme te personi tjetër. Madje edhe tek i njejti individ efektet mund të jenë të ndryshme, varësisht nga faktorët e përmendur.
Pas marrjes së narkotikëve nëpër mjet të injeksionit rëndom përjetohen drejtëpërsëdrejti “rrënëqethjet” e këndëshme në tërë trupin dhe sidomos, ndjenjë të këndshme në pjesën e stomakut.
Kënaqësia fillestare, e cila shfaqet me rastin e marrjes së drogave paguhet ndonjëhërë me vështërsi të rënda. Para së gjithash shfaqet toleranca ndaj këtyre drogave- e njejta sasi e drogës nuk shkakton më përjetim të kënaqshëm. Prandaj sasia e drogës shtohet gjithnjë e më tepër.

Llojet e drogave

Ekzistojnë disa lloje të drogave. Do ti përmendim vetëm më te rëndësishmet dhe ato që përdoren me tepër, rrespektivisht që keqpërdoren:

1. Narkotikët-opiumi, morfiumi, heroina;
2. Drogat psikodelikte-LSD (ac. liselgjik), meskalini, psilocibini;
3. Mariuhana dhe hashashi (shpesh quhen kanabis)

Narkotikët-(opiumi, morfiumi, heroina) janë droga më të njohura dhe më të rrezikshme. Narkotikët shkaktojnë varësinë fizike. Nëse droga nuk merret me kohë, shfaqen mundime të rënda fizike, gati të padëshirueshme: ligështia dhe lodhja, dridhja, koçitja e disa muskulave, djerësitja dhe vjedhja e tepruar, shqetsimi intenziv etj. Në këtë gjendje individët janë të prirur bëjnë çfarëdo lloji të delikteve (kundërvajtjeve), në mënyrë që të arrinë deri te droga.
Drogat psikodelikte – ( LSD, meskalini dhe psilocibini). Në doza të forta edhe hashashi është drogë psikodelikte. Termi “psikodelikt” tregon se këto droga shkaktojnë ndryshime të dukshme psikike.
Të gjitha përshtypjet shqisore përjetohen mjaft të gjalla, përceptimi ndryshohet shfaqen halucinacione vizuele dhe auditive, përjetimet janë gjithësesi mjaft të parëndomta, interesante dhe të këndëshme. LSD-ja është droga më e çuditëshme te disa njerëz shkakton gjendje panike, ide mahnitëse (paranoide), depresion, madje edhe sjelljen e ngjajshme me atë të shizofrenisë, kështu që nganjëherë është i domozdoshëm intervenimi mjekësorë. Drogat psikodelikte nuk shkaktojnëvarësi fizike por krijojnë veti psikike.
Marihuana dhe hashashi (drogat e quajtura kanabis). Marihuana është ndër drogat më te përhapura në mesin e të rinjëve. Disa muzicient kanë përshtypje se më mirë ekëzekutojnë nën ndikimin e mariuhanës, mirëpo kur ta dëgjojnë incizimin e asaj muzike në gjendje normale kuptojme se ajo është nën nivelin e standartit të tyre. Marihuana nuk shkakton varësinë fizike, por krijon atë psikologjike.
Për një organizim bashkëkohorë të luftës kundër drogës duhet ndërrmarë një varg masashpreventive si p.sh.: ngritja e nivelit arsimorë dhe kulturor, formimi i edukatës shëndetësore, përkujdesja e familjes prindërve si masë preventive kundër narkomanisë, rroli i mjekut të shkollës, psikologut, pedagogut,sociologut, mjetet e informimit masiv duhet të shtjellojnë më tëpër tema nga kjo lëmi.
Pasoja përfundimtarë e konsumimit të drogave është dobësimi dhe shkatërrimi fizik e shpirtërorë, çmenduria dhe vdekja.
“Droga në fillim merret për shkak të kënaqësisë, të cilën ato e nxisin, kurse më vonë për të evituar mundimet e tmerrshme”.

Drogat dhe Substancat Abuzuese.
Alkoholi
Amfetamina
Barbituratet
Benzodiazepinat
Ekstazia
GBH
Ketamina
Khat
LSD
Mariuana (Marijuana)
Kokaina
Nikotina
Nitritet
Meskalina
Opioidët ose Opiatet – Heroina
Fenciklidina (Phencyclidine)
Solventët

KLASIFIKIMET

Klasifikimi i pare semantik i substancave psikotrope eshte ai i farmakologut gjerman L.Lewin.Ai dallon 5 grupe produktesh sipas efekteve te kerkuara nga perdoruesit:
•Euforika (qe prodhojne paqe te brendshme dhe nje ndjenje mireqenieje) e sjelle kryesisht nga opiatet
•Fantastika (qe korrespondojne me halucinogenet,madje me delirogenet.)
•Inebriantia qe prodhojne dehjen:alkooli,eteri
•Hypnotika qe prodhojne gjumin;ne kohen e Lewin-it ishin klorali,bromuri,kawa-kawa(gjumendjellesit ne teresine e tyre)
•Eksitantia qe perfaqesojne stimulantet:kafeja,kati,etj te cileve u shtojme ne ditet tona amfitaminen dhe kokainen

Klasifikimi kryesor ne mjediset psikiatrike eshte ai i J.Delay dhe P.Deniker.Tre jane grupet me te medha te ketij klasifikimi:
•Psikoleptiket e cilet zvogelojne aktivitetin psikik;dallojme neuroleptiket me efekt antidelirant te perdorur ne psikoza,trankuilizantet,sedativet,anksiolitiket dhe hipnotiket.
•Psikoanaleptiket e stimulojne aktivitetin psikik,ata perfshijne neoanaleptiket te cilet stimulojne vigjilencen(kafeja,amfetamina) dhe timoanaleptiket qe kane efekt pozitiv mbi humorin,keta te fundit jane antidepresues.
•Psikodisleptiket e cilet i korrespondojne halucinogeneve dhe kanabisit dhe,per disa,narkotikeve ashtu si dhe alkoolit.

Nje ndarje e thjeshte behet nga vete konsumatoret:droga qe te bejne:
Te fluturosh: mariuana,hashash,opium
Te udhetosh: morfina,heroina,kokaina,LSD-ja dhe meskalina,amfitamina.

Drogat e grupit te pare krijojne tek konsumatori nje gjendje lumturie,prehje te mrekullueshme,pa bere qe ai te humbe nocionin e realitetit,ndersa te dytet te bejne te ndihesh krejtesisht jashte njesoj sikur te niseshe per ne Mars,pra te jetosh ne nje bote me vete.

Shqiperia Po Humb Betejen Ndaj Droges

Te rinjte e droguar ne Shqiperi nuk mund te drejtohen askund per ndihme.
Te rinj, shume prej tyre adoleshente, jane viktima te droges, nje plage te cilen autoritetet e ketushme duket se jane te pafuqishme per ta luftuar.
Problemi me i madh eshte se Shqiperia nuk ka nje program anti droges. Kur te droguarit i drejtohen nje spitali, ata shkojne kryesisht per mbidoze. Pas disa ditesh ata largohen prej andej pa asnje mundesi per kujdes te metejshem apo terapi.
“Nje e pesta e perdoruesve qe vijne ne kliniken tone te toksikologjise jane nen moshen 15 vjecare,” thote Dr. Zihni Sula, ne spitalin ushtarak te Tiranes. Dy vjet me pare mosha mesatare e perdoruesve te rinj ishte ndermjet 16 dhe 17 vjec.
Mosha teper e re e perdoruesve, vecanerisht ne Tirane, eshte nje shqetesim i madh. Vitin e kaluar rreth 700 te rinj kane kerkuar ndihme ne spital dhe numri kete vit pritet te shtohet edhe me.
Artan Isufi, babai i nje vajze 17 vjecare ne Tirane, thote se ai ka mesuar dy vjet me pare se vajza e tij perdorte droge. “Une u terbova,” thote ai. “Mendova te kerkoja ndihme por ku? Tek shteti? As qe behet fjale…
“Kam bere cdo gje per vajzen time. E kam cuar cdo vit me pushime. E kam nxitur te pikturoje sepse ajo ka talent. Kam nje shtepi te mire ne qender te Tiranes, nje makine te mire me te cilen dalim jashte qytetit per fundjave”.

Shkelqim Demiraj, 15 vjec, eshte detyruar te shkoje ne spital nga i jati i tij, Iljazi. “Me thane se ai perdorte droge, dhe e merrte me shiringe,” thote Iljazi. “Veshtire se mund ti gjeje nje vend pa shenja shiringe dhe te panxire ne krahun e tij. Shkelqimi ishte ende i vogel per te punuar, por ai shiste alumin dhe baker, te cilin ndoshta e vidhte per te fituar parate e nevojeshme per te blere droge”.
Shkelqimi ka shkuar dy here ne spital, por te dyja heret eshte larguar perpara se ta vizitonin doktoret. Tani i ati i qendron prane krevatit te tij ne menyre qe te mos lejoje shoket ti sjellin droge. “Nese nuk e kontrolloj cdo moment, merr fund cdo gje,” thote Iljazi. “Ai nuk eshte fare ne vete dhe mund te hidhet nga dritarja”.

Pjesa me e madhe e perdoruesve te droges jane djem, por edhe vajzat duket se kane filluar te behen perdoruese. Dalina, 18 vjec, tregon se ajo dhe i dashuri i saj jane perdorues droge por nuk kane para. “Ne nuk mund te beheshim lypes apo hajdute,” thote ajo. “Keshtu qe i dashuri im me shtyu te shese trupin per para”. Ajo ka shkuar tek nje burre i cili e ka paguar jo me para por me heroine.
“Kisha frike se mos me rrembenin dhe me dergonin me skafe te punoja si prostitute ne Itali,” thote Dalina. “Kam qene shume e merzitur per dite me rradhe por per fat te mire me pas fillova te shoqerohesha me dike tjeter. Ai me ka shpetuar jeten duke me bindur te heqe dore nga droga. Nuk do ta fal kurre te dashurin tim te pare”.

Duket se qeveria po ndermerr tani disa hapa per te luftuar drogen, por fondet jane gjithnje te pakta. Autoritetet jane te vendosura ta luftojne kete fenomen. Se fundi, policia ka shkaterruar disa qindra kioska, bare, dhe restorante ne qender te Tiranes sepse ato ishin shnderruar ne qendra te tregtise se droges. Tani e gjithe zona eshte mbjelle me bar.

Ndersa prinderit e te rinjve perdorues i mirepresin keto hapa, ata kerkojne qe qeveria te beje me teper per ti ndihmuar direkt ata. Disa po humbasin durimin dhe kane filluar te perdorin metoda gjithnje e me te deshperuara per te detyruar femijet e tyre te heqin dore nga droga.
Ardian Hoxha, 19 vjec, eshte denoncuar ne policine e Tiranes nga vete familja e tij, e cila mendonte ndoshta se kjo ishte menyra e vetme per ta detyruar ate te hiqte dore. Ata ne fakt i kane futur ne xhep nje sasi droge – shume familje te tjera kane bere te njejten gje keto vite – por kur Ardiani u denua nga gjykata me pese vjet burgim, nena e tij filloi te bertiste ne sallen e gjyqit.
Denime te tilla te ashpra nuk mund te jepen ne te ardhmen. Qeveria tani po rishikon ligjin i cili i trajton si perdoruesit ashtu edhe trafikantet e droges me te njejten mase ndeshkimore. Ne te ardhmen perdoruesit do te marrin denime me te lehta.



Shoqeria shqiptare ne 10-vjeçarin e fundit te ketij shekulli eshte perballur me shume element te rrezikshem, te cilat i kane sjelle deme jo vetem shoqerise shqiptare, por edhe politikes dhe ekonomise se saj ne teresi.
Elementet kryesor te cilet kam ndermend te parashtroj ne kete teme e sipas mendimit tim vleresohen si me problematiket ne shoqerine shqiptare kohet e fundit dhe ne teresi si te padeshiruara dhe te demshme per individ te veçante dhe per shoqerine, jane pikerisht droga dhe prostitucioni, te cilat renditen ne majat e problematikes jo vetem shqiptare por edhe nderkombetare.
Organizatat e medha kriminale ose te ashtuquajtura ndryshe krimi i organizuar te cilat merren me kontrollin e prostitucionit dhe me trafikun e droges, gjithmone e me shume konkurojne çdo lloj biznesi shqiptare e nderkombetare. Jo vetem kaq, por trafiku i prostitutave u ka krijuar trafikanteve shqiptare mundesine e dominimit edhe ne tregun e droges.
Ne mjaft raste droga dhe prostitucioni bashkekzistojne, pra e shoqerojne njera-tjetren tek i njejti person. Eshte nje fakt historik i cili tregon lidhjen e ngushte te ketyre dy elementeve. Ne mjaft vende te Evropes Perendimore, ne fillimet e shekullit XX droga ne pergjithsi, ne veçanti kokaina, ishte e lidhur ne menyre ekstreme me prostitucionin. Nje shembull i thjeshte qe mund te nxjerri dukshem lidhjen e ngushte droge-prostitucion eshte edhe stimulimi i njerit element me tjetrin. Konkretisht, nje perdorues i droges, per te siguruar parate e nevojshme per drogen e perditshme ose do te hyje ne rrugen e krimit (vjedhje, grabitje, vrasje etj) ose do te behet edhe trafikant droge, apo do te behet tek e prostitute.
Ne kushtet e nje sistemi te shperqendruar apo kaotik ne te cilin gjendet shoqeria dhe shteti shqiptare, keto dy elemente gjithmone e me teper fuqizohen reciprokisht me ritme te shpejta.
Perhapja e organizatave kriminale shqiptare eshte shtrire jo vetem brenda vendit por dhe jashte tij. Stimuluesit kryesore te kesaj perhapje te gjere droge-prostitucion ne kohe kaq te shkurter kane qene dhe jane niveli i ulet kulturor, papunesia, pozita gjeografike teper favorizuese per keto dy elemente, si dhe politika e shtetit dhe institucioneve te tij.
Ne konkluzion mund te themi se keto dy elemente droge-prostitucion dhe viktimizmi i brezit te ri prej saj eshte i lidhur me situatat shoqerore qe perjetojne te rinjte, me kontradikten midis interesave shoqerore dhe kulturore te saj, nga njera ane, dhe nga ana tjeter mungeses se mundesive e mjeteve te institucioneve dhe strukturave te shoqerise shqiptare per plotesimin e tyre.

Kokaina, moda e fundit e VIP-ave

Kokaina e paster nuk eshte me nje tabu ne Shqiperi; droga e forte e te pasurve ka dhe perdoruesit e saj dhe nje treg te caktuar konsumatoresh, konsumatore VIP. Cmimi I shtrenjte I saj ne tregtine me shumice e pakice, ben qe perdorues te saj te jene kryesisht persona me mundesi te konsuiderueshme financiare. Ata jane kryesisht te rinj, prinderit e te cileve kane biznese te fuqishme, vete njerez te biznesit, te artit e spektaklit, por thashethemet nuk lene pas edhe politikanet.
Perdoruesit shqiptare te drogave te tjera, duke nisur nga marihuana, heroina e tanime edhe kokaina, llogaritet te jene rreth 40 mije vete. Burime te rezervuara te policise pohojne se vetem ne Tirane, ku dhe ndodhet maxhoranca e perdoruesve te drogave te renda, konsumohet deri ne 15 kilogram droge e ketij tipi ne muaj. Kurse numri I atyre qe e marrin vetem ne kryeqytet, llogaritet deri ne 5 mije vete.
Policia
Ne dosjet e policise, kokaina ze pak vend. Ne tre mujorin e fundit te vitit te shkuar eshte regjistruar vetem nje rast arresti per posedim kokaine. Policia ka mundur te kape 12.4 gram kokaine te paster. Perpara saj, ne vitin e kaluar, ishte shenuar nje tjeter rast bllokimi kokaine, ne sasine 1 kilogram. Por vetem dhjete dite me pare, policia mundi te bllokoje sasine rekord te droges se forte; ne Durres u ndaluan tre vete qe kishin ne automjetin e tyre nje sasi prej 1.365 kilogram kokaine. Policia deklaroi se ajo ishte me origjine nga Bolivia dhe se I perkiste nje grupi kriminal nga ky qytet, drejtimi I te cilit besohej se behej nga Lulezim Berisha, aktualisht I arrestuar ne Maqedoni per llogari te drejtesise shqiptare. Por surpriza e hetimeve paraprake te policise ishte gjetke; kokaina ka mberritur nga vendi latinoamerikan ne Shqiperi nepermjet aeroportit te Rinasit. Si e tille, duket se ajo ishte destinuar per tregun dhe konsumatorin vendas. Te pakten keto jane dyshimet serioze qe ngre policia.
Burime te rezervuara te saj pohojne ekzistencen e nje xhiroje milionash te ketij tregu ne Shqiperi. “Si ne te gjithe boten dhe ketu, ka oferte per te gjithe, nga 400-500 leke per nje sasi qe garanton deri ne dhjete cigare me hashash, ne 1 mije leke per dozen e heroines e deri ne 75 euro e me shume per cdo porcion kokaine te paster ne tregun e pakices. Kokaina eshte oferta per te pasurit”, pohon burimi yne. Sipas tij, heroina, pavaresisht se dhe ajo ka nje numer mjaft te madh perdoruesish ne Shqiperi, hyn ne Shqiperi tranzit dhe transportohet ilegalisht ne Perendim, ndersa kokaina ka nje treg te garantuar vendas. “Ajo eshte me e kerkuar nga personazhe VIP sepse efekti I saj eshte me I drejtperdrejte dhe mbi te gjitha nuk te jep ndervaresi fizike. Nuk krijon shenja te dukshme per perdoruesin dhe menyra e marrjes se saj eshte me praktike dhe aspak e dhembshme”, thote burimi yne.

Marijuana (spanjisht), ose cannabis (latinisht) ose hemp (anglisht) apo Kerp (shqip) eshte nje planet qe mund ta quajme te mrekulleshem, dhe ka nje histori te gjate po aq sa njerzimi (te pakten).
MarijuanaE vetmja bime qe mund te kultivohet qe nga Skandinavia ne Ekuator,ka shume veti kurative, rritet shpejt, kushton pak per tu mbajtur dhe ben nje vaj te cilesise se larte. Ka furnizuar per mijra vjete qyteterimet me te lashta duke dhene 80% te letres, tekstile dhe lende djegese. Në fakt, Enciklopedia Britanike është shtypur për 150 vite në letër kërpi, të gjitha librat shkollor deri në 1880 botoheshin në kërp, e përdorej për të paguar taksat në Amerikë që në 1631.
Presidentat më të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara, si George Washington, Thomas Jefferson e baballarët e tjerë themelues lëvronin kërpin, Benjamin Franklin kishte një ndër të parat punishte letre në Amerikë dhe kultivonte kërpin.
Biblat e para, hartat, tabelat, kartat e para të Deklaratës së Pavarësisë e Kushtetuta janë të bëra nga kërpi, po nga kërpi ishte dhe flamuri i parë i Shteteve të Bashkuara.
-Më 1916 Shtetet e Bashkuara shpallën një dekret më të cilin vendos që letra mund të bëhej nga kërpi dhe nuk duhej prerë më asnjë pemë: raporti vendoste se për çdo akër kërp, duheshin kultivuar 4 pemë.
Me rrëshirën e kërpit prodhoheshin vernikët e parë, dhe modeli i parë T i Henri Ford ushqehej me karburant të nxjerrë nga kërpi, dhe vetë makina u ndërtua nga plastika e kërpit.
Nëse e gjitha kjo është e vërtetë, atëherë përse një bimë është vënë jashtë ligjit?
Pastaj çfare ndodhi?
Ndodhi qe ne ate periudhe industria filloj te kalonte me ritme te shpejta agrikulturen, dhe me kete parakalim cannabis ishte viktima e pare.
Grupet e reja industriale amerikane qe po lindnin sidomos mbi shfrytezimim e naftes per prodhimin e energjise si (Standard Oil – Rockefeller), dhe ato qe shfrytezonin pyjet per letren (editore Hearst), dhe ato per prodhimin e firave artificiale per veshjet (Dupon) – pra te gjithe sektore ku keto firma kishin investuar sasi te medha paraje.
Por kishin secila perballe kopshtitit te tyre kete konkurrues te fuqishem, keshtu mblodhen forcat per te formuar nje aleance te mjaftueshme per ta mundur. E vetmja zgjidhje per ti prere kembet ketij kolosi sepse ishte i perhapur ne te gjithe boten ishte…. (aqsa ne Shqiperi e perdornin edhe si bime zbukurimi, e jo vetem kurative, pyesni gjyshen tuaj dhe ka per tju treguar per çajin qe benin me marijuane kunder dhimjeve te barkut,çudi tani po e perdoret edhe ne mjeksi!!!)
ILEGALITETI Filon keshtu opracioni mediatik per ta demonizuar, shpejt dhe me efiaksitet (“Droga e djallit) dhe ne saje te gazetave te Hearst (eshte personazhi i famshem i Citizen Kane/Pushteti i katert i O. Wells), i cili kishte nje gazete te madhe ne çdo qytet te Amerikes. I ndjeshem ndaj parase dhe ne kerkim te nje teme per te fituar popullaritet, Hollywood u lidh menjehere me kete manover duke dhene kontributin e tij per ti vene vulen perfundimtare ketj produkti. Filmi “Marijuana”: vrasese e rinise – nje thithje, nje feste, nje tragjedi. Denimi moral udhetonte shpejt, nuk ekzistonte kunderinformacioni dhe per te bere nje ligj qe e ndalonte ne kete klime ishte shume e thjeshte. Edhe sepse 3/4 e senatoreve qe miratuan ligin e famshem “Marijuana Tax Act” ne 1937, akoma ne fuqi, nuk e dinin qe marijuana dhe cannabis ishin e njejta gje: ishte ai gjeniu Hearst qe futi emrin e ri per te çoroditur njerezit.
Fakti eshte se duke nisur nga ai momenet Dupont mbyti tregun me fibrat e tij sintetike (nylon, teflon, lycra, kevlar, emra te degjuar per te gjithe ne, kush nuk ka veshur nje bluze najloni ? jane te gjithe marka origjinale Dupont) Tregu i makinave po drejtohej perfundimisht drejt perdorimit te benzines (madje edhe sot ne Amerike nuk ezoistojne makinat me nafte!!! vetem keto vitet e fundit po flitet me rritjen e benzines) por motori i pare i ndertuar nga Diesel ishte me karburant vegjetal. Hearst nderkohe po fillonte shkaterrimin e pyjeve ne menyre sistematike ne Ameriken e Jugut dhe nga kjo lende druri nxorri ne pak kohe aq leter se te çonte drejt falimentimit kokurruesit Korrit te ketyre njerezve “te mire” u shtohej edhe ai i prodhueseve te cigareve (emrat i dini, lexo paketen) te cilet donin te mbushnin kete boshllek me nje produkt tjeter 100 here me te demshem sesa cannabis. Multinacionalet e sotme ato qe influencojne qeverite, nuk jane gje tjeter veçse pasaardhesit direkt te asaj aleance historike qe lindi ne vitet ’30 midis familjeve industriale. Si produkt tekstil, cannabis eshte 4 here me i bute se pambuku, 4 here me i ngrohte, 3 here me shume rezistent dhe veshjet rrojne me shume, ka cilesi injifuge, pra nuk ka nevoje per pesticide qe te kultivohet (pyesni fshataret e Lazaratit). Si karburant kushton sa 1/5 e naftes se sotme me te njejtin rendiment dhe nuk ndot ambientin. Dhe persa i perket letres kushtin sa 1/10. Kemi bere biznesin e shekullit!!! Sala kur erdhi ne qeveri ne 1992 tha “Fshatari le te kultivoje produktin qe kane me shume fitim, dhe qe atehere plasi mbjellja ne Shqiperi veçse me vone e kapen nga veshet dhe sot edhe ne Shqiperi eshte e ndaluar”
36 miliard dollare, dyfishi i drithrave, kjo eshte shifra e sasise se Canabis te prodhuar ne Amerike ne 2006, ndersa ne Shqiperi fshataret e shkret shkojne ne burg, fshataret Amerikane po pasurohen, dhe siç mund ta lexoni ne shkrim Marijuana eshte bima me me rendiment nga te gjitha bimet e tjera bujqesore. Amerika ze vendin e pare be bote per prodhimin e Marijuanes,
Po Shqiperia???
Pse duhet te bejme lufte me fshataret e Lazaratit nderkohe qe ne bote lejohet dhe dihet qe perdorimi i saj eshte shume i gjere??
Sot qeveritë duhet t’a kuptojnë se nuk ia kemi nevojën naftës për të ushqyer industrinë petrolkimike – nëse ky do ishte problemi për eliminim total të naftës nga tregu – pasi ka bimë si kërpi, një bimë vërtetë e fisme, nga e cila mund të nxirren lëndët e para të nevojshme.
Prandaj çfarë fshihet pas OGM, pas politikës monetare, akoma është petroldollari? Fshihet emri i një bime, kërpi, që nuk ajo çfarë partitë e shoqatat duan të bëjnë me dije duke folur për liberalizim të drogave: fushatat e tyre të liberalizimit janë akoma më të rrezikshme pasi ushqejnë dizinformacionin pasi në fakt ngatërrojnë kërpin, që është një bimë, me marijuanën që është një përzierje. Duhet të çlirohemi nga këto paragjykime të kundrainformacionit të manipuluar nga vetë lobet që kontrollojnë tregun e naftës dhe sistemin monetar. Nëse duhet luftuar për legalizimin, atëherë nevojitet të luftojmë për të mbrojtur një bimë të çmuar për njerëzimin.
Me gjithe perdorimet qe ka si bime cannabis (edhe ne mjeksi) pse te mos lejohet prodhimi, keshtu ndihmojme me te vertete ekonomine e fshatit dhe luftojme kontrabanden sepse cannabis do te jete e lire dhe askush nuk do te merret më me kontrabande.shqiperia sot
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi