“Jezu Krishti” i Siberisë
2 posters
Faqja 1 e 1
“Jezu Krishti” i Siberisë
Thellë në malet Taiga të Siberisë jeton Vissarioni, lider i një kulti, i cili i ngjason Jezu Krishtit dhe që pretendon se është zëri i Zotit. Ai njihet si “mësuesi” i 4.000 ithtarëve, i cili në shikim të parë duket krejtësisht normal. Me kalimin e kohës, megjithatë, ai nis të tërheqë vëmendjen me besimin e palëkundshëm në jashtëtokësorë dhe shkatërrimin përfundimtar të Tokës. E në gjithë predikimet e tij për UFO-t dhe Ditën e Gjykimit, ai përcillet me ovacionet e ithtarëve besnikë.
Ish-polici i trafikut, Sergei Torop, e quan veten “Vissarion” dhe thotë se është vetë Jezu Krishti, i cili sjell në Tokë zërin e Zotit, falë një përvoje mistike që e kishte përjetuar qysh në vitet nëntëdhjetë, kur e kishte “kuptuar” se në fakt është riinkarnimi i shpëtimtarit të shenjtë. “Jezu Krishti” siberian është bërë temë e një dokumentari të metrazhit të shkurtër të televizionit rus “Vice”.
Me flokët të gjatë, mjekrën të dendur dhe veshjen, Torop vërtet i ngjason fizikisht Jezu Krishtit dhe kjo gjë duket se është më se e mjaftueshme që mbi 4.000 ithtarët e tij të besojnë se ai është vërtet i biri i Zotit. Me këtë “dëshmi” megjithatë mjaftohen edhe dhjetëra e mijëra besimtarë të tij nëpër të gjithë botën, të cilët vetëm sa shkojnë e shtohen me kalimin e kohës.
Në shikim të parë, ata duken sikur njerëz krejtësisht normalë që shëtisin herë pas herë në të kaluarën, por kur njëherë anëtarët e këtij sekti nisin t’i shpjegojnë në mënyrë të hollësishme besimet e tyre, gjërat nisin të bëhen të çuditshme. Pas vetëm disa frazave, bëhet e ditur se rrëfimi ka nisur në një drejtim klasik sekti dhe më pas në të përfshihen edhe jashtëtokësorët dhe pritjet e Ditës së Gjykimit.
Torop është shembulli i fundit i adhurimit të “kulteve të personalitetit” në Rusi – një obsesion kombëtar që daton qysh nga ditët e Rasputinit. Si Lenini ashtu edhe Stalini ua kanë imponuar rusëve që të përqafojnë figurat e fuqishme dhe të adhurojnë besime fetare.
Kritikët në Rusi e kanë akuzuar Vissarionin se po e plaçkit komunitetin e tij luajal, për përfitime personale.
Gjatë viteve të fundit ai kishte udhëtuar në Francë, Itali dhe Holandë për të “konvertuar” besimtarë të rinj, edhe pse pretendon se vizitat e tij ishin sponsorizuar nga nikoqirët dhe se Kisha e tij nuk përfiton para.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: “Jezu Krishti” i Siberisë
si dy pika uji ngjasokan
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» JEZU KRISHTI DHE FEJA ISLAME NË SY TË XHAMISË DHE KISHËSA
» Zbulim i ri: Jezu Krishti (Isa a.s) ka paralajmeruar ardhjen e profetit Muhammed a.s!!
» Anti Krishti
» Berisha tek varri i Jezu Krishtit (Fotot)
» Zbulim i ri: Jezu Krishti (Isa a.s) ka paralajmeruar ardhjen e profetit Muhammed a.s!!
» Anti Krishti
» Berisha tek varri i Jezu Krishtit (Fotot)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi