Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dashuria për babain…   People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dashuria për babain…   People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dashuria për babain…

4 posters

Shko poshtë

Dashuria për babain…   Empty Dashuria për babain…

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Mon 2 Apr 2012 - 4:43

Dashuria për babain…

Një burrë, kthehet nga puna i lodhur dhe i rraskapitur.
Në prag te portës së shtëpisë, gjen të birin 10 vjeçar që po e priste.
Ende pa u futur në shtëpi, i biri e pyet të atin:

- Sa lekë fiton për një ore pune, ti babi?!

I ati ngaqë ishte shumë i lodhur, i përgjigjet të birit pak si me nerva:

- Kjo nuk është puna jote!!!

Por fëmija këmbënguli dhe i tha të atit:

- Të lutem babi, të lutem më trego, sepse dua që t’a di.

Meqë dëshiron t’a dish se sa lekë fitoj unë, për një ore pune,
po t’a tregoj biri im, i’u përgjigj i ati.

- Për një ore pune, unë fitoj 2000 lekë.

Në rregull baba i dashur, a mundesh të më japësh borxh
1000 lekë mua!? – e pyeti i biri.

Babai u nervozua disi më shumë dhe i tha të birit:

- Po më ler rehat mor bir, m’u hiq qafe, se nuk mundem
të të jap lekë unë ty, sa here që të mbushet mendja ty të
blesh lodra apo budalliqe të tjera!!!

Ik futu në dhomën tënde dhe mos më acaro më shumë nga
nervat, se boll jam lodhur në punë!

Fëmija uli kokën dhe me sytë e mbushur me lot u largua për
në dhomën e tij, pa i thënë të atit as edhe një fjalë tjetër.

Pas pak minutash, teksa po mundohej të ç’lodhej i shtrirë mbi
divan, ky burri nisi të mendonte me vete.

- Po nga vallë i gjen këto pyetje të tilla ky fëmi!? – pyeti veten.

Pasi kishte kaluar një ore nga biseda, burri ishte qetsuar disi,
i’u kujtua se j’a kishte refuzuar dhënien e lekëve të birit, pa e
pyetur ende se përse i nevojiteshin ato lekë!

U ngrit, vajti në dhomën e të birit dhe e pyeti nëse po flinte
gjumë apo jo.

Jo, nuk po flej. – i’u përgjigj i biri.

Burri i përkëdheli lehtë kokën të birit dhe i tha:

- Më fal biri im. Më fal që u solla pak ashpër me ty pak më parë,
por ngaqë isha vërtet shumë i lodhur tërë ditën në punë, nuk isha
në gjendje të bisedoja ashtu sikur duhej me ty.

Nxorri 1000 lekë nga xhepi dhe j’a zgjati të birit.

- J’a ku e ke 1000 lekëshin që më kërkove, merre biri im.

Djali u gëzua shumë nga gjesti i të atit, e përqafoi dhe e falenderoi që i dha 1000 lekët.
Pastaj futi dorën nën jastëk dhe nxorri të numëronte lekët e tjera që i kishte ruajtur aty.

I ati kur e pa të birin që nxorri lekët që kishte fshehur nën jastëk,
u nervozua dhe nisi t’i bërtiste me zë të lartë.

- Ti paske patur lekë, përse më kërkove mua lekë!?
O po s’ke faj ti jo! Fajin e kam unë që rri e humbas kohën me ty!!!

Djali edhe përse u prek në shpirt nga fjalët e babait, bashkoi 1000 lekëshin
e babait me lekët që kishte ruajtur vetë dhe i tha të atit:

- Baba i dashur. Unë i kisha pak lekë të fshehura këtu nën jastëk, por nuk
më mjaftonin për atë që doja unë! Vetëm tani që më dhe ti 1000 lekë,
arrita t’i plotsoja të gjitha.

Ashtu sikurse i kishte të gjitha lekët në dorë, djali j’a zgjati të atit duke i thënë:

- Ja pra ku i ke 2000 lekë babai im i dashur!
A mundem të t’a marr unë ty tani, një orë kohë nga koha jote???!!!....
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria për babain…   Empty Re: Dashuria për babain…

Mesazh nga Anakonda Mon 2 Apr 2012 - 5:02

Qenka nje histori shum dome thenese,por teksa po e lexoja mu mbushen me lot,sepse nga njera ane me kujtonte veten time qe dikur i beja pyetje babait tim(ndjese paste).Babai ashtu sikurse nena,eshte prind dhe ndjen dhimbje per femijet e tij dhe don me te miren per te.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria për babain…   Empty Re: Dashuria për babain…

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Mon 2 Apr 2012 - 5:27

e sinqerta shkruajti:Qenka nje histori shum dome thenese,por teksa po e lexoja mu mbushen me lot,sepse nga njera ane me kujtonte veten time qe dikur i beja pyetje babait tim(ndjese paste).Babai ashtu sikurse nena,eshte prind dhe ndjen dhimbje per femijet e tij dhe don me te miren per te.

Eshte me se e vertete qe c'do prind i deshiron vetem te miren ne jete femijes se vet.
Por jo rralle here ndodh ne jete, qe femijet lihen mbasdore jo me qellim, por per shkaqe
te ndryshme, si pershembull te zene nga puna prinderit, nuk arrijne te gjejne kohe te
mjaftueshme per tjua kushtuar femijeve.
Edhe rasti i mesiperm, ka te beje me kete ceshtje, se sa shume e ndjen edhe femija
perkujdesjen dhe vemendjen e prindit te vet, sa shume te nevojshme e ka te kaloje kohe
sa me shume me prinderit, etj, etj...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria për babain…   Empty Re: Dashuria për babain…

Mesazh nga Emona Mon 2 Apr 2012 - 5:45

Histori prekse...dhe domethense!!


Dashuria per babin...E paprekshme...E pavdekshme.....E perjetshme...

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria për babain…   Empty Re: Dashuria për babain…

Mesazh nga WebMaster Mon 2 Apr 2012 - 5:52

Edhe mua me pelqej shume me kthej kohen e kaluar edhe momentet e fundit te babait tim :qajjjjjj:
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria për babain…   Empty Re: Dashuria për babain…

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi