Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pesë arsye pse nuk dëshironi të jetoni një mijë vjet People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pesë arsye pse nuk dëshironi të jetoni një mijë vjet People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pesë arsye pse nuk dëshironi të jetoni një mijë vjet

2 posters

Shko poshtë

Pesë arsye pse nuk dëshironi të jetoni një mijë vjet Empty Pesë arsye pse nuk dëshironi të jetoni një mijë vjet

Mesazh nga WebMaster Sat 12 May 2012 - 20:00

A do të ishte jetëgjatësia prej një mijë vjetësh në të vërtetë ide e mirë, ashtu si na tingëllon fillimisht, apo do ta kishim më keq se sot?

Shekulli i njëzetë na ka sjellë avancime të mëdha në mjekësi, të cilat nuk kanë përmirësuar vetëm kualitetin e jetës së banorit mesatar të planetit tonë, por edhe kohëzgjatjen e saj. Pikërisht gjuetia për rininë e përjetshme dhe jeta e gjatë janë subjekt i të menduarit dhe obsesion jo vetëm i njerëzve të zakonshëm dhe përditshëm, por edhe shkencëtarëve. Çdo muaj mund të lexojmë për ndonjë zbulim të ri të eliksirit të jetëgjatësisë, i cili do të ndryshojë botën tonë nga themeli. Vitin e kaluar një ekip amerikan i shkencëtarëve ka deklaruar se si tani lind gjenerata e fundit të njerëzve që duhen të vdesin, ndërsa fëmijët dhe nipat tanë do të kenë në dispozicion teknikat, me të cilat jetëgjatësia e tyre do të mundet të zgjatet në një kohë të pacaktuar.

Duke mos hyrë në mënyrë të tepruar në vetë justifikimin shkencor të këtyre pohimeve, nuk mund të mos pyetemi se a do të ishte jetëgjatësia prej një mijë vitesh në të vërtetë ide kaq e mirë ashtu siç na tingëllon fillimisht? Shumë sociologë dhe antropologë mendojnë që jo dhe këtë e mbështesin me këto pesë pohime.

1. Puna e cila nuk liron

Mendoni për një çast– jetëgjatësia mesatare në vendet e botës perëndimore është 80 vjet, ndërsa secili nga ne duhet të punojë 40 për të arritur kushtet për pension të plotë. Kjo do të thotë që gjysmën e jetës sonë e kalojmë duke punuar. Provoni tani këto raporte t’i bartni në jetëgjatësinë prej një mijë vjetësh, ku kalojmë 500 vjet duke punuar. A mund ta paramendoni një punë në botë, e cila nuk do t’ju mërzitej pas një kohe aq të gjatë?



2. Koha e tepërt

Edhe nëse nesër dikush do të shpikte serumin për jetëgjatësi dhe do ta injektonte në ne, kjo nuk do të ndryshonte menjëherë mënyrën në të cilën e bëjmë jetën sot – njëzetë vitet e para arsimohemi, pas kësaj fillojmë karrierën dhe krijojmë familje, rrisim fëmijët tanë dhe nipat dhe shkojmë në pension të merituar. Dhe çka pas kësaj? Edhe në rast kur mungesa e parave për shkak të pensionit të ulët nuk do të ishte problem, disa qindra vjet jete në pension vështirë që do të ishin argëtuese për dikë.



3. Bota është me të vërtetë një vend i vogël

Nëse keni mjaft para, edhe jetëgjatësia e tashme është e mjaftueshme që të vizitoni gjithçka që vlen të vizitohet në planetin tonë të vogël. Mundet dikush tani të na thotë se si çdo qoshe e planetit është e bukur dhe e vlefshme në mënyrë të njëjtë, por ne megjithatë nuk pajtohemi. Provoni të paramendoni se si do të dukeshin udhëtimet nëse do të kishit pasur një mijë vjet të kohës së lirë.



4. Thellimi i hendekut në mes të pasurve dhe varfërve



Edhe pse nuk dëshirojmë të jemi pesimistë, historia na mëson që frytet e gati çdo arritjeje njerëzore deri tani së pari i kanë shijuar të pasurit dhe të fuqishmit, ndërsa njerëzit e thjeshtë do të fitonin privilegjin e njëjtë vetëm pasi që të pasurit ta kenë përqendruar vëmendjen në ndonjë lodër të re. Pikërisht për këtë arsye duhet të supozojmë që eliksiri i përjetësisë para së gjithash duhet të jetë në dispozicion për ata që mund ta paguajnë mirë, me çka të pasurve do t’u mundësojë të jetojnë më gjatë dhe të bëhen edhe më të pasur, ndërsa të varfrit do të ishin të detyruar të jetojnë dhe të vdesin në varfëri, sikurse edhe deri tani.



5. Toka si shtëpi pleqsh

Edhe pse është vështirë të parashikohet se me cilën shpejtësi do të plakeshin njerëzit nëse do të jetonin një mijë vjet, mund të supozojmë që një të pestën e fundit të jetës së tyre do të ishin jo aq të aftë të kujdesen për veten. Në rastin e jetëgjatësisë prej një mijë vjetëve, kjo do të thotë që dikush duhet të kujdeset për ta edhe deri në dy shekuj. Shtëpitë e pleqve do të ishin kudo, ndërsa të rinjtë kryesisht do të ishin të punësuar në industritë e kujdesit për të vjetrit. A është kjo bota ideale? Nuk jemi edhe aq të sigurt.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pesë arsye pse nuk dëshironi të jetoni një mijë vjet Empty Re: Pesë arsye pse nuk dëshironi të jetoni një mijë vjet

Mesazh nga Anakonda Sun 13 May 2012 - 7:08

Jan arsye te shumta qe nuk duam te jetojm aq gjat;un nuk do doja te jetoja aq shum sepse nuk me pelqen te shoh njeriun qe dua ne krahet e dikujt tjeter.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi