Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mendimet që u besohen valëve të detit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mendimet që u besohen valëve të detit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mendimet që u besohen valëve të detit

2 posters

Shko poshtë

Mendimet që u besohen valëve të detit Empty Mendimet që u besohen valëve të detit

Mesazh nga WebMaster Mon 9 Apr 2012 - 21:22

Një mendim që u besohet valëve të detit, me shpresën se do të arrijë në destinacionin e dëshiruar, apo të merret nga dikush si metaforë e rrjedhës së fatit; një thirrje e brishtë për ata që nuk kanë mundësi t’i drejtohen dikujt, siç u ndodh të përmbyturve në një ishull të shkretë. Mesazhi në shishe është një mënyrë ekstreme dhe romantike komunikimi, që vazhdon të ruajë bukurinë, edhe sot në epokën e internetit dhe mesazheve. Pasi kanë qenë protagoniste të shumë këngëve dhe filmave të suksesshëm, këto mendime, të cilat u besohen valëve të detit, kanë qenë pjesë e disa siteve në internet: ka nga ata që i mbledhin dhe i koleksionojnë, të tjerë që i përdorin për një biznes, apo një botë shërbimesh, si një mënyrë e pazakontë komunikimi. Mesazheve në shishe i është kushtuar edhe një muze.
Bëhet fjalë për një mënyrë aktuale, poetike e pothuajse magjike komunikimi, kjo është e qartë dhe as që ka dyshim, për shembull nga kënga e ish-grupit “Police”, “Message in a Bottle”, te filmi romantik “Fjalët që kurrë nuk t’i thashë”, marrë nga romani i Nicholas Sparks, i cili tregon një histori dashurie mes Kevin Costner dhe Robin Wright Penn, lindur nga një letër në shishe e gjetur rastësisht në një plazh. Mesazhet në shishe mund të jenë edhe tragjike, si ai i një pasagjeri të anijes “Titanic”, i shkruar ndërsa anija po fundosej, në vitin 1912, ose thjesht mendime shoqërore: personi që ka fatin të marrë në ndonjë mënyrë një mesazh të tillë, zbulon se është shumë i lidhur me dërguesin e panjohur, saqë ndonjë herë, mes të dyve lindin lidhje edhe shumë të forta. Në ato shishe nuk ka asnjë hartë thesari. Por si kompensim, mesazhet që vijnë nga deti (ato italiane, gjermane, angleze, franceze, kroate, ruse) u hapin dyert njohjeve nga më të çuditshmet.
Ka nga ata persona që pas gjetjes së këtyre simboleve të çmuara të rastësishme të fatit i kanë ruajtur me shumë kujdes e pasion. Ndonjëherë nuk është e lehtë të kuptosh përmbajtjen e mesazheve dhe firmën që i shoqëron. Ja disa këshilla për ata që dëshirojnë t’ia besojnë mendimet detit, në mënyrë që të rrisin mundësinë e ruajtjes së përmbajtjes së mesazhit. Sot, në epokën e teknologjisë, nuk mungojnë personat që e kanë kthyer në biznes këtë mënyrë të vjetër dhe romantike komunikimi. Në një sit britanik “Letterinabottle.com”, mund të porosisni shishen tuaj të preferuar me mesazhin që ju pëlqen, për një ditëlindje, përvjetor, martesë apo falënderim. Mjafton të klikosh mbi shishen e dëshiruar dhe mesazhi do të mbërrijë kudo, pas disa javësh me çmimin 30 euro.Gjithçka duket me të vërtetë e pabesueshme. Si është e mundur që dikush të marrë një mesazh nga deti? Si është e mundur që mesazhi të shkojë në dorën e marrësit? "Kush kërkon, gjen", përgjigjet doktori. "Është një shprehje popullore absurde, por që funksionon. Kam bërë provë duke dërguar një mesazh në ujë edhe unë. Një vit më vonë më telefonoi një vajzë, e cila e kishte gjetur shishen me mesazhin brenda gjatë pushimeve verore në Liguria". Tashmë teknika është perfeksionuar, kërkimet janë bërë më të avancuara. Të shfletosh fletët e mesazheve është njësoj si të bësh një udhëtim në jetët e të tjerëve, të zbulosh pasionet dhe dëshirat e panjohura. Kërkuesi i zërave nga deti përqendrohet mbi shenjat e mira që kanë sjellë dallgët.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mendimet që u besohen valëve të detit Empty Re: Mendimet që u besohen valëve të detit

Mesazh nga Anakonda Tue 10 Apr 2012 - 8:40

te pakten keto nuk ti nxjerrin mendimet
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi