Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ja si e shkatërron stresi shëndetin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ja si e shkatërron stresi shëndetin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ja si e shkatërron stresi shëndetin

2 posters

Shko poshtë

Ja si e shkatërron stresi shëndetin Empty Ja si e shkatërron stresi shëndetin

Mesazh nga Emona Thu 19 Apr 2012 - 0:26

Kur jemi me stres, lehtë “i marrim” ftohjet, virozat, madje edhe sëmundjet serioze. Këtë të vërtetë të njohur shkencëtarët tani mund edhe ta shpjegojnë.

Të gjithë e dimë se si mund të na lodhë stresi, ndërsa shkencëtarët së fundi konsiderojnë që këtë mund edhe ta shpjegojnë. Studimi i ri tregon se si stresi afatgjatë e lodh sistemin e imunitetit, duke rritur rrezikun nga ftohja dhe virozat.

Procesi i njëjtë po ashtu mund të shpjegojë rolin e ngjarjeve traumatike në rritjen e rrezikut nga sëmundjet e zemrës dhe depresioni. Shkencëtarët amerikanë kanë testuar 176 meshkuj dhe femra për fazat e rënda nëpër të cilat kanë kaluar në 12 vitet e fundit. Pastaj në hundën e tyre kanë vendosur virusin i cili shkakton virozë të lehtë dhe kanë kontrolluar nëse janë sëmurë. Ata që ishin me stres do të sëmureshin dy herë më shpesh.

Testi ka treguar që sistemi i tyre i imunitetit është bërë më pak aktiv duke iu falënderuar kortizolit, hormonit të stresit i cili dobëson imunitetin.

Kështu është zhvilluar ajo që quhet “reaksion inflamator”, ndërsa është treguar që kjo është pasojë e stresit. Ajo mund të shfaqet si skuqje, kruaje, ënjtje dhe dhimbje, ndërsa paraqitet si reaksion i parë i organizmit në mbrojte nga sëmundjet. Kur shfaqet reaksioni inflamator, jemi të ekspozuar ndaj rrezikut nga sëmundjet e ndryshme.

“Me ndihmën e aftësisë së sistemit të imunitetit për të rregulluar inflamacionet mund të parashikohet se kush do të “marrë” sëmundjen, por çka është më e rëndësishme kjo na tregon se në cilën mënyrë stresi na bën më të dobët ndaj sëmundjeve”, komenton profesori Sheldon Cohen, shkencëtar nga Universiteti në Pennsylvania.

Kur janë në stres, qelizat e sistemit të imunitetit nuk janë të afta t’i përgjigjen kontrollit hormonal dhe kështu krijohet inflamacioni i cili çon në sëmundje. “Pasi që proceset inflamatore luajnë rol të rëndësishëm në sëmundjet siç janë ato kardiovaskulare apo astma, ky model shpjegon se si stresi ndikon edhe në to. Kjo po ashtu na mundëson të parandalojmë sëmundjet te njerëzit që janë me stres kronik”.

Ekzistojnë edhe mënyra të tjera në të cilat stresi mund ta bëjë të sëmurë. Për shembull, shkencëtarët nga London School of Economics kanë gjetur lidhjen në mes ushqimit të shpejtë të kripur dhe të yndyrshëm, me punën jashtë orarit dhe tensionin e rritur të gjakut.

Po ashtu kanë gjetur lidhjen në mes stresit, ankthit dhe vetëbesimit të ulët te femrat shtatzënë dhe rrezikun e shtuar që të sapolindurit do të lindin të vdekur ose me inteligjencë të zvogëluar. Po ashtu, fëmijët që kanë lindur pas shtatzënive stresuese janë më shpesh hiperaktiv, kanë probleme emocionale dhe në fund të fundit – edhe vet janë më të ekspozuar ndaj stresit.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ja si e shkatërron stresi shëndetin Empty Re: Ja si e shkatërron stresi shëndetin

Mesazh nga Anakonda Fri 9 Nov 2012 - 22:01

eh si mos te kesh stres gjith kto probleme qe po shtohen dita-dites
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi