Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Gjeorgjia rimodelon Muzeun e Stalinit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Gjeorgjia rimodelon Muzeun e Stalinit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjeorgjia rimodelon Muzeun e Stalinit

2 posters

Shko poshtë

 Gjeorgjia rimodelon Muzeun e Stalinit Empty Gjeorgjia rimodelon Muzeun e Stalinit

Mesazh nga Emona Tue 10 Apr 2012 - 3:43

Një muze që ishte ndërtuar në vitin 1937 në Gjeorgji, për të nderuar Josef Stalinin, do të rimodelohet për t’u shndërruar në vend ku do të ekspozohen dëshmitë për krimet që janë kryer gjatë periudhës së diktaturës sovjetike. Ministri i Kulturës i Gjeorgjisë, Nika Rurua, ka thënë të hënën se shteti i tij, i cili ka fituar pavarësinë që nga viti 1991, nuk mund të vazhdojë më të jetë nikoqir i një muzeu “që nderon diktatorin sovjetik”. Stalin ishte lindur në qytetin qendror gjeorgjian Gori në vitin 1879 dhe muzeu ishte hapur në vitin 1937, në kohën e kulmit të spastrimeve që më vonë u njohën si koha e “tmerrit të madh”.

Muzeu gjigant përfshin edhe shtëpinë ku kishte lindur Stalini dhe mbi 47 mijë relikte, duke përfshirë edhe gjëra personale që i kishin takuar diktatorit. Muzeu kishte mbetur i hapur, pavarësisht fushatës antistaliniste dhe denoncimit të kultit të personalitetit të tij nga pasardhësi i Stalinit, Nikita Khrushchev, më 1956. Por në Gjeorgjinë postsovjetike, në të cilën qeveria properëndimore ka qenë shumë aktive për të fshirë gjurmët e së kaluarës sovjetike, ky muze ka mbetur si një anakronizëm që më së shumti ka tërhequr vizitorët e huaj dhe disa komunistë kokëfortë.

Stalini, i cili kishte vdekur në vitin 1953, mbetet një temë përçarëse në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Ai ende nderohet nga shumë njerëz që thonë se ishte udhëheqës i Bashkimit Sovjetik në fitoren e Luftës së Dytë Botërore dhe se e ktheu kombin e tij në një superfuqi. Shumica nga përkrahësit e tij më të mëdhenj ndodhen në Gori.

“Stalini ishte një njeri i madh. Ai ka mposhtur nazizmin”, thotë Archil Dzhikyaishvili, 65-vjeçar nga Gori. “Sa për spastrimet, ata i bënë por nuk ka pasur numra të konsiderueshëm viktimash siç mund të dëgjohen sot”, ka shtuar ai. Sipas grupit rus për mbrojte të të drejtave memoriale, Stalini kishte urdhëruar vrasjet e më së paku 724 mijë njerëzve, derisa miliona të tjerë kishin vdekur si pasojë e sistemit të punës së detyruar në Gulags, në sistemin e burgimit sovjetik. Miliona të tjerë, duke përfshirë edhe grupe etnike si çeçenët dhe gjermanët, u zhvendosën me dhunë, më së shumti drejt Azisë Qendrore. Shumica e viktimave të Stalinit ishin me gjeorgjianë, duke përfshirë edhe ish-shokët e tij nga partia bolshevike që i ndihmuan ngritjes së tij në pushtet më 1920. Gjeorgjia rimodelon Muzeun e Stalinit F1_muze-stalini1334063260

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Gjeorgjia rimodelon Muzeun e Stalinit Empty Re: Gjeorgjia rimodelon Muzeun e Stalinit

Mesazh nga Anakonda Tue 17 Apr 2012 - 8:35

duan te duken edhe keta se ska mundesi.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi