Organet qe rigjenerohen ne trupin e njeriut
2 posters
Faqja 1 e 1
Organet qe rigjenerohen ne trupin e njeriut
Organet qe rigjenerohen ne trupin e njeriut
Ndërkohë që data e lindjes në kartën e identitetit tregon moshën tuaj
të vërtetë, organet dhe qelizat e trupit e rinovojnë veten çdo vit,
muaj, madje çdo javë.
Ja cilat janë organet që rigjenerohen një
herë në 5 ditë e disa të tjera që rigjenerohen një herë në 15 vjet,
sipas një lajmi të revistës “Reader’s Digest”:
- Mukoza e stomakut: Mukoza e stomakut, ndihmëse e rëndësishme në
tretjen e ushqimeve, e rigjeneron veten një herë në 5 ditë. Qeliza të
veçanta prodhojnë enzima dhe acide përgjegjës për ruajtjen e ekuilibrit
të pehashit. Po të njëjtat qeliza mundësojnë një mukus që mbron mukozën e
stomakut nga ndikimi i fortë dhe acarues i acidit. Të gjitha këto
ndodhin gjatë një jave.
- Gjëndrat e shijes: Gjuha përmban më
shumë se 10 mijë minigjëndra të shijes, të cilat zotërojnë qime
mikroskopike. Këto gjëndra e rigjenerojnë veten një herë në 10 ditë, por
ky proces ngadalësohet me plakjen e njeriut. Prandaj, personat më të
moshuar kanë rreth 5 mijë gjëndra të shijes.
- Lëkura: Shtresa e
jashtme e lëkurës quhet “Stratum corneum” . Kjo shtresë luan rolin e
një barriere mbrojtëse mes shtresave më të ndjeshme të lëkurës dhe
ambientit. Qelizat e reja zhvillohen , ndahen në momentin kur duan të
prodhojnë qeliza të tjera dhe në fund, pas 2 javësh udhëtim zëvendësojnë
qelizat e rëna në shtresën e jashtme. Ky proces vazhdon deri në fund të
jetës së njeriut. Me kalimin e moshës ngadalësohet edhe procesi i
rënies dhe rigjenerimit të qelizave.
- Qerpikët: Ashtu si tek
kafshët, edhe tek njerëzit qerpikët i mbrojnë sytë nga pluhuri apo
papastërtitë e tjera dhe parandalojnë tharjen e syve. Kur mbyllet kapaku
i sipërm i syrit gjenden afërsisht 150-200 qerpikë sipër dhe 75-100
poshtë. Edhe qerpikët rigjenerohen një herë në 2 muaj.
-
Qelizat e gjakut: Një pikë e vetme gjaku përmban miliona qeliza të
fuqishme. Sipas autoriteteve të Institutit Frenklin, këto qeliza që
shpërndajnë oksigjenin dhe zhdukin mbetjet e ardhura nga qelizat e
tjera, rigjenerohen një herë në 4 muaj. Ato janë shumë të rëndësishme
për funksionet jetësore. Hekuri i marrë me ushqimet do ta lehtësojë këtë
proces. Hekurin mund ta gjeni tek mishi i kuq, peshku, veza dhe
fasulja.
- Qelizat e mëlçisë: Pikë së pari duhet të dimë se
mëlçia është një organ pastrues. Ajo filtron gjakun e marrë nga sistemi
tretës para se ta përhapë më tej, metabolizon ilaçet dhe heq ndikimin e
kimikateve. Pra, ky organ kryen një punë shumë të madhe, prandaj e ndjen
të nevojshme të rigjenerojë qelizat një herë në vit.
- Kockat:
Kockat mund të duken të forta dhe rezistente, por qelizat që i krijojnë
ato vdesin dhe rilindin vazhdimisht. Një herë në 10 vjet rigjenerohet i
tërë sistemi kockor. Mosha 20-vjeçare është mosha e dendësisë më të
lartë të kockave dhe më pas kockat fillojnë të dobësohen. Nëse humbja e
kockave është më e madhe se kockat e rigjeneruara, atëherë mund të
flasim për sëmundjen e shkrirjes së kockave.
- Qelizat e
muskujve të kraharorit: Kraharori mbron organet jetësore si zemrën dhe
mushkëritë dhe qelizat e tij rigjenerohen një herë në 15 vjet. 12 kockat
çift të kraharorit mbështeten nga muskujt dhe fibrat. Këta muskuj në
mes kockave të kraharorit quhen muskuj interkoskalë. Ata mundësojnë
zgjerimin e kafazit të kraharorit në çdo frymëmarrje tuajën.
-
Truri i vogël: Truri i vogël është 3 vjet më i ri se ju. Kjo pjesë e
trurit është e rëndësishme për zhvillimin e aftësisë lëvizëse dhe
vendosjen e ekuilibrit. Sipas specialistëve në qendrën shëndetësore të
Universitetit të Teksasit, truri i vogël zë vetëm 10% të gjithë masës së
trurit. Megjithëse përfshin një masë kaq të vogël, ai përmban më shumë
se 50% të qelizave të tij. Truri i vogël është një nga organet e para të
zhvilluara tek fëmija dhe për këtë arsye plaket më ngadalë. Truri i
vogël kontrollon ekuilibrin dhe qëndrimin ruaj, rregullon lëvizjet e
lidhura me dëshirat, ju ndihmon të mësoni sporte si futbolli apo
basketbolli dhe është shumë i rëndësishëm për funksionet e tjera
mendore, si gjuha

T_o_n_i- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Tirane
Postime : 18036
Gjinia :
Anëtarësuar : 30/05/2009
Re: Organet qe rigjenerohen ne trupin e njeriut
te pakten nuk qendrokan organet gjithmon te demtuara..
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Rikthehet në jetë orë përpara se t’i merrnin organet
» Vetëvritet 12 vjeçarja për t’i dhuruar organet familjes
» C'mendoni per njerezit qe pas vdekjes dhurojn organet e trupit?
» J.Lo mahnit me trupin e saj (Foto)
» "40 -vjecari me trupin e nje femije"

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi