Zbulohet gjak në trupin e të vrarit 5 300 vjet më parë!
2 posters
Faqja 1 e 1
Zbulohet gjak në trupin e të vrarit 5 300 vjet më parë!
Shkencëtarët që po analizojnë plagët e njeriut të shpellës, të vrarë 5 300 vite më parë, arritën disa rezultate shokuese.
I gjetur në vitin 1991 në Alpet italiane, trupi i njeriut 5300-vjeçar, Otzit, është bërë objekt studimi i shumë shkencëtarëve. Shkencëtarët kanë arritur të gjejnë rruazat e kuqe të gjakut në plagët e skeletit, transmeton Starti njoftimin. Deri tani ka qenë e pamundur gjetja e qelizave të gjakut në trupa të tillë të vjetër sepse qelizat e gjakut prishen shpejt.
Edhe në analizat e para të zhvilluara mbi Otzin nuk janë pare gjurmë gjaku. Por studimi i publikuar në revistën “Royal Society Interface” tregoi se me ndihmën e kushteve të mira atmosferike të cilat kanë bërë të mundur mbrojtjen e Otzit në mënyrë perfekte janë zbuluar gjurmë të gjakut të derdhur pak kohë para se të vdiste.
Gjaku i përftuar nga Otzi është shembulli më i vjetër i gjakut i gjetur deri tani. Ky zbulim në të vërtetë është një detaj i rëndësishëm dhe i ri në historinë e ashtuquajtur si “krimi më i vjetër në botë”.
Shkencëtarët përpiqen të zbulojnë detajet e vdekjes së njeriut të shpellës qëkur Otzi është gjetur nga disa alpinistë, i goditur nga një shigjetë në shpinë.
Është zbuluar edhe ushqimi i fundit që ka konsumuar Otzi para se të vdiste.
Një nga pikat më të diskutueshme nga ana e shkencëtarëve është vendi në të cilin ai është gjendur nëse ai përbën apo jo pikërisht të njëjtin vend ku ka vdekur. Disa specialistë mendojnë se Otzi është varrosur nga disa të tjerë.
Në muajin shkurt, Albert Zink, nga Instituti Eurac Mumya dhe ekipi i tij publikuan hartën e plotë gjenetike të Otzit. Një studim i publikuar kohë më parë në “Lancet” ka treguar se në dorën e Otzit është gjendur Hemoglobinë. Hemoglobina është një proteinë e gjendur në rruazat e kuqe të gjakut.
Por shkencëtarët mendonin se qelizat e gjakut janë prishur dhe se nuk do të shkonin më tej hemoglobinës.
Prof Zink dhe kolegët e tij kanë analizuar indet rreth plagës së Otzit me një teknikë të njohur si mikroskopia atomike. Në fund të studimit u pa se qelizat e gjendura në plagën e Otzit ishin në formë hallke. Edhe qelizat e kuqe të gjakut janë në fomë hallke kur shihen në mikroskop. Shkencëtarët që realizuan studimin mendojnë se teknikat e përdora në gjetjen e gjurmëve të gjakut do shërbejnë në ndriçimin dhe zbardhjen e krimeve në të ardhmen.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Zbulohet gjak në trupin e të vrarit 5 300 vjet më parë!
teper e habitshme me te than te drejten.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Kodi gjenetik i vajzës që jetoi 80 mijë vjet më parë zbulohet i plotë
» Njëbrirëshi i rrallë që u zbulua 18 vjet më parë
» 30 vjet të martuar, pa e parë asnjëherë në fytyrë gruan !!!
» Zbulimi: Zjarri u përdor nga njeriu, 1 milion vjet më parë
» TKOB, Arie nga Opera e parë shqiptare dhe dokumenti i parë i muzikës shqipe
» Njëbrirëshi i rrallë që u zbulua 18 vjet më parë
» 30 vjet të martuar, pa e parë asnjëherë në fytyrë gruan !!!
» Zbulimi: Zjarri u përdor nga njeriu, 1 milion vjet më parë
» TKOB, Arie nga Opera e parë shqiptare dhe dokumenti i parë i muzikës shqipe
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi