“Remusica” nis maratonën me koncert 60-minutash
2 posters
“Remusica” nis maratonën me koncert 60-minutash
Prishtinë, 21 maj – Një formacion më i vogël se zakonisht iu bind “urdhrave” të dirigjentit të përhershëm, derisa shoqëroi në interpretim muzikantë mysafirë. Koncerti i së dielës mbrëma nuk qe i zakonshëm për Filarmoninë – Opera e Kosovës. Orkestra interpretoi për herë të parë në sallën e një hoteli në kryeqytet me një formacion prej 40 vetash. Muzikantëve të institucionit më të lartë të muzikës serioze në vend, iu besua hapja e edicionit të njëmbëdhjetë të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Re. Bashkë me orkestrën e Filarmonisë së Kosovës, në mbrëmjen e parë të “Remusicas”, interpretuan trombisti mysafir nga Franca, Romain Leleu, dhe mezzosoprano ja kosovare Sanije Matoshi.
“Petit Suite” e Claude Debussy, ishte vepra e parë që u interpretua në koncertin, në të cilin u mblodhën rreth dyqind njerëz. Koncerti për trombë dhe orkestër në Es-dur, i kompozitorit Joseph Haydn dhe vepra “Koncertino” për trombë dhe orkestër harkore e Georges Delereu, ishin pjesë e “menysë” së koncertit. Mbrëmjes së parë muzikore të “Remusicas”, i vuri “kapak” “El Amor Brujo” e kompozitorit spanjoll Manuel de Falla.
Koncertit që i hapi udhë maratonës së mbrëmjeve muzikore që do të mbahen në kryeqytet, në mesditë i ka paraprirë një konferencë për medie, në të cilën folën protagonistët.
Trombisti francez Roman Leleu ka shprehur kënaqësinë që është kthyer për herë të dytë në Kosovë.
“Herën e parë kam pasur një koncert recital me pianistin Misbah Kaçamaku. Kam pranuar me kënaqësi ftesën për të performuar vepra, të cilat janë kryevepra të literaturës në trombë”, ka thënë Leleu.
Ai ka shtuar se për koncertin në Kosovë ka përzgjedhur të luajë njërën prej veprave më të njohura të Haydnit për trombë.
“Literatura për trombë nuk është e gjerë dhe unë vendosa ta luaj Haydnin, sepse njihet si njëri nga kompozitorët bazë të literaturës qendrore për trombë”, ka thënë ai.
Baki Jashari, drejtor i Filarmonisë – Opera e Kosovës, ka thënë se institucioni që ai drejton ka disa vjet që bashkëpunon me “Remusica” dhe koncertet e organizuara me këtë festival janë treguar të suksesshme.
“Këto koncerte sjellin freski dhe lehtësi në organizim”, ka thënë Jashari.
Jashari po ashtu ka dhënë arsyetimin për reduktimin e orkestrës që ka performuar për herë të parë në sallën e një hoteli në kryeqytet.
“Formacioni është më i reduktuar, jo vetëm për shkak të hapësirës, por edhe për shkak të programit që kërkon orkestër më të vogël”, ka thënë ai.
Rafet Rudi, drejtor i “Remusicas”, ka shpjeguar pse festivali që drejton preferon bashkëpunimet me orkestrën e Filarmonisë së Kosovës.
“Në momentin kur ‘Remusica’ bashkëpunon me filarmoninë, atëherë rritet edhe më shumë prestigji në sy të muzikantëve të huaj”, ka thënë Rudi.

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: “Remusica” nis maratonën me koncert 60-minutash
suksese te metejshme
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi