Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Disa këshilla për jetën tuaj të përditëshme... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Disa këshilla për jetën tuaj të përditëshme... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Disa këshilla për jetën tuaj të përditëshme...

3 posters

Shko poshtë

Disa këshilla për jetën tuaj të përditëshme... Empty Disa këshilla për jetën tuaj të përditëshme...

Mesazh nga Emona Wed 23 May 2012 - 12:24

Këshilla për jetën tuaj të përditshme ndaj ngjarjeve që mund tu ndodhin duke i pritur ose papritmas.

Të qeshësh

Ul stresin dhe djeg kaloritë pasi kur qeshim ne aktivizojmë deri 400 muskuj. Sipas kërkuesve të qeshësh 100 herë është e baras-vlefshme me 15 minuta në biçikletë.

Të qash

Mos i ndrydhni kurrë lotët: vetëm kështu mund të eliminohen substancat kimike, të cilat, nëse mbahen brenda do të ushqenin një tension të dëmshëm për sistemin imunitar dhe atë tretës

Stresi

Nëse sipërmarrje të vështira u mbajnë të varur, eliminoni 5 gjëra nga lista e atyre që keni për të bërë. Merrni frymë thellë, përpiquni të çlodheni dhe vetëm pasi të keni bërë këto, shtroni sërish problemin

Inati

Nëse jeni të përfshirë në një grindje largohuni dhe merrni frymë thellë dhe këtë bëjeni për një kohë të gjatë. Në këtë mënyrë ulet menjëherë ritmi kardiak dhe presioni i gjakut.

Të qeshësh të bën mirë për zemrën, por me inatin presioni ngjitet në qiell. Xhelozia shkakton dobësi dhe pagjumësi, ndërsa stresi shton rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës. Në çfarë mase emocionet tona kushtëzojnë shëndetin tonë? Këtë përgjigje e japin studimet e "terapisë së humorit".

Të grindesh

Kur grindemi, presioni i gjakut rritet dhe jep efekte të cilat mund të shfaqen me kalimin e kohës. Sipas Gazetës Ndërkombëtare të Psikofiziologjisë, dhe pse mund të kenë kaluar javë nga grindja, mjafton të mendojmë se çfarë ka ndodhur dhe presioni i gjakut rritet menjëherë.

Një grindje gjysmë orësh me partnerin kërkon të paktën një ditë për tu shëruar. Dhe tek çiftet që grinden rregullisht, koha dyfishohet. Sipas kërkuesve të Universitetit Shtetëror të Ohaios, kërkimi është bërë për shkak të rritjes së numrit të molekulave që shkaktojnë ënjtje dhe në nivele të larta, mund të shkaktojnë artrit, diabet, sëmundje të zemrës dhe kancer.

Të dashurohesh

Kërkues të Universitetit të Pavias kanë zbuluar që kur dashurohemi nivelet e faktorit të rritjes së nervave, ngrihen dhe rrinë në këtë gjendje për pothuajse një vit. Kjo substancë rinovon qelizat e trurit, duke ndihmuar në këtë mënyrë në riparimin dhe përmirësimin e sistemit nervor dhe të memories. Për fat të keq këto nivele ulen pas një viti, kur nga dashuria romantike hyn realiteti.

Të jetosh nën presion

Të jetosh në një gjendje të pandryshueshme tensioni shkakton efekte të njohura mirë. Një profesor i shkencave biologjike në Universitetin e Standfordit e shtron kështu çështjen: "Kur duhet të zgjedhim mes impenjimit deri në fund, apo heqjes dorë nga gjithçka, trupi ynë lë mënjanë pothuajse çdo projekt frytdhënës.

Memoria dhe përpikëria bien, truri lodhet më lehtë dhe rrezikojmë depresionin". Tek individët të cilët prej vitesh janë në një gjendje stresi kronik, nivelet e larta të glukozës dhe yndyrnave në gjak rriten dhe në këtë mënyrë shtohet rreziku i sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Dhe veç kësaj stresi shton nivelin e kolesterolit.

Të qeshurat e pakontrolluara

Disa shkencëtarë të Universitetit të Kalifornisë kanë zbuluar që të qeshurit çlodh muskujt, zvogëlon hormonet përgjegjëse të stresit dhe presionin. Sipas kardiologëve të Universitetit të Marilandit, e qeshura ul rrezikun e infarktit sepse ul stresin, i cili shkatërron muret e brendshme të enëve të gjakut. Një e qeshur e fortë bën që të djegësh kalori, pasi aktivizon deri në 400 muskuj. Disa kërkues janë të mendimit që 100 të qeshura janë të barabarta me 10 minuta aktivitet aerobik ose 15 minuta me biçikletë.

Të fshehësh inatin tënd

Dhe të nxjerrësh inatin tënd, dhe ta mbash atë brenda ka efekte negative. Sipas një studimi në Miçigan, tek gratë e akuzuara padrejtësisht, të cilat e kanë fshehur inatin e tyre, rreziku për të vdekur nga infarkti, ose kanceri dyfishohet. Ndërsa shfryrjet e inatit mund të ngrenë adrenalinën, presionin dhe rrahjet e zemrës. Rreziku i infarktit, tek ato që e kanë kaluar moshën 50 vjeç, rritet 5 herë më shumë. Forma më modeste të inatit siç janë: padurimi, irritimi, mund të dobësojnë sistemin imunitar dhe në këtë rast jemi më të ekspozuar ndaj rrezikut të infeksionit.

Të shpërthesh në të qara

Kur qajmë lirohemi nga emocionet negative. Një biokimist amerikan ka analizuar lotët emocionale dhe ato që dalin nga qepa. Lotët emocionale shfaqin nivele më të larta hormonesh dhe neurotrasmetuesish të lidhur me stresin dhe e qara ul presionin e gjakut dhe ritmin e zemrës. Qëllimi i të qarit emotiv është ai i eliminimit të substancave që shkaktojnë stresin. Nëse këto lot i mbajmë për brenda trupi ynë do të bëhej i përshtatshëm për efekte negative të ankthit mes të cilave, dobësim i sistemit imunitar dhe aftësive të memories dhe atyre tretëse.

Të ndjesh xhelozi

Nga të gjitha emocionet njerëzore xhelozia është nga më të shumtat dhe më të dhimbshmet, dhe është gjithashtu më e vështira për tu kontrolluar. Ndërsa njerëzit xhelozohen kur dyshojnë për një konkurrent , xhelozia femërore shkaktohet nga një dyshim për një tradhti të mundshme. Në xhelozi përzihen frika, stresi dhe zemërimi. Kush është viktimë e kësaj ndjenje vuan nga ankthi, nga pagjumësia dhe nga rritja e presionit të gjakut, të rrahjeve të zemrës dhe të nivelit të adrenalinës.

Të përkëdhelesh në divan

Është "hormoni i dashurisë", është ajo që në një çift ngjall dëshirën për tu përkëdhelur, që shkakton prodhimin e Dhea, hormoni antimoshë dhe antistres e cila bën dhe riparimin e qelizave. Dhe masazhi ndihmon për tu ndier më mirë.

Ndjenja e mirënjohjes

Të ndihesh mirënjohës për dikë, përforcon sistemin imunitar, ul presionin dhe përshpejton sëmundjen. Doktorët, pas një studimi kanë zbuluar se mirënjohja dhe kënaqësia, në dashuri, prodhojnë hormonin që disaktivizon stresin.

Të ndihesh poshtë me humor

Depresioni, pesimizmi dhe apatia janë të lidhur me nivele bazë të disa neurotrasmetuesve që shkaktojnë një ndjenjë mirëqenieje. Njëra nga këto ndihmon të qetësojë perceptimin e dhimbjes dhe tjetra është e lidhur me dëshirën, dhe kjo mund të bëjë të ndihemi të qetë.


Ja vlen ti lexoni i cik. juhjjjjj


Edituar për herë të fundit nga Emona në Wed 6 Jun 2012 - 9:54, edituar 2 herë gjithsej

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Disa këshilla për jetën tuaj të përditëshme... Empty Re: Disa këshilla për jetën tuaj të përditëshme...

Mesazh nga Єямєℓiиdå Wed 23 May 2012 - 18:03

Ja vlen, nice, edhe pse disa nga aty si njoh[You must be registered and logged in to see this image.]
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Disa këshilla për jetën tuaj të përditëshme... Empty Re: Disa këshilla për jetën tuaj të përditëshme...

Mesazh nga Anakonda Mon 28 May 2012 - 0:36

ja vlenka me te vertetre
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Disa këshilla për jetën tuaj të përditëshme... Empty Re: Disa këshilla për jetën tuaj të përditëshme...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi