Letërsia e Rilindjes
2 posters
Faqja 1 e 1
Letërsia e Rilindjes
Letërsia shqiptare e Rilindjes Kombëtare lindi dhe u zhvillua si pjesë e pandarë e lëvizjes politiko-shoqërore e kulturore për çlirimin e vendit nga zgjedha e huaj. Kjo lëvizje, që nis nga mesi i shekullit XIX dhe arrin deri në vitin 1912, quhet Rilindje Kombëtare, prandaj edhe letërsia e kësaj periudhe quhet letërsi e Rilindjes Kombëtare. Kjo është kryesisht një letërsi patriotike me frymë demokratike e popullore. Tema kryesore e saj ishte dashuria për atdheun dhe popullin, evokimi i së kaluarës heroike dhe lufta për çlirimin kombëtar e shoqëror.
Kushtet historike që përcaktuan zhvillimin e saj, ishin kryengritjet e vazhdueshme kundër pushtuesve osmane, lufta për pavarësi dhe për ruajtjen e tërësisë tokësore të vendit nga synimet grabitqare të imperialisteve dhe të qarqeve shoviniste fqinje.
Letërsia e Rilindjes pati një drejtim iluminist e në periudhën e fundit edhe vepra realiste, por në thelbin e vet ajo ishte një letërsi romantike. Në veprat më të, mira të saj u shprehen ideale të larta kombëtare, malli dhe dashuria e zjarrtë për mëmëdheun, krenaria për të kaluarën e lavdishme të popullit shqiptar dhe ëndërra për ta parë Shqipërinë e lirë, të pavarur e të lulëzuar.
Figura më e shquar e kësaj periudhe është padyshim, Naim Frashëri, autor i poemës "Bagëti e Bujqësi„ i "Historisë së Skënderbeut„ dhe i shumë poezive të tjera patriotike, lirike e filozofike. Figura të tjera të shquara janë Jeromim De Rada, A.Z.Cajupi, Gavril Dara i Riu, Ndre Mjeda, Asdreni etj.
Letërsia e Rilindjes shënon një etapë të re në historinë e letërsisë shqiptare. Ajo shënon kalimin nga letërsia me brendi fetare e karakter didaktik, në letersinë e re shqiptare, në letërsinë e mirfilltë artistike, duke hedhur në të njëjtën kohë edhe bazat e gjuhës sonë letrare kombëtare.

Re: Letërsia e Rilindjes
Në vështrimin e shndërrimeve letrare kapërcyelli i shekullit të 20 është
një kohë veçanërisht e shënueshme. Më 1900 vdes Naim Frashëri. Po në
këtë vit Fishta boton shkrimet e para, kurse vetëm një vit më parë lind
Lasgush Poradeci, poeti më i madh modern shqiptar. Pra, me mbarimin e
shek. XIX përmbyllet letërsia e Naimit dhe një periudhë e letërsisë
shqiptare. Këtu është një prerje ndërmjet letërsisë së Naimit
(romantike) dhe letërsisë që nis me brezin e 1900-shit, ku hyjnë Konica,
Fishta, Çajupi, Asdreni, Noli e M. Frashëri me një letërsi joromantike.
Të parën e karakterizon ideja kombëtare, kurse të dytën ideja shoqërore
apo ideja njer
zore. Kjo e dyta është periudha e letërsisë së pavarësisë që do të zotërojë ngadalë katër dhjetëvjeçarët e parë të shekullit XX.
Në vështrimin kulturor-historik e në vështrimin strukturor, letërsia e
pavarësisë nis në fund të shekullit të kaluar me Konicën, kur shfaqet
një model shkrimi kritik, i ndryshëm nga shkrimi i mëhershëm himnizues,
dhe zhvillohet me poezinë e Lasgush Poradecit që kërkon forma të reja,
gjuhë të re poetike dhe efektin estetik të letërsisë, që ndërton në
thellësinë e vet identitetin e botës shpirtërore shqiptare.
Letërsia e Pavarësisë shqiptare është një periudhë letrare që vjen pas
periudhës së Rilindjes që kurorëzohet me letërsinë e Naim Frashërit. Kjo
periudhë letrare shkallë-shkallë ngre dallimet me letërsinë pararendëse
dhe forcon karakteristikat e veta ideore e strukturore.
Përurues dhe nismëtar i kësaj periudhe është Faik Konica me Albaninë e
tij (1897-1909), ku boton autorët e 1900-ës, madje dhe komenton këtë
letërsi të re në revistën e tij. Kështu, Konica bëhet edhe teoriku e
kritiku i parë dhe i pakontestueshëm i kësaj letërsie. Në një artikull
të vitit 1906, "Kohëtore e letrave shqipe", si dhe në interpretimet e
veprave të Çajupit, Asdrenit, Nolit e Gurakuqit, Konica vëren se
letërsia e re lirohet nga zotërimi i ideologjisë kombëtare të
romantizmit. Kjo letërsi artikulon dallimin ndërmjet veprimit atdhetar
dhe krijimit letrar estetik. Prandaj Letërsia e Pavarësisë, që në nismë,
shqipton kërkesën e krijimit të letërsisë si vlerë më vete, pa marrë
parasysh qëllimin. Në anën tjetër, edhe qëllimi fillon të pretendohet që
të arrijë nëpërmjet frymës kritike e jo frymës himnizuese, si dhe
brendapërbrenda shoqërisë shqiptare dhe shpirtit të kombit.
E shfaqur qoftë si trashëgimi e simbolizmit (Asdreni, Lasgushi), qoftë
si realizëm me frymë kritike (Çajupi, Noli) qoftë në trajtë
neoklasiciste (Fishta, Mjeda, Haxhiademi) apo në trajta të papara të
modernizmit në prozë (Koliqi, Migjeni, Kuteli), Letërsia e Pavarësisë
shqiptare, që zotëron gjysmën e parë të shekullit XX ka dy
karakteristika themelore:
Krijimin e trajtave e të strukturave të reja letrare
Krijimin e vetëdijes (ndërgjegjes) letrare që letërsia është krijim i
veçantë estetik pa marrë parasysh qëllimet. Kjo dëshmohet me veprat
letrare dhe me interpretimin e tyre letrar.

Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Letërsia e Rilindjes
» Letersia e Rilindjes.
» Letërsia e Rilindjes
» Letersia Shqiptare e Rilindjes Kombetare
» Letërsia shqiptare e Rilindjes Kombëtare

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi