Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nëse historia ndryshon gjithmonë padron People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nëse historia ndryshon gjithmonë padron People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nëse historia ndryshon gjithmonë padron

2 posters

Shko poshtë

Nëse historia ndryshon gjithmonë padron Empty Nëse historia ndryshon gjithmonë padron

Mesazh nga Aяtємιѕα Sun 1 Apr 2012 - 4:00

Është titulli i një prej gazetave më në zë amerikane, The New York Times, që në debatin global mbi historinë, jo vetëm na jep panoramën e ngjarjve që lidhen me debatin, por edhe disa orientime të drejta rreth këndvështrimit të historisë, përfshi edhe historinë tonë. Kanë kaluar mbi dy dekada që kur filluan edhe tek ne që t'i hedhin një shikim edhe historisë, ose siç quhet shpesh, rishikim të saj. Të gjithë historianët kanë të drejtën e tyre që të hyjnë nëpër skutat e historisë sonë dhe të mund ta zhbirrojnë atë, nëse ia dalin mbanë, duke na dhënë përgjigje të drejta, përsëri nëse është e mundur, lidhur me vërtetësitë e ngjarjeve më të rëndësishme të Shqipërisë. Por ndruhem se sado që të përpiqen të hedhin dritë mbi to, asnjëherë nuk do të arrijnë të na japin të gjithë të vërtetën, pasi e vërteta nuk fshihet në dokumentat e arkivave kombëtare, por në memorien kohore të brezave, që pas kaq vitesh, vështirë se mund të gjejë një përgjigje që kënaq të gjitha kërshëritë. E vërteta bazuar tek dokumentat është një version zyrtar i kohës, i mbrujtur thellësisht me anshmëri të theksuara interesash, bindjesh, këndvështrimesh. Thuhet se historinë e bën i fituari, prandaj që tek kjo thënie mund të zbulojmë karakterin relativ vërtetësisë së historisë. Këtë vit, në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë sonë Kombëtare, përvjetor që duhet të na mbledhë të gjithëve rreth një sofre, në vend që të na ndajë, i propozova akademikut Italian, Emilio Benvenuto, që të shkruajmë disa artikuj që të lidhen me të gjithë këtë periudhë shekullore shqiptare, bazuar mbi faktet zyrtare që ai ka mbledhur gjatë jetës së tij të gjatë dhe shfletimit të shumë arkivave në Itali. Shpresojmë që të sjellim disa mendime, kurrë të vërteta të pakundërshtueshme, në lidhje me raportet mes Italisë dhe Shqipërisë, që kanë qënë gjithmonë të panadra, kjo edhe në shumë raste për fatin tone, pasi dihet fort mirë kontributi i arbëreshëve në këto raporte. Një prej fakteve të para që më propozoi është edhe periudha në vitet 1920-1921 që lidhet me formën e ardhshme institucionale në vendin tone të kohës. Do të ndalemi pak më poshtë rreth kësaj çështjeje, pasi më parë do të sjell pjesë nga debate lidhur me historinë në dy prej vendeve që kanë bërë historinë e botës dhe sigurisht nënkuptohet edhe historia e një vendi të vogël si Shqipëria. A duhet riparë historia jonë? Si duhet riparë? Cilat janë kriteret e rishikimit të saj? Cilat momente të saj duhen riparë? - janë disa nga pyetjet që kanë vite që po bëhen. Të mundurit e Luftës së Dytë, tash po kërkojnë ta rishikojë tërësisht atë, duke patur edhe ndonjë mbështetje nga qarqe të ndryshme antishqiptare në disa vende që dikur ishin fuqitë e mëdha. Një e shkuar që rizgjohet nga mendje të sëmura, nuk premton asgjë të mirë, për më tepër kur bëhet fjalë për vendin tonë, pasi në historinë tonë përplasen shumë interesa të vendeve, ato edhe përreth nesh. T'i hapësh ato arkiva, do të thotë të zgjosh edhe ato ndjenja të dikurshme dhe synime që për një periudhë të gjatë kohe, kjo është merita e viteve nga 1944-1990, mbetën të përgjumura. Do të duhet të rihapen të gjitha ngjarjet që nga fillimi i shekullit për të riparë ngjarjet dhe gërshetimin e tyre tek ne, si dhe ndikimin që ato kanë patur. Historia e shkuar në ato vite, edhe sikur të ketë gabime, nuk mund të mos ketë, pasi nuk ka histori të kulluar, është një periudhë e mbyllur përfundimisht, pasi askush nuk mund ta çojë në bankën e të akuzuarve gjithë periudhën nga 1900 deri në vitin 1990, pasi edhe tellalët e sotëm, do të duhet të çojnë në atë bankë, prindërit dhe të afërmit e tyre më parë, sesa të tjerët. Thënies se, a nuk e bëjnë historinë fitimtarët, si do t'i përgjigjen ata? Debatet e kota rreth historisë sonë do të duhet të na çojnë në pyetjen e madhe se, historia jonë është 100% e jona apo është bërë gjithmonë nga të tjerët, duke qënë vend i vogël dhe pjesë e koalicioneve dhe konjukturave?

Kush kontrollon të shkuarën, kontrollon të ardhmen – tha G. Orwelli. Nuk befasohesh që atdheu i tij është bërë teatri i debayeve më të fundit mbi kuptimin e historisë dhe në mënyrën sesi duhet tua mësosh njerëzve. Në dy konferenca me tone tradicionale të qeta akademike akuzat ndoqën njëra - tjetrën për racizëm, thjeshtësim dhe injorancë të vërtetë. E gjithë kjo, ndërsa historianë nga më me autoritet të vendit i bëjnë thirrje Ministrit të Arsimit që të heqë dorë nga përpjekjet e tij për të reformuar mësimdhënien e lëndëve në shkolla. David Starkey, autor i shumë volumeve mbi Enrikun e VII dhe gratë e tij pohoi se shkolla duhet të përqëndrohet më shumë tek kultura e Britanisë së Madhe. Komentit të një kolegu të vet mbi karakterin multietnik të vendit ai iu përgjegj: Jo, nuk është e vërtetë. Kultura e vendit është monokulturë dhe zona të mëdha të Anglisë janë padiskutim të bardha. Verën e kaluar pas protestave në vend ai deklaroi se popullsia e bardhë dhe e varfër ishte bërë e zezë dhe mes tyre është përhapur kultura e dhunshme, destruktive, nihiliste dhe e keqbërëse. Cannadine, profesor i historisë në Princeton, i shpjegoi Minsitrit se ata që ankohen për një krizë në mënyrën sesi u jepet historia të rinjve në shkolla, bazohet tek miti i një periudhe të artë, ku të rinjtë ishin në gjendje të thoshin emrat e të gjithë mbretërve dhe mbretëreshave të Anglisë. Në një konferencë në Londër ku prezantoi librin e vet Tipi i duhur i historisë, Cannadine pohoi : ankimet për papërshtatshmërinë e mësimdhënies së historisë në shkollat angleze ekzistojnë qysh kur vetë ato filluan të flasin për historinë. Në Angli – theksoi autori – në ndryshim nga vendet e tjera të Europës, studentët mund të vendosin ta ndërpresin studimin e historisë në moshën 14 vjeçare. Por nëse qeveria dëshiron ta përmirësojë kuptimin e historisë, duhet ta imponojë mësimin e historisë deri në moshën 16 vjeçare. Historia që flet për ngjarjet e një vendi, shpesh konsiderohet një lëndë e diskutueshme. Në Teksas komisioni shtetëror për Arsimin votoi që librat e shkollave në të gjithë shtetin duhet të fillojnë t'i paraqitin konservatorët në një dritë më të favorshme dhe t'i japin më emfazë rolit që luajti Kristianizmi në historinë amerikane. Në vitet '80 në Gjermani palsi zënka midis historinëve kur Nolte, profesor në Universitetin e Lirë të Berlinit, botoi një artikull në të cilin e përshkruante Holokaustin një reagim ndaj frikës ndaj revolucionit rus. Po ashtu ai theksoi se gjermanët duhet t'i japin fund ndjesës për të shkuarën dhe bëmat e Hitlerit ishin të kuptueshme dhe deri në një farë pike edhe të justifikuara. Idetë e tij hapën një polemikë që zgjati disa vjet. Evansi që deri atëherë ishte një historian i ri tek Universiteti East Anglia, mori pjesë në debat, duke vënë në pah afëritë midis opinionit të Noltes dhe atë të mbrojtura nga anisemitët si në Europë edhe në Amerikë. Debati aktual lindi në Angli në vitin 2010 kur Fergursoni, profesor në Harvard, foli në një festival letrar duke u ankuar për faktin se në Angli pjesa më e madhe e të rinjve nuk studion veç Enrikun e VII, Hitlerin, Luter Kingun. Ministri i Arsmit Gove e pyeti prof. Fergusonin se a do e lejonte Harvardi që të qëndronte për pak kohë në Angli që t'i ndihmonte që të hidhnin bazat e një programi historie më entuziazmues dhe të arritur?
Më vonë u reklutuan edhe Cannadine dhe Schama që të jepnin kontributin e tyre që të rinovonin programin kombëtar të historisë. Evansi që është prof. mbretëror i historisë në Kembrixh, iu versul të gjithë nismës, duke e akuzuar qeverinë se po imponon një lexim përkujtimor të historisë, se po i anashkalon ngjarjet më të errëta të kombit dhe po lë pasdore kontribuitin e njerëzve me ngjyrë në trashëgiminë e vendit. Rreziku – theksoi ai - është se do të operohet me një lloj thjeshtësimi krejtësisht injorant.
Historia duhet t'u mësojë një ndjenjë perspektive dhe proporcioni – thotë Cannadine – duke u ankuar se në debate është polarizuar përreth pozicioneve të paluajtshme: ajo e atyre që privilegjojnë rëndësinë e njohjes së fakteve në lidhje me kompetencat historike; e atyre që duan një tregimtari kombëtare me tone të madhërishëm, pavarësisht një versioni të së shkuarës që përfshin edhe momentet më pak fisnike dhe atyre që duan të përqëndrohen tek atdheu në të cilin jetojmë, sesa tek raportet tona me pjesën tjetër të botës. Ministri Gove e quajti të rrezikshme vullnetin e politikanëve që të imponohen tek programet kombëtare shkollore shumë prej pregjykimeve të tyre. Duhet të mësohet më shumë histori dhe të jemi më kërkues – theksoi ai.

Pjesa II

Arjan Th. Kallço dhe Akademik Emilio Benvenuto
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nëse historia ndryshon gjithmonë padron Empty Re: Nëse historia ndryshon gjithmonë padron

Mesazh nga Aяtємιѕα Sun 1 Apr 2012 - 4:01

Nëse i referohesh historisë së Shqipërisë dhe synon të lexosh diçka që lidhet me gjendjen e vendit në vitin 1914, do të shohësh se, pas viteve '90 ka edhe versione të ndryshme të këndvështrimeve për këtë ngjarje tragjike të fillimshekullit, Lufta e Parë botërore e zhyti vendin në një krizë të re, e ndikuar edhe nga konjukturat e kohës. Ushtritë e Austro-Hungarisë, Francës, Italisë, Greqisë, Malit të Zi dhe Serbisë e zaptuan dhe pushtuan gati gjithë territorin e shtetit shqiptar që kishte vetëm 2 vjet që ishte krijuar pas shpalljes së Pavarësisë. Shteti shqiptar i vetëm në përballjen ballkanike, i mbetur dhe pa udhëheqje politike dhe ekonomike, për shkak të pushtimit të ri që e nxori jashtë loje atë, u zhyt bashkë me gjithë vendin në kaos. Në Konferencën e Paqes së Parisit, 18 Janar 1919 - 21 Janar 1920 zhvilluar pas Luftës së Parë Botërore, fshirja e përfundimtare e emrit të Shqipërisë nga harta ballkanike, u shmang kryesisht nga përpjekjet e Presidentit të Sh.B.A-së, Ëilson, i cili e kundërshtoi hapur planin e Britanisë, Francës dhe Italisë për ndarjen e Shqipërisë midis fqinjëve të saj, dhe sidomos nga delegacioni shqiptar që insistoi me forcë në ruajtjen e shtetit shqiptar. Kjo ishte gjendja e Shqipërisë dhe fasada që dukej dhe lexohej midis kronikave të shumta të kohës, por diçka tjetër gatuhej pas kuintave të pushtetit, duke e bërë më të vërtetë faktin se aparencat janë vetëm një llustër për t'i shfaqur të padukshme prapaskenat e brendshme dhe sidomos ato të jashtme, pa të cilat asnjë qeveri shqiptare e kohës nuk do të kishte siguri. Një hap pozitiv u hodh kur në dhjetor 1920 Shqipëria, me mbështetjen edhe të Britanisë së Madhe, çuditë e këtij vendi nuk kanë të sosur, u pranua në Lidhjen e Kombeve, duke fituar kështu për herë të parë njohjen ndërkombëtare si shtet vetëvendosës. Në vitet 1920-1921 problemi bazë në lëmshin e intrigave të brendshme, shoqëria shqiptare ishte e ndarë midis dy grupimeve politike opoziatare, ishte e ardhmja e vendit. Grupimi i parë përbëhej prej forcave tradicionaliste shqiptare dhe orintimi i tyre politik qe thellësisht i djathtë. Mes emrave të familjeve të njohura ishte dhe ai i Ahmet Zogu, një pronar i vogël fisnor nga rrethi i Matit, i shkolluar në Stamboll dhe Austri, njeri që shquhej për ambicjet e tij për pushtet. Grupimi i dytë përbëhej nga progresistë me prirje demokratike të kohës dhe orientimi i tyre politik qe i majtë. Në krye qëndronte Fan Noli, një peshkop ortodoks i edukuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pjesa më e madhe e dëshironte monarkinë, si mënyrë për ta shpëtuar vendin, bile dhe vetë parlamenti e pasqyronte këtë ndjenjë dhe secila palë propozonte zgjidhjen e vet. Njëra palë mendonte rikthimin e dinastisë së Vidit, me të birin e mbretit të parë, dikush tjetër ëndërronte një pric egjyptian dhe një e tretë Dukën e Montpensierit. Por monarkia angleze ishte më joshëse duke patur parasysh traditën dhe jetëgjatësinë e saj. Mendohet se shumica e deputetëve ishte për një anglez, por pa një marrëveshje të qartë për emrin. Askush nuk mendonte për emrin e një shqiptari si Zogu, ishte jashtë çdo mundësie, edhe pse në qarqet e ndryshme konsiderohej si i paradestinuar. Duke e menduar dhe e konceptuar humorin e kohës asnjë prej Fuqive të Mëdha nuk do ta kishte vendosur kurorën mbi kryet e tij. Ndoshta ishte ende i ri dhe i panjohur mirë prej tyre, por edhe sepse ai nuk kishte asnjë prejardhje fisnike. Për më tepër që ideja për një mbret shqiptar as që merrej fare në konsideratë, sepse nuk kishte ndonjë pjesëtar tjetër të familjeve shqiptare me emër, që të kishte fuqi dhe autoritet mbi të tjerët. Familja Doda e Mirditës ishte më e kuotuara midis të shumtave, por nuk kishte askënd që të mund të impononte personalitetin e vet mbi vendin, pasi edhe Prenk Doda dergjej në burgjet e Turqisë dhe nuk kishte fuqinë e duhur që të bëhej mbret.
Konkluzioni që dilte ishte padyshim unanim për një të huaj, por me klauzola që të dukej si zgjedhja që do të bëhej nga vetë shqiptarët. Një detyrë të tillë nuk mund ta kryenin fuqitë e huaja, pasi diheshin kontradiktat mes tyre. Si anëtar i delegazionit të MPJ angleze në Konferencën e Paqes në Paris, Barnesi sugjeroi fronin e Dukës së Abrucos dhe kjo në atë kohë mund të ishte një zgjidhje gati e përkryer. Kështu do të mbetej e kënaqur Italia, e cila më pas do të shtyhej që ta braktiste Vlorën, sundimi i së cilës ishte një pengesë e madhe ndaj një drejtësie sado minimale që lidheshin me aspirat legjitime të Shqipërisë për një shtet të vetin. Për më tepër që Duka ishte njeri i zoti, i guximshëm, i aftë dhe mendohej ai i duhuri që mund t'ia kishte dalë mbanë dhe të kishte arritur sukses. Kjo ndeshte në kundërshtimin e pjesës më e madhe të të zgjedhurve në Parlament se ishte e prirur ndaj një monarku anglez. Anglia ishte fuqia fitimtare, por më e painteresuara në Ballkan dhe kështu ajo shihej nga vetë shqiptarët se do të kishte paanësi dhe do të mbornte interesat e Shqipërisë. Kishte edhe zëra të tjerë nga shqiptarë që e kishin parë Amerikën, flisnin për ndonjë miliarder amerikan që mund të bënte mrekullinë ekonomike si në vendin e tij. Sipas Kushtetutës në Shqipëri kishte edhe një Këshill Drejtues me 4 të Urtë, sipas 4 feve, që funksiononte në mënyrë kolektive, si një monarki e vogël kushtetuese. Secili prej tyre ishte përfaqësuesi më i lartë i komuniteteve fetare të Katolikëve, Ortodoksëve, Muhamedanëve dhe Bektashinjve. Projekti në tryezat e tyre, por edhe të fuqive, synonte mbledhjen e një Asambleje kushtetuese që do të nxirrte një akt kushtetues dhe që do ta kishte sanksionuar një monarki, me gjitha të drejtat edhe të monarkut që do të kurorëzohej. Pas kësaj Këshilli do të kërkonte zgjedhjen e një drejtuesi të vetëm, të mos harrojmë se ishte e preferueshme të ishte anglez, për 5 vjet. Nëse ai do ta kalonte provën dhe do të tregonte me vepra rezultate të mira qeverisëse, do të ftohej nga Asambleja që të hipte në fron. Ishte një zgjedhje e arsyeshme në dukje, por edhe e pranueshme, por ky projekt nuk merrte parasysh ndarjet mes grupimeve dhe feve në Shqipëri.

Oferta për Xhejms Barnesin dhe Pegi Williamsin

Barnesi mbërriti në Shqipëri në këto kushte histoiko-shoqërore në të cilat ndodhej Shqipëria. Ishte bërë një figurë popullore dhe gati kombëtare për shërbimet e shumta politike që i kishte bërë vendit në të shkuarën dhe për ato ekonomike që mund të kryente në të ardhmen. Emri i tij qarkullonte në qarqet diplomatike, poltike dhe konjukturale europiane si mbreti i mundshëm i Shqipërisë bashkë me atë të Herbertit. Barnesi u gjend përballë një mendimi dhe dëshire të tillë, mesa dukej bashkonte në një pikë të kënaqshme të gjitha zgjidhjet që parashtroheshin, bile u shty që ta merrte vërtet në konsideratë këtë mundësi. Një mbret që të ishte beqar nuk pranohej nga opinioni monarkist, por edhe nga vetë protokolli i pushtetit. Në Shqipëri ndodhej në një koinçidencë të përkryer me prapaskenat edhe një zonjushë angleze me personalitet të dukshëm, Pegi Williams. Kjo zonjushë u bë edhe një zonjë e nderuar e shoqërisë londineze, kur u bë gruaja e Ministrit finlandez në oborrin e Mbretit Xhorxh. Ishte një vjazë me shumë vlera që e bënin më të pranueshme ëndrrën e endësve të fatit të Shqipërisë. Në moshën 17 vjeçare kur shpërthehu Lufta e Parë 1914, shkoi në Zvicër dhe iu bashkua Kryqit të Kuq francez. Shërbeu në front pranë vijës së parë nën zhurmën dhe tmerret e luftës, mes shpërthimeve dhe predhave nga përleshjet. Pas luftës iu kthye jetës së saj monotone në një shtëpi të qetë në Londër. Ishte shumë e nderuar dhe dëshmimtare për këtë histori të saj ishin medaljet e shumta që kishte marrë. Një grua tepër e guximshme që nga brenda i jehonte përvoja e viteve në luftë dhe që nuk dëshironte që të flinte mbi dafina. U fut në Kryqin e kuq amerikan dhe në vëmendjen e tij, një prej vendeve të veprimtarisë së tij, dukej se ishte dhe vendi ynë, kështu që zonjusha mbërriti në Shqipëri. Shpejt e mësoi gjuhën shqipe dhe lidhi miqësi me të gjithë shqiptarët e njohur, duke fituar simpatinë dhe respektin e tyre. Më pas hapi një shkollë në Tiranë, pastaj krijoi lëvizjen boy scouts që u përhap shumë shpejt. Vajzat dhe djemtë shqiptarë ishin të etur për përparësitë e edukimit dhe mundësitë që ofronte jeta moderne. I hiqej kështu shamija një vendi perëndimor që ishte mbajtur në errësirë nga turqit dhe perspektivat e lirisë ishin dehëse. Të rinjtë e adhuronin Pegin që u bë edhe shtojzovallja dobiprurëse e tyre. Pak km nga Tirana, dominuese mbi luginë dhe rrëzë Krabës, ndodhej kështjella veneciane e Petrelës e ndërtuar mbi rënojat e asaj romake. Kështjella u bë qendër e preferuar e shumë detyrave të vështira të Pegi Williamsit. Jeta e saj në kështjellë dhe simpatitë e shndërruan në një kryetare feudale ku organizonte shëtitje në të dhe njerëzit u miqësuan aq shumë, sa e quanin Dukesha e Petrelës, një titull që më vonë doli se ishte tepër i merituar. Por nuk mbaroi me kaq, pasi shkoi më tej dhe u bë gati një heroinë kombëtare. Kur shqiptarët sulmuan garnizonin Italian në Vlorë, ajo organizoi një shërbim sanitar, duke qënë në vijën e parë mes të plagosurve në zonat e luftimeve, majë kuajve me trastat plot me ilaçet e ndihmës së parë. Në këtë mënyrë ndihmonte të palgosurit, duke fituar ditë pas dite lavdi në vendin e udhëkryqeve të orekseve dhe prapaskenave. Më vonë kur Shqipëria u pushtua nga sërbët dhe ishin gati në Tiranë, ajo refuzoi që ta braktiste dhe bashkë me vajzat e tjera morën urdhërin që të shkonin në Durrës. Dëshironte të shkonte në front ku po organizohej rezistenca e fundit dhe vetëm ndërhyrja e Kombeve të Bashkuara me këmbënguljen e Italisë e penguan që të merrte pjesë në një tjetër fushatë lufte.

Pjesa I

Arjan Th. Kallço dhe akademik Emilio Benvenuto
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nëse historia ndryshon gjithmonë padron Empty Re: Nëse historia ndryshon gjithmonë padron

Mesazh nga Aяtємιѕα Sun 1 Apr 2012 - 4:01

Në këto rrethana nuk duhet të çuditemi përse emri i saj u propozua si një mbretëreshë e mundshme. Barnesi dhe Williamsi shoqëroheshin shumë bashkë, pasi në Tiranë kishte shumë pak anglezë, si në kështjellën e Petrelës, ashtu edhe në ndonjë lokalitet të bukur, aq sa u përhap zëri i një lidhje mes tyre apo deri edhe të fejuar. Parisë shqiptare kjo histori edhe disi e sajuar dhe e forcuar, dukej se ia kënaqte dëshirat e veta për një zgjidhje alla angleze të çështjes. Filluan të lëvizin të 4 të urtët që kjo lidhje të ligjërohej dhe t'i shkohej deri në fund idesë së nisur, pasi çasti e kërkonte një mbret në front ë kurorëzuar. I pari që hodhi hapin drejt ligjërimit të lidhjes ishte përfaqësuesi i ortodoksëve, Turtulis, i cili i kërkoi takim Barnesit për një propozim të rëndësishëm. Mendohet se propozimi gati i miratuar nga 3 prej 4 Drejtuesve të Këshillit ishte një rast i mirë dhe po të ishte martuar me Pegin, do të kishte qënë një ngjarje me fat për Shqipërinë dhe lidhja e tyre mund ta kishte zgjidhur problemin insitucional. Por nga ana tjetër Barnesi, duke qënë katolik, mund të mbështetej edhe tek vota e peshkopit Bumçi dhe e Ahid Pashë Elbasanit, bektashi dhe që ishte kryetar i Këshillit dhe mik i Pegit. Edhe përfaqësuesi katolik u mundua që ta mbështeste këmbënguljen e Turtulisit dhe u premtoi se do t'i kurorëzonte në katedralen e Shkodrës. Vetë Pegi në shaka e sipër propozoi si kumbar Bajram Currin, udhëheqësin e kryengritjeve dhe muhamendan. Bajram Curri i informuar për këtë histori, tha se do të vinte personalisht me nja 100 burra në ceremoni. Barnesi në rrëfimet e tij e pranoi se u josh nga kjo ide, por lind pyetja, a do të martoheshin për arsye shtetërore? A do t'ia dilnin mbanë? Do t'ia vlente barra qeranë? Ideja filloi të përhapej dhe u duk se do të realizohej, pasi edhe Barnesi po quhej Duka i Petrelës. Por në të vërtetë nuk kishte asnjë gjasë që martesa e tyre të kishte sukses. Pegi edhe mund të qëndronte në Shqipëri, por Barnesi do të vinte me shkëputje, pasi ishte pagamarrës dhe jo i pasur. Intrigat dhe kundërintrigat ishin tronditëse, ndryshonin nga dita në ditë. Askush nuk mund të jepte garanci dhe pozicioni i partisë së Nolit (po t'i hedhim një sy wikipedias, enciklopedia on line, është turp, por ka shumë pak materiale për të, pothuaj vetëm një faqe për një prej personaliteteve më të mëdhenj shqiptarë) po fitonte popullaritet si opozitar i ngjarjeve personale të Zogut që synonte drejt pushtetit.
Ja se çfarë shkruhej për dyshen Noli - Zogu në atë kohë :
Më 1924, midis Zogut dhe Nolit zhvillohej luftë, e cila nga nga larg dukej si një garë mes të mirës e të keqes. "Fan Noli simbolizonte dijen, demokracinë e përparimin; Ahmet Zogu përfaqësonte padijen, autokracinë e reaksionin. Konkursin e fitoi më i keqi", shkruante dikush në shtypin shqiptar të diasporës në atë kohë. (J.Tomes)
Por një vetëdije e qartë mendohet se e kishin edhe vetë protagonistët e revolucionit demokratik :
"Gabuam Gurakuq" mendohet të kenë qenë fjalet e fundit të Nolit në token shqiptare.(P.Tako) Pas pak, anija me të dhe ministrin Luigj Gurakuqi në bord do t'i largohej me nxitim brigjeve shqiptare. Forcat e rivalit te tij po afroheshin. Revolucioni i qershorit kishte dështuar. Noli kishte humbur. Arsyet dihen, por kjo humbje Nolit i kujtoi edhe dicka tjetër; se një politikan është me lehtë te tregohet idealist kur ndodhet ne opozitë sesa kur ndeshet me realitetin e ashpër të drejtimit të pushtetit. Këtë ai e mësoi nga përvoja e vet.
Historia botërore dhe e jona gjithmonë i ka gjykuar ngjarjet e saj më të bujshme dhe ky është parimi i pashmangshëm i brezave. A është gjykimi gjithmonë objektiv? Në shumicën e rasteve objektiviteti është më shumë subjektivitet, duke u nisur edhe nga pozicionet që marrin fituesit pas betejave të ashpra për pushtet ose pas revolucioneve, treguesit më të qartë të pakënaqësisë kolektive dhe të masave të gjera të popullsisë.
Zogu e Noli janë gjykuar, rigjykuar e do të rigjykohen përsëri. Kjo është natyra e historisë; çdo brez dëshiron ta shkruajë atë siç e sheh vetë dhe jo siç e kanë parë të tjerët para tij.(R. G. Collingwood) Gjykime ndaj tyre nuk kanë dhënë vetëm historianët, por shpesh edhe politikanët duke treguar me vepra mbështetjen ndaj njërit apo tjetrit dhe duke e rritur më shumë konfuzionin në vlerësimet dhe gjykimet ndaj tyre. Një gjyq më i drejtë në dukje do të ishte ai mes vetë protagonistëve, por shpesh është tepër i rreptë dhe i dhunshëm që i çoi deri në urrjetje të hapur, me pasojë largimin e personalitetit më të spikatur politik, gjuhësor dhe letrar përfundimisht drejt Amerikës. Largimi i trurit ka patur gjithmonë një shkak, përndjekjen nga ana e figurave që në vetvete kanë patur gjithmonë kompleksitetin e të qënit të vegjël. Akuzat e dënimet e rrepta ata nuk ia kursyen as njëri-tjetrit. Noli e dënoi "tradhëtarin, të shiturin tek serbët" me vdekje në mungesë, ndërsa Zogu e dënoi " agjentin e Moskës, bishopin e kuq" me "syrgjyn gjallë

Ti kthehemi historisë kur Barnesi më në fund vendosi për një zgjidhje tjetër, duke provokuar një këshill lufte. U mblodhën bashkë me disa drejtues monarkistë, Zogun, Turtulisin, Vrionin, Mitrovicën, dy Frashëllinj etj. Barnesi ekspozoi planin e vet dhe vuri re se ishin dakord për një monarki dhe si mbret në mos një mbretëror i familjes angleze, të paktën një i barabartë që të kishte ndikim apo edhe një ushtarak me përvojë por që të ishte edhe ekspert në politikë dhe ekonomi, të ishte i guximshëm dhe i aftë. Zogu asnjëherë në atë çast nuk e shfaqi hapur mendimin e tij, ndërsa të tjerët e miratuan këtë projekt që ishte i mirë. Po të ecej sipas kushtetutës, do të ishte mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet dhe vetë Barnesi që kishte edhe një emër, do të ishte bërë këshilltar i tij dhe aftësitë e tij do të ishin në shërbim të kororës mbretërore. Zgjedhja e tij ishte Duka i Atholl-it, lord fisnik që e deshte aventurën, përveç se ishte edhe një luftëtar trim dhe ekspert në ekonomi. Një dukë çeltik, Barnesi mendonte se edhe shqiptarët ishin të tillë, një njeri me temperament të guximshëm dhe aventurier, do të ishte imponuar dhe do të kishte patur sukses në Shqipëri e cila ishte e ndarë në klane si dhe Irlanda. Duka e mirëpriti projektin dhe e mendoi si një detyrë për të udhëhequr një komb të ri drejt progresit, por nuk donte që të ishte mbret. Gruaja e tij nuk ishte deputete dhe ambicjet e saj ishin ende të paqarta, tek Shqipëria shihte një fushë të lirë për të shtrirë aftësitë e saja. Propozimin për të qënë për 5 vjet në krye të një kombi të ri vetëm njerëz të ndrojtur dhe të poshpirt mund ta refuzonin. Mospranimi i tyre që të hipnin në fron ishte e kuptueshme, pasi dukej si diçka qesharake kur oferta ishte e kushtëzuar dhe në fakt ishte e tillë. Pjesa më e madhe e miqve të Barnesit e miratuan zgjedhjen dhe duhj vetëm të prisnin aktin kushtetues. U zjgodh asamblea kushtetuese , por u shmang diskutimi i formës së ardhshme kostitucionale për shkak të luftës së partive, të rival;itetit të grupeve dhe të nevojës urgjente që të rregulloheshin juridikisht disa çështje. Në këtë luftë u dalluan Noli dhe Zogu që po qëndronte mënjanë dhe vepronte për llogaritë e veta. Talenti i tij, guximi dhe prirja për komandim e bënin të domosdoshëm për partinë e tij. Taktika ishte që të vononte vendimin dhe që të bëhej më i njohur dhe me influencë. Por nuk ia doli dot shpejt dhe fati nuk i buzëqeshi, kështu që përfitoi partia republikane.

Shakaja tek hoteli Claridge
Pak ditë para se Barnesi të nisej për në Shqipëri, një gazetë Daily Mail doli me një titulll të madh : Shqipëria dëshiron një mbret.Preferohen fshatarë xhentëllmenë anglezë. Gazetat e Lordit Rothermere e kishin marrë vesh të vërtetën. Zogu ishte Ministër i Brendshëm. Në një takim të rastësishëm, Zogu i tregoi se qeveria kishte marrë një pirg me letra të qytetarëve anglezë që synonin fronin e Shqipërisë. Ishin 72 letra që ia dorëzuan Barnesit që ndoshta përfunduan në arkivat e Ministrisë së Jashtme angleze që e gajasën botën. Të gjitha letrat vinin nga lagjet e Londrës, dy nga Dhoma e Lordëve, një nga vëllai i një gjenerali dhe një nga Franca. Njërën prej tyre Barnesi e mësoi edhe përmendësh :
Qeverisë Shqiptare
Në përgjigje të lajmërimit tuaj në Daily Mail, kam nderin ta propozoj emrin tim si kandidat i fronit tuaj. Nuk jam personalisht një fisnik fshati, por vij nga një familje e tillë nga ana e nënës sime. Jam i gjatë 6 këmbvë e dy gishta dhe 44 gishta gjoksin. Më intereson shumë mirëqënia e klasës punëtore. Besoj se jam më i përshtatshmi për rastin tuaj. Me devotshmëri...
Kur u kthye në Londër Barnesi i bëri një shaka të bukur dikujt. Kishte marrë me vete fletë me logon e Ministrisë së Jashtme shqiptare dhe u shkroi pretendentëve nga një letër ftesë me firmë, sikur të vinte nga Qeveria shqiptare që u kërkonte të prezantoheshin për një bisedë, pasi ishte marrë në konsideratë kërkesa e tyre. Do të paraqiteshin në një orë të caktuar dhe me veshje me dekorata, nëse kishin të tilla. Aspirantët vinin dhe kishte mes tyre që në vend të dekoratave, mbanin stemat e shoqatave sportive. Por qyfyret nuk kishin të sosur, pasi një bujtës hoteli, thirri njërin prej tyre, duke e ngatërruar me një kamarier.

Ndërhyrja e Lodrit Curzon
E gjithë ngjarja kulmoi me një bisedë me Lordin Curzon që Barnesi duhej të bënte me të. Lordi Atholl i telefonoi Barnesit se duhet të paraqiteshin në MPJ për një bisedë: në qendër ishte Shqipëria. Intriga ishte bërë një çështje ndërkombëtare. Lordi i priti dhe pyetjes se cili do të dëshironte të bëhej Mbreti i Shqipërisë, askush nuk guxoi ta pranonte. Ambasadori Italian i kishte treguar një numër gazetash tyë shtypit Italian ku pohohej se njëri prej tyre ose të dy ishin konsideruar si kandidatë për fronin. U besua se ishte një makinacion i qeverisë angleze. Barnesi i dha të gjitha shpjegimet e tij të mundshme lordit Curzon dhe se ishte e vërtetë që një numër i konsiderueshëm i parisë shqiptare e vlerësonin që për të zgjidhur një problem insitucional, mund të emërohej Komisar i lartë një anglez për 5 vjet. Kishte patur kandidatë, por askush nuk kishte marrë propozimin formal. Ishin të gjitha montime gazetash*.

*Half a life left – libri me kujtime i J. S. Barnes

Arjan Th. Kallço dhe akademiku Emlio Benvenuto
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nëse historia ndryshon gjithmonë padron Empty Re: Nëse historia ndryshon gjithmonë padron

Mesazh nga Anakonda Sat 5 May 2012 - 19:24

epo cte bejm,ne te shkretet5 thjesht urdherat zbatojme
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nëse historia ndryshon gjithmonë padron Empty Re: Nëse historia ndryshon gjithmonë padron

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi