Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Adoleshenca People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Adoleshenca People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adoleshenca

2 posters

Shko poshtë

Adoleshenca Empty Adoleshenca

Mesazh nga Єямєℓiиdå Sun 27 May 2012 - 8:23

Çfarë është adoleshenca?
Adoleshenca nuk është thjesht një periudhë ndryshimi midis femijërisë dhe pjekurisë, por përbën një fazë të veçantë zhvillimi me veçori të veçanta, e cila fillon me ndryshimet biologjike (hormonale) d...he përfundon me kompletimin psikologjik të individit. Gjatë periudhës së adoleshencës, mbizotëron një nervozizëm dhe liri, që shpesh herë konsiderohen si të pajustifikueshme nga prindërit dhe te afërmit . Periudha e adoleshences, përbën pjesën më të rëndësishme në jetën e një individi, ajo gërshetohet nga ndjenja dhe sjellje te ndryshme. Adoleshencën e jetojmë veç një herë, akoma dhe disa sjellje “negative”, na bëhen mësim për jetën e mëvonëshme.

Cili është qëndrimi i prindërve përballë adoleshentëve?
Në përgjithësi qëndrimi i prindërve ndaj femijëve adoleshente eshte pak i ekzagjiruar. Mundohen t’i mbrojnë me mënyre të gabuar. Duke mos i lejuar të kenë lirinë e duhur, të mos argëtohen si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre në mbarë botën. Mentaliteti shqiptar, nuk e ka lejuar psikologjine e tyre te dalë jashtë “kornizave” të tabusë dhe të mirëkuptojë rëndësinë e fjalës “adoleshencë”. Për ata adoleshenca është një periudhë e zakonshme… madje për ndryshimet në sjelljen e femijëve të tyre, shpesh fajësojnë shokët/shoqet me të cilët shoqërohen. Sa herë na ka ndodhur të gjithëve të na thonë prindërit, mos u shoqero me x shokë/shoqe, se do të influencojë negativisht në jetën tënde?! Nga ana tjetër, dhe adoleshentët duhet të kenë një vetëkontroll brenda normave te caktuara, duke mos i lejuar vetvetes te bie “viktimë” e realitetit të shëmtuar që jetojmë. Ekzistojnë rrjete të ndryshme individesh me qëllime shfrytëzuese ndaj ketyre grupmoshave, te cilët presin nga çasti në çast që t’i “peshkojne”. Rrugët e errëta në të cilat mund t’i drejtojne jane nga me te ndryshmet, si për shembull lëndet narkotike, trafikimi etj.

A kanë të njëjtin reagim të gjithë adoleshentët?
Modeli prindërve luan një rol të rëndësishëm, në kompletimin e sjelljes psikologjike të fëmijes. Fëmija është “thithës” sjelljesh, shprehjesh dhe i çdo lëvizjeje që kryhet kryesisht brenda familjes. Nëse përpara syve te femijeve zhvillohen skena te ndryshme “kinematografike”, është më se e sigurtë që një ditë pjesa më e madhe e tyre do t’i adoptojnë në familjet që do të krijojnë. Por akoma edhe në këto raste ekstreme, ka fëmije te cilët kanë shfaqur sjellje shembullore, falë ngrohtësisë qe kanë gjetur pranë të afërmëve të tjerë por edhe shokëve që kanë njohur. Akoma edhe nëse femijët rriten brenda një klime të shëndetshme familjare, prapë kanë nevojë të vijnë në kontakt me njerëz te tjerë, të cilët do t’i ndihmojnë të zgjerojnë horizontet e tyre në shumë aspekte, p.sh. te ndihen te lirëshem me shoqërinë, të mësojnë te zhgënjehen, akoma dhe kjo ështe pjesë e jetës… populli thote “duhet të pësosh që të mësosh”. DIKUSH dikur tha “adoleshenca eshte shkalla e fundit para pjekurise, dhe mundësia e fundit për të korrigjuar sjellje të gabuara për kompletimin e personalitetit”.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Adoleshenca Empty Re: Adoleshenca

Mesazh nga Anakonda Mon 28 May 2012 - 0:11

Adoleshenca eshte faza e jetes ndermjet FEMIJERES E MOSHES SE RRITUR,qe fillon me pubertetin,pergjithesisht rreth moshes 14 tek meshkujt e 12 tek femrat,e perfundon me pjekurine.Pergjithesisht adoleshenca korrispondon me periudhen gjate se ciles individi fillon te sillet ne menyre te pavarur nga prinderit.

ZHVILLIM FIZIK:

Fillim i pubertetit shoqerohet nga ndryshime te thella te individit,si te natyres fizike si te natyres psiqike.Ne kete periudhe aktiviteti i HIPOFIZES provokon nje rritje te sekretimit te hormoneve,ndjekur nga efekt fiziologjik i dukshem.Hormoni i Rritjes provokon nje rritje te shpejte qe,ne pak vite,ben qe te afrohet Pesha dhe Lartesia i individit me ate te percaktuara.Zhvillim i pubertetit ndodh me perpara tek femrat se tek meshkujt e si rrjedhoje edhe pjekuria seksuale arrihet me perpara tek femrat.Hormonet me kryesore qe drejtojne keto ndryshime jane ANDROGJENET tek meshkujt e ESTROGJENET tek femrat.ndryshimet fizike jane te shoqeruara me pershtatshmerite psikologjike te individeve.

ZHVILLIMI INTELEKTIV:

Gjate adoleshences nuk verifikohen ndryshime te dukshme te funksioneve intelektive;aftesia per te kuptuar problemet komplekse zhvillohen gradualisht.Sipas psikologut svicerian Jean Piaget,adoleshenca eshte fillimi i fazes se mendimit operativ formal,qe mund te percaktohet si mendimi qe perfshin llogjiken deduktive.Paiget ka afermuar qe gjate kesaj faze verifikohet ne te gjithe individet,pavaresisht nga tipi i tyre i studimeve e te eksperiancave.Megjithate,disa kerkime kane dhen prova qe hedhin poshte kete ipoteze,duke dimostruar qe aftesia e adoleshnteve te zgjedhin probleme te nderlikuara varet nga aftesia e te mesuarit e te pregatitjes.

ZHVILLIMI EMOTIV:

Sipas mendimit te shume psikologeve,adoloshenca eshte nje periudhe me nje stres emotiv shume te madh,duhur edhe nga ndryshime te shpejta e komplekse qe verifikohen gjate pubertetit.Gjithashtu ,studime te bera nga antropologia amerikane Margaret Mead duket te dimostrojne qe ky stres nuk eshte percaktuar ekskluzivisht nga niveli gjenetik,por edhe nga komponenti kulturor,pergjegjes i ndryshimeve ne kalimin nga femijeria ne moshen e madhe,qe karakterizojne nje kulture ndaj nje tjetre.Sipas psikologut Erik Erikson,zhvillimi i individit eshte nje proçes psikosocial qe vazhdon per gjithe jeten;persa i perket anes psikosaciale,periudha e adoleshences eshte karakterizuar nga nje emancipim te individit,qe nga i varur behet i pavarur ,duke perfituar nje identitet qe i lejon te hyje ne marredhje me te tjeret ne menyre te pjekur.Gjate kesaj periudhe mund te shfaqen edhe probleme emotive,qe ndryshojne nga nje adoleshent tek nje tjeter...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi