Refugjat? Si refugjat? Sa refugjat?
Faqja 1 e 1
Refugjat? Si refugjat? Sa refugjat?
Ndonese punoj per Agjencine e Kombeve te Bashkuara per Refugjatet qe prej afro 13 vitesh, i njoh ceshtjet e ndryshme qe lidhen me refugjatet prej shume me pare. As me pak e as me shume se sa thjesht si shqiptar, si pjesetar i nje vendi dhe i nje kombi qe migrimin e ka pasur tipar te vetin nder shekuj. Largime pa fund nga ky truall kane shoqeruar shqiptaret ne histori. E ndoshta kjo e lehteson detyren e shpjegimit te konventave nderkombetare e perkufizimeve perkatese juridike. Sepse gjithcka eshte shume e thjeshte. Ne nje moment te caktuar, edhe ne vendin e vet, dikush ndjen qe mund te beje me shume apo te zhvilloje identitetin e vet me mire diku tjeter, pse jo duke nxjerre edhe te ardhura me te medha. Por shpesh, zhvillimi i identitetit apo gjetja e mundesive thjesht per nje jetese me te mire eshte luks. Sepse ajo qe kufizohet eshte shume me teper se kaq. Ajo qe kufizohet eshte liria, shprehja, fjala, besimi. Ajo qe kufizohet eshte shpesh ekzistenca, eshte fakti qe dikush nuk pelqehet nga ata qe kane forcen sunduese ne shoqeri, qofshin keta shteti apo shumica apo nje pakice pashmangshmerisht e forte, thjesht sepse ka tjeter ngjyre lekure, se ka lindur nga nje tjeter etni, se flet nje tjeter gjuhe apo se ka zgjedhur t'i lutet Zotit ndryshe nga te tjeret. Largimi nga vendi eshte pak a shume e vetmja mundesi e mbetur. Shume nuk ia dalin te largohen - mjaft te kujtojme ketu te gjithe ata shqiptare qe kane tentuar te arratisen nga vendi para vitit 1991 dhe jane vrare apo perndjekur ne menyra te tjera pasi jane kapur. Ata qe ia dalin, jane refugjate.
Pare nga ky kendveshtrim, te qenit refugjat eshte nje fitore. Te pakten dikush ia ka dale te ike nga perndjekja. Sado i madh t'i duket sot dikujt numri i refugjateve ne bote, kurre nuk duhet harruar se sa shume milione njerez qe ende vuajne ne vendet nga keta refugjate vijne pasojat e perndjekjeve te vazhdueshme, shkeljes se te drejtave te njeriut, pastrimit etnik, etj.
Luftera e konflikte njerezimi ka pasur gjithmone dhe (ndoshta eshte jo korrekt si supozim) ndoshta gjithmone do te kete. E gjithnje nje pjese e atyre qe vuajne kane gjetur strehe diku tjeter (ata me me fat). Edhe kur nuk ka pasur konventa nderkombetare per mbrojtjen e refugjateve. Sepse bujaria dhe solidariteti jane tipare njerezore. Pa to, shoqeria njerezore ose nuk do te ishte shoqeri, ose nuk do te ishte njerezore.
Refugjatet nuk ikin me deshiren e tyre te lire nga vendi i vet. Nisen te detyruar dhe qendrojne larg tij te detyruar. Nder gjithe shprehjet ne lidhje me refugjatet, njera me duket se shpjegon shkurt e sakte gjithcka. Perkundrejt nje parulle qe shkruan: "Refugee, go home (refugjat, ik ne shtepi!)", nje pergjigje eshte sa sqaruese aq edhe e pakendshme: "He would if he could (Ai do te ikte, nese do te mundte)". Shqiptaret e dine mjaft mire se cdo te thote kjo. Dikur larguar pasivisht per t'i ikur ardhjes se pushtuesve, dikur per t'i ikur shtypjes, ata jane larguar nga trojet e tyre dhe shpesh kane gjetur pritje bujare ne vende te tjera. Por shpesh nuk e kane gjetur kete pritje, shpesh kjo pritje nuk ka qene kaq bujare e shpesh ata kane qene te detyruar te kthehen, duke vuajtur me pas gjithe pasojat e ketij kthimi, perndjekje edhe me te medha.
Miliona refugjate sot ne bote jane viktima te konflikteve nderetnike, nderfetare, apo te cdo lloji tjeter. Ata nuk kane ku te gjejne mbrojtje pervecse ne pjesen tjeter te globit, ne vende te tjera ku mund te pakten te jetojne me dinjitet. Ndersa dinjiteti eshte thelbesor, ai perbehet apo shoqerohet nga disa te drejta (e njekohesisht edhe mundesi) si arsimi, punesimi, strehimi etj. Por, sic thashe edhe me lart, te gjitha keto mbeten boshe pa respektimin e te drejtes se pare e me te rendesishme, moskthimit drejt vendit te tyre, drejt perndjekjes se vazhdueshme.
Shpesh ndodh qe ne Shqiperi (dhe jo vetem, duke qene se ne bote vendet ku njerezit synojne te shkojne e te gjejne nje jete me te mire jane shume me te pakta se pjesa tjeter e botes) dikush te thote: "E kush vjen ketu? Ketu mezi gjejne pune e mezi jetojne shqiptaret? Ne nuk jemi vend i pasur. " Pergjigja eshte e thjeshte: kjo nuk eshte ceshtje e nje zgjedhjeje te lire. Dikush largohet nga vendi i vet per t'iu shmangur shtypjes dhe shkeljes se te drejtave dhe ka pak mundesi te zgjedhe se ku do te shkoje. Kudo qe mundet. Per ta bere kete, duke qene se ka pak gjasa qe te shkosh ne nje ambasade te nje vendi e te kerkosh te shkosh te jetosh ne ate vend, refugjati perzihet me grupin me te madh te personave qe ikin ne kerkim te nje jete me te mire ne vende te tjera, por qe nuk jane nen presionin e menjehershem te perndjekjes, pra emigrantet ekonomike. Ndaj kur mberrijne ne kufijte e Shqiperise shpesh degjojme te thuhet: "Nuk duan te qendrojne ketu, por te kalojne diku per ne Europe. Jane te gjithe emigrante ekonomike". Per shkak te kesaj ndjenje paragjykimi dhe mosbesimi, teksa u tha se si eshte personi refugjat, na duhet t'i japim gjithnje pergjigje pyetjes se titullit: sa eshte dikush refugjat? Per kete, para gjithe respektimeve, te te gjitha llojeve te te drejtave, duhet qe personat te degjohen. Qe te degjohen duhet te pyeten ne gjuhe qe ata i kuptojne e jo ne gjuhe qe ne mendojme se ata duhet t'i kuptojne. Qe te degjohen duhet te vihen ne kushte ku mund te pergjigjen, duke pakesuar sa te jete e mundur pasojat e mundshme traumatizuese te pervojave qe ata kane. Keto pasoja traumatizuese variojne qe nga humbja e gjithe familjes nga lufta deri ne udhetimin 24 apo 48 oresh fshehur ne kush e di se cfare pjese te nje kamioni. Kjo eshte e nevojshme qe Shqiperia te filloje te hedhe hapa per te bere pjesen e vet ne arenen e madhe te solidaritetit njerezor.
* Drejtues i Zyres se UNHCR-se Tirane

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi