Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Numrat dhe fati People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Numrat dhe fati People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Numrat dhe fati

2 posters

Shko poshtë

 Numrat dhe fati Empty Numrat dhe fati

Mesazh nga Emona Tue 22 May 2012 - 5:43

NUMRAT DHE FATI (1)

Sipas shkathtësive të lashta të leximit të fatit, çdo person fshihet prapa një numri prej NJË deri në NËNTË. Thjesht, secila datë e lindjes mund të shndërrohet në numër njëshifror, domethënë numër-shenjë e shtegut tuaj jetësor, i cili zbulon se çfarë jeni dhe si silleni në raport me njerëzit tjerë. (E kur e llogaritni numrin tuaj të shtegut jetësor dhe të personit tjetër, lehtë mund ta vërtetoni se a pajtoheni në mes veti apo jo).

Sipas shkathtësive të lashta të leximit të fatit, çdo person fshihet prapa një numri prej NJË deri në NËNTË. Thjesht, secila datë e lindjes mund të shndërrohet në numër njëshifror, domethënë numër-shenjë e shtegut tuaj jetësor, i cili zbulon se çfarë jeni dhe si silleni në raport me njerëzit tjerë. (E kur e llogaritni numrin tuaj të shtegut jetësor dhe të personit tjetër, lehtë mund ta vërtetoni se a pajtoheni në mes veti apo jo).





SI TË LLOGARITET NUMRI I SHTEGUT JETËSOR





Mblidhni të gjithë numrat në datën e lindjes. Për shembull: për personin që është i lindur më 19 janar 1949, mbledhja do të jetë: 1 + 9 + 1 + 1 + 9 + 4 + 9 = 34. Pastaj i mblidhni njësitë e numrit të fituar: 3 + 4 = 7. Rezultati i fituar do të thotë se personi i lindur më këtë datë, i përgjigjet shtegut jetësor numër 7. Po qe se rezultati i fituar edhe pas këtyre dy mbledhjeve del më tepër se 9, vazhdoni t’i mblidhni njësitë gjithnjë derisa nuk e fitoni numrin njëshifror.



Ose, në një mënyrë pak më tjetërndryshe, por që në fund e jep rezultatin e njëjtë:



Janar (vlera numerike).................... 1

Dita.............................................. 19

Viti.............................................. 1949

Mbledhja...................................... 1969



2. Mblidhni shifrat e rezultatit të fituar: 1 + 9 + 6 + 9 = 25. Tashi këtë përsëriteni me shifrën e numrit 25, dhe përfundimisht e fitoni numrin: 2 + 5 = 7 (ky veprim përsëritet gjithnjë derisa nuk e fitojmë numrin njëshifror – numri i fatit).

Në shembullin tonë, pra, numri 7 – është numri i ciklit të jetës. Cikli juaj jetësor paraqet tendencën dhe qëllimin e ekzistimit tuaj. Ai shënon rolin tuaj i cili ju është ndarë në Dramën Kozmike, dhe jua jep çelësin e fatit tuaj. Forca e moralit tuaj, karakteristikat tuaja të lindura dhe forca e mendjes suaj, lexohen nga numri i ciklit të jetës.

Nga lindja e deri në fund të jetës, ju keni për të shprehur forcën e cila ju është dhënë me numrin e fatit tuaj. Pasojat e trashëgimisë suaj kozmike po ashtu shprehen përmes këtij numri, sepse pa marrë parasysh sesa shpesh dhe në mënyrë konseguente e ndërroni emrin tuaj, ju nuk mund ta ndërroni dot datën e lindjes.



ÇFARË DO TË THONË NUMRAT E CAKTUAR



Numri 1: Pionier



Ju jeni pionierë, udhëheqës, komandantë dhe planerë. Natyra juaj është tejet pozitive dhe keni personalitet të fortë. Vendi juaj në shtegun e jetës është vendi i vozitësit në makinën e përvojës. Përulësia dhe dëgjueshmëria janë plotësisht të huaja për natyrën tuaj. Ju jeni origjinalë dhe kreativë, posedoni edhe agresivitet, i domosdoshëm për t’i realizuar idetë tuaja.

Ambicia është njëri nga faktorët më të rëndësishëm në jetën tuaj i cili ju motivon që rreptë dhe me entuziazëm të luftoni për sukseset që synoni. Të pajisur jeni me aftësitë për të udhëhequr dhe organizuar, si në sistemet e mëdha ashtu edhe në familje.

Vendosmëria, qëndrueshmëria dhe vullneti janë mjetet e ambicies suaj, dhe ju mjeshtërisht i shfrytëzoni ato. Kohë pas kohe tregoni edhe anë negative të këtyre vetive. Në ato raste jeni krenarë, mendjemëdhenj dhe të pamatur. Për ju është marrëzi që idetë tuaja t’i realizoni rrugës diplomatike, ju dëshironi që ato t’i realizoni me forcën e vullnetit tuaj; gjatë kësaj edhe pavetëdijshëm iu imponoheni të tjerëve.

Jeni të prirur t’i kritikoni dhe t’i gjykoni të tjerët, por nuk lejoni që të tjerët t’i tregojnë dobësitë dhe lëshimet tuaja. Për nga natyra jeni të ndjeshëm, edhe pse këtë përpiqeni ta fshihni. I ndiqni ndjesitë fisnike, keni prirje për poezi dhe muzikë; më tepër mendoni me zemër sesa me kokë.

Jini të kujdesshëm! Kurrë mos ua impononi mendimet dhe idetë tuaja të tjerëve, sepse keni për të pësuar shumë shkaku i kësaj. Nëse doni që të ju nderojnë të afërmit, atëherë edhe ju të afërmit duhet t’i nderoni. Dashuria e vërtetë është gjithmonë pa qëllim të paravënë. Pasuria është në dhënie, e jo në marrje.



*



Personat që mbajnë vlerën numerike të njëshit janë ngapak egoistë dhe tërë botën e shikojnë nga këndi i tyre. Preokupimi me vetveten, natyrisht, i ka anët e veta pozitive dhe negative.

Njëshat tregojnë sinqeritet. E dinë se çfarë kërkojnë nga jeta dhe shkaku i ambicieve të veta dhe qëndrueshmërisë ata edhe e arrijnë atë. Para interesave të njëshit, të gjitha interesat e të tjerëve kalojnë në plan të dytë. Njëshat janë organizatorë të mirë, individualitete të fuqishme, nuk e durojnë jetën nën hije, i kanë të gjitha tiparet e liderëve të mirë dhe të prijësve të mëdhenj; të prirur janë (e kjo është rrezik edhe për ta edhe për rrethin) që të përkunden në famë, bijnë viktima të kultit të vet të personalitetit, duke u shndërruar në diktatorë dhe tiranë.

Personat që në emrin e tyre e kanë njëshin si “numër-çelës”, duhet të jenë të vetëdijshëm për të gjitha të metat të cilat i përcjellin karakteret e fuqishme. Për këtë arsye forca e karakterit dhe ambicioziteti i tyre duhet të zhvillohen në virtyte, e jo në vese, siç janë vetiakësia, lakmia, mostoleranca, arroganca dhe tirania.









Numri 2: Ndihmëtar



Atë që e dëshironi, mund ta arrini edhe pa zhurmë; sepse taktizimi dhe diplomatizimi janë dy karakteristika të theksuara të natyrës suaj. Toni themelor i jetës suaj është bashkëpunimi; ju do të keni më tepër sukses po qe se iu ndihmoni të tjerëve që t’i realizojnë idetë e tyre, sesa që të tjerët të ju ndihmojnë juve.

Harmonia e prishur ju bën shumë nervozë, prandaj me krejt forcat tuaja përpiqeni që përsëri ta rivendosni. Keni graciozitet natyror dhe mirëkuptim të madh për të tjerët – dy veti që ju ngrisin lart. Jetoni për dashuri dhe nga dashuria. Jeni temperamentë, sensualë, ngapak të prirur kah hedonizmi. Synoni për t’i arritur dituritë dhe urtitë e jetës.

Dy është numër i shoqërimit. Fryma juaj e shoqërorizimit ju sjell shumë gjëra të cilat të tjerët nuk mund t’i fitojnë, more sado që të mundohen. Ritmi është një nga kushtet për lumturinë tuaj. Jeni jashtëzakonisht sharmantë dhe elegantë, dhe keni kuptim të veçantë për bashkëpunim. Simboli i numrit tuaj të fatit është spiritualiteti, shpirti, energjia kozmike e cila manifestohet në trup. Me fjalë të tjera, detyra juaj është që trajtave të zbrazëta t’iu jepni jetë.

Ekziston një lloj lidhjeje magjike e cila lidh krejt çka ju bëni, se ju sikur me ide e ndizni flakën e jetës. Atje ku të tjerët e kërkojnë shoqërinë e miqve dhe ndihmën e tyre, ju tregoni një pavarësi jo të zakonshme dhe liri të shpirtit; gjë që ju bën ndihmës, bashkëpunëtorë të përsosur në të gjitha nivelet; por edhe jeni plotësisht të kënaqur me vetveten, kur atë e dëshironi.



*



Ky është numër i femërores që jo rrallë e posedojnë edhe meshkujt: dashuri, takt, bëmirësi, butësi, temperament, rënia lehtë në dashuri, prirja për jetë harmonike familjare etj. Meshkujt dysha, megjithatë, nuk janë as dobëtakë, as butakë. Shpeshherë dyshat janë ushtarë profesionistë, policë, pilotë... Meshkujt e tillë rëndom kërkojnë pozitë të nënrenditur, por të rëndësishme. Natyra e tërhequr e personalitetit të dyshit ndikon në atë që ai ose ajo të jetë më i mirë si pasues sesa si prijës.

Kjo, natyrisht, në asnjë mënyrë nuk do të thotë se dyshat nuk janë të aftë që të jenë udhëheqës të mirë, por që të jenë të atillë, ata duhet ta tejkalojnë natyrën e frikësuar dhe të luftojnë për atë pozitë. Dobësitë e dyshit mund të shprehen në prirjen e tyre që gjithmonë t’i bijnë “violinës së dytë”, kurrë “të parës”. Dyshat shpesh dhe pa arsye dëshirojnë të lënë përshtypjen sesi nuk janë egoista, andaj nga ky shkak shpesh tërhiqen në prapavijë, edhe pse meritojnë të jenë në radhët e para. Frikësimi i dyshit mund të zhvillohet gjer tek kufijtë e paimagjinueshëm. Personat e tillë fitojnë reputacionin e rrejshëm se janë të prirur për gënjeshtra dhe mashtrime.





Numri 3: Artist



Ju jeni personalitet i shprehjes së veçantë. Mentaliteti, Fryma, Shpirti luajnë rol të madh në jetën tuaj, se ju vështroni qartë dhe gjithëpërfshirshmërisht, dhe depërtoni në esencën e gjërave. Nuk e humbni kohën në gjëra të parëndësi, pasi që e keni kuptuar se jeta nuk është vetëm lojë dhe këngë. Shumanshmëria është një nga tiparet tuaja kryesore. Ju jeni shumanshmërisht të talentuar ndaj e keni të vështirë të vendosni se në ç’mënyrë, dhe në ç’formë, ta shprehni tërë atë që është në ju dhe që pret të dalë nga qenia juaj e brendshme.

Mësoni shpejt, se jeni në gjendje që t’i arrini dituritë pa angazhim të madh. Porse, arsimimi juaj nuk është me themel, shkaku se jeni të padurimshëm. Duke qenë se nuk jeni krijimtarë në shtigje të gjata, ju më tepër e shkruani poezinë, pasi që për krijimet në prozë kërkohet më shumë energji krijimtare. Jeni të shoqërueshëm, keni sharm dhe dini ta dëfreni shoqërinë. Njerëzit ju donë, i dëgjojnë me kënaqësi fjalët tuaja, i mahnitni të gjithë, e sidomos personat e polit të kundërt.

Jeni entuziastë të mëdhenj, ndërmerrni shumë punë; por entuziami juaj i jashtëzakonshëm i fillimit, me kohë zbehet ngapak dhe, pastaj, kaloni në gjëra tjera. Nuk ju brengos pse diçka është kështu apo ashtu, pasi që ju e pranoni botën ashtu siç ajo është. Dëshironi të punoni në mënyrën tuaj, dhe t’i kënaqni dëshirat tuaja. Jeni në gjendje që shpejt, në momentin e duhur, të reagoni me zgjuarsi dhe me në mënyrë spirituoze dhe ashtu me efikasitet ta ndërpritni kritikën e dikujt. Dashuria për ju është e domosdoshme, nevojë imanente. Gjithnjë derisa nuk e keni dikë me të cilin do t’i ndanit ndjenjat tuaja, ju në të vërtetë edhe nuk jeni të lumtur.



*



Ky është numër i fundamentit dhe thjesht duhet t’iu kihet lakmi personave që e kanë së “numër fati”. Treshat mendojnë shpejt, janë të shkathtë, të popullarizuar, të dashur, shpeshherë brilantë. Ata janë pafundësisht të përshtatshëm, të dashur, të kthjellët dhe qëllimmirë. Përpiqen të punojnë në mënyrë të përsosur në të gjitha fushat e aktivitetit, janë besnikë dhe në shoqërinë e tyre kurrë nuk mërziteni. Shumë shpesh përcaktohen për profesionet që lidhen me aktrimin, televizionin, arsimin, komercializmin.

Treshat kanë edhe dobësitë e tyre: aftësia që të të zbavisin ngandonjëherë di të tepërohet e të shndërrohet në orvatje të mërzitshme; personi simpatik bëhet i preokupuar së tepërmi me popullaritet të lirë; talenti për tregti dhe komercializëm jo rrallë di të shndërrohet në teknikë të mashtrimtarit bindës.





Numri 4: Murator



Numri i ciklit tuaj jetësor simbolizon kuadratin, e kjo, më tej, paraqet drejtësi dhe barazi. Ju, pra, ndodheni në qendrën e kufizuar nga të gjitha anët, ashtu që nuk mund të dilni assesi. E vetmja rrugë e lirë për ju është rruga telart. Kuadrati tregon anën praktike të jetës – bazën, themelin, mbi të cilën ndërtohen të gjitha trajtat tjera. Së këndejmi, ju mund ta shikoni këtë cikël jetësor si ndërtim të themelit për ardhmërinë më të mirë. Në të vërtetë, kjo jetë për ju edhe është si njëra nga punët në varganin e pafund. Dhe jeni të përgatitur për këtë që prej kohësh, meqë jeni të pajisur me durim dhe me dëshirën që të keni dobi praktike.

Metodologjia dhe logjikshmëria janë armët tuaja mentale. Jeni të përshkuar nga besimi, edhe pse këtë nuk e tregoni posaçërisht. Detajet dhe detyrimet mund ta hijesojnë qëllimin e fundit të ndonjërës nga ndërmarrjet tuaja. Në disa raste është më urti t’iu ikni disa gjërave, sesa të shkoni drejt e në to. Duke i ikur kundërvënies së ideve tuaja të tjerëve, mund t’iu ikni situatave të cilat do ta ngadalësonin zhvillimin tuaj. Aftësia juaj e të ardhurit në shprehje tregohet më së miri përmes kuptimit tuaj për plan dhe formë. Jeni në gjendje që plotësisht të vizuelizoni secilën ide të cilën do të jua ekspozonte ndonjë arkitekt apo artist. Për ju kurrë nuk mund të thuhet se iu ikni detyrimeve dhe obligimeve tuaja, dhe këtu pikërisht është madhështia juaj.



*



Numër i zellit këmbëngulës, i punës, i rendit dhe i vendosmërisë që të gjitha gjërat të vihen në vend të vetin. Katërshat i kanë gati të gjitha vetitë e shenjës së Zodiakut Bricjap. Katërshat “hapërojnë ngadalë”, kurse nëpër jetë përparojnë me vendosmëri të shkëlqyeshme, e cila rezulton suksese financiare dhe lumturi emotive.

Personalitetin e katërshit shumë e krahasojnë me breshkën nga tregimet e lashta. Ngadalësia me të cilën depërtojnë në jetë shpeshherë has në përbuzjen e të tjerëve, e sidomos të të rinjve, por pikërisht ajo ngadalësi dhe vendosmëri më së shpeshti rezultojnë suksese dhe atëherë breshka e vjetër, “e ngadaltë dhe kurrfare” e fiton garën në konkurrencë me lepurin e shpejtë e të spitullosur!

Aspektet negative: tendenca që stoicizmi të shndërrohet në imobilitet dhe apati (depresion), mandej ekspodiviteti. E ashtu siç këto dy veti rrallëherë shkojnë së bashku, katërshat shumë i krahasojnë me bojlerët pa ventilin sigurues – çdo gjë vepron si të ishte nën kontrollin ideal, e në një çast, megjithatë, vjen gjer tek eksplodimi i fortë!


Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Numrat dhe fati Empty Re: Numrat dhe fati

Mesazh nga Emona Tue 22 May 2012 - 5:44

Numri 5: Shkrues



Për nga natyra jeni të gjallërishëm, përplot hov, entuziazëm dhe energji. Për ju jeta është aventurë e guximshme në të cilën hyni me hapa të mëdhenj, pasi që ndryshimet e pandërprera janë në harmoni të përsosur me prirjen tuaj për ndryshime dhe llojllojshmëri. Ju vërtet kënaqeni në veprim, si edhe në çdo gjë tjetër që ju ofron jeta. Dëshironi të gjendeni në vendin ku ndodh diçka e rëndësishme dhe interesante. Që me lindje ju është dhuruar liria, por ju pandalim gjakoni kah sferat gjithjnë e më të larta e më të larta të lirisë, kah liria përbrenda, në qenien tuaj të brendshme më fisnike.

Ju dashuroheni shpejt e lehtë dhe, jeni të gatshëm që, të gjitha, madje edhe vetë jetën, t’ia nënrendoni dashurisë. Pa dashuri për ju asgjë në këtë jetë nuk do të kishte kuptim.

Kërkimi juaj për lumturi përcillet me humor të çiltër, spirituozitet dhe kënaqësi. Jeni tepër spirituozë dhe oratorë tepër të shkathtë. Mund të keni sukses në profesionet ku me rëndësi është zëri i kristaltë, fjalori i begatë dhe të folurit bukur. Puna e deputetëve dhe e mësimdhënësve është tepër e përshtatshme për shprehjen e aftësive tuaja.

Për më tej, në botën e zbavitjes apo të letërsisë mund të shkëlqeni si ylli më vezullues, vetëm nëse ia dilni që gjërat e duhura, në momentin e duhur, t’i vendosni në vendin e duhur. Mos të ju brengosë që në disa momente jeni kundërthënës, sepse kjo është veti e të gjithë intelektualëve të dalluar, e njerëzve vërtetë spirituozë.

Po qe se i ndiqni disa parime jetësore, mund të përjetoni pleqëri të thellë, me shëndet dhe fuqi. Fama dhe suksesi ju presin pas vitit të tridhjetë të jetës.



*



Ky është numri i pentagramit dhe i yllit pesërremësh i cili tradicionalisht është i lidhur me vetitë spektakulare të okultistëve, mistikëve e magjistarëve. Për këtë shkak, personat e pesëshit e synojnë të fshehtën, misteriozen dhe të pashpjegueshmen. Janë të fascinuar me besimet e pazakonshme – religjioze, filozofike apo madje edhe politike – dhe i tërheq shkëlqimi dhe stolisja, posaçërisht në fushën artristike. Prandaj, gjejnë kënaqësi në muzikën eksperimentale dhe në drejtimet moderne të shprehjes artistike, porse edhe në kultet obskurantiste, në zonat kufitare të shkencës, në medicinën alternative, parapsikologji, ufologji, jogë, budizëm...

Ata duan çdo gjë që është jo e zakonshme – nga vendet e çuditshme dhe njerëzit e pazakonshëm, gjer tek bota e forcave misterioze. Në çdo gjë të pazakonshme dëshirojnë të jenë të parët dhe pikërisht kjo i ndan nga rrethi i të zakonshmëve. Pikërisht për këtë pesëshat janë persona jashtëzakonisht interesantë – të gjallërishëm, kureshtarë, inteligjentë, aventuristë dhe gjithnjë të gatshëm që t’i dëgjojnë edhe të tjerët, qëndrimet e huaja, more sido dhe sado që të jenë të pazakonshme.

Edhe pesëshat kanë të meta: prirja për t’u kënaqur me prirjet e veta, posaçërisht në jetën emocionale, mandej prirja e pranimit të pikëpamjeve të cilat mund të sillen gjer tek ekscentriciteti ekstrem!





Numri 6: Mësues



Keni ideale të larta dhe dëshirë të fuqishme për t’i realizuar. Dashuria është sundimtari i botës suaj dhe roli juaj në jetë është t’i përhapni këto ide. Kuptimi juaj është t’iu ndihmoni të tjerëve. Jeni të drejtë, adhurues të së vërtetës dhe plot mëshirë e ngrohtësi.

Femra në këtë shenjë është dashamirëse, gracioze, sharmante dhe spirituoze, e prirur për pikturë dhe muzikë. Mashkulli është udhëheqës spirituoz, artist i lindur. Edhe mashkulli edhe femra kënaqen me gjërat e vogëla, të përditshme, edhe pse në të njëjtën kohë synojnë kah diçka më e lartë në fushën estetike dhe shpirtërore.

Jeni të ndijshëm dhe të lëndueshëm, i shmangeni çdo banaliteti dhe vrazhdësie, duke u sakrikifikuar shpirtmadhësisht me këtë rast për të afërmit tuaj. Në këtë, në të vërtetë, është forca juaj dhe ju, nëse qëndroni, të gjitha problemet jetësore do t’i zgjidhni deri në vitin e tridhjetepestë.

Kujdesuni për veten sepse keni shëndet mjaft delikat. Mos e ngarkoni zemrën së tepërmi, meqë atë organ e keni më të ndijshmin. Po qe se rregullisht ecni, dhe notoni sa më shumë, ju pret pleqëri e bukur, pa ndonjë vështirësi të madhe.



*



Gjashtëshi ta përkujton katërshin, por nuk është aq flegmatik. Personat katërsh nuk janë as konvencionalë, as aventurierë, siç janë pesëshat e as nuk janë ekskluzivisht brilantë, siç janë treshat.

E megjithatë, gjashtëshat, në një periudhë më të gjatë, janë më të suksesshëm në jetën familjare, në punën profesionale dhe në dashuri sesa pesëshat e ngathtë apo treshat e shkëlqyer. Sukseset në jetë gjashtëshat gati rregullisht i arrijnë para katërshave të ngadaltë, e me shumëçka kanë karakteristika plotësisht të kundërta me pesëshat. Gjashtëshat janë më të lumturit kur ndodhen në vende apo situata që i njohin mirë dhe të rrethuar me njerëz që po ashtu i njohin mirë. Gjashtëshat më shumë i duan miqtë e vjetër sesa të rinjtë; më për qejfi i kanë përvojat e vjetra sesa të rejat; më shumë e çmojnë komoditetin sesa aventurën; klasikën nga eksperimentalja. Dinë të dashurojnë, janë të dashur, të besueshëm, religjiozë dhe të sinqertë. Gjashtëshat në esencë janë njerëz të lumtur.

Aspektet negative: prirja për t’i pëlqyer vetvetes dhe sedra. Ngandonjëherë edhe prirja për mendjemadhësi.





Numri 7: Mistik



Për nga natyra jeni mendimtarë dhe analitikë. Prapa çdo gjëje mundoheni të zbuloni ndonjë kuptim më të thellë. Nuk kënaqeni me gjërat sipërfaqësore. Meditimiteti dhe analizueshmëria mund të ju sjellin gjer tek disa të vërteta, qoftë të lashta apo krejt të reja, por vetëm nëse në meditimet tuaja ndiqni linjën mistike dhe okulte.

Roli juaj në botë është të merreni me shërim. Do ta shëroni edhe veten, por edhe të afërmit me energjinë jetësore. Të afërta i keni të gjitha sistemet religjioze e mistike dhe filozofitë.

Sjellja juaj e çuditshme ju ndan plotësisht nga bota tjetër; por mos u brengosni shkaku i kësaj! Dëgjojeni vetëm zërin tuaj të brendshëm, sepse jeni në rrugë të mirë që ta njihni vetveten dhe të tjerët.

Do të vuani shpesh shkaku i dashurisë, por nuk ka dashuri të vërtetë pa vuajtje e dhembje. Nëse për bashkudhëtar të jetës e takoni personin nga shenja juaj, do të krijoni harmoni të mrekullueshme, për të cilën shumë do t’jua kanë zili.



*



Shtatëshi është numër i forcave misterioze dhe i mistikës. Në të kaluarën ia kanë mveshur vetitë ezoterike: djali i shtatë i djalit të shtatë në të kaluarën është marrë si person i veçantë i cili i ka sunduar forcat mistike të parashikimit e të parathënies.

Numerologët më të shquar edhe sot janë të bindur se ka të vërtetë në ato besime të lashta. Shtatëshat, thuhet, i tërheq okultja dhe kënaqen në jetën e begatë të brendshme, janë imagjinativë dhe mendjemprehtë. Prirja e tyre kah ezoterikja, filozofia si dhe mësimet mistike mund të bëhet përcaktim jetësor. Ata dëshirojnë të mbijnë në thellësitë e qenies së tyre, në “hapësirat e brendshme” të shpirtërores, ta shpjegojnë të pashpjegueshmen.

Për këtë shkak, jo rrallë janë të preokupuar me këso temash, saqë familjeve dhe miqve iu duken të tërhequr dhe të çuditshëm. Ky është edhe njëri nga aspektet negative të shtatëshit. Ata e duan tërheqshmërinë dhe heshtjen. Këso lloj shtatëshash kanë mendje të fuqishme dhe aftësi kreativiteti të theksuar, të cilën, për fat të keq, vështirë arrijnë ta formulojnë për të mundur që edhe të tjerët t’i kuptojnë. Shtatëshat rëndom ecin para kohës.







Numri 8: Koleksionar



Ju jeni energjikë, posedoni aftësi të theksuara organizative dhe jeni shumë të zellshëm në arritjen e diturive të reja. Jeni racionalë, praktikë, depërtues dhe të qëndrueshëm. Jeni si të lindur për udhëheqjen e punëve. Larg mund të shkoni në botën e biznesit, vetëm nëse do të keni takt në takimet me njerëz.

Keni prirje për shkencat natyrore, veçanërisht për kiminë dhe fizikën. Ndërkaq, edhe në politikë do të keni sukses po qe se e orientoni drejt energjinë tuaj.

Kujdesuni për mëlçinë dhe veshkët, shmanguni nga punët e natës dhe ndenja e gjatë.



*



Tetëshi është numër i sukseseve dhe pasukseseve materiale. Personat tetësha gjithmonë janë të brengosur për ardhmërinë financiare: nuk grumbullojnë lehtë të mira materiale dhe pasuri si disa shenja tjera numerike (treshi apo gjashtëshi), mandej edhe kur vijnë tek mirëqenia, duhet vazhdimisht të dëshmohen dhe të luftojnë për ta mbajtur atë që me mundim e kanë arritur.

Tetëshat janë punëtorë të mirë; asgjë nuk iu vjen lehtë dhe pa përpjekje; kurse jetën e kanë luftë të përhershme. Prandaj, kurrë nuk janë të relaksuar dhe të pabrengosur. Gjithonë, në të vërtetë, janë në vigjilencë, duke menduar për hapin tjetër dhe me këtë janë të preokupuar. Mesi ku veprojnë shpesh i llogarit ata si të pakëndshëm, kryeneç dhe me disponim armiqësor. Tetëshat e dinë se rrethi ata rëndom i shikon relativisht zih dhe për këtë ngandonjëherë janë përplot hidhësi, ashpërsi dhe ironi.





Numri 9: Metafizik



Dëshirat më fisnike dhe idealet më të larta janë trashëgimia juaj kozmike. Interesimet tuaja në jetë janë të lidhura për hulumtimin e shpirtit njerëzor, për okultizmin dhe misteret e mëdha. Gjithmonë jeni në shërbim të të tjerëve, pasi që ju në të vërtetë e kuptoni se thesari më i madh është ajo çfarë njeriu bën për të tjerët. Për ju pasuria është në dhënie, e jo në marrje.

Kah fundi i dhjetëvjetorit të tretë do ta arrini përndritjen, dhe do të bëheni njëri nga adeptët e mëdhenj në mësimin e fshehtë. Fisnkikëria dhe përsosmëria janë qëllimet tuaja të përhershme dhe ju synoni kah artet hyjnore dhe okulte. Nuk dëshironi të flisni shumë, të heshtur jeni përnga natyra, por kur diçka thoni ajo atëherë është margaritar i vërtetë.

Dashuria për ju është diçka më e shenjta në botë. Dashuria do të ju ndihmojë të realizoni krejt atë që e keni paramenduar. Personi i dashur për ju është mbështetja më e mirë në jetë.

Keni jetë të gjatë dhe frytdhënëse. Veprat tuaja fisnike kanë për të jetuar gjatë edhe pas vdekjes suaj. Do të keni bashkudhëtarë jetësorë shembullorë dhe besnikë.



*



Nëntëshi – numër suksesi në jetën materiale dhe emocionale. Persoant nëntësha rëndom e fitojnë krejt atë që e dëshirojnë në jetë. Janë ‘kokë më vete’, të prirur për mahnitje të shpejta, dashurohen dhe çdashurohen shumë më lehtë se tipat tjerë numerikë.

Ashtu siç vrullshëm mahniten, nëntëshat dëshirojnë të dominojnë dhe të ngatërrohen madje edhe atje ku esencialisht nuk e kanë vendin. Kur kjo veti është shumë e shprehur, dëshira e nëntëshit që dikujt t’i ndihmojë shprehet në mënyrë të lodhshme dhe shpesh në mënyrë të padëshirueshme. Kjo është edhe vetia më e madhe negative e nëntëshit.

Nëntëshat shpesh i marrin edhe si vizionarë jopraktikë, e madje edhe si ekscentrikë. Megjithatë, nëntëshat janë përgjithësisht të popullarizuar shkaku i tiparit themelor se janë të gatshëm që të kërcejnë dhe secilit t’i dalin në ndihmë, dhe për këtë nuk kërkojnë kurrfarë kundërshpërblimi.





11: NJËMBËDHJETËSHI DHE NJËZETENJËSHI: Këta janë numrat e vetëm dyshifrorë, të cilët numerologët i marrin si shumë të rëndësishëm për analizën me themel të emrave persoanlë.

Së pari për numrin NJËMBËDHJETË: Ky është numër i zbulimeve dhe i inspirimeve. Personat e njëmbëdhjetëshit i posedojnë të gjitha karakteristikat e nëntëshave vizionarë, por në shkallën më të lartë. Këta janë të pajisur me të gjitha virtytet “femërore” të dyshit, por pa asnjë të metë. Njëmbëdhjetëshat i bijnë “violinës së dytë” vetëm për ata të cilët vërtet i marrin më superiorë se veten.

Porse, as këta nuk janë pa të meta, se këta janë idealistët e pasuksesshëm, persona të cilët thellësisht besojnë në të vërtetën dhe në vlerën e parimeve. Me fjalë të tjera, këta mund të jenë aq të dashuruar në idealet e veta saqë t’i harrojnë nevojat e veta praktike dhe dëshirat e të tjerëve.

Përgjithësisht, njëmbëdhjetëshat janë numër i dëshirueshëm dhe të lumtur, dhe personat në këtë numër lënë gjurmë pozitive në jetë, gjë që ua imponon respektin dhe lakminë atyre që takohen me ta (edhe pse jo edhe në dashuri).





22: Për dallim nga njëmbëdhjetëshi, NJËZET E DYSHI ndoshta është numri më i dëshirueshëm, numri i njeriut vërtet të madh, dhe në vetvete përmban vetitë më të favorshme të numrave tjerë. Ky numër, pohojnë shumica, ka energjinë e njëshit, zellin e katërshit, temperamentin e pesëshit, sigurinë e gjashtëshit, imagjinatën e shtatëshit, talentin e tetëshit, idealizimin e nëntëshit dhe vizionaritetin e njëmbëdhjetëshit. E, megjithatë, njëzetedyshi nuk është vetëm numër urtie dhe vizionariteti, mund të jetë edhe “zotërues i magjisë së zezë”, domethënë person i cili shkon edhe rrugëve të devijuara të perverzionit.



Thjesht, po e bëmë sublimimin e asaj që u tha gjerësisht për numrat përkatës, kuptimi në vija të trasha i numrave do të ishte si vijon:







1. Është prijës autoritativ i cili mund t’i mbijetojë të gjitha vështirësitë. Perfeksionist i cili pret shumë, si nga vetja, ashtu edhe nga të tjerët. Me këmbëngulje ndjek rrugën të cilën e ka skicuar duke mos çarë kokën se çfarë të tjerët do të thonë. Duhet frenuar depërtueshmërinë e vet shkatërrimtare. Por, nën sipërfaqen e vrazhdë, megjithatë, fshihet një shpirt tejet i deliakt.



2. Është paqedashës, por ndien urrejtje kur e urdhërojnë. Kurdo që i jepet rasti, i dorëzohet dembelisë. Vetia më të vlefshme: imagjinata e fuqishme. Është ëndërrimtar i papërmirësueshëm. Kur gjërat nuk zhvillohen ashtu siç atij i konvenon, është i hidhëruar dhe i pakënaqur.



3. Promotor dhe revolucionar me tërë qenien e vet. Është i shoqërueshëm dhe pa brenga, por ngandonjëherë ngapak edhe frikacak. Të metat më të mëdha: xhelozia dhe naiviteti. Optimist i madh.



4. Është rezistent dhe shumë punëtor. Është i vendosur, aktiv dhe i besueshëm, por nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç i ka menduar, mund të bëhet mundim i vërtetë. Është tip logjik, organizativ, metodist dhe besnik, edhe pse fshehtësisht brengoset.



5. Është ëndërrimtar i pasionuar, tepër joshës, edhe pse priret kah çrregullimet psikosomatike. E urren rutinën dhe punën e mundimshme.



6. Është shpirtmirë dhe sharmant, ka ndjenjë fuqimisht të zhvilluar për drejtësi. Është i gatshëm për sakrificë. Do të mund të ishte politikan i mirë. Është i butë dhe iu dorëzohet atyre që e donë, por vështirë falë dhe harron.



7. I rezervuar, i prirur për mendime, tejet inteligjent. Ëndërrimtar, hulumtues dhe mendimtar. Ka burime të brendshme të pashterrshme. Është i gatshëm që edhe t’i mashtrojë njerëzit për të arritur sukses. Njëkohësisht është edhe shpirtmadh edhe egocentrik.



8. Është i guximshëm dhe energjik, por arrin sukses vetëm kur mëson ta kontrollojë oreksin e vet të pangopur. Lufton për atë që është me vlerë dhe e drejtë. Edhe pse optimist, nganjëherë është enigmatik dhe i mbyllur.



9. Është luftarak, i pafrikueshëm, vendosmërisht i pavarur, por ngandonjëherë i duhet ndihma. Korr sukses në të gjitha që ia skiconi. Është i kthjellët, tejet energjik dhe i pasionuar, por nuk është sentimental aq sa ndonjëherë le përshtypjen.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Numrat dhe fati Empty Re: Numrat dhe fati

Mesazh nga Emona Tue 22 May 2012 - 5:45

A JU PËRGJIGJET JUVE NUMRI I ATIJ?





1 dhe 2 janë kundërshti, por kreativiteti dhe aftësia në udhëheqje që ka NJËSHI, mund ta tërheqë DYSHIN artistikisht të orientuar.





3 është i pavarur dhe spirituoz, i përgjigjen TRESHAT tjerë dhe numrat e përpjestueshëm me TRE.





4 Është praktik dhe vështirë zë miqësi. I përgjigjen DYSHI dhe TETËSHI.





5 Është adhurues i jetës së lehtë, komode, dhe i përgjigjen të gjithë numrat, e sidomos numri PESË.





6 Është i sigurt dhe i ekuilibruar, sakaq i përgjigjen SHTATËSHAT e menduar dhe NËNTËSHAT seksipilë.





7 I do TRESHAT spirituozë dhe PESËSHAT dinamikë.





8 Është ambicioz dhe i përcaktuar për botën, mjaft materialist. E mahnit kreativiteti i NJËSHIT dhe i nevojitet stabiliteti i KATËRSHIT.





9 Është luftarak dhe i do NJËSHAT autoritativë dhe GJASHTËSHAT e sigurt.















NUMEROLOGJIA E DASHURISË

MËSOHUNI TA NJIHNI NUMRIN E MIRË





Karakteri juaj dashuror reflekton në numrin tuaj përfaqësues.

Gjetja e numrit bëhet, siç është thënë edhe më parë, duke mbledhur numrat e ditëlindjes dhe të muajit tuaj të lindjes dhe shndërrimi i tyre në numër njëshifror në mes të 1 dhe 9. Për shembull: Jam i lindur më 21 mars (21 + 3 = 24 dhe 2 + 4 = 6) domethënë, numri im është 6.







NËSE JENI 1:





Jeni të pavarur, impulsiv dhe spontan. Dëshironi që vetë të arrini gjer tek suksesi. Në planin sentimental ju udhëheq pasioni, ju doni ose nuk doni, dhe silleni në harmoni me këtë. Keni nevojë që të jeni krenar me partnerin tuaj (por, edhe pse ju atë vetë e zgjidhni, keni vështirësi kur duhet t’i bëni disa lëshime, të sakrifikoni pak liri, ndaj më tepër e doni partnerin pak më të bindur). Duke qenë se jeni të guximshëm dhe dinamikë, ju jeni forca lëvizëse e perandorit.





NËSE JENI 2





Ju e dini se çfarë do të thotë koketim, tërheqshmëri, “dashuri e përjetshme”. Pasi që jeni të butë, krejtësisht sensibilë, jeni të aftë t’iu përshtateni të tjerëve dhe t’iu bëni shërbime. Vërtet është vështirë të jetoni të vetmuar dhe keni nevojë që me dikë ta ndani derdhazën e ndjenjave. Jeni të hapur ndaj rrethit dhe dëshironi që me të të jetoni në harmoni, ndaj ndiqeni vetëm një rrugë: rrugën në të cilën zemra ju drejton.





NËSE JENI 3





I pushtoni të tjerët me natyrën tuaj artistike dhe imagjinative, me shpirtin tuaj të gjallërishëm, brilant dhe me kuptimin për humor, por edhe me nevojën vetanake për të qenë të pavarur. Mbi të gjitha e doni lirinë. Jeni shpirtgjerë dhe plot pasion në dashuri, e i frikësoheni vetëm monotonisë sentimentale e cila mund t’ua ngulfasë jetën tuaj. Për ju dashuria duhet të jetë lojë sentimentale. Në të kundërtën, ju asaj nuk i dorëzoheni. Thjesht, duhet t’jua ofrojë lirinë dhe të mahnitet me ju.





NËSE JENI 4





Lidhjet kalimtare? Flertet për një ditë? Nuk është kjo për ju. Ju jeni të dashur, sensitivë, të butë (madje edhe kur këtë e fshihni prapa jashtësisë së përmbajtur dhe të rezervuar), ndaj për dashuri ju nevojitet siguria, sinqeriteti, respekti – juve ju ndjell ndershmëria, bota e ndjenjave, e kurrsesi marrëzitë gjithëfarëshe. Jeni posesivë dhe besnikë (sipas rregullit) , prandaj hiqjuni dashurisë në shikim të parë, pasioneve që mund të shërthejnë... dhe të shuhen.





NËSE JENI 5





Nëse flasim drejt, për ju nuk do të mund të thuhej se jeni prej atyre që fluturojnë nëpër retë dhe ëndrrat dashurore. Çfarë dëshironi ju? Lirinë, aventurën, udhëtimet, miqësitë dhe atë që është e re. Keni temperament të vrullshëm, jeni të padurimshëm dhe energjikë, ndaj çdo gjë tek ju ndodh papritur dhe spontanisht. Çdo gjë do të dëshironit të provonit, t’i ndani gëzimet tuaja jetësore, dhe pasi që me magnetizmin dhe sharmin tuaj të lindur i tërhiqni të tjerët, ju mendoni se çdo minutë (dashurore) meriton të jetë i përjetuar.







NËSE JENI 6





Gjashtëshi është numër i harmonisë dhe dashurisë. Keni natyrë romantike dhe të mbrojtur, ndaj jeni të gatshëm të jepni shumë për të mundur ta pëtjetoni qetësisht dashurinë tuaj (në këtë rast dashrinë do të duhej ta shënonim me shkronja të mëdha). Ju magjeps bukuria, kurse e ndillni dhe e ngashënjeni atë me butësinë tuaj dhe ndjeshmërinë e theksuar. Nga ana tjetër, ju nevojitet të jeni të qetë, të mbrojtur, sepse ju lidhjet e paqëndrueshme lehtë ju nxjerrin nga ekuilibri.





NËSE JENI 7





Shtatëshi, numri i fshehtësive, e bën edhe shpirtin tuaj misterioz; nuk i tregoni lehtë ndjesitë tuaja. Jeni temperament i llojit të vet, të pavarur (mbase edhe të vetmuar!) dhe për ju joshja e polit tjetër nuk do të thotë se duhet të jetë intelektuale. Në të vërtetë, ju mund të dukeni indiferentë, por në thellësi të shpirtit ju jeni sensitivë dhe në ju vlojnë ndjenjat. Ju nuk thoni lehtë: “Të dua!”, këtë e tregoni në tjetër mënyrë. I mbetet partnerit tuaj që ta zbulojë fshehtësinë tuaj, të depërtojë në atë mister.





NËSE JENI 8





Tetëshi, numri i fuqisë, jua jep edhe dëshirën e fuqishme, ndaj tërheqshmëria juaj ndihet në rrethin tuaj. Për ju përvetësimi në dashuri nuk është “cikërrimë”: kur doni, doni intensivisht. Për nga karakteri jeni besnik, të hapur dhe të plotë; ndjenjat i keni të drejtpërdrejta dhe me ju partneri e di se çfarë duhet bërë. Kur ju jeni në pyetje, pasioni dhe besnikëria duhet ta nënkuptojnë njëra-tjetrën, sepse ju muk përfillni asgjë që është gjysmake.





NËSE JENI 9





Nëntëshi, numri i fundit, është numër i idealizimit. Jeni shpirtmëdhenj, të durimshëm, zemërgjerë. Nuk jeni “romantikë” në dashuri, por jeni sentimentalë ( a e vëreni dallimin?). Keni nevojë që të tjerët t’jua konfirmojnë dashurinë të cilën ndiejnë. Jeni shumë intuitivë, psikologë, lehtë i përvetësoni të tjerët dhe njerëzit kanë besim në ju. Për nga karakteri jeni joshfrytëzues, i doni njerëzit dhe për ju dashuria nuk është vetëm bashkëjetesë, por edhe bashkëpunim.





Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Numrat dhe fati Empty Re: Numrat dhe fati

Mesazh nga Emona Tue 22 May 2012 - 5:46

ANALIZA E PERSONALITETIT



Tash, kur i kemi njohur vlerat e numrave, do të provojmë të analizojmë personin tonë hipotetik – Ramadan Selimin. “Numri i personalitetit” apo përshtypja që lë mbi të tjerët është gjashtëshi. Ky numër tregon se Ramadani në rrethin ku jeton është i dashur, njeri me gëzime dhe me siguri, i cili ka arritur ose së shpejti do të arrijë edhe lumturinë dhe suksesin material.

Domethënë, tip relativisht solid, i cili në të tjerët lë përshtypjen e personit imagjinativ. Porse, duket sikur tek Ramadani ka edhe diçka më tepër se kjo që shfaq pamja e jashtme. Numri i tij “i zemrës”, ku fshihet natyra e tij e fshehtë, është njëmbëdhjetëshi. Kjo do të thotë se prapa jashtësisë së lëmuet, dhe, jo rrallë, të mërzitshme, fshihet entuziazmi këmbëngulës, vizionari dhe idealisti i cili në vetvete i tajon të gjitha virtytet që lidhen me numrin dy.

Numerologët pajtohen në një: është e pashmangshme që, nga koha në kohë, të mos shfaqet ndonjë konflikt në mes të jashtësisë së Ramadanit, dashurisë së tij ndaj familjes, dëshirës së tij për komoditet dhe suksesit dhe jetës së tij të begatë kah njëmbëdhjetëshi. Sesi ky konflikt zgjidhet në masë të caktuar tregon “numri i tij i fatit” – tetë!

“Numri i fatit” e shpreh karakterin e përgjithshëm të personit të caktuar.

Tetëshi i Ramadanit është numër i punës së madhe dhe i suksesit material. Megjithatë, suksesi i Ramadanit është i ngushtuar në mes të gjashtëshit të jashtëm dhe njëmbëdhjetëshit të brendshëm; me fjalë të tjera, kemi të bëjmë me personin i cili sukseset materiale i arrin po qe se e kontrollon mirë “un”-in e tij të brendshëm. Edhe më preciz: Ramadani mund të jetë financier i jashtëzakonshëm, po qe se i ndrydh dëshirat e veta të brendshme për t’u bërë, ta zëmë, poet apo profet. Në jetën reale personi i tillë më së shpeshti arrin edhe sukses material edhe qetësi shpirtërore, duke tërhequr linjë të rreptë në mes të jetës së vet publike dhe të asaj private!

Numerologët mendojnë se personat siç është Ramadani mund ta shfrytëzojnë praktikisht “numrin e fatit” po qe se angazhohen që të gjitha vendimet e rëndësishme t’i sjellin dhe t’i zbatojnë në ditën e caktuar e cila pajtohet me “numrin e tyre të fatit”. Nëse, ta zëmë, “numri i fatit” i tyri është 8, ditët ideale të muajit do të jenë: 8,11, 26. Nëse “numri i fatit” është 2, atëherë ditët më të mira të muajit janë: 2, 11, 20.

Okultisti i njohur dhe i pranuar, Riçard Kevendishi (Richard Cavendish) mendon se “numri i fatit” është vulë e vërtetë “vulosur në karakterin dhe fatin tuaj në momentin kur jeni lindur”. Po qe se nuk pajtohet e nuk koincidon me “numrin tuaj të zemrës” apo “numrin e personalitetit”, do të jeni “të ndrydhur nga konfliktet e brendshme dhe tërë jetën keni për të luftuar kundër fatit tuaj”...







* * *





ZBULOJENI SE KUSH JENI PËRMES DITËS NË TË CILËN KENI LINDUR





Secila ditë e muajit ka vibrimin e vet të veçantë numerik, nga i cili varet disponimi ynë i gjithëmbarshëm, ritmi jetësor e madje edhe vetë jeta. Se a do të jemi në ditën e caktuar të kthjellët apo të vranët, do të ngrihemi apo do të bijmë shpirtërisht, do ta duam vetveten dhe çdo gjë që na rrethon apo do ta urrejmë tërë botën, krejt kjo varet nga vibrimet astrale, kozmike në momentin e dhënë. Vibrimi numerik ka ndikim të veçantë në ditën e lindjes të secilit prej nesh veçanërisht.

Po qe se jeni të lindur të parin, të dytin apo cilëndo qoftë ditë të muajit, karakteri juaj është i kushtëzuar, në një mënyrë i parapërcaktuar, me numrin e asaj date. Ku dallon numri i ditëlindjes suaj nga numri i ciklit tuaj jetësor? Numri i ciklit të jetës është themelor, numri qenësor i personalitetit tuaj. Numri i ditëlindjes suaj ju paraqet të atillë siç të tjerët ju shohin. Ky numri i fundit është ekuivalenti numerik i ndikimit astrologjik.

Të kuptuarit e vetvetes është çelësi për forcën kozmike e cila është në ne, forcë e cila gjithnjë rishtas na kthen në jetë, forca jetësore e cila vërtet është esenca e jetës në ne si edhe i jetës jashtë nesh. Sepse, të tjerët mund t’i njohë vetëm ai i cili paraprakisht e ka njohur vetveten, por ndodh edhe e kundërta: duke njohur të tjerët, ne në të njëjtën masë e njohim edhe vetveten. Vështrojeni qenien tuaj me sytë e të tjerëve, që të mund t’i zhvilloni potencialet tuaja më të mëdha intelektuale dhe shpirtërore. Kijeni, me këtë rast, parasysh se dita e lindjes suaj është e pavarur nga muaji dhe viti në të cilin jeni të lindur.











PËR TË LINDURIT NË DITËN E PARË TË CILITDO MUAJ



Ju i keni të gjitha vetitë e një prisi; karakterizoheni me guxim, nisjativë dhe me aftësitë organizative. Keni shpirt aktiv dhe të ndritur, si dhe mendje tejet kreative. Nënshtrimi ndaj urdhrave, apo vetëm zbatimi i urdhrave, për ju është e neveritshme dhe e huaj për karakterin tuaj. Jeni kurajozë, të vetëdijshëm për aftësitë tuaja, dhe kurrë nuk lëkundeni për t’u ballafaquar edhe me problemet më të rënda jetësore.

Duke qenë se jeni “kokë në vete”, gjë që këtu ka kuptim pozitiv, për ju problemi më i madh është si të bashkëpunoni me të tjerët, sepse çdo gjë e dëshironi me tuajën, sipas ideve tuaja. I mjaftoni vetvetes, kurse në shoqëri dilni vetëm nga nevoja. Nuk mund ta duroni askend, edhe pse, shikuar nga jashtë, jeni të qetë dhe të heshtur e, me këtë, edhe plot dashuri e ngrohtësi për të tjerët.





Për të lindurit në ditën e dytë të cilitdo muaj



Ja, bashkëpunëtori i përsosur, partner të cilin vetëm mund ta dëshironi! Roli juaj në jetë është që t’i zbatoni në jetë idetë dhe projektet e të tjerëve, gjë që nuk do të thotë se ju mungon krijimtaria origjinale, por se origjinaliteti juaj qëndron në atë që t’i gjeni rrugët dhe mënyrat më të mira për jetësimin e ideve të njerëzve me të cilët bashkëpunoni.

Për nga natyra jeni të butë dhe të ndijshëm dhe kurrë nuk nguroni që t’i tregoni ndjenjat tuaja. Gjithmonë jeni të matur, të kujdesshëm, jovetiakë dhe, në çdo moment, plot mirëkuptim për të afërmit. Edhe pse nuk jeni karrieristë, njerëzit mund të krijojnë përshtypje të tillë, sepse gabimisht mund ta interpretojnë gatishmërinë tuaj për t’iu ndihmuar të tjerëve.

Nuk guxoni t’iu lejoni të afërmve që t’i shfrytëzojnë, duke i keqpërdorur, ndjenjat tuaja fisnike, natyrën tuaj joegoiste!





Për të lindurit në ditën e tretë të cilitdo muaj



Popullariteti dhe kontaktet me shumë njerëz jua marrin kohën e çmueshme. Spirituoziteti dhe sharmi natyror ju ndihmojnë të zini shumë miq, dhe që në çdo shoqëri të jeni në qendër të vëmendjes. E doni shoqërinë tepër, dhe gjithnjë përpiqeni që të jeni sa më zbavitës në secilin rast. Jeni të talentuar gjithanshmërisht, keni talent për shumë arte, por asnjërin talent nuk e zhvilloni deri në fund, pasi që ngapak jeni hutaq. Ashtu e derdhni energjinë tuaj kreative në banalitete, harxhoheni në jetën e lehtë. Por, jo: njerëzit ju duan, dhe gjithkund jeni mysafirë të dashur.







Për të lindurit në ditën e katërt të cilitdo muaj



Keni zë të mirë, jeni të besueshëm dhe të sigurt. Thënë simbolikisht, ju jeni si Pjetri – gur këndi. Supozohet se jeni mjeshtër kozmik i cili gjithkund vë themele. Jetën e keni aktive dhe kreative, pasi që pandalim punoni për të mirën e njerëzimit. Jeni shumë praktikë, ndaj keni shumë sukses në punët e natyrës materiale dhe praktike.

Kurrë nuk iu ikni detyrimeve, dhe gjithmonë e bëni atë që ka qenë dashur bërë. Kijeni në mendje se kuadrati është simboli i numrit katër: dhe ju më së lehti do të ngriheni shpirtërisht brenda kuadratit, po qe se në atë rast nuk jeni të lidhur me botën fizike.







Për të lindurit në ditën e pestë të cilitdo muaj



Për nga natyra jeni shpirt i trazuar, i doni ndryshimet dhe llojllojshmëritë, kurse gjithanshmëria juaj rrallë haset tek njerëzit tjerë. Jeni orator tepër i shkathtë, dhe këtu gati se jeni të pashembullt. Çdo gjë që bëni, karakterizohet me shpejtësi, efikasitet dhe qartësi. Keni shpirt të paqetë, bredhëritës; jeni temperamentë dhe sensualë. Jeni të lindur artistë, ëndërrimtarë dhe poetë të jetës, por vetë jeta për ju është art mbi arte. Pesë është numri i mistikëve, që do të thotë se ju jeni magjistar të lindur, alkimistë, mistikë.

Jeni të prirur për ezoteri, magji, mësimet okulte; jetoni për dashuri dhe nga dashuria. Jeni joekzistus si pakgjë në natyrë dhe, nguteni nga njëra përvojë në tjetrën, duke mbledhur bukurinë dhe lëngun e çdo gjëje dhe të të gjitha krijesave, që tërë këtë në fund t’ia shtoni urtisë suaj, me të cilën natyra ju ka pajisur. Asgjë nuk mund të ju lidhë gjatë për një gjë, për një vend; sepse gjithmonë rishtas synoni kah takimet e reja, kah njohjet e reja, udhëtimet e reja. Jeni mendjemprehtë e jo rrallë edhe kritikë mjaft të ashpër, por për nga shpirti jeni të ngrohtë, të butë dhe sensitivë.





Për të lindurit në ditën e gjashtë të cilitdo muaj



E tërë jeta juaj është vargan hapash progresivë, meqë nga çdo përvojë nxirrni mësime të dobishme. Ju mësoni në çdo hap dhe me secilin hap arrini kokërr të re urtie, duke përforcuar karakterin tuaj e duke fuqizuar individualitin tuaj. Jeni shumë të dhënë pas familjes dhe shtëpisë, dhe njëra nga ëndrrat tuaja më të dashura është që t’i lumturoni ata që i doni.

Keni dëshirë t’i pranoni detyrimet që priten nga ju, të cilat vërtet janë të shumta. Puna dhe harmonia në jetë për ju janë shumë të rëndësishme, dhe ju e gjakoni rivënien dhe mbajtjen e tyre.

Besoni se dashuria mund të dominojë mbi të gjitha, se me dashuri ngadhënjehet mbi të gjitha, dhe ky besim tërësisht ju shpërblen dhe ju udhëheqë në jetë.





Për të lindurit në ditën e shtatë të cilitdo muaj



Keni natyrë të qetë dhe jo të imponueshme, përgjithmonë të interesuar për përmbajtje më të thella dhe më të fshehta të jetës sesa për manifestimet e saj sipërfaqësore. Me të gjitha, lini përshtypjen e personalitetit kreativ serioz dhe studimor. Pak njerëz ju njohin në të vërtetë, se ju nuk e tregoni zemrën tuaj dhe ndjenjat. Jeni të prirur ndaj misticizmit dhe ndaj mësimeve të Lindjes, si dhe ndaj arteve të bukura.

E injoroni botën materiale, fizike, dhe besoni se shpirti dhe shpirtërorja janë mbi të gjitha. Jeni ëndërrimtar të mëdhenj dhe poetë të jetës. Shtatë është numër i mistikëve dhe okultistëve.



Për të lindurit në ditën e tetë të cilitdo muaj



Ju jeni mishërim i njeriut i cili i zbaton në vepër ligjet e jetës. Tregoni aftësi për shumë trajta organizimi, si në familje ashtu edhe në shoqëri. Me lehtësi të madhe i bëni të gjitha punët e natyrës materiale, sidomos ato që lidhen me fitimin e parasë. Kur miqtë tuaj janë në vështirësi, ata ju drejtohen për ndihmë, sepse e dinë se ju keni mirëkuptim për problemet e të afërmve dhe askujt nuk ia mohoni përkrahjen e gjithëmbarshme. E ndieni nevojën që të flijoheni për të tjerët, në radhë të parë për farefisin dhe miqtë tuaj.





Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Numrat dhe fati Empty Re: Numrat dhe fati

Mesazh nga Emona Tue 22 May 2012 - 5:47

Për të lindurit në ditën e nëntë të cilitdo muaj



Ju ju karakterizon ndjeshmëria dhe zemërgjerësia, ngrohtësia dhe toleranca. Keni përvojë jetësore tejet të begatë dhe horizonte të gjera. Jeni të prirur kah mësimet okulte, magjia, alkimia, spiritualizmi. Mbi të gjitha e çmoni muzikën dhe letërsinë e bukur, në radhë të parë poezinë. Keni për të udhëtuar shumë, keni për të vizituar shumë vende dhe qytete e në njërin nga ato udhëtime do ta takoni edhe personin e ëndrrave tuaja. Me atë person do të jeni të lumtur, si edhe ajo me ju; do ta vazhdoni rrugëtimin në dysh, sepse me të jeni shumë të lidhur në planin kërkimor dhe shpirtëror. Nëntë po ashtu është numër magjik, e kjo don të thotë dashuri, harmoni, mirëkuptim, mësim të fshehtë.





Për të lindurit në ditën e dhjetë të cilitdo muaj



Ju jeni qenie e ndryshimeve, alkimist i jetës. Si rrallë kush ia dilni që të keqen ta shndërroni në të mirë, urrejtjen në dashuri, shëmtinë në bukuri. Gjithmonë jeni të kthjellët dhe përplot optimizëm. Besoni edhe në të pamundurën; dhe jo vetëm se besoni, ju edhe në vepër jeni të atillë. Njerëzit thjesht jua kanë lakminë, madje ngapak edhe zilinë për fuqinë shpirtërore. Dini t’i udhëhiqni gjërat, që të gjithë penjtë e fatit t’i mbani në duart tuaja.





Për të lindurit në ditën e njëmbëdhjetë të cilitdo muaj



Ju e keni një tërheqshmëri magnetike jo të zakonshme; pasi që numri 11 merret edhe si zotërues i fuqisë. Ju ju karakterizon intuita tejet e zhvilluar dhe gjakimi kah idealet e larta. Nga veçantitë e magnetizmit tuaj gati se shpërthen elektriciteti, energjia çudibërëse e cila ju ngritë mbi të gjitha problemet jetësore.

Ëndrrat tuaja nuk janë ëndërrim i kotë, meqë ju edhe idetë më të mëdha i zbatoni në jetë. Shpesh dashuroheni, por vetëm në fund e gjeni personin me të cilin do të jetoni jetë të gjatë dhe frytdhënëse.





Për të lindurit në ditën e dymbëdhjetë të cilitdo muaj



Ju në njerëz lini përshtypje mahnitëse. Jeni tejet atraktivë, si në dukjen fizike ashtu edhe në aspektin shpirtëror. Jeni të drejtë dhe të matur; aksionet tuaja të motivuara janë nga parimet më të larta morale. Jeta shoqërore ka rëndësi shumë të madhe për ju, e edhe vetë jeni tejet aktivë në krijimin e asaj jete.





Për të lindurit në ditën e trembëdhjetë të cilitdo muaj



Ju posedoni aftësi të pakufizuara për punë, edhe pse në fëmijëri jeni dukur si të painteresuar për çfarëdolloj pune. Në bazë të kësaj shihet se jeni adeptë të lindur, meqë dobësitë tuaja ia keni dalur që t’i shndërroni në mbifuqi, dembelinë në aktivitet, shëmtinë në bukuri. Nëse jeni të qëndrueshëm, do të bëheni shembull dhe prijës, si i të dedikuarve ashtu edhe i masave të gjera. Njerëzit kanë për të ju festuar, thjesht do të ju adhurojnë. Keni shumë talente; jeni të prirur për pikturë, muzikë, si dhe për artet aplikative. Trembëdhjetë është po ashtu shenjë e fortë, numër okult.





Për të lindurit në ditën e katërmbëdhjetë të cilitdo muaj



Ju jeni lajmëtari i së vërtetës. Gënjeshtra, madje edhe kur ka qëllim të mirë në vetvete, është e huaj për qenien tuaj. Në ju shfaqet nevoja që në botë ta përhapni mendimin tuaj, bindjet dhe idetë tuaja. Jeni kritikë të jashtëzakonshëm. Shija juaj e rafinuar dhe profesionaliteti ju sigurojnë autoritet të lartë tek të gjithë që ju njohin. Ju karakterizon shpirti i fuqishëm dhe kreativ. Imagjinatën e keni shumë të zhvilluar dhe pjellore, i doni ndryshimet dhe llojllojshmërinë. Dobësia juaj e vetme është “jeta e ëmbël”. Prirja kah udhëtimet dhe ndryshimet mund ta pengojë zhvillimin tuaj; për ju është më së miri që të mbeteni në shtegun tuaj.









Për të lindurit në ditën e pesëmbëdhjetë të cilitdo muaj



Shtëpia, familja, miqtë nga rrethi i atyre që i doni, ju pengojnë në njëfarë mënyre, por në instancën e fundit kjo nuk ju pengon. Problemet e natyrës juridike dhe të arsimimit ju interesojnë posaçërisht. Mund të jeni orator i shkëlqyeshëm, ligjërues, shkrimtar apo spiker. Idetë tuaja origjinale mund të ju sjellin sukses në punë, sepse jeni si rrallë kush të durimshëm, rezistentë, të qëndrueshëm. Bukuria në trajta të ndryshme është shumë e rëndësishme në jetën tuaj, prandaj edhe keni vënë ekuilibrin në mes të shqisores dhe shpirtërores, konkretes dhe abstraktes.

Ndjenja fort e shprehur e detyrimit mund të ju pengojë në gjetjen e lumturisë suaj personale. Ju më me dëshirë iu ndihmoni të tjerëve, por ruajuni që joegoizmi juaj të mos e kufizojë dhe pengojë zhvillimin e potencialeve tuaja intelektuale dhe shpirtërore. Jini të dashur dhe joegoistë, por jo përtej kufijve të cilët mund t’i përballoni.





Për të lindurit në ditën e gjashtëmbëdhjetë të cilitdo muaj



Ju jeni spirituozë, të shkathtë, të kujdesshëm dhe intelektualë. Shkaku i fuqisë kolosale të cilën e posedoni e me të cilën jeni në gjendje të rrënoni muret e paditurisë e të problemeve të rënda, shpesh nuk keni kohë që të merreni me marrëzinë. Pa vështirësi i zotëroni situatat, por këtë askujt nuk ia thoni, sepse jeni të thjeshtë dhe të qetë për nga natyra. Në jetë ju interesojnë gjërat më të thella dhe më të subtile, si edhe çdo gjë që është mistike. Keni ndikim të madh magnetik në njerëz, por nuk jeni mjaft të fortë që të distancoheni nga adhuruesit tuaj. Prandaj, në disa momente jeni tejet të tendosur, dhe çdo nerv e keni të tendosur si teli në violinë. Atëherë ju nevojitet relaksimi, si në planin shpirtëror po ashtu edhe në atë fizik. Tendosja e tepruar mund të ju sjell në depresion të cilës duhet t’ia preni hovin me kohë.





Për të lindurit në ditën e shtatëmbëdhjetë të cilitdo muaj



Ju ju karakterizon ambicioziteti, guximi dhe vitaliteti. Kur me të vërtetë aktivizoheni, dhe kur jepni çdo gjë prej vetes, çdo gjë mund të arrini. Suksesin jua sjellin idetë tuaja origjinale dhe prezentimi i tyre i urtë para të tjerëve. Gjërat i kuptoni më thellësisht se të tjerët, prandaj ngandonjëherë jeni të vetmuar; por kjo aspak nuk ju pengon, pasi që ju lumturinë tuaj e gjeni në botën tuaj personale.

Shpeshherë tërhiqeni në vetmi, nga arsyeja se keni frikë nga njerëzit, edhe pse keni natyrë të shoqërueshme. Droja juaj jo rrallë mund të ju shokojë, sepse jeni mësuar që të jeni prijës, që të gjitha gjërat vetë t’i sinkronizoni. Në ato momente zbuloni se thellë në ju është një qenie më subtile, e cila iu kundërvihet aktiviteteve tuaja shoqërore. Natyra juaj është lirike, e ndijshme dhe ju, në të vërtetë, nuk jeni ashtu siç të tjerët ju shohin.





Për të lindurit në ditën e tetëmbëdhjetë të cilitdo muaj



Ju jeni njeri i virtyteve dhe thjeshtësisë. Nuk dëshironi që të imponoheni shumë në shoqëri; jeni të qetë dhe të vetmuar. Juve më së tepërmi ju tërheqë natyra sepse ju jeni fëmijë i Nënës Natyrë. Po qe se jeni të qëndrueshëm në rrugën tuaj, mund të bëheni biolog apo botanist i shkëlqyer/shëm/, edhe pse edhe poezinë nuk e keni për të huaj.

E doni jetën, dini t’iu gëzoheni gjërave të vogëla, të zakonshme; besoni se përmbajtjen e jetës e përbëjnë pikërisht ato gjëra të thjeshta, të zakonshme.

Njerëzit nuk ju njohin mirë, shkaku se ju vetë nuk iu tregoheni, së andejmi shpesh jeni enigmatikë, misteriozë për rrethin tuaj. Të jesh në shoqëri me ju – ajo është kënaqësi e vërtetë! Ju jeni person tejet të ngrohtë, spirituozë, joimponues. \

Keni kuptim të gjithanshëm për botën, për të afërmit tuaj, për miqtë tuaj, por të afërmit shpesh nuk ju kuptojnë, prandaj, së andejmi, në disa momente, jeni tepër të palumtur. Vuani shkaku i të tjerëve, e kjo nuk do të duhej të ndodhte, sepse bota thjesht është e atillë/ashtu/ siç është, dhe ju si të tillë duhet ta pranoni.





Për të lindurit në ditën e nëntëmbëdhjetë të cilitdo muaj



Ju ju karakterizojnë durimi dhe qëndrueshmëria. Para se të sillni çfarëdo vendimi, mendoni gjatë për çdo gjë, e vështroni nga të gjitha këndvështrimet, e peshoni secilën ‘për’ dhe ‘kundër’. Por, kur veçse e pranoni një gjë, atëherë shkoni deri në fund, pavarësisht nga sakrifica dhe pasojat.

Për nga natyra jeni të butë, të qetë dhe emotivë; i ruheni çdo banaliteti. Në secilin njeri e kërkoni dhe e gjeni atë më sublimen, më fisniken; askë për asgjë nuk e gjykoni; jeni tolerantë dhe, në çdo situatë, tregoni mirëkuptim maksimal për veprimin e të gjithëve.

Keni prirje ndaj muzikës, poezisë dhe pikturës, por mbi të gjitha ju magjepsin pikturat e artistëve të hershëm. Ju tërheqin edhe mësimet okulte, ku e shihni çelësin për të gjitha problemet njerëzore.





Për të lindurit në ditën e njëzetë të cilitdo muaj



Ju jeni personi të cilin me kënaqësi e pranon rrethi, edhe pse për nga natyra nuk jeni imponues. Jeni të kthjellët, të qeshur dhe në çdo situatë rrezatoni ngrohtësi dhe dashuri. Nuk i dëshironi spekulimet, nuk teorizoni shumë, pasi që jeni qenie aksioni, që do të thotë: njeri që të gjitha idetë menjëherë i shndërroni në vepër.

Ata të cilët nuk ju njohin mirë, ju marrin si qejfli të mëdhenj, edhe pse ju në esencë jeni diçka krejt tjetër. Ju thjesht i gëzoheni jetës dhe mendoni se jeta është shenjtëria më e madhe. Për ju sikur nuk ka probleme të pazgjidhshme dhe me këtë më së tepërmi i tërhiqni njerëzit. Gati se magjikisht ndikoni në personat e polit të kundërt, e kjo rrjedh shkaku se besoni në vetvete, se jeni, si pak-kush, entuziatë, përplot optimizëm.





Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Numrat dhe fati Empty Re: Numrat dhe fati

Mesazh nga Emona Tue 22 May 2012 - 5:48

Për të lindurit në ditën e njëzetenjëtë të cilitdo muaj



Edhe numri 21 merret si numër magjik, pasi që në vete mban dy numra të fuqishëm: 2 dhe 1. Numri 2 është principi material, kurse 1 është simbol i kozmosit, Zotit, energjisë hyjnore. Kështu që ju, me vetë lindjen, jeni të prirur kah magjia, mësimet e fshehta, mistika, okultizmi. Për ju me shumë rëndësi është ekuilibri në mes të materiales dhe shpirtërores, të dukshmes e të padukshmes, së poshtmes dhe së lartmes.

Në jetë do t’i keni shumë mësues, do t’i pranoni shumë mësime, por në fund do ta gjeni rrugën tuaj dhe do të sillni diçka të re në nivelin okult. Në vitet tridhjetë të jetës do ta kuptoni se jeta, vetvetiu, në qoftë se në mënyrë adekuate e kuptoni, është më e madhe se të gjitha artet.

I besoni dashurisë dhe ai besim ka për t’ju mbajtur, madje edhe në krizat më të mëdha, deri në fund të jetës së gjatë dhe të frytshme.





Për të lindurit në ditën e njëzetedytë të cilitdo muaj



Ju keni frikë nga ndryshimi i papritur. Jeni të pavendosur në sjelljen e vendimit. Shumëçka ju lidhë me botën materiale, prandaj edhe ndiheni të pasigurt në sferat intelektuale dhe shpirtërore.

Ndryshimet e mëdha kah e mira ju presin para fundit të decenies së katërt të jetës. Do të keni sukses në punët që lidhen me shkencat natyrore, pasi që ju jeni dy herë botë tokësore (numri 2 është dy herë shenja juaj).

Nuk besoni shumë në gjërat e padukshme; i përmbaheni besnikërisht asaj që ju sjell begati materiale.

Jeni të lidhur për shtëpinë dhe familjen; në rrethin e të afërmve tuaj e gjeni gëzimin dhe ngrohtësinë e gjithëmbarshme.





Për të lindurit në ditën e njëzetetretë të cilitdo muaj



Që me lindje jeni të parapërcaktuar për gjëra të mëdha, për ndërmarrje të mëdha në jetë; por, jo: duhet të investoni mjaft angazhim edhe për t’i realizuar idetë tuaja. Jetën nuk do ta keni të lehtë – do të keni mjaft probleme materiale – por në fund të gjitha vështirësitë do t’i tejkaloni. Fama ju pret në mes viteve tridhjetë dhe katërdhjetë të jetës. Në këtë periudhë do të keni më tepër dashuri, por, njëra, megjithatë, ka për të qenë më e madhe nga të gjitha.

Njerëzit kanë për të gjykuar gabimisht për ju, sepse të gjithë do ta shikojnë vetëm atë të jashtmen, e askush nuk do ta ndjejë natyrën tuaj subtile. Keni shpirt të mrekullueshëm; ju tërheqin të gjitha gjërat e bukura e të lartësuara, derisa për gjërat e shëmtuara i ikni çdo bisede.





Për të lindurit në ditën e njëzetekatërtë të cilitdo muaj



Bota e argëtimit ju tërheqë shumë, pasi që mendoni se vetëm në një botë të tillë shprehet natyra juaj e vërtetë. E doni jetën e lehtë dhe të këndshme, por rrethanat materiale nuk ju lënë që të notoni në ujërat e hedonizmit. Por, jo; ju edhe më tej besoni se nuk ka për të zgjatur shumë kur edhe ylli juaj i fatit do të vezullojë në qiellin e të privilegjuarve.

Në të gjitha rastet, do të kishit mundur ta shijonit lumturinë në estradë apo skenë, si këngëtarë, gjegjësisht si artistë, duke qenë se keni mjaft dhanti dhe prirje kah këto arte, edhe pse edhe artet tjera – si poezia dhe piktura – nuk ju janë të huaja.

Shpesh jeni të shqetësuar e të trazuar, e që edhe vetë të mos e dini se përse. Kjo vjen nga ajo se ju do të dëshironit shumë më tepër sesa që rrethanat ju lejojnë. Mos fluturoni aq lart, lëshohuni për toke, dhe lumturinë kërkojeni në gjëart e vogëla, në mesin e botës së zakonshme.





Për të lindurit në ditën e njëzetepestë të cilitdo muaj



Jeta juaj është kërkim i përjetshëm kah e vërteta, pastërtia dhe gjërat e bukura. Për nga natyra jeni mjaft emotivë dhe spirituozë. Lëshoheni në thellësinë e qenies suaj dhe gjeni vendstrehim në vetvete. Më të sigurtit jeni kur të ndodheni në botën tuaj personale, ku asgjë plotësisht nuk mund të ju lëkundë. Keni imagjinatë të bujshme dhe prirje kah artet. Jeni të qetë, të heshtur, të tërhequr në vetvete, enigmatikë për të afërmit tuaj, enigmë e madhe madje edhe për ata me të cilët rrini për çdo ditë.

Rruga të cilën e keni zgjedhur nuk është aspak e lehtë; por, jo: ju jeni rezistentë dhe qëndroni deri në fund. Keni përjetuar shumë zhgënjime në jetë, por edhe më tej besoni në dashuri dhe miqësi. Kurrë, as për një moment, nuk ju humbin nga përceptimi idealet tuaja të larta.

Jeni të kthyer kah mistika, magjia dhe mësimet okulte. Besoni në atë se bota do të jetë gjithnjë e më e mirë; se dashuria është më e fuqishme se urrejtja; se e mira është më e qëndrueshme se e keqja. Shpirti juaj i kthjellët është burim i shëndetit tuaj dhe i energjisë suaj jetësore.





Për të lindurit në ditën e njëzetegjashtë të cilitdo muaj



Ju jeni person energjik dhe vital. Me atë energji tuajën në zgjedhë është edhe dëshira juaj për bashkëpunim me të tjerët të cilëve dëshironi t’ua transmetoni/bartni diturinë tuaj të gjithëmbarshme. Veçanërisht jeni të brengosur për lumturinë dhe mirëqenien e familjes suaj dhe të atyre që i doni. Jeni të entuziamuar me punët e mëdha, me ndërmarrjet e rëndësishme dhe ndiheni të lumtur kur mund të merrni pjesë në diçka të madhe. Jeni të dashur, të kujdesshëm; të arsyeshëm; kurrë askë nuk e shfrytëzoni; ndini gëzim të madh kur iu ndihmoni të tjerëve, miqve dhe farefisit. E merrni se pasuria është në dhënie e jo në marrje.

I dëshironi shkencat natyrore, por asnjë trohë më pak nuk ju tërheqin edhe mësimet e fshehta ku e gjeni kuptimin e gjithëmbarshëm të jetës dhe botës.











Për të lindurit në ditën e njëzeteshtatë të cilitdo muaj



Jeta, të cilën e bëni ju, përfshin përvoja jetësore të shumta dhe të ndryshme. Jeni person intelektual, emotiv, mendimtar dhe simpatik. Posedoni forcë të madhe të imagjinimit dhe vizuelizimit, prandaj do të kishit mundur të merreshit me arte. Punët lidhur me udhëtimet, anijet, telegrafinë dhe televizionin do të mund të ju sillnin suksese. Ju tërheqin okultizmi dhe misticizmi, dhe mund të bëheni njohës të mëdhenj të këtyre fushave. Hiqjuni jetës dhe të jetuarit asketik, vetmitar; hyni në shoqërinë e njerëzve të zakonshëm, të atyre që ndodhen në vetë burimin /amën/ e jetës.

Në mesin e viteve të tridhjetave e të katërdhjetave të jetës, po qe se i orientoni forcat tuaja si duhet, do t’i zgjidhni problemet e natyrës materiale; mund të bëheni madje edhe biznesmen i suksesshëm me ndihmën e artit.





Për të lindurit në ditën e njëzetetetë të cilitdo muaj



Jeni me vetënisjativë, sipërmarrës dhe energjikë. I posedoni të gjitha kualitetet e një prijësi, të një personaliteti të jashtëzakonshëm spirituoz. Forcat kozmike janë thellë të mbjella në ju, dhe ju ato i shprehni në punët e natyrës organizative. Jeni kreativë dhe origjinalë, por punët ju shkojnë më mirë kur bashkëpunoni me dikë, sesa kur punoni vetëm, kokë më vete. Jeni tepër të shkathtë që gjërat t’i ktheni kah e mira, kështu që do të kishit mundur të keni sukses në kimi, fizikë dhe në shkencat natyrore.

Mos u bëni së tepërmi të pavarur në aksionet dhe idetë tuaja. Po qe se vetveten e merrni si të mjaftueshëm, për nga natyra, diç më i madh se të tjerët, mund ta humbisni afërsinë kah miqtë dhe të afërmit në familje.





Për të lindurit në ditën e njëzetenëntë të cilitdo muaj



Forca magnetike me të cilën ndikoni mbi njerëzit tjerë, është esenca e veçantisë suaj, e si pasojë e kësaj janë miqtë dhe adhuruesit e shumtë, të cilët i mblidhni rreth vetvetes. Ju, këtë, natyrisht, në mënyrë spontane, e arrini, gjë që shprehet në pozicionin tuaj në familje dhe në shoqëri. Me kënaqësi e pranoni bashkëpunimin, por ai impuls më parë vjen nga koka sesa nga zemra. Keni instikt të lindur për njohjen dhe njohjen dhe mirëkuptimin e njerëzve të tjerë. Fuqia juaj e madhe e përceptimit ju bën qytetarë të botës. Mund të jeni pavetëdijshmërisht të prirur të reflektoni vetitë e të njohurve tuaj. Mos jini tepër të përshtatshëm, por as tepër të vrazhdë. Maturia është mënyra më e mirë e të shprehurit tuaj, nëna e urtisë suaj jetësore.





Për të lindurit në ditën e tridhjetë të cilitdo muaj



Për nga natyra jeni të butë, emotivë dhe përplot dashuri për të afërmit. I doni artet – poezinë, pikturën, muzikën. Jeni të lidhur për familjen dhe natyra juaj e vërtetë vjen në shprehje vetëm në familje. Ata të cilët nuk ju njohin mirë, kanë për të gjykuar për ju gabimisht, pasi që nuk do t’i kuptojnë disa veprime tuajat, pasi qqë ju jeni personi i cili më shpesh mendon me zemër sesa me kokë.

Posedoni forcë të madhe magnetike dhe kurrë nuk kanë për të ju munguar miqtë, por për ju kjo sikur nuk çon shumë në peshë. Për ju gjëja më e rëndësishme është qetësia në shtëpi dhe mirëqenia në familje. Jeni bashkudhëtar i mrekullueshëm në jetë dhe prind i këndshëm; keni shumë mirëkuptim për të gjitha, por shpesh, shkaku i kësaj, e pësoni, sepse hasni në moskuptim. Mos i dëgjoni këshillat dhe komentet e të tjerëve, veçse kthehuni kah vetvetja dhe të afërmit tuaj; mos e harxhoni kot energjinë tuaj kreative; kini kujdes për shëndetin tuaj personal.





Për të lindurit në ditën e tridhjetenjëtë të cilitdo muaj



Ju keni ide kreative dhe njohësi me njerëzit adekuatë të cilët mund t’i realizojnë ato. Mund të keni sukses të madh në jetën shoqërore, po qe se asaj i përkushtoheni si duhet. Posedoni forcë të gjykimit të drejtë, forcë për dallimin e të rëndësishmes nga e parëndësishmja. Ndërgjegjshmëria juaj kurrë nuk mbetet e pashpërblyer. Kini pak më tepër kujdes për interesat tuaj personalë. Joegoizmi juaj mund të ju dërgojë aq larg saqë thjesht ta harroni vetveten. Bashkëpunimi me njerëzit e profesionit ka për të ju sjellë sukses dhe ka për të ju ndihmuar që t’i zgjidhni problemet materiale.



Fund i kapitullit të parë



(Nga libri i Hidajet Bytyqit "A e di se kush je Ti")




Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Numrat dhe fati Empty Re: Numrat dhe fati

Mesazh nga Anakonda Fri 1 Jun 2012 - 4:51

Per te lindurit ne muajin e 7-te


Keni natyrë të qetë dhe jo të imponueshme, përgjithmonë të interesuar për përmbajtje më të thella dhe më të fshehta të jetës sesa për manifestimet e saj sipërfaqësore. Me të gjitha, lini përshtypjen e personalitetit kreativ serioz dhe studimor. Pak njerëz ju njohin në të vërtetë, se ju nuk e tregoni zemrën tuaj dhe ndjenjat. Jeni të prirur ndaj misticizmit dhe ndaj mësimeve të Lindjes, si dhe ndaj arteve të bukura.

E injoroni botën materiale, fizike, dhe besoni se shpirti dhe shpirtërorja janë mbi të gjitha. Jeni ëndërrimtar të mëdhenj dhe poetë të jetës. Shtatë është numër i mistikëve dhe okultistëve.
interesante me doli numri 7...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Numrat dhe fati Empty Re: Numrat dhe fati

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi