Gratë dhe politika
2 posters
Faqja 1 e 1
Gratë dhe politika
Bashkim Saliasi
Gratë, historikisht kanë pasur një mbrojtje më të dobët të të drejtave të tyre se sa burrat. Gratë kanë pasur më pak pushtet dhe historikisht janë të pakta ato gra që kanë drejtuar shtetet në periudha të ndryshme të zhvillimit të shoqërisë njerëzore.
Kjo është një tendencë e përgjithshme që i kalon kufijtë e shteteve, klasave dhe përkatësive etnike. Në se i drejtohemi historisë, studjuesit kanë qënë pak të interesuar për vendin dhe situatën e gruas në shoqëri, prandaj dimë më pak për to se sa për burrat që kanë bërë epokë.
Studjuesit dhe politikanët theksojnë, se gjinia nuk tregon vetëm ndryshime biologjike, por ajo ka rëndësi dhe për gjendjen e qytetarisë në shoqëri. Lidhja e gjinisë biologjike me atë sociale ka treguar se gratë janë parqitur më keq se burrat në jetën ekonomike, politike dhe kulturore në peridha të ndryshme të zhvillimit të shoqërisë për shkak të mentaliteteve që kanë mbizotruar në shekuj.
Po t’i drejtohemi historisë së vendit tonë, kujtojmë se Teuta ishte e para grua që udhëhoqi shtetin, por rastet janë sporodike dhe gratë kanë qënë të diskriminuara dhe të nënshtruara ndaj burrit.
Në luftën nac-çlirimtare, gruaja u rradhit njësoj si burrat në formacionet luftarake, por rolin parësor e luajtën meshkujt.
Pas viteve ’60, në shoqërinë shqiptare punonte vetëm burri dhe ky kujdesej për ekonomin familjare, ndërsa gruaja merrej me punët e shtëpisë, kujdesej për të moshuarit dhe fëmijët.
Familja drejtohej nga burri më i vjetër dhe gruaja gjithashtu mbante ekonomin e familjes dhe ekonomiste gjithë hyrjet e daljet në familje nën kujdesin e rreptë të burrit.
Ishin të pakta gratë që dilnin në punë dhe punonin me rrogë, por nga mesi i viteve ’60 gratë u rreshtuan krah për krah me burrat në fronte të ndryshme dhe shumë nga ato u ngarkuan me përgjegjësi. Në të gjitha vendet e Europës nuk kishte as një grua që të udhëhiqte në politikë.
Në vendet më të rëndësishme në punë dhe në politikë mbizotëronin burrat, si përfaqësues të zgjedhur nga populli. Pas viteve ’70 një numër i vogël grash u ngritën në përgjegjësi, por gjithmonë kontrolloheshin nga burrat.
Në vitin ’79 OKB-ja, miratojë një konventë kundër diskriminimit të grave, konventa CEDAW. Por, kthesa në vendin tonë ishte bërë pas viteve ’70 sepse gruaja kishte hyrë në punë me rrogë fikse dhe merrte pjesë aktive në jetën politike.
Në vitet ’80 gratë në vendin tonë zinin një pozitë pothuajse të barabartë me burrat deri në istancat më të larta drejtuese, por barazia midis burrave dhe grave nuk kishte ndonjë ndryshim të madh, sepse gjithmonë udhëhiqnin dhe drejtonin burrat.
Krijimi i organizatave në mbar botën pati ndikimin e vet dhe në vendin tonë, sepse gratë ishin të organizuara në organizatën e gruas dhe kishin fituar disa të drejta si të zgjidhnin dhe të zgjidheshin, gëzonin lejen e lindjes, shërbimin shëndetësor falas etj.
Mos harrojmë se kërkesat e grave për barazi gjinore në politikë dhe jetën kulturore, ishin bërë nga gra që kishin hyrë në aleancë me burrat përparimtar dhe kishin mobilizuan simotrat e tyre në lëvizjen e parë të grave rreth viteve 1880.
Gratë fituan të drejtën e trashëgimisë njësoj si burrat, të merren me tregti, artizanat dhe mësuesi e degë të tjera të zhvillimit të ekonomisë në vendin tone, pas viteve ’70.
Gratë shkolloheshin njësoj si dhe burrat në të gjitha profesionet. U krijua kështu gjenerata e grave të arsimuara që merrnin pjesë në të gjitha strukturat e qeverisjes.
Profesionet më të preferuara për gratë ishin ato të mësuesit, mjekut, avokatit, ekonomistit, inxhinierit etje, dhe pothuajse u arrit që gruaja të ishte krah për krah në qeverisje dhe në ligjvenëje me burrin.
Ndryshimet e thella demokratike që ndodhën pas viteve ’90 treguan se gratë tashmë të radhitura krahë meshkujve demostruan fuqishëm dhe morën pjesë në ndryshimin e sistemit ashtu sikundër dhe meshkujt, por politika gjithmonë prioritar në udhëheqe ka lënë burrat.
Futja e grave në politikë solli ndryshime edhe në politikën shëndetësore dhe sociale të fëmijëve, ndërtimin e shkollave, rrugëve, parqeve, mjediseve çlodhëse etj dhe gratë japin ndihmesën e tyre në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe cilësin e jetës në shoqëri.
Fillim-shekulli gratë i ka gjetur mjaftë të impenjuara në srukturat qeveritare dhe përfaqësimin e popullit në organin më të lartë sikundër është qeveria dhe parlamenti.
Liria dhe pavarësia e grave ka bërë që burrat të lehtësohen nga barra e rëndë e përgjegjësis dhe e kujdesit për familjen.
Sfidat janë të dukshme që nga pagesa për punë të njëjta, ndikimi në istucionet qendrore dhe jetën ekonomike, kujdesit të njëjtë arsimor e shëndetit të grave, dhunës seksuale, mënyra e bashkëjetesës dhe problemi i grave në distrikte etj.
Më në fund themi se, është krijuar bindja që gratë duhet të trajtohen të njëlloj me burrat në përfaqësimet e tyre në jetën shoqërore dhe politikë, ku duhet të zënë një vend më të gjerë në sferat e politikës dhe qeverisjes së vendit tonë.
Po të hedhim sytë dhe të shikojmë sot në shumë banka punojnë një numër i madh punonjëse gra, por roli i tyre nuk mungon dhe në sistemin e drejtësis si prekurori dhe gjykata.
Shëmbujt kanë treguar se gratë janë më pak të korruptuara dhe shumë herë më të rregullta në zbatimin e ligjshmërisë.
Shëmbujt që ndeshim në jetën e përditshme janë të shumtë dhe mjatë denoncues nga medja e shkruar apo ajo vizive. Shumë më lehtë korruptohet një pedagog se sa një pedagoge, një doganier se sa një doganiere, një politikan se sa një politikane etj.
Besojmë se gjykatat e pakorruptuara dhe shtypi i lirë janë faktorët më të rëndësishëm për të krijuar një shoqëri të pa korruptuar ku qytetarët të kenë besim te ata që i qeverisin dhe këtë rol më shumë se shumë kush mund ta luajnë gratë që janë më pak të korruptuara.
Shteti shqiptar është një shtet relativisht nihilist, sepse nivelet e larta dhe të mesme drejtohen nga burrat. Gratë edhe pse ndonjëherë mbulojnë poste minimalisht të rëndësishme asnjëherë nuk kanë dorë të lirë në vendimarrje, ku del në pah dhe treguesi kryesor i peshës që ato do të kishin në politikë dhe në qeverisje në strukturat shtetrore.
Shkollimi i femrës shqiptare njësoj me meshkujt ka hapur rrugët që gratë të japin kontributin e tyre edhe në istancat më të larta shtetërore, sepse zotërojnë një kulturë të barabartë me meshkujt. Shumë gra kanë fituar titujt dhe grada shkencore dhe flasin shumë bukur gjuhët e huaja dhe roli i tyre në zhvillimin e demokracisë do ishte më primar se sa kur shteti drejtohet vetëm nga një staf mashkullor.
Re: Gratë dhe politika
nuk ia thon grat per politike;por ka edhe nga ato gra qe ia thon politikes dhe qeveresin me mire sesa meshkujt
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Politika feston e ndarë 99-vjetorin e pavarësisë
» Kur politika përçan familjet
» Politika në tension, shqiptarët në ankth
» A është Politika, faktori i moszhvillimit të vendit tonë???
» Diplomacia heq dorashkat: Politika shqiptare në vitin 1914
» Kur politika përçan familjet
» Politika në tension, shqiptarët në ankth
» A është Politika, faktori i moszhvillimit të vendit tonë???
» Diplomacia heq dorashkat: Politika shqiptare në vitin 1914
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi