Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Takimi i Stephen Michalak me UFO-t dhe shenjat e tij te cuditshme People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Takimi i Stephen Michalak me UFO-t dhe shenjat e tij te cuditshme People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Takimi i Stephen Michalak me UFO-t dhe shenjat e tij te cuditshme

2 posters

Shko poshtë

Takimi i Stephen Michalak me UFO-t dhe shenjat e tij te cuditshme Empty Takimi i Stephen Michalak me UFO-t dhe shenjat e tij te cuditshme

Mesazh nga Emona Tue 10 Apr 2012 - 4:24

Takimi i Stephen Michalak me UFO-t dhe shenjat e tij te cuditshme Stephen-michalakZakonisht njerezit qe kane deklaruar qe kane patur takime me UFO nuk kthehen zakonisht me prova per te verifikuar historite e tyre. Por ne rastin ne vijim personi nuk tregonte vetem nje histori te zakonshme rrembimi UFO.

Ne fakt, faktet e takimit te tij me UFO-t ishte e djegura ne trupin e tij.

Stephen Michalak dhe gruaja e tij u shperngulen ne Monitoba, Kanada nga Polonia mbas Luftes se Dyte Boterore. Stephen gjeti pune si nje mekanik industrial dhe gjithashtu ai ishte nje gjuetar shkembinjsh amator. Ai e kalonte cdo moment te kohes se tij te lire neper pyjet e bukura qe gjendeshin ne Montitoba.

"Une e adhuroj natyren. I dua zogjte, kafshet. Cdo fundjave une zkaonisht shkoj te udhetoj..." - tregon Stephen.

Ne 20 maj te vitit 1957, Stephen po kerkonte neper kodrat ne lindje te Winnipeg, kur ai papritur u shperqendrua nga nje tufe e zhurmshme patash.

"Duke pare mbi peme, une vura re dy gjera ne forme cigaresh, me nje gunge ne mes. Mendova me vete:'Cfare dreqin eshte ajo gje?' Njera po qendronte ne ajer ndersa tjetra po zbriste poshte.. poshte... Fillova te kerkoja ndonje steme. Ndoshta ishte NASA? Por jo, nuk gjeta asgje."

Djali i Stephen, Stan Michalak, ishte 10 vjec ne ate kohe, kujton se cfare kishte pare babai i tij:

"E mbaj mend nje pershkrim qe ai me dha ne ate kohe. Ai tha qe pjesa e jashtme e anijes ishte e persosur. Ne fakt ishte e habitshme sepse atje nuk kishte asgje. Dukej sikur ishte ndertuar nje disk, me nje gunge ne maje. Pa asnje shenje dere apo dritare."

Stephen i tregoi te birit qe mbas disa momentesh, dera e anijes u hap me ngadale. Drita qe dilte nga dera ishte aq e shndritshme, sa ai ishte i detyruar qe te ulte shikimin e tij ne menyre qe te mos verbohej. Me pas, pas pak momentesh, dera papritur u mbyll serish. Sipas Stephen, anija u rrotulua ne drejtim te kundert me akrepat e ores, duke e hedhur ate mbrapsht dhe duke bere qe kemisha e tij te merrte flake.

"Pas ndezjes se zjarrit, anija u mbrojt nga toka dhe me pas u zhduk. Dhe une vendos.. tani eshte koha qe une te zhdukem qe ketu. Keshtu qe nisem."- tregon Stand duke kujtuar fjalet e te atit.

I shokuar Stephen u nis per tek makina e tij. Atij i merreshin mendte dhe kishte vjelle disa here. I dizorientuar, ai kontrolloi busullen e tij, duke u munduar qe te gjente rrugen e tij per ne juglindje, per tek rruga. Por edhe busulla ishte shume e coroditur. Stephen u mundua me me te miren e njohurive te tij qe te gjente drejtimin e duhur dhe me ne fund mbas shume oresh ai mberriti ne shtepi. Ai ishte i djegur dhe akoma i dizorientuar.

Sipas Stan, djegjet e Stephen, i lane doktoret qe e vizituan pa fjale:

"Ne ate kohe, diagnoza e atyre ishte djegje. Dhe sigurisht qe ato djegje ishin. Djegje te shkaktuara nga nxehtesia.Po sikur ata te mos diagnostikonin dot dhe nuk ia kishin idene se cfare ishte shfaqur nen gjoksin dhe tek barku.Ishin pika apo shenja te kuqe simetrike te vendosura ne rrjeshta dhe kollona ne menyre qe te formonin nje si katror."

Stephen doli nga Spitali por simptomat i tij u perkeqesuan. Marrja e mendve vazhdoi dhe trupi i tij dukej sikur leshonte nje ere sulfurike.

Stephen u testua per helmim rrezatimi radioaktiv por rezultatet ishin negative.

Asnje nuk ishte ne gjendje te shpjegonte burimin e djegjeve te cuditshme ne trupin e tij.

Gjashte jave mbas aksidentit, Stephen dhe nje miku i tij shkuan qe te gjenin vendngjarjen. Mbas disa oresh kerkime, ata gjeten nje rreth te djegur me te njeten madhesi me anijen qe kishte pare Stephen.

Mbas disa ditesh, nje ekip ekspertesh nga Shtetet e Bashkuara, duke punuar meRoyal Canadian Air Force, shkuan ne vendin e ngjarjes. Ato morren masa, morren mostra te dheut aty, dhe kontrolluan per rreze radioaktive. Nivelet ishin te larta, dhe Departamenti i Shendetit mendoi qe do te ishte me mire qe siperfaqja te vendosej ne karantine. Megjithate ata me vone zbuluan qe nivelet e larta ishin shkaktuar nga nje vene radiumi qe nuk kishte lidhje me ceshtjen dhe qe gjendej nen gjithe rajonin.

Nderkohe, djegjet e Stephen, qe ishte dukur se po sheroheshin, papritur u perkeqesua serish. Sipas Stephen, doktoret e tij mbeten te habitur:

"Mbas cdo tre muajsh, djegjet e mia riktheheshin, duke u shfaqur serish dhe duke me djegur." - thoshte ai.

Rreth 30 vjet mbas takimit te tij, Stephen vdiq akoma me shenjat e djegjeve te dukshme ne trupin e tij.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Takimi i Stephen Michalak me UFO-t dhe shenjat e tij te cuditshme Empty Re: Takimi i Stephen Michalak me UFO-t dhe shenjat e tij te cuditshme

Mesazh nga Anakonda Thu 12 Apr 2012 - 5:16

me te vertete te cuditshme qenkan.........
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi