Shqiptarja: Më shiti familja për 3 mijë euro
4 posters
Faqja 1 e 1
Shqiptarja: Më shiti familja për 3 mijë euro
[You must be registered and logged in to see this image.]Vajzat shqiptare nga zonat veriore të Shqipërisë vazhdojnë martesat me beqarët e moshuar maqedonas në rajonet periferike dhe malore të Maqedonisë.
Trendi i këtyre martesave po shënon rritje, ndërsa në procesin e realizimit të lidhjeve ekzistojnë edhe fakte për cenim të lirisë së vajzës shqiptare dhe eksploatimin e saj në mënyrë të dhunshme, duke e shitur atë si skllave në Maqedoni, shkruan Agjensia e Lajmeve INA.
Një viktimë e kësaj tragjedie është edhe 25 vjeçarja nga zona Mirditës, e cila rrëfen ekskluzivisht për agjencinë e lajmeve INA pa zbuluar identitetin e saj përjetimin e dhimbshëm dhe martesën e kobshme për një të moshuar maqedonas në zonën e Prilepit.
“Nuk dua të flas për një përjetim të tillë të zi që më ka ndodhur. Më ka shitur familja për 3 mijë euro, sepse i ngela në shtëpi. Punën e kryejnë sekserët sidomos nga Shkodra që merren me biznesin e tillë. Jam e martuar në një fshat periferik maqedonas për një burrë të 50-tave sllavomaqedonas. Jam me fat të zi dhe nuk dij çfarë të bëj. Jam e maltretuar vazhdimisht dhe më shahet nëna shqiptare në çdo cep. S`kam ç`të bëj dhe dua të përcjellë një porosi se shumë vajza shqiptare po përjetojnë të njëjtin fat”, thekson për agjencinë INA, 25 vjeçarja, të cilën e takuam në stacionin e autobusëve në Shkup, duke prenotuar udhëtimin drejt Shqipërisë për një pushim të shkurtër.
Ajo apelon që shteti shqiptar të ndalojë këtë dukuri të eksploatimit të femrës shqiptare, sepse sipas saj, bëhet fjalë për krim të organizuar dhe cenim të rëndë të lirisë së femrës shqiptare.
Të shumta janë vajzat që vinë nga Mirdita, Shkodra, dhe nga vendet të tjera nga veriu i Shqipërisë. Ka dhe nga Kruja dhe nga Shqipëria e mesme si dhe nga Jugu i Shqipërisë.
Nuk ka fshat në Pellagoni duke u nisur nga fshati më veriperëndimorë i Manastirit e deri në fshatrat malore të Velesit që të paktën mos ketë të martuar 2 nuse nga Shqipëria, kështu që numri i tyre sillet nga 300 deri në 500 vajza që janë martuar për “beqarë të vjetër” maqedonas të këtyre zonave.
Martesat e tilla po realizohen edhe me Serbinë, ku kryesisht ato janë lidhje të dhunshme dhe të kontrabandimit, nën përkujdesjen edhe të familjarëve të femrave shqiptare. Kjo temë deri tani nuk është shtruar si çështje debati të politikës apo sektorit joqeveritar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, për të marrë në mbrojtje vajzat e cenuara shqiptare, që janë viktima të këtij eksploatimi.

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Shqiptarja: Më shiti familja për 3 mijë euro
A thua kur do kete ndodh?..A ekziston edhe ne 2012 kjo gje?...Tmerr...
Єямєℓiиdå- WebMaster
- Postime : 17963
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha : 39
Hobi : Muzika, leximi & noti
Re: Shqiptarja: Më shiti familja për 3 mijë euro
Vazhdon te egzistoj ky ''Fenomen'' edhe ne ditet e sotme....sinqerisht eshte per te ardh keq per Shqiptar kur degjon se akoma egzistojn familje te tilla..qe shesin femijen e tyre per PARA.!!
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Shqiptarja: Më shiti familja për 3 mijë euro
dikure veriun e mbanim per nder ..sot veriun e tregojne nje tmerr????
dajti modh- V.I.P Anëtarë
- Postime : 17309
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/01/2010
Re: Shqiptarja: Më shiti familja për 3 mijë euro
Cfare nuk po bejn njerezit per te pasur lek.E tmerrshme te besh nje gje te tille femijes tend.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Nora Istrefi ndërton vilë mbi 600 mijë euro dhe blen makinë 32 mijë euro
» Maltezi vuri bast 1 euro, gjeti 19 ndeshje dhe fitoi 700 mijë euro!
» 250 mije euro per nje pellumb
» I lë taksistit 300 mijë euro
» Japonezi lë 96 mijë euro në WC publike

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi