Greqi, në gjendje të rëndë shqiptari, u sulmua me thika
2 posters
Faqja 1 e 1
Greqi, në gjendje të rëndë shqiptari, u sulmua me thika
ATHINE - Eshtë në gjendje të rëndë në spital shqiptari, që u sulmua dy netë më parë me thikë, në një rrugë në Athinë, ndërsa kthehej në shtëpinë e tij. 5 vetë, me motora, qëlluan me thika 40 vjeçarin dhe pas 20 minutash sulmuan dy emigrantë nga Polonia.
Sulmi ndaj tij u bë në kryqëzimin e Krinagorou dhe Dimonaktos përpara një shkolle 9-vjeçare (vendi në foto). “Dëgjuam ulërimat e shqiptarit që ishte qëlluar me thikë në gjoks dhe e pamë që brenda disa sekondave ai ra në tokë”, thotë fqinji i shqiptarit për Newsit.gr. Sipas dëshmive, emigranti shqiptar është një njeri i qetë, familjar, dhe që jeton në Greqi prej 17 vitesh. Është i martuar dhe babai i një djali 2 vjeçar. Fqinji grek që e gjeti shqiptarin të mbuluar në gjak, thotë se asnjëherë nuk mendonte se ai do bëhej ndonjeherë objekt i kriminelëve.
Policia ka thënë për Newsit se para se të sulmohej, emigranti shqiptar kishte qenë në një lokal, për të parë ndeshjen e futbollit. Sapo mbaroi ndeshja, ai u nis për të shkuar në shtëpi, kur papritur 5 persona e sulmuan me thika. Më pas e qëlluan në gjoks me një hekur duke i thënë "kështu do ju pjekim".
20 minuta pas sulmit mbi shqiptarin, në kryqëzimin Kalirois me Vuliagmeni, një rrugë e populluar, krimi u përsërit me 2 polakë, të cilët gjithashtu u goditën me thika dhe ranë të gjakosur në tokë. Të tre të plagosurit ndodhen në spitalin Evangelismo në Athinë (shqiptari më rëndë) dhe asnjëri nuk ka dëshmuar ende për këtë ngjarje të rëndë.

Re: Greqi, në gjendje të rëndë shqiptari, u sulmua me thika
sa shembulli i qarte seswi na diskriminojne;ku esht shteti yn qe sna mbron dot,po tua kishim ber ne grekeve do behej nami
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Tiranë, 2 qen shtëpie sulmojnë kalimtarin, 40-vjecari në gjendje të rëndë për jetën
» Greqi, shqiptari përdhunonte të bijat
» Greqi, shqiptari ‘shkohet në hell’
» Greqi, shqiptari përdhunon të bijën
» Greqi, vdes shqiptari, u jep jetë tre të tjerëve

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi