Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Na duhen së pari ide, së dyti ide, së treti ide.. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Na duhen së pari ide, së dyti ide, së treti ide.. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Na duhen së pari ide, së dyti ide, së treti ide..

2 posters

Shko poshtë

Na duhen së pari ide, së dyti ide, së treti ide.. Empty Na duhen së pari ide, së dyti ide, së treti ide..

Mesazh nga WebMaster Mon 2 Apr 2012 - 23:21

Para nja dy vitesh u ndodha, tok me një koleg timin (s’më kujtohet cili ish), në një debat në televizionin AS. Tok me ne ishin edhe dy politikanë, një i majtë e një i djathtë; më saktë, një i PS-së e një i PD-së (këta më kujtohen, por s’po ua përmend emrin, ngaqë nuk është e drejtë të ilustroj një dukuri tepër të shtrirë politike e mediatike me vetëm dy emra). Këta të fundit e pushtuan skenën në atë rast me protagonizmin e tyre, dhe na lënë në hije ne gazetarëve. Por problemi nuk ish që e rrëmbyen skenën. Protagonizmi nuk ka pse të shihet si një gjë apriori e qortueshme (përkundrazi, ka raste kur mund të jetë i lavdërueshëm), por në atë rrethanë ish fjala për një protagonizëm, që tani është bërë i udhës në të gjitha rrethanat. Të dy akuzonin e prisnin akuza, bënin biografira, shanin bosët e njërës parti apo tjetrës, iknin nga tema e bisedës e hapërdaheshin nga t’ua kish ënda, thoshin gjëra të menduara qysh më parë, të cilat synonin turpërimin publik të kundërshtarit, bënin si të fortë, ndërprisnin njëri-tjetrin krejt pa arsye, thjesht ngaqë kjo punë u shijonte e u dukej gjest inteligjent, hidhnin spica e batuta me synimin për të spikatur, dhe ky avaz vijoi deri në fund, duke paraprirë e pasuar intervalet publicitare që, edhe pse futeshin për të sjellë në vete bashkëbiseduesit, bënin efektin e kundërt.

Çfarë e dallon në mënyrë të veçantë këtë debat? Fakti që ata ngrenë zërin e ndërpresin? Që shajnë e fyejnë? Jo, këto janë gjëra që mund t’u ndodhin shumë njerëzve nëpër studio. Atë debat e dallonte tjetër gjë, e dallonte fakti që ata të dy nuk kishin asgjë për të thënë, ata nuk kishin se ç’të demonstronin tjetër, veçse besnikëri ndaj bosit që ish duke i parë në TV e zotësisë për ta fëlliqur e poshtëruar faqe botës kundërshtarin. Ata, dhe soji i tyre, nuk kanë ide, nuk kanë besime, nuk kanë një marrëdhënie të tyren me botën, nuk kanë një vizion të tyren se si Shqipëria mund të bëhet një vend i mbrothët e normal, dhe se si mund të qeveriset mirë e në mënyrë të frytshme.

Ky është problemi i të gjithëve në këtë vend. Të gjithë aktorët e politikës shqiptare, kush më shumë e kush më pak, vuajnë prej së njëjtës patologji. Bartësi më i parë i kësaj patologjie është Berisha, fjalimet e ligjërimet e të cilit në Parlament, në grupin parlamentar, në qeveri, në tubime, në Kuvendet e partisë së vet, në festa, në studion e Fevziut etj., etj., janë të zhveshura prej ideve; në to ka në rastin më të keq vetëm pickime pa fund për kundërshtarin, sharje, fyerje, shpifje, e kacafytje, të cilat ai i shijon siç shijojmë ne të tjerët seksin, ushqimin, e gjëra të kësaj natyre e në rastin më të mirë (larg qoftë kjo e mirë!) çaprashitje si kjo e pardjeshmja për harbimin që do organizojë më 22 mars. Dhe tha: “[Do festojmë] njëzetvjetorin e përmbysjes me votën e lirë të regjimit më të egër, më çnjerëzor që kombi shqiptar njohu në historinë e tij. Ky 20-vjetor është i një rëndësie të veçantë, sepse e festojmë në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Asgjë nga koha e pavarësisë deri më sot nuk ka ndikuar më shumë sesa përmbysja e diktaturës komuniste dhe fakti se e festojmë sot të lirë. 22 marsi është ditë pushimi, por ne do e kthejmë atë në ditën e festës më të bukur. Ju kemi sjellë këtu për t’u angazhuar me të gjitha potencialet e seksioneve, që Tirana të përjetojë atë ditë festën më të bukur në historinë e saj që nga 22 marsi 1992”.

Mund të thuhet “lëre Berishën, pasi ai është rast klinik, e si i tillë, nuk mund të ilustrojë një dukuri socio-politike”. Por problemi është se të tjerët, të paktën në këtë pikë, nuk dallojnë shumë nga Berisha. Janë që të gjithë më normalë, më qytetarë, më të shtruar, e prandaj më të preferueshëm, por kur vjen puna tek idetë, janë një tokë e shkretë. Edi Rama ka zënë të organizojë tryeza programore e të flasë edhe për politika fiskale, për bujqësinë, për ekonominë, por ligjërimi i tij, i parë në tërësinë e vet, ka shumë retorikë, e pak ide, ja, si libri i tij Kurban. Ekziston ideja se nuk ka burrë nëne të gjejë kohë e mundësi të merret me ide, ndërkohë që përballë ka Berishën, por kjo është një alibi që mban deri në një farë mase. Po, Berisha të fut në kurthet e veta, por idetë, kush i ka, i hedh. Dhe të mendosh që të hedhësh e të mbrosh ide në Shqipëri është gjëja më e kollajtë. Dy-tri ide të hedhësh, dhe të tjerëve do t’u duket sikur ke shkruar tre libra. Pse? Janë ide të hedhura në një terren ku ka vetëm britma e zhurmë. Të hedhësh ide në mjedisin politik shqiptar është si të lëshosh ca shirita drite nëpër terr.

E dini? Më cyti për të shkruar lidhur me këtë temë një internaut që më qortonte për faktin se “unë po merrem ca si shumë me Kreshnik Spahiun, ndërkohë që problemi s’është ai; përkundrazi, Spahiu mund t’na ndihmojë ta zgjidhim problemin”. Cili është problemi? Berisha pra, kuptohet. Dhe në këtë pikë, unë pajtohem me internautin. Berisha është një problem i madh, dhe unë jam gati të bëj aleat, apo të mbështes, këdo që e synon rrëzimin e Berishës, e të regjimit që ka ngritur Berisha, por në të njëjtën kohë ma ka qejfi t’i tregoj çdo aleati së pari që nuk ka asnjë kauzë që mund t’më bëjë t’i lejoj të tjerët t’më marrin për budalla, e së dyti që ka një rrugë më të fisme për të mundur Berishën, d.m.th. është kjo rruga me ide, me alternativa. Dhe Spahiu s’po ecën kësaj rruge. Po ecën rrugës tjetër, asaj rrugës ku di të ecë (me sa duket), d.m.th. rrugës së politikës së karfosjes kotmëkot, të politikës pa ide, ose me ide belbacukësh siç është kjo e shovinizmit mistrec e të papërpunuar. Ja, më thoni ju, ide është të thuash që “nga zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen këtë verë aleanca kuqezi do dalë e vetme në mazhorancë”? Tani, t’ju them të drejtën e në instancë të fundit, unë jam dakord, shumë dakord, që Berisha të rrëzohet edhe me idiotësi të tilla (sepse, përsëris, bëj pjesë tek ata që e quajnë hall mbi hall këtë njeri), por puna është se kam frikë se ai nuk mund të rrëzohet kështu.

Dhe këtë bën mirë ta dijë edhe Bamir Topi që qasjen e vet konservatore e nënvizon vazhdimisht, por që, dreqi ta hajë, e redukton te pronat, tek ish-të përndjekurit, te denoncimi i spiunëve të sigurimit, e tek antikomunizmi. Kaq është pak, e ç’është më e keqja, kjo është kauza e të gjithëve (E Ramës, Metës, Berishës), të paktën në formë deklarative. Këto janë kauza që janë aktuale? Ndoshta, por më shumë janë kauza që na bëjnë t’i mbajmë kryet pas, e na e mbajnë orën të ngelur në vitin 1991. Ndërsa neve na duhen ide për sot e për nesër, dhe idetë dalin nga leximi i përditësuar që i duhet bërë realitetit shqiptar, nga identifikimi i shqetësimeve reale e nga diagnostikimi i sëmundjeve të shoqërisë, të politikës, të ekonomisë, të shtetit, të institucioneve, të arsimit etj.

Dakort, problem nr. 1 mbetet regjimi, dhe prandaj do të duhej të mirëpritej çdo kontribut që synon rrëzimin e tij, por forcat alternative me ide e bëjnë më të lehtë, më të shpejtë e më me kuptim rrëzimin e tij. Dhe dialektikën politike e fusin në binarët e ballafaqimit programor, ideologjik, doktrinor, gjë që, përveç të tjerash, do të nxjerrë jashtë loje politikanët e llojit të atyre që i nxirrnin sytë sho-shoqit, nja dy vjet më parë, në studiot e televizionit AS, e që i nxjerrin sytë sho-shoqit çdo ditë në studiot e sotme televizive.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Na duhen së pari ide, së dyti ide, së treti ide.. Empty Re: Na duhen së pari ide, së dyti ide, së treti ide..

Mesazh nga Anakonda Wed 4 Apr 2012 - 17:24

qenka teper i9nteresante......................
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi