Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare personaliteti i shquar i letërsisë shqipe People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare personaliteti i shquar i letërsisë shqipe People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare personaliteti i shquar i letërsisë shqipe

Shko poshtë

Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare personaliteti i shquar i letërsisë shqipe Empty Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare personaliteti i shquar i letërsisë shqipe

Mesazh nga WebMaster Thu 22 Oct 2009 - 4:21

Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare personaliteti i shquar i letërsisë shqipe Dhimiter_xhuvaniNjë humbje e madhe është shënuar dje për letrat shqipe, pasi shkrimtari Dhimitër Xhuvani ka mbyllur sytë për të fundit herë, duke u ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare për shkaqe natyrale. Autor i mjaft veprave artistike, Xhuvani njihet si një ndër figurat kryesore që bënë epokë në letërsinë shqiptare gjatë dekadave të fundit. I lindur në vitin 1934 në Pogradec, ai do të studionte letërsi në Tiranë dhe më pas do t’i vijonte studimet e larta edhe në Institutin e Letërsisë "Gorki" të Moskës. Në vitin 1958, do të botohej vëllimi i parë i tregimeve të Dhimitër Xhuvanit me titullin "Kambanat e fundit", për të vijuar më pas, në vitin 1962 me vëllimin e dytë të tij, “Midis dy netëve". Pas kthimit, Dhimitër Xhuvani “i rehabilituar” botoi në vitin 1970 romanin "Përsëri në këmbë".
Veprat
Personaliteti i shquar i letërsisë shqipe, shkrimtari dhe skenaristi Dhimitër Xhuvani, është autor i 50 veprave artistike, ndër më të njohurat: “Kambanat e fundit" (1958), “Midis dy netëve" (1962), “Tuneli" (1966), “Përsëri në këmbë" (1970), “Fan Smajli" (1971), “Zgjimi i Nebi Surrelit" (1976), “Shtegu i Bardhë" (1976), “Do të jetojmë ndryshe" (1979), “Vdekja e zotit Kaloti" (1981), “Bota ime" (1984), “Dhimbja e dritës" (1990), “E dielë pas vdekjes" (1992), “Kambana e thyer e Kremlinit" (1996), “Kryqëzimi i dytë i Krishtit" (1996), “I mbyturi i Otrantos" (1998), “Fytyra e vdekjes" (tregime-1999), “Kupa e helmit" (2001), etj. Botimi i romanit "Tuneli" në vitin 1966, në të cilën shkrimtari paraqiti me realizëm gjendjen e vështirë që po kalonte Shqipëria bëri që Xhuvani të shikohet me sy të keq nga regjimi dhe të dëbohet nga Tirana, duke shkruar të punonte në Cërrik. Pas rikthimit në Tiranë, në vitin 1970, ai do të botonte romanin “Përsëri në këmbë”. Xhuvani është edhe autori i mbi 15 skenarëve të filmave artistikë dhe dokumentarëve, të realizuar nga ish-Kinostudio “Shqipëria e re". Me shpirtin krijues që e karakterizonte, me dashurinë për letërsinë dhe artin, me humanizmin e gjerë dhe të pashoq, shkrimtari vazhdoi të shkruante dhe të botonte deri në fund të jetës së tij. Korpusit të tij krijues i përkasin një numër i madh tregimesh, novela, romane, drama, skenarë filmash artistikë etj. Për të vijuar më pas me botimin e disa romaneve si ai në vitin 1976 me titullin "Zgjimi i Nebi Surrelit", në vitin 1979 romani me titullin "Do të jetojmë ndryshe", në vitin 1981 romani "Vdekja e zotit Kaloti", ndërsa në vitin 1984, ai me titullin “Bota ime” etj. Bashkë me të, letërsia shqiptare humbi një nga zërat kryesorë të shekullit të kaluar.
Nderimet e Ministrisë së Kulturës
Ministri i Kulturës dhe një grup shkrimtarësh dhe artistësh kanë nderuar sot shkrimtarin Dhimitër Xhuvani i cili ndërroi jetë në orët e para të ditës së sotme pas një sëmundje të rëndë. Ministria e Kulturës në emër të shkrimtarëve dhe artistëve të njohur si Ferdinand Xhaferri, Dritëro Agolli, Dhimitër Anagnosti, Suzana Turku, Teodor Laço, Sabri Godo, Bardhyl Londo, Fatos Arapi, Vladimir Prifti etj, ka lëshuar një nekrologji për shkrimtarin Xhuvani. Një kontribut të ndjeshëm ka dhënë Dhimtër Xhuvani edhe në fushën e dramaturgjisë dhe të kinematografisë kombëtare. Skenarët e shumtë dhe mjaft të njohur e radhisin atë ndër emrat më të përmendur të shkrimtarëve që ndihmuan për zhvillimin e kinematografisë sonë. Një nga skenarët më të njohur të tij, ”I dashur armik”, të cilin e realizoi në bashkëpunim të ngushtë me të birin, është pritur mjaft mirë edhe në festival e aktivitete prestigjioze ndërkombëtare. Xhuvani kaloi një jetë të cilën ia kushtoi me devocion letërsisë, dramaturgjisë dhe kinematografisë shqiptare. Emri i tij do të kujtohet dhe do të nderohet gjatë së një nga emrat me kontribut të shquar në kulturën kombëtare.

Veprat më të njohura të Dhimitër Xhuvanit:
“Kambanat e fundit” (1958)
“Midis dy netëve” (1962)
“Tuneli” (1966)
“Përsëri në këmbë” (1970)
“Fan Smajli” (1971)
“Zgjimi i Nebi Surrelit” (1976)
“Shtegu i Bardhë” (1976)
“Do të jetojmë ndryshe“ (1979)
“Vdekja e zotit Kaloti“ (1981)
“Bota ime“ (1984)
“Dhimbja e dritës“ (1990)
“E diel pas vdekjes” (1992)
“Kambana e thyer e Kremlinit“ (1996)
“Kryqëzimi i dytë i Krishtit“ (1996)
“I mbyturi i Otrantos“ (1998)
“Fytyra e vdekjes“ (tregime-1999)
“Kupa e helmit“ (2001)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi