Studentët letër Berishës-Ramës: Harroni konfliktet në emër të së ardhmes
3 posters
Faqja 1 e 1
Studentët letër Berishës-Ramës: Harroni konfliktet në emër të së ardhmes
SHKODER- Këshilli i studentëve të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, në Shkodër përmes një letre të hapur i janë drejtuar sot kryeministrit Berisha dhe liderit socialist Edi Rama lidhur me takimin mes tyre. Në letër studentët kërkojnë që kulti i harresës të mbizotërojë si tek njëri ashtu edhe tek tjetri.
Duke i’u referuar cështjes më të “nxehtë” të ditëve të fundit, e cila është zgjedhja e kreut të ri të shtetit, studentët theksojnë se
në emër të një të ardhmeje europiane, “Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë një president me konsensus të gjerë politik, përfaqësues i unitetit popullor dhe një individ me moral e integritet të lartë, një njeri me profil atdhetar”,- përfundon letra e hapur.
LETRA E PLOTË
Të nderuar z. Berisha dhe z. Rama,
E vlerësojmë maksimalisht takimin tuaj, i cili do të realizohet sonte në orët e darkës në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë këtyre ditëve, dhe përmes letrave të hapura që u kemi dërguar secilit nga ju, jeni njohur me përpjekjen tonë, e cila mes të tjerash synonte një takim mes opozitës dhe mazhorancës për të biseduar mbi gjetjen e një presidenti konsensual, e mbi të gjitha mishërues i vlerave kombëtare, intelektuale dhe morale.
Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës (K.S.U.SH) ju përgëzon për takimin tuaj, nga i cili qëndrojmë me shpresën se do të dilet në një zgjidhje të arsyeshme, atë që aq shumë e dëshiron dhe meriton, populli ynë shqiptar. Integrimi i mëtejshëm i vendit është në duart tuaja, dhe sonte gjithçka mund të finalizohet me sukses.
Ndoshta ky mesazh publik i ardhur nga zëri studentor, rinor dhe brezi i të ardhmes së këtij vendi, mund të zgjojë tek ju ndjenjat e një përgjegjësie edhe më të lartë. Sonte, kulti i harresës duhet të mbizotërojë si tek njëri ashtu dhe tek tjetri sa i takon konflikteve, fërkimeve dhe tensioneve politike. Mendoni vetëm kaq: ne, fëmijët tuaj, meritojmë një të ardhme europiane, ashtu si mjaft bashkëmoshatarë në vendet perëndimore demokratike. Përveç mbarë kombit shqiptar, edhe mjaft ndërkombëtarë e zyrtarë të huaj i kanë sytë në takimin tuaj, duke pritur nga ju një zgjidhje të pranueshme, nga e cila mund të arrihet shumë shpejt edhe integrimi i mëtejshëm europian.
Në këtë letër të hapur publike, ju drejtohemi me zemrën të ngrirë, duke pritur me ankth takimin tuaj dhe shpresuar që më në fund, klasa jonë politike është e aftë t'i japë vendit dhe popullit, të cilin përfaqëson, atë çka ai aq shumë e meriton: Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë një president me konsensus të gjerë politik, përfaqësues i unitetit popullor dhe një individ me moral e integritet të lartë, një njeri me profil atdhetar. Duke shpresuar dhe besuar në gjetjen e një zgjidhjeje sa më të drejtë dhe të pranueshme, po e mbyllim këtë letër të shkurtër.
KRYETARI
Redan BUSHATI
(e.m/BalkanWeb)

Re: Studentët letër Berishës-Ramës: Harroni konfliktet në emër të së ardhmes
mire kan bere si e kan shkruajtur letren;por jan lodhur kot se ato serish te njejten pun kane;zihen per pun lekesh e per pune posti
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Studentët letër Berishës-Ramës: Harroni konfliktet në emër të së ardhmes
E thane moj e thane...po kujt ja thane thuaj...
Similar topics
» Ngritja e komisionit hetimor, Topalli letër Ramës
» Nigeri, 500 viktima nga konfliktet fetare
» Lamtumira për studentët
» Mos Harroni Asnjihere
» Gjyqi për shpifje, nëna e Edi Ramës: Nuk e fal Berishën

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi