Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vëzhgimi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vëzhgimi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vëzhgimi

2 posters

Shko poshtë

Vëzhgimi Empty Vëzhgimi

Mesazh nga An0nim Sat 19 May 2012 - 6:36

Vëzhgimi


Vëzhgimi është ndjekje e sjelljes se një personi ne situata te jetës se përditshme për një kohe te caktuar. Vëzhgimi ideal është ai natyralist, kur personi vëzhgohet ne ambiente normale.

Megjithatë, shume here vëzhgimet duhen bere ne një ambient klinik, si psh. Kur psikologet mundohen te diagnostifikojne probleme te sjelljes; ose ne ambiente artificiale si. Psh një zyre (gjate një interviste pune). Vëzhguesi merr shënim sjelljet e subjektit dhe pastaj mundohet te përcaktoje motivacionin dhe te beje një përshkrim te personaliteti te individit qe po vëzhgohet.

Përsëri, suksesi i vëzhgimit varet nga aftësitë e vëzhguesit dhe kooperimit te subjektit. Vëzhguesi duhet et interpretoje sa me drejt sjelljen qe shfaq subjekti. Dhe ka shume mundësi qe gjate vëzhgimit subjekti te sillet disi me ndryshe se zakonisht. Ky problem kapërcehet duke bere vëzhgime ne një periudhe te zgjatur kohe, ne mënyre qe individi te c’tensionohet dhe te sillet ne mënyre normale.

Me qellim qe vëzhgimi te standardizohet e te behet me objektiv, psikologet kane hartuar disa shkalle klasifikimi. Shkalla e klasifikimit është një formular qe mbushet me laps nga vëzhguesit kur vlerësojnë subjektin. Me qellim qe te behet një vlere sa me e sakte, i objektit, është mire qe kjo shkalle klasifikimi te mbushet nga disa vëzhgues. Klasifikime te tilla përdoren gjerësisht ne arsim dhe ne industri, por përdoren gjithashtu për te vlerësuar personalitetin.

Zakonisht shkalla e klasifikimit ka një numër kategorish ne te cilat shërohen karakteristikat qe shfaq subjekti. Mund te përdoren gjithashtu edhe shkallet e veteklasifikuese, ku subjektit i kërkohet te vlerësoje veten duke shënuar karakteristikat dhe tiparet qe ka.

Një forme e ndërlikuar e shkalles se vete-klasifikimit ka një numër kategorish ne te cilat shënohen karakteristikat qe shfaq subjekti. Mund te përdoren gjithashtu edhe shkallet vete-klasifikuese, ku subjekti i kërkohet te vlerësoje veten duke shënuar karakteristikat dhe tiparet qe ka. Një forme e ndërlikuar e shkalles se vete-klasifikimit është testi objektiv i standardizuar i personalitetit.
An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vëzhgimi Empty Re: Vëzhgimi

Mesazh nga Anakonda Sat 19 May 2012 - 16:48

Në studimin e dukurive dhe proceseve psikike, metoda e vëzhgimit dhe ajo eksperimentuese zë sot një vënd qëndror. Vetë gjeneza e psikologjisë si shkencë lidhet ngushtë me shtrirjen e kërkimeve eksperimentuese në fushën e studimit të proceseve psikike.

/Nën ndikimin e fuqishëm të mënyrës klasike të konceptimit dhe të përkufizimit të një shkence, psikologjisë për shekuj me radhe iu kundërshtua në mënyrë të prerë çdo përpjekje për shkëputjen nga kanonët e teorisë dhe vetëm asaj. Motivimi i këtij kundërshtimi ishte thjesht obskurantist ose buronte nga nje argumentim skolastik mesjetar. Edhe qëndrimi akademik ndaj këtij problemi shprehte të njëjtën pamundësi për të hyrë në studimin e kësaj fushe, por në rrugë më të tërthorta. Meqënëse psikika në vetë thelbin e saj është adimensionale, në studimin e saj, sipas këtij qendrimi, nuk mund të zbatohen as operacionet e matjes as dhe gjuha e shifrave. Dalja ne skenë e psikologjisë si shkencë e pavarur nuk i detyrohet analizës psikologjike subjektive të bazuar në metodën e introspeksionit, e cila filloi të merrte hov në gjysmën e parë të shekullit të kaluar, por vecanërisht studimeve të kryera në fushën e fiziologjisë së përgjithshme të sistemit nervor psikofiziologjisë së organeve të shqisave si dhe fizikës. Në Shqipëri metoda e eksperimentit natyror në studimet e karakterit psikopedagogjik ka gjetur një vënd të dukshëm. Në eksperimentet që u ndërmorën në vitet 70 për përfshirjen e fëmijëve të moshës 6 vjeçare në sistemin shkollor të detyruar, metodat eksperimentuese dhe ato statistike u përdorën gjërësisht. Edhe dukuria e përshpejtimit fizik dhe psikik të fëmijëve tanë është një nga dukuritë e rëndësishme të natyrës psiko-sociale. Njohja shkencore e kësaj dukurie, e përmasave, e ndikimeve dhe e rezultateve të saj, organizimi shkencor i punës për drejtimin e saj në rrugë eksperimentuese është një nga problemet më të rëndësishme që shtrohet përpara arsimtarëve dhe specialistëve tanë në fushën e arsimit. Në këtë kuadër qëllimi i këtij libri është
që pas një përshkrimi të shkurtër të disa prej karakteristikave kryesore të metodave të studimit e punës shkencore në fushën e psikologjisë, si vëzhgimi e eksperimenti natyror, anketimi etj., të japë gjerësisht metodën e përpunimit e të interpretimit të bazuar shkencor, statistikor, matematik të të dhënave të vjela prej tyre. Dhënia në gjerësi e kësaj metode nënvizon gjithashtu faktin se ajo është një metodë përpunuese e domosdoshme për t’iu bashkangjitur çdo metode tjetër.

Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi