Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Iliret.................... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Iliret.................... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Iliret....................

Shko poshtë

Iliret.................... Empty Iliret....................

Mesazh nga Anakonda Thu 21 Jun 2012 - 7:33

Problemi i prejardhjes dhe i rrugës së formimit të trungut etnik ilir me
veçoritë e tij gjuhësore e kulturore, ka përbërë një nga synimet më
kryesore të ilirologjisë. Rreth këtij problemi janë shfaqur pikëpamje të
ndryshme, të cilat ndriçojnë në mënyrë të mjaftueshme gjithë këtë
proces të ndërlikuar etnogjenetik. Kërkimet komplekse arkeologjike,
gjuhësore dhe historike të kohëve të fundit e kanë vendosur atë mbi një
bazë më të shëndoshë dhe e kanë futur në një rrugë më të drejtë
zgjidhjeje. Sado të ndryshme që mund të paraqiten nga forma, teoritë mbi
prejardhjen e ilirëve shprehin në përmbajtje vetëm dy pikëpamje, e para
i konsideron ilirët si të ardhur në Gadishullin Ballkanik, ndërsa
pikëpamja e dytë i konsideron si popullsi autoktone e formuar në
truallin historik të Ilirisë.

Midis teorive që i quajnë ilirët të
ardhur në Gadishullin Ballkanik, ka mospërputhje si përsa i takon
vendit nga vijnë, ashtu edhe kohës së ardhjes së tyre. Disa e lidhin
përhapjen e tyre me kulturën e Halshtatit, të tjerë me kulturën e
Fushave me Urna, apo me kulturën Luzhice. Sipas tyre, në kapërcyell të
mijëvjeçarit të dytë p.e.s. ilirët morën pjesë në lëvizjet e popujve që
njihen me emrin dyndja dorike, egjeane ose panono-ballkanike dhe duke
zbritur nga Evropa Qendrore, në fillim të epokës së hekurit, u ngulën në
Gadishullin Ballkanik në trojet e tyre historike.

Pikëpamje më e
re është ajo që e konsideron kulturën ilire si një dukuri të formuar
historikisht në vetë truallin ilir në bazë të një procesi të gjatë dhe
të pandërprerë të saj gjatë gjithë epokës së bronzit dhe fillimit e
epokës së hekurit.

Kjo tezë e zhvillimit të pandërprerë të
kulturës, që jep mundësi të flitet edhe për një zhvillim të pandërprerë
etnik, gjen prova të shumta në territorin historik të ilirëve, sidomos
me zbulimet e bëra në truallin e Shqipërisë në vendbanimin e Maliqit dhe
në varrezat tumulare të Pazhokut, të Vajzës, të Matit etj, kurse jashtë
Shqipërisë, në varrezat tumulare të pllajës së Glasinacit Bosnjë e
gjetkë. Përballë këtyre zbulimeve bëhet fare e paqëndrueshme teza që e
lidh etnogjenezën e ilirëve me kulturën e Halshtatit ose me bartësit e
kulturës së fushave me urna. Trualli i kësaj kulture të fundit nuk mund të lidhet në asnjë mënyrë etnikisht me
ilirët. Duke krahasuar truallin e kulturës së fushave me urna me atë të
kulturës së mirëfilltë ilire Mat-Glasinac në rajonin qendror të Ilirisë,
vihen re ndryshime thelbësore si në kulturën materiale, qeramikë,
objekte metalike etj, ashtu edhe në kulturën shpirtërore, që ka një
rëndësi të veçantë në përcaktimin etnik të një popullsie. Trualli i
Panonisë ndjek mënyrën e varrimit me djegie duke vendosur mbeturinat e
saj në vazo të veçanta urna, ndërsa ai i Matit dhe i Glasinacit,
varrimin në tuma kryesisht me vendosje kufome. Këto ndryshime në kulturë
i veçojnë panonët si një grup etnik më vete që dallohet nga ai i
ilirëve. Përveç kësaj të dhënat arkeologjike kanë treguar se dyndjet
panono-ballkanike, dorike dhe egjeane nuk e përfshinë pjesën perëndimore
të Gadishullit Ballkanik dhe si pasojë nuk shkaktuan ndryshime dhe
zhvendosje të theksuara të ilirëve. Kjo shihet qartë sidomos në
territorin e Shqipërisë, ku materialet arkeologjike të kësaj kohe,
flasin jo për ndërprerje në zhvillimin autokton të kulturës, por për një
vazhdimësi të saj që nga epoka e hershme e bronzit, pavarësisht se disa
shfaqje të reja në prodhimin metalurgjik, të shek. XI-IX p.e.sonë, mund
të lidhen me ndikimet kulturore të ardhura përmes dyndjeve nga veriu.
Ky zhvillim i pandërprerë kulturor në territorin shqiptar shfaqet akoma
më mirë në qeramikë, e cila është një tregues i rëndësishëm në
përcaktimin etnik dhe kulturor të përdoruesve të saj. Qeramika e kësaj
kohe zhvillohet në tërë truallin ilir mbi bazën e poçerisë më të hershme
të epokës së bronzit, pa pasur ndonjë ndryshim në kohën e kalimit nga
epoka e bronzit në atë të hekurit, dhe duke e ruajtur këtë traditë
autoktone të paktën deri në shek. VI p.e.s., kur historikisht dihet se
këto krahina banoheshin nga bashkësi të qëndrueshme fisnore ilire.Të gjitha këto të dhëna arkeologjike, të grumbulluara në pesëdhjetë
vjetët e fundit në territorin e Shqipërisë, së bashku tregojnë se
etnogjeneza ilire nuk duhet parë në asnjë mënyrë në lidhje me ardhjen e
një popullsie nga veriu i Ballkanit, por si një proçes historik shumë i
gjatë dhe i ndërlikuar autokton. Ky proçes fillon shumë kohë përpara
këtyre dyndjeve (dorike, egjeane dhe panono-ballkanike) dhe konkretisht
me dyndjen e madhe të periudhës kalimtare nga neoliti në epokën e
bronzit, që përfshin treva të gjera të Evropës dhe të Azisë, duke sjellë
me vete ndryshime të dukshme etnike në Evropën neolitike.

Kjo
dyndje e cilësuar indo-europiane, që ndodhi në kapërcyell të
mijëvjeçarit të tretë, u krye nga grupe të ndryshme popullsish baritore
të ardhura nga stepat e Lindjes. Është provuar arkeologjikisht se ajo
nuk u bë menjëherë, por valë-valë dhe se krahinat perëndimore të
Ballkanit, midis tyre dhe territori i Shqipërisë u prekën prej saj më
vonë se sa ato lindore.

Gjatë kësaj dyndjeje grupe të ndryshme
kulturore të Evropës u zhdukën pa lënë gjurmë, të tjera u përzien me
popullsitë migratore, të cilat u imponuan me këtë rast vendasve gjuhën,
kulturën, dhe në një farë mase edhe zakonet e veta. Kështu ndodhi, p.sh.
me kulturat neolitike të Vinçes, të Butmirit, të Lisiçi-Hvarit në
territorin e Jugosllavisë, të cilat u zëvendësuan me kulturat e reja
Kostalace, Vuçedole etj; e njëjta gjë ndodhi edhe me kulturën neolitike
të Maliqit, e cila u zëvendësua nga një kulturë më eNë proçesin e shtjellimit të këtyre ngjarjeve dhe të përzierjeve etnike
dhe kulturore të popullsive neolitike vendase, para-indoeuropiane, ose
sipas disa studiuesve, indoeuropiane të hershme, me ardhësit e rinj
indoeuropianë të stepave u formua edhe baza mbi të cilën nisën të
zhvillohen në kushte të veçanta edhe proçeset etnogjenetike të
popullsive të vjetra historike të Ballkanit Perëndimor, rrjedhimisht dhe
procesi i formimit historik të trungut etnik ilir me tipare të
përbashkëta kulturore, të dallueshme prej bashkësive të tjera fqinje jo
ilire. Në këtë proçes, i cili u zhvillua gjatë gjithë mijëvjeçarit të
dytë p.e.s., diferencimi dhe asimilimi i popullsive, ashtu sikurse dhe
lidhjet ekonomike e kulturore, luajtën një rol të rëndësishëm. Në qoftë
se në periudhën e hershme të epokës së bronzit, kultura e territoreve
perëndimore të Ballkanit, ishte shumë larg për t’i dhënë asaj karakter
të përcaktuar ilir, të dallueshëm prej atyre të territoreve të tjera, ky
diferencim i tipareve kulturore vjen e bëhet gjithnjë më i theksuar në
periudhën e mesme të bronzit dhe veçanërisht në periudhën e fundit të
epokës së bronzit. Në rrugën e këtij zhvillimi të brendshëm, territoret
jugore të kësaj treve ishin të kthyera më tepër me fytyrë drejt jugut,
nga bota e përparuar e Egjeut, me të cilën qenë në marrëdhënie të
ngushta ekonomike e kulturore. Veriu, përkundrazi, shfaq prirje drejt
Evropës Qëndrore, por me lidhje më të dobëta me të. Këto lidhje ndikuan
sadopak në formimin dhe në diferencimin në fund të epokës së bronzit dhe
në fillim të epokës së hekurit të dy grupeve të mëdha kulturore ilire,
grupit jugor dhe verior.

Kështu duke zënë fill në kapërcyell të
epokës së bronzit, proçesi i formimit të etnosit ilir përshkon në
mijëvjeçarin e dytë rrugën e gjatë të diferencimit nga masa e pasigurt
etnike që u formua pas shkatërrimit të botës neolitike dhe përfundon nga
fundi i këtij mijëvjeçari. Si e tillë, kjo epokë krijon në pjesën
perëndimore të Ballkanit atë substrat etno-kulturor, mbi bazën e të
cilit formohet më vonë etnosi dhe kultura ilire. Bartësit e këtij
substrati mund të identifikohen me atë popullsi parailire, që në burimet
historike njihet si Pellazge.

Pavarësisht nga kjo hipotezë për
parailirët, thelbësor është fakti se në fund të epokës së bronzit, në
pjesën perëndimore të Ballkanit ishte formuar një bashkësi e gjerë
kulturore dhe etnike, e cila në epokën e hekurit në bazë të zhvillimit
të brendshëm ekonomiko-shoqëror, do të vazhdonte të zhvillonte më tej
kulturën e vet duke i dhënë asaj një fytyrë gjithnjë më të përcaktuar
etnike. Kjo është dhe periudha e formimit të plotë të bashkësisë së
madhe ilire dhe të grupeve të ulët e
veçanta etnokulturore, të cilët përmenden nga autorët më të hershëm antikë.


Trualli i ilirëve
Sipas
burimeve historike, nocioni ilir - Iliri, ka pasur gjatë historisë së
vet një kuptim disi të ndryshëm gjeografiko-historik.

Me emrin
ilir në fillim njiheshin vetëm krahinat jugore të ilirëve. Këtu banonin
sipas burimeve më të vona letrare edhe ilirët e mirëfilltë, siç i quan
ata historiani romak, Plini Plak. Ky emër u shtri gradualisht prej
grekëve edhe në vise të tjera të njohura më vonë prej tyre, popullsitë e
të cilave, pavarësisht nga veçoritë e zhvillimit të tyre lokal,
paraqitnin elemente të një trungu të përbashkët etno-kulturor.


kohën e historianit grek Herodotit (shek. V p.e.sonë), emri ilir
shtrihej mbi një territor mjaft të gjerë, i cili arrinte në lindje deri
tek rrjedhja e lumit Moravë. Një shekull më vonë, sipas
Pseudo-Skylaksit, ky emërtim do të përfshinte territore akoma më të
gjera në veriperëndim të Ballkanit. Sipas tij ilirët shtriheshin
përgjatë Adriatikut duke filluar që nga liburnët në veri e deri tek
kufijtë e Kaonisë në jug. Përhapjen më të madhe dhe përfundimtare të
emrit dhe të territorit ilir, na e jep Apiani i Aleksandrisë, i cili
duke përmbledhur gjithë sa ishte thënë përpara tij mbi topografinë e
ilirëve, shkruante: “grekërit quanin ilirë ata që banonin mbi Maqedoninë
dhe Trakinë, që nga kaonët dhe thesprotët deri tek lumi Istër. Dhe kjo
është gjatësia e vendit, ndërsa gjerësia prej maqedonëve dhe thrakëve
malorë tek paionët deri në Jon dhe në rrëzë të Alpeve”.karakterizuar me qeramikën e saj Nga studimet më të reja të mbështetura jo vetëm në burimet e shkruara
historike, por edhe në të dhënat arkeologjike si dhe në ato gjuhësore,
rezulton se trualli historik i ilirëve përfshinte tërë pjesën
perëndimore të Gadishullit Ballkanik, që nga rrjedhja e lumenjve Morava e
Vardari në lindje, e deri në brigjet e Adriatikut e detit Jon në
perëndim, që nga lumi Sava në veri, e deri tek gjiri i Ambrakisë në jug,
pra deri në kufijtë e Helladës së vjetër. Burimet historike dhe ato
arkeologjike e gjuhësore dëshmojnë për praninë e ilirëve edhe jashtë
trevës historike të tyre. Grupe të tëra ilirësh, midis tyre mesapët dhe
japigët u vendosën në Itali përgjatë bregdetit të Adriatikut dhe në
krahinat jugore të Italisë.

Në Azinë e Vogël u shpërngulën grupe
popullsish dardane, paionë, të cilët do të përmenden edhe në eposin
homerik si pjesëmarrës, përkrah trojanëve në luftën e tyre kundër
grekëve. Prania e elementit etnik ilir është vërtetuar arkeologjikisht
nga burimet e shkruara edhe në rajonet veriore të Maqedonisë e të
Greqisë, si në Akarnani e në Etoli. Të gjitha këto lëvizje grupesh
etnike ilire përtej trevës historike të tyre ndodhën, siç mund të
provohet dhe arkeologjikisht, kryesisht gjatë dyndjes së madhe
panono-ballkanike, e cila siç dihet fillon të vërshojë në drejtim të
jugut që në fund të shek. XIII-XII p.e.sonë. Meqënëse fatet e tyre
historike, në trojet e reja ku ato u vendosën, janë thuajse krejt të
ndara nga bota e mirëfilltë ilire-ballkanike, këto grupe të emigruara
nuk do të përfshihen në shqyrtimin e mëtejshtrashanike, që i atribuohet pikërisht
kësaj dyndjeje.hëm të historisë ilire.


Fiset me te rendesishme


shekujt e parë të mijëvjeçarit të fundit para erës sonë ishin formuar
tanimë bashkësitë fisnore ilire dhe në përgjithësi ata kishin zënë vend
në trojet e tyre historike. Ndër fiset më të hershme ilire që luajtën
dhe një rol ku më shumë e ku më pak të rëndësishëm në ngjarjet historike
të mëvonshme, për t’u përmendur janë: thesprotët, të cilët zinin
ultësirën bregdetare që nga gjiri i Ambrakisë e deri tek lumi i Thiamit
Kalama, në veri të tyre vinin kaonët, vendbanimet e të cilëve arrinin
deri tek malet e Llogorasë dhe gryka e lumit Drinos. Molosët banonin në
pllajën pjellore të Janinës. Gjatë luginës së Vjosës në të majtë banonin
amantët, ndërsa në të djathtë bylinët, kurse në rrjedhjen e sipërme të
Vjosës banonin parauejtë. Në lindje të bylinëve shtrihej territori i
atintanëve. Taulantët shtriheshin në zonën bregdetare nga Vjosa e deri
tek lumi i Matit dhe në veri të tij, përgjatë brigjeve të Adriatikut të
Mesëm, fisi i ardianëve. Në viset e Ballkanit Qendror dy ishin fiset më
të mëdha dhe më të rëndësishme ilire: paionët në luginën e mesme të
Vardarit, dhe dardanët që banonin në rrafshin e Kosovës, të cilët
shtriheshin në veri në tokat midis degëve jugore e perëndimore të
Moravës deri aty ku këto bashkohen për të formuar Moravën e Madhe. Midis
fiseve të hershme të Ballkanit Veriperëndimor ndër më të fuqishmit
ishin liburnët, të cilët banonin në bregdet dhe në ishujt deri tek lumi
Kërka, në jug të tyre vinin dalmatët, kurse në viset e Bosnjës së
brendshme, autariatët. Përveç këtyre fiseve, në territorin e gjerë të
Ilirisë do të shfaqen më vonë, në rrethana krejt të reja historike e
politike, edhe një numër i madh bashkësish të tjera ilire, midis të
cilave edhe bashkësi të tilla që do të kenë një peshë të madhe në
zhvillimin e ngjarjeve politike të shtetit ilir, si enkelejtë, dasaretët
etj. Përhapja e fiseve më të rëndësishme e të hershme ilire dëshmohet
në burimet e autorëve antikë, të cilat në mjaft raste janë, megjithatë,
tilire ka edhe raste të diskutueVendbanimet ilire në kohën e hekurit

Ilirët e
kohës së hekurit jetonin në fshatra dhe në vendbanime të fortifikuara.
Fshatrat ilire nuk njihen dhe aq mirë për arsye se nuk janë gjurmuar në
mënyrë të mjaftueshme. Në burimet e shkruara ato dokumentohen nga fundi i
kësaj periudhe, në fiset më jugore ilire, nëpërmjet Pseudo-Skylaksit, i
cili thotë se kaonët, thesprotët dhe molosët banonin në fshatra. Ky
njoftim i shkurtër, që me sa duket i referohet një burimi më të hershëm,
nuk ndihmon shumë për të krijuar një ide të qartë mbi karakterin e
këtyre vendbanimeve.

Me sa mund të gjykohet nga të dhënat
arkeologjike, vendbanimet fshatare ilire të kësaj kohe formoheshin nga
grupe shtëpish të grumbulluara sipas njësive shoqërore që përfaqësonin,
d.m.th. mbi bazën e një familjeje të madhe patriarkale ose të një grupi
familjesh të tilla, që i përkisnin një vëllazërie. Një mendim të tillë e
sugjerojnë, të paktën për vendbanimet respektive të tyre, varrezat
tumulare të Matit, të cilat përbëhen nga grupe të vogla tumash, të
vendosura në tarraca, në luadhe e në toka buke gjatë luginës së lumit.
Po kjo gjë përsëritet edhe në tumat e Kukësit, ato të pellgut të Korçës,
të luginës së lumit Drinos e gjetkë. Edhe vendbanimet fshatare të
gjurmuara në luginën e Vjosës japin të njëjtën tablo. Në të gjitha
rastet ato paraqiten si vendbanime të vogla e të shpërndara pranë tokave
bujqësore.shme.ë fragmentuara, madje dhe kontradiktore. Rrjedhimisht në Bujqësia e blegtoria ilire në kohën e hekurit

Burimet
e shkruara dhe ato arkeologjike dëshmojnë se, gjatë kësaj periudhe,
ilirët merreshin si edhe më parë kryesisht me bujqësi dhe me blegtori.
Bujqësia u zhvillua sidomos në zonat fushore dhe në përgjithësi në
krahinat pjellore të vendit. Ilirët kultivonin në këtë kohë të gjitha
llojet e drithërave. Jo rastësisht, krahina të veçanta ilire, si Paionia
dhe Thesprotia, përmenden që në eposin homerik si vende frytdhënëse dhe
pjellore, d.m.th. të përshtatshme për kulturat bujqësore. Hesiodi,
shkrimtar grek i shek. VIII-VII p.e.sonë, do ta cilësojë gjithashtu si
shumë pjellore fushën e Helopisë, ndërsa sipas historianit grek Hekateut
(fundi i shek. VI-V p.e.sonë), në Iliri kishte krahina që prodhonin
deri dy herë në vit. Më vonë Skymni, duke përsëritur në vargjet e tij
Hekateun, shton se popullsia ilire që banonte në viset e brendshme përcaktimin e
topografisë së fiseve merrej me lërimin e tokës.Prona private në ilirinë e kohës së hekurit

Përparimet
që u bënë në degët e ndryshme të ekonomisë gjatë epokës së hekurit
sollën ndryshime edhe në vetë strukturën e shoqërisë ilire. Baza e
këtyre ndryshimeve u bë prona private, e cila filloi të shfaqet tek
fiset ekonomikisht më të zhvilluara, në fillim në blegtori e zejtari e
më pas edhe mbi tokën. Hesiodi, duke folur për kopetë e mëdha në Helopi,
shënon se ato ishin pronë e njerëzve të veçantë. Karakteri dhe shkalla e
zhvillimit të zejtarisë dëshmon gjithashtu për praninë në këtë fushë të
pronësisë private. Dukurinë e pronësisë për tokën e kemi të dëshmuar më
vonë dhe duket se ajo ndjek një rrugë më të ngadaltë. Zakoni i ndarjes
së tokës çdo tetë vjet, që na kumtohet nga Straboni për dalmatët, është
një dëshmi që tregon se zotërimi periodik i saj ishte një hallkë e
ndërmjetme në procesin e formimit të pronës private. Forcat kryesore të
prodhimit të shoqërisë ilire në këtë kohë ishin bujqit dhe blegtorët e
lirë, anëtarë të thjeshtë të fisit. Këtyre u shtohet edhe një shtresë e
re, më e kufizuar, ajo e zejtarëve. Nga ana tjetër, nga masa e gjerë e
popullsisë, fillon të veçohet si një shtresë më vete aristokracia
fisnore, e cila, duke u shkëputur nga prodhimi dhe nëpërmjet
përvetësimit të pasurisë së përbashkët, vihet në një pozitë të
privilegjuar derisa bëhet dalëngadalë zotëruese e pronave të mëdha
tokësore dhe blegtorale. Ajo gradualisht mënjanon organet demokratike të
fisit dhe uzurpon pushtetin. Nga burimet e shkruara më të hershme, siç
është eposi homerik, shihet se në disa nga fiset ilire ekzistonte,
tanimë, diferencimi shoqëror, të paktën në shekujt VIII-VII p.e.re kur u
krijuan “Iliada” e “Odisea”. Duke folur për pjesëmarrjen e ilirëve
paionë në luftën e Trojës kundër ahejve, Homeri i barazon prijësit e
tyre ushtarakë, që vinin nga “Paionia pjellore” me prijësit e ahejve dhe
të trojanëve. Kjo pa dyshim flet për një gjeendje sociale pak a shumë të ngjashme me atë të fiseve fqinje të
Greqisë. Në një vend të poemës “Odisea” flitet për Feidonin, prijësin me
origjinë fisnike të thesprotëve, i cili pasi strehoi dhe mirëpriti në
pallatin e vet Odisenë, gjatë kthimit për në atdhe, përgatiti një nga
anijet e tij të shpejta për ta dërguar atë në Itakë. Sipas këtij tregimi
mitik, Feidoni përfaqëson këtu njërin nga krerët që jetonte në një nga
pallatet më të pasura të thesprotëve. Këta kishin anijet e veta e njerëz
që u shërbenin. Shumë kuptimplotë në këtë drejtim është dhe një tregim i
Herodotit, sipas të cilit, Klistheni, kur ftoi në Sikione (rreth vitit
570 p.e.sonë) të gjithë burrat që do ta ndienin veten të denjë për të
pasur për grua të bijën e tij Agaristën, midis atyre që u paraqitën tek
tirani qe edhe një farë Alkoni nga Molosia. Sipas këtij tregimi, ky
molosas duhet të ketë qenë nga një familje princore ose shumë e pasur,
që të pretendonte për të lidhur krushqi me një skllavopronar të madh të
Greqisë së asaj kohe, siç ishte Klistheni. Të dhënat arkeologjike nga
varrezat tumulare të luginës së Drinos, pellgut të Korçës dhe Ohrit
(Trebenisht), zonës qendrore ilire të Glasinacit etj., dëshmojnë
gjithashtu se në shek. VIII-V p.e.sonë, diferencimi shoqëror në gjirin e
shoqërisë ilire ishte bërë mjaft i theksuar dhe kishte prekur edhe
krahinat e thella të Ilirisë Qendrore e Veriore. Në këto varreza
ndeshen, krahas varreve me inventar të varfër, edhe varre ku të vdekurin
e shoqëronin armë të kushtueshme, sende luksi prej ari e argjendi dhe
objekte të tjera të importuara nga viset përreth, që i takonin shtresësë pasur të aristokracisë fisnore.Federatat fisnore

Zhvillimi i pronës private, që
çoi në thellimin e diferencimit social, u bë burim konfliktesh në
shoqërinë ilire të shek. VIII-V p.e.sonë. Në këtë kohë morën
përpjesëtime të mëdha luftërat ndërfisnore dhe inkursionet plaçkitëse
për det e tokë, që arrinin deri në Greqi dhe në brigjet e përtejme të
Adriatikut. Të tillë kanë qenë inkursioni i enkelejve për plaçkitjen e
thesarit të Delfit ose ato të detarëve liburnë, të cilët me anijet e
tyre të lehta dhe të shpejta zotëruan për një kohë brigjet e Adriatikut,
që nga Korfuzi deri në brigjet italike.

Gjendja e krijuar nga
këto luftëra dhe inkursione, që i sillnin aristokracisë fisnore ilire të
ardhura të mëdha, gjen shprehjen e vet në veprimtarinë e gjerë të
ndërtimit të vendbanimeve të fortifikuara dhe në zhvillimin e
armatimeve, sidomos të armëve të reja, siç ishin shpatat, hanxharët dhe
heshtat prej hekuri që janë gjetje të rëndomta në varret e luftëtarëve
ilirë dhe të mburojave të paionëve, të përkrenareve e frerëve të kuajve
që përbënin pajisjet e veçanta të aristokracisë luftarake.


procesin e këtyre konflikteve, fiset e vogla ilire filluan të lidhen dhe
të formojnë gjatë veprimeve të tyre të përbashkëta në luftërat agresive
ose mbrojtëse, aty nga fundi i shek.VII p.e.sonë, federatat e para. Një
federatë e tillë ishte ajo e taulantëve, që nën mbretin Galaur dhe më
pas, gjatë shek. VII-VI p.e.sonë invadoi disa herë Maqedoninë duke i
shkaktuar asaj dëme të rënda dhe sakrifica të mëdha në njerëz. Gjatë
shek. VI-V p.e.sonë federata të tilla formuan edhe disa fise të tjera,
si molosët, thesprotët, kaonët, parauejtë, orestët, lynkestët, paionët,
dardanët etj.

Në krye të federatës qëndronte mbreti, i cili në
burimet quhet basileus. Në disa raste si tek kaonët e thesprotët vendin e
tij e zinte një njeri i zgjedhur çdo vit nga gjiri i fisit sundues të
federatës. Në burimet e fundit të shek.V vihet re se funksioni i
basileut nuk i takonte më prijësit më të aftë ushtarak, por ishte bërë i
trashëgueshëm dhe pushteti e autoriteti i tij ishte rritur mjaft si
brenda fisit e lidhjes fisnore, ashtu dhe jashtë tij. Në bazë të këtij
fuqizimi të prijësve ushtarakë dhe të basilejve qëndronte gjithnjë
pasuria që vinte duke u shtuar përherë e më shumë në sajë të luftërave.
Ata vinin nga shtresa e pasuruar e shoqërisë fisnore ilire, e cila
dallohej nga pjesa tjetër e popullsisë së thjeshtë. Ajo e konsideronte
si një gjë të turpshme të merrej me punimin e tokës, me mbarështimin e
bagëtisë, me prodhimin zejtar etj. Në këto punë ishin të angazhuar vetëm prodhuesit e vegjël, masa e gjerë e
fshatarëve të lirë ose gjysmë të lirë. Zanati më i nderuar për ta ishin
lufta, gjuetia, garat sportive etj., skenat e të cilave na janë
transmetuar përmes gjuhës së gjallë artistike në objektet e bronzta të
zbuluara në krahinat veriore ilire apo në kallcat e Glasinacit.Kultura

Kultura ilire u formua me tiparet e saj
karakteristike që e dallojnë nga kulturat e popujve fqinjë në periudhën e
zhvilluar të epokës së hekurit. Ajo ishte një kulturë autoktone që u
krijua në truallin historik të ilirëve, në procesin e formimit të vetë
etnosit ilir, mbi bazën e zhvillimit të brendshëm social-ekonomik të
shoqërisë ilire dhe pa dyshim edhe të marrëdhënieve me popujt fqinjë.
Tiparet themelore të saj janë shprehur në arritjet më të rëndësishme të
ilirëve në fushën e zhvillimit të tyre ekonomik e shoqëror, në mënyrën e
të jetuarit dhe të kuptuarit të botës që i rrethonte, në mënyrën e të
pasqyruarit të kësaj bote në artin e botëkuptimin e tyre.Gjuha

Ilirët flisnin një gjuhë që dallohej nga
gjuhët e popujve të tjerë të kohës së lashtë të Ballkanit. Ajo ishte një
gjuhë e veçantë indoevropiane, që kishte lidhje afërie ku më të largët e
ku më të afërt me gjuhë të tjera të gadishullit dhe jashtë tij. Janë
konstatuar elemente të përbashkëta sidomos me trakishten. Lidhur me
vendin e ilirishtes në mes të gjuhëve indoevropiane është diskutuar
mjaft dhe janë dhënë mendime të ndryshme.

Një varg dijetarësh të
shquar historianë, arkeologë e gjuhëtarë, kanë sjellë një sërë
argumentesh historike dhe gjuhësore për origjinën e shqiptarëve dhe të
gjuhës së tyre. Sintezën më të plotë, të shoqëruar me vështrimin kritik
të mendimeve për origjinën e gjuhës shqipe, e ka dhënë gjuhëtari i
shquar prof. Eqrem Çabej, i cili ka sjellë dhe argumentet e tij
shkencore, në mbështetje të tezës ilire. Disa nga argumentet e
parashtruara prej tij janë këto: Shqiptarët banojnë sot në një pjesë të
trojeve, ku në periudhën antike kanë banuar popullsi ilire; nga ana
tjetër, në burimet historike nuk njihet ndonjë emigrim i shqiptarëve nga
vise të tjera në trojet e sotme; një pjesë e elementeve gjuhësore: emra
vendesh, fisesh, emra njerëzish, glosa, etj., që janë njohur si ilire,
gjejnë shpjegim me anë të gjuhës shqipe. Format e toponimeve të lashta
të trojeve ilire shqiptare, të krahasuara me format përgjegjëse të
sotme, provojnë se ato janë zhvilluar sipas rregullave të fonetikës
historike të shqipes, d.m.th. kanë kaluar pa ndërprerje nëpër gojën e
një popullsie shqipfolëse; marrëdhëniet e shqipes me greqishten e vjetër
dhe me latinishten, tregojnë se shqipja është formuar dhe është
zhvilluar në fqinjësi me këto dy gjuhë këtu në brigjet e Adriatikut dhe
të Jonit; të dhënat arkeologjike dhe ato të kulturës materiale e
shpirtërore, dëshmojnë se ka vijimësi kulturore nga ilirët antikë te
shqiptarët e sotëm. Nga të gjitha këto argumente, del si përfundim se
teza e origjinës ilire të gjuhës shqipe, është teza më e mbështetur nga
ana historike dhe gjuhESORE.Arti
ilir në periudhën e hershme të hekurit
karakterizohet me stilin e tij dekorativ të theksuar të epokës së
bronzit, por lulëzimin e arrin në fillim të epokës së plotë të hekurit,
d.m.th. rreth shek. VIII-VII p.e.sonë në kushtet e zhvillimit të
mëtejshëm ekonomiko-shoqëror të ilirëve. Kjo vihet re qartë sidomos në
grupin e kulturës së Devollit, në atë të Mat-Glasinacit etj. Ky stil
zbukurimi, i aplikuar jo vetëm në objektet e veçanta metalike, kryesisht
prej bronzi dhe në qeramikë, por edhe në materialet që nuk i rezistuan
kohës si në dru, kockë etj., përfaqësohet nga një gamë e pasur figurash
gjeometrike, si rrathë të veçantë e bashkëqendrorë, rombe e trekëndësha
me fusha të zbrazura ose të mbushura me vija paralele etj., të
kompozuara me një fantazi të zhvilluar dhe në një sistem rigorozisht
simetrik.
[redaktoni] AntikaHelenët në brigjet ilire

Vendosja e kolonive helene në bregdetin
ilir është pjesë e drejtimit të lëvizjes kolonizuese helene, në të cilën
më aktiv u tregua Korinthi. Kjo dukuri u zhvillua, nga njëra anë, me
shtytjen e faktorëve ekonomikë e shoqërorë të metropoleve dhe, nga ana
tjetër, qe një hap i mëtejshëm në përfshirjen e zonave ilire në sferën e
ekonomisë së Mesdheut. Kolonitë më të hershme u vendosën në tokat e
Ilirisë së Jugut. Këto zona të banuara nga ilirët kishin marrëdhënie
tregtare me vendet e Greqisë që nga epoka kreto-mikene. Kjo tregti fitoi
një bazë më të gjerë në kushtet e shthurjes së rendit fisnor tek
ilirët. Vendosja dhe zhvillimi i mëtejshëm i kolonive ka qenë pasojë e
këtij procesi. Në fillim u vendosën pranë vendbanimeve ilire pikat
tregtare, të cilat me zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me
brendatokën ilire u populluan ngShoqeria dhe politika

Që në fillim në kolonitë helene të
bregdetit ilir u vendos mënyra antike e prodhimit. Në ndarjen e
shoqërisë në kolonitë rol të veçantë luante prejardhja shoqërore dhe
etnike e njerëzve. Në kushte më të privilegjuara ishte shtresa me
prejardhje aristokrate, që kishte qenë shpesh përkrahëse e themelimit të
kolonive. Përbërja shoqërore e shtresave të lira ishte e larmishme.
Krahas të mërguarve, për arsye politike gjatë luftërave të demosit me
aristokracinë në metropole, kishte fisnikë të varfëruar, zejtarë të
zhveshur nga mjetet e prodhimit, fshatarë të shpronësuar, tregtarë e
detarë. Kjo masë e popullsisë shtohej vazhdimisht si rrjedhim i dyndjeve
të herëpashershme nga metropolet. Në Dyrrah një kontingjent i madh
njerëzish të tillë erdhi në gjysmën e dytë të shek.V.Shtetet ilire

Në fundin e shek. V p.e.sonë ilirët hynë në rrugën e
zhvillimit skllavopronar. Në shekujt që pasuan e deri në pushtimin
romak krahinat më të përparuara ilire, ato jugore, kryesisht bregdetare,
njohën zhvillimin e tyre më të lartë shoqëror e politik të pavarur.
Urbanizimi intensiv i kësaj treve dhe zhvillimi që mori, për pasojë,
mënyra antike e prodhimit në shek. IV-III p.e.sonë çoi në krijimin e një
shoqërie antike të mirëfilltë dhe në formimin e një vargu shtetesh
ilire, të cilat u inkuadruan në qytetërimin e përparuar të botës
mesdhetare. Midis formacioneve shtetërore që u formuan në trevën e gjerë
ilire, ai që arriti një shkallë të lartë të zhvillimit politik dhe që
luajti një rol të shquar në ngjarjet politike të kohës qe Shteti Ilir
apo Mbretëria Ilire. Që nga dukja e këtij shteti emrat ilir dhe Iliri
morën, përveç kuptimit të gjerë etnik, edhe një kuptim të ngushtë
politik, që u lidhën me fatet historike të këtij formacioni shtetëror
dhe të popullsisë së tij, e cila në burimet e shkruara do të njihet me
emrin Illyrii propriedictii (ilirë të mirëfilltë). Në kohë të ndryshme
Mbretëria Ilire ushtroi pushtetin e vet, natyrisht me luhatjet që i
imponuan rrethanat politike, në një territor të gjerë që përfshinte
krahinat prej lumit Naretva (Narona) në veri e deri te lumi Vjosa
(Aous), në jug me një shtrirje drejt lindjes deri te liqenet Lyhnide në
kufi me Maqedoninë dhe më në veri me Mbretërinë Dardane. Në krahinat më
jugore ilire u formua një shtet tjetër i rëndësishëm ilir i njohur me
emrin Shteti i Epirit, i cili shquhet sidomos në ngjarjet politike të
fundit të shek. IV dhe të çerekut të parë të shek. III p.e.sonë. Në
kohën e shtrirjes më të gjerë të tij, ai përfshinte tokat prej lumit
Vjosa (Aous) e deri në gjirin e Artës (Nikopolit), duke u kufizuar nga
jugu me Akarnaninë, kurse nga lindja me Thesalinë e Maqedonisë. Në këtë
hapësirë kanë ekzistuar si formacione shtetërore të pavarura edhe një
varg qytetesh shtete, si Dyrrahu, Apolonia, Ambrakia, historia politike e
të cilave u zhvillua herë në lidhje të ngushtë e herë në kundërshtim me
atë të Shtetit Ilir dhe të atij të Epirit. Në rrethana të caktuara
politike lindin gjithashtu formacione më pak të rëndësishme në formën e
lidhjeve qytetare (Koinon), si ajo e Bylinëve etj., që kanë një peshë më
të vogël në historinë politike të Ilirisë. Në krahinat e brendshme
jugore dhe qendrore ilire u formuan tri mbretëri të vogla ilire: e
paionëve, e dardanëve dhe e athamanëve. E para shfaqet me një shkëlqim
të shkurtër në shek. IV p.e.sonë për të rënë pastaj shpejt nën goditjet e
politikës ekspansioniste të shtetit maqedon, kurse dy të fundit dalin
në arenën politike në shek. III me një rol të parëndësishëm. Popullsitë
ilire të krahinave të brendshme qendrore e veriore nuk njohën deri në
fillim të erës sonë një organizim politik shtetëror; edhe në këtë kohë
ato arritën të organizohen vetëm në federata fisnore, siç është rasti i
dalmatëve ose i fiseve të tjera.Ekonomia dhe shoqeria
Illyria, Dyrrhachion. After 350 BC
Illyria, Dyrrhachion. After 350 BC

Zhvillimi
ekonomik e shoqëror i Ilirisë gjatë epokës së hekurit dhe veçanërisht
gjatë shek. VII-V p.e.sonë kishte përgatitur kushtet për lindjen e
qyteteve dhe të jetës qytetare. Siç dëshmojnë të dhënat arkeologjike,
qytetet ilire ngrihen mbi bazën e vendbanimeve të fortifikuara të epokës
së hekurit dhe të qendrave protourbane që u krijuan si rezultat i
zhvillimit të zejtarisë, të bujqësisë, të blegtorisë, si edhe të
intensifikimit të marrëdhënieve të këmbimit me botën greke. Kjo
dëshmohet nga prania e gjerë e qeramikës së importuar korinthike e
jonike dhe më pas edhe nga prodhimet e kolonive greke në Dyrrah e në
Apoloni, të cilat kishin hyrë në marrëdhënie të ngushta me prapatokën
ilire. Lindja dhe zhvillimi i jetës qytetare ishte një dukuri me
karakter ekonomik e shoqëror tërësisht e re. Thelbi i saj ishte vendosja
e ekonomisë antike të tregut që u materializua me krijimin e qyteteve
si qendra prodhimi e shkëmbimi. Kjo është e lidhur me shkëputjen e plotë
të zejtarisë nga bujqësia, me krijimin e mënyrës antike të prodhimit
dhe me zbatimin e punës së skllavit në degët e ekonomisë.Bujqesia e blegtoria
Illyria, Dyrrhachium. C.450-350 BC.
Illyria, Dyrrhachium. C.450-350 BC.

Lindja
e qyteteve i dha një shtytje të re zhvillimit të degëve të ndryshme të
ekonomisë ilire. Zejtarinë e shfrytëzimit të minierave dhe të përpunimit
të metaleve ilirët e njihnin dhe më parë, por asnjëherë si tani ajo nuk
paraqitet si degë e veçantë e një qyteti, siç është rasti i
Damastionit. Në shek. IV në zejtarinë e punimit të metaleve nuk vihet re
ende ndonjë ndryshim cilësor, fjala vjen në punimin e veglave të punës,
të armëve apo të zbukurimeve, në krahasim me shekujt pararendës. Por
tani mund të flitet për një veprimtari më të gjerë e më intensive si në
shfrytëzimin e minierave, ashtu edhe në prodhimtarinë e degëve të
veçanta të zejtarisë metalpunuese. Bie në sy në mënyrë të veçantë rritja
e prodhimit të armëve, që përbëjnë në këtë kohë gjetjet më të shumta
nëpër nekropolet në krahasim me zbukurimet.Tregtia

Si rrjedhim i zhvillimit të zejtarisë dhe të degëve të
tjera të ekonomisë ilire u zgjeruan shkëmbimet dhe tregtia. Gjetjet
arkeologjike dëshmojnë për një shtrirje të gjerë të prodhimeve të
zejtarisë ilire. Tipat standardë të armëve, të zbukurimeve dhe të enëve
prej balte që përsëriten në gjetjet nga një krahinë në tjetrën,
dëshmojnë për marrëdhënie intensive midis popullsisë së krahinave të
ndryshme dhe për një zhvillim të konsiderueshëm të këmbimeve midis tyre.
Një zhvillim më të gjerë morën në këtë kohë shkëmbimet me botën greke.
Jo më kot pasuritë minerale dhe disa prodhime bujqësore tërhoqën
vëmendjen e autorëve antikë të kësaj kohe. Duket se këto prodhime ishin
ndër artikujt kryesorë të eksportit ilir. Një vend me rëndësi zinin
këmbimet me kolonitë greke të bregdetit Adriatik dhe qytetet e Halkidës,
të cilat merrnin nga Damastioni argjendin për prerjen e monedhave të
tyre, kurse nga tokat e afërta të Atintanisë serën, që u duhej për
ndërtimin e anijeve dhe lyerjen e enëve të transportit. Kundrejt tyre
ilirët merrnin prodhime luksi të artizanatit grek, midis të tjerave
prodhime atike e italike. Krahas prodhimeve të Dyrrahut e të Apolonisë,
enët e këtyre qendrave janë gjetje jo të rralla në vendbanimet e zonës
bregdetare. Por ato fillojnë të duken më dendur edhe në krahinat e
brendshme ilire. Pas Trebenishtit ato shfaqen edhe në luginën e mesme të
Drinit, në afërsi të Kukësit e të Krumës. Këto prodhime arrijnë këtu
nëpërmjet rrugëve tregtare të shkelura qysh në shek. VI-V, duke ndjekur
luginat e lumenjve me pikënisje si nga qendrat e bregut Adriatik, ashtu
edhe të Egjeut. Monedhat e argjendit përdoren gjerësisht si ekuivalent
shkëmbimi. Në krahinat bregdetare gjejnë një përhapje të madhe monedhat e
Dyrrahut e të Apolonisë, kurse në ato të brendshme dhe lindore monedha e
Damastionit. Gjetjet e deritanishme tregojnë se kjo monedhë qarkulloi
në një zonë të gjerë që përfshinte krahinën e diestëve, penestëve dhe
pjesërisht atë të lynkestëve. Prerja dhe hedhja në treg e monedhave nga
një qytet ilir si Damastioni është një fakt me rëndësi të veçantë. Ai
tregon se tani, në pjesën e parë të shek. IV p.e.sonë, krahas Dyrrahut
dhe Apolonisë, të cilat me monedhat e tyre, qysh nga shek.V p.e.sonë
kishin mbuluar krahinat e afërta të ultësirës bregdetare dhe i kishin
tërhequr ato në ormarrëdhënieve skllavopronare, një qytet ilir, Damastioni, lindi dhe u bë
qendër e rëndësishme ekonomike e krahinave të brendshme. Ai hodhi në
treg monedhën e vet dhe me këtë shënoi shtrirjen e mëtejshme të sistemit
monetar në krahinat e brendshme të Ilirisë Jugore. Ekonomia monetare
theu kështu dhe në këtë pjesë të Ilirisë ekonominë e prapambetur
natyrore, për t’i hapur rrugën një sistemi të ri ekonomik,
skllavopronarisë.


a grupe kolonistësh helenë dhe u kthyen
në qendra të shpërngulurish (apoike) të metropoleve greke.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Iliret.................... Empty Re: Iliret....................

Mesazh nga Anakonda Thu 21 Jun 2012 - 7:35

Skllavopronaret

Me lindjen e qyteteve u krijua edhe një
popullsi qytetare, e cila më parë nuk njihej. Burimet nuk e bëjnë të
qartë përbërjen dhe karakterin e kësaj popullsie, por meqë qytetet ishin
qendra ekonomike dhe administrative, edhe popullsia e tyre përbëhej nga
masa e gjerë e prodhuesve zejtarë, bujq e blegtorë, nga pronarët e
punishteve zejtare, tregtarët dhe aristokracia e vjetër fisnore që
përbënte parinë e qytetit. Si e tillë, popullsia e qytetit paraqitej e
diferencuar në shtresa shoqërore, me interesa të ndryshme. Prej tyre,
pronarët e punishteve dhe tregtarët formonin shtresën e re të pasuruar, e
cila zhvendos përfundimisht në plan të dytë aristokracinë e vjetër
fisnore. Si qendra ekonomike e politike më vete qytetet i rrethonte një
popullsi fshatare e lidhur me ta nëpërmjet interesave ekonomikë të
ndërsjelltë. Në burimet këto popullsi njihen akoma si fise të mëdha apo
të vogla, por fisi nuk ka më kuptimin e tij klasik. Vetë dukja e
qyteteve dhe prerja e qarkullimi i monedhave janë elemente që nuk
pajtohen me rendin fisnor, ato i japin bashkësisë një përmbajtje të re
nga pikëpamja e marrëdhënieve ekonomike e shoqërore.Bardhyli

Shekulli i ri, i katërt, i gjen përsëri
ilirët në konflikt me fqinjët e tyre maqedonë për çështjen e
Lynkestisë. Në vitet e fundit të sundimit të mbretit maqedon, Arhelaut,
në kapërcyell të shekullit, u zhvillua një luftë e re midis ilirëve dhe
maqedonëve për këtë krahinë. Në këtë luftë mbreti i lynkestëve, Arrabeu,
kishte si aleat mbretin Syra. Aristoteli, që e përmend këtë fakt, nuk e
cilëson origjinën etnike të Syras, por burimet e tjera e bëjnë të qartë
se ai ishte mbreti i ilirëve. Aleanca midis tij dhe Arrabeut ka të
ngjarë ta ketë zanafillën e saj në ngjarjet e vitit 423 p.e.sonë dhe
duket se ka qenë përforcuar me një martesë dinastike midis Syras dhe një
vajze të Arrabeut. Rezultatet e kësaj lufte nuk njihen, por ngjarjet e
mëpastajme tregojnë se nuk ndodhi ndonjë ndryshim në gjendjen
ekzistuese. Vrasja e mbretit Arhelau (viti 399 p.e.sonë), shënoi për
Maqedoninë fillimin e një periudhe trazirash që zgjatën katër dekada me
radhë. Kontradiktat e brendshme që u bënë shkak për këtë vrasje dhe për
intrigat e mëvonshme dinastike, krijuan rast për hapjen e konflikteve
midis Maqedonisë dhe fqinjëve të saj. Në fillim të sundimit të Amyntas
II, që pasoi Arhelaun, u duk sikur konflikti iliro-maqedon gjeti një
zgjidhje. Martesa e Amyntas me një bijë të mbretit Syra, të quajtur
Eurydike, që ishte në të njëjtën kohë edhe mbesë e Arrabeut, fsheh në
vetvete faktin që midis ilirëve e maqedonëve ishte arritur një
marrëveshje pajtimi për çështjen e lynkestëve. Por kjo gjendje nuk
zgjati shumë. Ilirët, interesat e të cilëve ishin ndeshur prej kohësh me
ato të Maqedonisë në Lynkesti, ishin të interesuar për dobësimin e
mëtejshëm të Maqedonisë dhe jo për pajtim. Rasti i volitshëm për ta
arritur këtë qëllim paraqitet pikërisht tani, që Maqedoninë e kishte
pushtuar vala e turbullirave të brendshme. Në vitin 393 p.e.sonë, ilirët
u dyndën në Maqedoni, pushtuan një pjesë të saj dhe pasi dëbuan
Amyntën, vendosën në fron një farë Argeu, që thuhet se zbriste prej
dinastisë së lynkestëve. Nën presionin e pushtimit ilir, një pjesë e tokave të Maqedonisë Lindore me pëlqimin e
mbretit të rrëzuar hyri në Lidhjen e Olinthit. Amynta u strehua në
Thesali dhe vetëm pas dy vjetësh mërgimi, ai mundi të kthehej në vend me
ndihmën e thesalëve, të cilët preferonin më mirë sundimin e tij se atë
të Argeut që përkrahej nga ilirët. Paqen me ilirët ai qe detyruar ta
blinte me një tribut vjetor që do t’ua paguante atyre. Rrethanat në të
cilat ndodhi ky ndryshim në marrëdhëniet e vendosura së fundi midis
ilirëve dhe maqedonëve nuk janë të qarta. Dihet vetëm se ngjarjet e
mëpastajme nuk janë të lidhura me Syran, por me emrin e një mbreti të ri
ilir, të quajtur Bardhyl. Megjithëse emri i tij shfaqet në burimet
shumë më vonë, në ngjarjet e vitit 359 p.e.sonë, prapë se prapë duket se
ai i udhëhiqte ilirët shumë kohë përpara. Sipas këtyre burimeve
Bardhyli jetoi një kohë të gjatë dhe kur u ndesh me Filipin II (359
p.e.sonë), ose pak më vonë, ishte në një moshë të thyer, 90 vjeçare.
Interes të veçantë lidhur me figurën e tij kanë lajmet që e paraqesin si
një mbret me prejardhje të ulët, në fillim qymyrxhi e pastaj
kryengritës (latro), që e pat fituar pushtetin me forcë dhe që gëzonte
simpatinë e luftëtarëve, meqenëse në ndarjen e plaçkës ishte i drejtë e i
paanshëm. Këto njoftime e paraqesin atë jo si një trashëgimtar të
Syras, por si një përmbysës të tij. Vetëm duke pranuar këtë fakt, mund
t’i jepet një shpjegim ndryshimit që ndodhi në marrëdhëniet e ilirëve me
maqedonët në vitin 393 p.e.sonë. Duket se në Iliri forca të reja, në të
cilat rol të rëndësishëm ka pasur Bardhyli, e kundërshtuan marrëveshjen
me Amyntën II, rrëzuan Syrën dhe invaduan Maqedoninë. Pra, duhet të
ketë qenë Bardhyli ai që udhëhoqi ilirët në fushatën e vitit 393
p.e.sonë kundër Amyntës dhe e detyroi atë t’i paguante tribut vjetor. Qe
përsëri ai që theu përpjekjet e Aleksandrit II në vitin 369 dhe të
Perdikës III më 360 p.e.sonë për t’u çliruar nga kjo gjendje. Tentativa e
Perdikës përfundoi me dështim të plotë. Ai mbeti në fushën e betejës së
bashku me 4 000 maqedonë të tjerë. Kjo qe humbja më e rëndë që pësuan
maqedonët në vargun e përpjekjeve të tyre për t’u çliruar nga ilirët.
Gjatë gjysmës së parë të shek. IV p.e.sonë burimet përmendin edhe një
ngjarje tjetër me rëndësi. Në vitin 385 p.e.sonë ilirët përfunduan një
aleancë me tiranin e Syrakuzës, Dionizin. Ndërmjetës për këtë u bë
mbreti i molosëve, Alketa, i cili qe dëbuar nga vendi i tij prej partisë
filospartane dhe qe strehuar në Sirakuzë. Qëllimi i marrëveshjes ishte rivendosja e Alketës në fronin molos. Të dyja palët qenë të interesuara
për këtë, sepse ilirëve kjo aleancë u siguronte dobësimin e ndikimit
spartan dhe rrjedhimisht të atij maqedon në Epir, kurse Dionizit i jepte
mundësi të forconte pozitat e tregtisë sirakuzane në brigjet e
Adriatikut e të Jonit. Në tregimin e tij Diodori vinte në dukje se
Dionizi u dërgoi ilirëve një ndihmë ushtarake prej 2 000 vetash dhe 5
000 armë “meqenëse ilirët ishin në luftë”. Por nuk thotë se me cilët
luftonin ilirët në këtë kohë. Është supozuar se Diodori e ka fjalën për
luftën që përfundoi me dëbimin e Amyntës, por kjo ngjarje me të drejtë
është datuar në vitin 393 dhe jo më 385. Nuk qëndron as pikëpamja se
ilirët qenë duke luftuar me molosët, kur Dionizi u dërgoi ndihmën dhe se
ky e shfrytëzoi këtë luftë vetëm për të kthyer Alketën. Vetë Diodori e
ka sqaruar këtë fakt kur pohon se ilirët hynë në Epir pasi u erdhi kjo
ndihmë dhe “pasi mblodhën një fuqi të madhe”. Në këtë rast duhet të jetë
fjala për faktin se ilirët ishin në gjendje lufte pothuajse të
pandërprerë me fqinjët e tyre, maqedonët. Ndihma ushtarake e Dionizit
duket se i lehtësonte pak ilirët nga kjo barrë. Ky fakt dhe pjesëmarrja
aktive në aksion kundër molosëve për të sjellë në fronin e tyre Alketën e
vuri Sirakuzën në pozitën e aleatit të ilirëve kundër armiqve
tradicionalë të tyre, maqedonëve. Megjithatë forcat kryesore në këtë
aksion ishin ato ilire; ushtarëve të Dionizit nuk iu caktua ndonjë rol i
pavarur, përkundrazi Diodori thotë se “ushtrinë që u erdhi në ndihmë
ilirët e përzien me trupat e tyre”. Ndërmarrja përfundoi me sukses të
plotë. Në betejën e rreptë që u zhvillua ilirët dolën fitues dhe molosët
lanë në fushën e luftës shumë të vrarë. Ndihma që u dërguan spartanët
nuk u solli ndonjë dobi molosëve dhe Alketa zuri përsëri fronin e vet në
Mbretërinë Molose. Kjo ngjarje sqaron politikën që Bardhyli ndiqte me
fqinjët perëndimorë. Me sa duket, aleanca me Syrakuzën ishte për të një
mbështetje e shëndoshë në luftën kundër Maqedonisë.Fushata maqedonese kunder Ilirise

Në vitin 359 Maqedonia mundi të
dalë përsëri në fushë të betejës kundër ilirëve, por tani ajo e kishte
kapërcyer gjendjen e kaosit të brendshëm politik dhe kishte mënjanuar
rrezikun e sulmit nga kundërshtarët e tjerë. Sundimtari i ri i saj,
Filipi II, filloi fushatën kundër Mbretërisë Ilire pasi ishte pajtuar me
Athinën dhe kishte larguar rrezikun trak e paion. I çliruar, në këtë
mënyrë, Filipi u sul kundër ilirëve me një ushtri të madhe, të përbërë
prej 10 000 këmbësorësh të armatosur rëndë dhe 600 kalorësish. Bardhyli i
doli përpara armikut me një ushtri po kaq të madhe, 10 000 këmbësorë të
zgjedhur dhe 500 kalorës. Megjithatë, mbreti plak e çmoi këtë radhë të
pafavorshme ndeshjen e armatosur me maqedonët dhe bëri përpjekje për
marrëveshje. Ai i propozoi Filipit paqe, me kusht që të dy palët të
mbanin qytetet që kishin në zotërim në atë kohë; Filipi nuk e pranoi dhe
kërkoi që ilirët t’i lironin të gjitha qytetet që i kishin pushtuar
Maqedonisë. Meqenëse nuk u arrit marrëveshja, filloi përleshja. Të dy
ushtritë u ndeshën me ashpërsi të madhe. Ushtria ilire i përballoi për
mjaft kohë sulmet e armikut. Goditjeve të falangës maqedone Bardhyli u
kundërvuri formacionin luftarak me radhë të shtrënguara në trajtë
kuadrati. “Në krye, - shkruan Diodori, - fitorja nuk anoi as nga njëra,
as nga tjetra palë, dhe kështu vazhdoi për një kohë të gjatë, sepse të
dy ushtritë luftuan me një trimëri të rrallë. Nga të dy anët u vranë
shumë veta dhe ca më shumë u plagosën”. Megjithëse maqedonët e fituan më
në fund betejën, Filipi II i Maçedonisë e pa se nuk qe në gjendje ta
ndiqte armikun. Më vonë ilirët dërguan përfaqësues dhe përfunduan paqen,
pasi liruan të gjitha qytetet e Maqedonisë që kishin pushtuar. Diodori
bën të qartë edhe faktin se për cilat toka ishte fjala, kur thotë se,
pasi i vuri nën zotërimin e tij gjithë banorët gjer në liqenin Lyhnid,
Filipi u kthye në Maqedoni. Me këtë betejë, ai zgjidhi përfundimisht
çështjen e Lynkestisë dhe e ndryshoi gjendjen në kufijtë perëndimorë në
favor të Maqedonisë. Në kushtet e krijuara rishtas ilirët u përpoqën të
dilnin nga gjendja e krijuar duke kërkuar aleatë kundër Maqedonisë. Në
vitet e fundit të jetës së tij Bardhyli u drejtua në jug, kundër
molosëve, të cilët ndërkaq ishin afruar me Filipin, duke synuar që t’i
shkëpuste nga ndikimi maqedon. Ushtria ilire invadoi tokat molose, por
ndeshi në një qëndresë të fortë dhe u detyrua të tërhiqej. Në vitin 356 p.e.sonë ky synim u përsërit në përpjekjen
për një aleancë të gjerë antimaqedone. Këtë ngjarje Diodori e përshkruan
kështu: “tre mbretër, ai i Trakisë, i Paionisë dhe i Ilirisë, ishin
bashkuar për të sulmuar Filipin. Këta mbretër fqinjë e shikonin tërë
smirë rritjen e fuqisë së Filipit dhe duke qenë se nuk ishin aq të fortë
për ta luftuar veçmas, u lidhën ndërmjet tyre me shpresë që t’ia
arrinin më lehtë qëllimit”. Por ata ishin të zënë me grumbullimin e
ushtrisë, kur ai i zuri në befasi dhe i theu para se të bashkonin forcat
e tyre. Ky lajm vërtetohet edhe me një mbishkrim atik, që përkujton
përfundimin e një koalicioni midis Athinës dhe tre mbretërve të
përmendur më lart. Në këtë akt zyrtar mbreti i ilirëve quhet Grabo.
Midis mendimeve të ndryshme që janë shfaqur rreth figurës së tij, duket
më i pranueshëm supozimi sipas të cilit Grabo ka qenë pasardhës i
Bardhylit, që në këtë kohë duhet të ketë vdekur. Frenimi që arriti t’u
bënte ilirëve nuk e kënaqte Filipin. Ai nuk e ndiente veten të qetë
sidomos kur lufta për vendosjen e hegjemonisë maqedone në Greqi kërkonte
gjithë energjitë dhe forcat e tij. Për t’u siguruar nga sulmet e
shtetit ilir, Filipi u mundua ta vinte këtë shtet në pozita mbrojtjeje.
Prandaj, në vitin 344 p.e.sonë, e sulmoi përsëri Ilirinë me një ushtri
të fortë. Këtë radhë ilirët udhëhiqeshin nga mbreti Pleurati(Pleuratos).
Ata i bënë një qëndresë të ashpër dhe i shkaktuan armikut humbje të
rënda. Vetë Filipi mbeti i plagosur dhe në fushën e betejës ranë shumë
nga rrethi i tij i afërm. Megjithatë, ai mundi të hyjë në Iliri dhe të
pushtojë disa qytete, të cilat më vonë i fortifikoi dhe vendosi në to
garnizone. Pasi shkretoi vendin, Filipi u kthye në Maqedoni me plaçkë të
madhe. Në burimet nuk thuhet se deri ku mundi të ketë arritur dhe për
cilën pjesë të vendit është fjala kur flitet për qytetet e pushtuara,
por dihet nga pohimet e Isokratit se në bregdet nuk mundi të dalë. Ka të
ngjarë që ai të ketë vënë dorë mbi një pjesë të krahinës së banuar nga
fisi i dasaretëve dhe si kufi të kenë shërbyer ato që në burimet quhen
malet e Ilirisë ose të taulantëve dhe që mund të identifikohen me vargun
e maleve të Polisit, të Kamjes dhe të Ostrovicës.


Kryengritja e 335 para eres sone

Pas
vdekjes së Filipit II(336 p.e.r), ilirët e krahinave të nënshtruara
ngritën krye në vitin 335 p.e.sonë kundër pasardhësit të tij, Aleksandri
ose Leka i Madh, kur ky ndodhej larg vendit, duke luftuar me tribalët
dhe popullsi të tjera veriore. Këtu Aleksandrit i erdhi lajmi i kësaj
lëvizjeje në Iliri. Kliti, i biri i Bardhylit, ishte shkëputur prej tij
dhe me të ishte bashkuar edhe Glaukia, mbret i ilirëve taulantë. Si
mësoi se Kliti kishte pushtuar qytetin Pelion, Aleksandri u drejtua me
forcat e tij kundër këtij qyteti. Rufi dhe Ariani që bëjnë fjalë për
këtë ngjarje, përshkruajnë me hollësi pozicionin e qytetit, vendosjen e
forcave kundërshtare dhe stratagjemat që përdorën të dyja palët. Sipas
tyre Pelioni ishte një qytet i Dasaretisë, buzë lumit Eordai, dhe më i
forti në këtë vend. Ushtria ilire ishte ndarë në dy pjesë: garnizoni që
mbronte qytetin dhe repartet e lëvizshme që kishin zënë rrugët dhe majat
përqark tij. Aleksandri vendosi t’i shkëpusë lidhjet midis tyre; ngriti
lëmin pranë qytetit dhe filloi ndërtimin e një muri që do të pengonte
garnizonin të dilte për të marrë pjesë në luftimet e jashtme. Mbërritja e
befasishme e Glaukisë me një ushtri taulantësh e vuri ushtrinë maqedone
në pozitë të vështirë dhe vetëm në sajë të një manovre të shpejtë,
Aleksandri mundi të tërhiqte pa humbje të mëdha trupat e veta. Por
ilirët nuk ditën ta shfrytëzonin fitoren. Duke besuar në një sukses të
plotë, ata e lanë ushtrinë etyre pranë Pelionit në shkujdesje. Kjo i dha mundësi Aleksandrit, që tri
ditë pas tërheqjes, të kthehej fshehtas përsëri në fushën e betejës dhe
ta godiste natën ushtrinë ilire. Pasi pësoi humbje të mëdha, masa
kryesore e ushtrisë ilire u tërhoq në malet e taulantëve. Vetë Kliti,
pas dështimit të kryengritjes u mërgua në vendin e taulantëve, ndërsa
garnizoni u largua duke i vënë zjarrin qytetit. Deri në prag të
kryengritjes duket se Kliti sundonte në mbretërinë e tij të dobësuar,
duke njohur sovranitetin e mbretit maqedon. Kjo të paktën mund të
nënkuptohet nga shprehja e Arianit që thotë se ai “u shkëput” prej
Aleksandrit, kur e njoftuan për fillimin e kryengritjes. Por në burimet
nuk thuhet se cila qe gjendja juridike që u vendos në këtë pjesë të
Ilirisë pas largimit të Klitit. Aleksandri duket se u kënaq me
rivendosjen e gjendjes së mëparshme në këtë pjesë të shtetit të tij dhe
nuk e vazhdoi më tej konfliktin me ilirët; telashe të tjera e prisnin në
Greqi. Taulantët, të cilët Filipi nuk kishte mundur t’i shkelte,
paraqiten në këtë konflikt si një fuqi më vete dhe me një mbret të tyre.
Tokat e këtij fisi përbënin siç duket atë pjesë të Mbretërisë Ilire që
kishte mbetur e pavarur.Organizimi politik i Ilirise

Shumë
shpejt pasi pajtoi fqinjët veriorë dhe Greqinë, Maqedonia u drejtua nga
lindja duke e lënë të qetë shtetin ilir. Fqinjësia me Maqedoninë nuk
përbënte më atë rrezik serioz dhe ilirët u munduan ta shfrytëzonin
gjendjen e krijuar për rimëkëmbjen e shtetit të tyre. Rufi njofton për
trazira të reja në Iliri, por duket se ato nuk patën sukses, sepse në
vitin 323 p.e.sonë, kur u bë ndarja e perandorisë së Aleksandrit, një
pjesë e ilirëve ishte ende nën sundimin e Antipatrit, që u bë mbret i
Maqedonisë, i Greqisë, i Ilirisë, i Epirit dhe i popullsive të tjera të
pushtuara në Ballkan. Gjendja e turbullt që u krijua në perandori pas
vdekjes së Aleksandrit dhe shthurjes së perandorisë së tij krijoi kushte
më të përshtatshme për çlirimin e tokave lindore ilire. Duke u lidhur
me armiqtë e Maqedonisë, Glaukia, mbret i taulantëve, arriti t’i çlirojë
këto toka dhe t’i bashkojë me mbretërinë e tij. Duket se pas kësaj ai
mori edhe titullin “mbret i ilirëve” në vend të titullit të mëparshëm
“mbret i taulantëve”. Pasi realizoi bashkimin e tokave ilire dhe
rimëkëmbi shtetin ilir, Glaukia u përpoq të dobësonte ndikimin maqedon
në Epir. Për këtë qëllim ai u afrua me mbretin e molosëve, Ajakidin dhe u
martua me Berojën, një bijë nga dera mbretërore molose. Në këtë
politikë ai u ndesh me të birin e Antipatrit, Kasandrin, që pas shumë
përpjekjesh ishte vendosur në krye të Maqedonisë. Në vitin 317 p.e.sonë,
Kasandri rrëzoi nga froni molos aleatin e Glaukisë, Ajakidin, i cili
kishte ndërhyrë në grindjet e brendshme për fronin maqedon, duke marrë
anën e Olimbisë, nënës së Aleksandrit. Në këtë kohë Glaukia mori nën
mbrojtje dhe mbajti në pallatin e tij birin e mbretit të rrëzuar, Pirron
dyvjeçar. Me gjithë kërkesat këmbëngulëse të Kasandrit, Glaukia nuk e
dorëzoi Pirron; ai nuk e bëri këtë as kur mbreti maqedon i premtoi si
shpërblim shumën e madhe prej 200 talentesh, as kur ky e kërcënoi me
luftë.



Sovraniteti i Dyrrahut dhe Apolonisë

Tre
vjet mbas kësaj ngjarjeje, në vitin 314, Kasandri, duke u nisur nga
Epiri, sulmoi nga deti Apoloninë, pastaj Dyrrahun dhe u fut në Iliri. Në
këtë luftë Glaukia u mund dhe Kasandri u bë zot i dy qyteteve të mëdha
të Adriatikut. Trazirat politike e detyruan të kthehej në Greqi pasi la
këtu garnizone të fuqishme. Një vit më vonë, më 313 p.e.sonë, Glaukia
rrethoi Apoloninë, por pa sukses. Sipas Diodorit, me ndërmjetësinë e
spartanëve ai pranoi të heqë rrethimin dhe të përfundojë një traktat
paqeje me apoloniatët. Kushtet e paqes nuk dihen dhe as që bëhej fjalë
për vendosjen e ndonjë forcë maqedone në qytet; por ngjarjet e
mëpastajme, të vitit 312 p.e.sonë, tregojnë se të dy qytetet mbroheshin
nga garnizonet maqedone. Në këtë vit apoloniatët dhe dyrrahasit ngritën
krye dhe i dëbuan forcat e Kasandrit nga qytetet e tyre. Një rol të
veçantë u atribuon Diodori në këtë ngjarje korkyrasve, të cilët kishin
ardhur për ndihmë. Sipas tij ata “çliruan Apoloninë dhe Dyrrahun ia
dorëzuan Glaukisë, mbretit të ilirëve”. Burimet nuk japin një përgjigje
të drejtpërdrejtë për çështjet se përse korkyrasit ua dorëzuan Dyrrahun
ilirëve, cili ishte roli i ilirëve në këtë ngjarje, cilat kishin qenë
raportet e tyre me Dyrrahun dhe ç’raporte u vendosën me Apoloninë.
Megjithatë nuk është vështirë të kuptohet se korkyrasit në këtë rast
vepruan si aleatë jo vetëm të apoloniatëve dhe të dyrrahasve, por edhe
të ilirëve. Dalja e Maqedonisë në brigjet e Adriatikut cenonte interesat
ekonomikë e politikë si të shtetit ilir, ashtu edhe të Dyrrahut,
Apolonisë e të Korkyrës, prandaj ato u bashkuan kundër rrezikut maqedon.
Dy qytetet e mëdha ishin, siç duket, për ruajtjen e marrëdhënieve të
vjetra me shtetin ilir dhe nuk dëshironin t’i nënshtroheshin me dhunë
mbretit të Maqedonisë. Dyrrahu duket se kishte qenë para kësaj në duart e
ilirëve ose kishte njohur sovranitetin e mbretit ilir. Kundërshtimi që i
bënë apoloniatët Glaukisë më 313 p.e.sonë tregon për një mbizotërim të
përkohshëm në këtë qytet të një grupi promaqedon, i cili më vonë u
përmbys nga kryengritja e qytetarëve që dëbuan forcat e Kasandrit.
Mbreti maqedon u shpejtua të vijë me forcat e tij përsëri para mureve të
Apolonisë për të rivendosur gjendjen e mëparshme. Diodori pohon se
“apoloniatët ishin lidhur me ilirët”. Megjithatë, nuk dihet nëse ishte
kjo një aleancë e thjeshtë ushtarake apo diçka më tepër, por duhet
nënkuptuar se ilirëve u ishte caktuar një rol i dorës së parë qëkurse
forcat që mbronin qytetin “ishin më të mëdha” se ato maqedone. Kasandri u
thye keqas dhe u detyrua të largohej, pasi kishte humbur një pjesë të
mirë të ushtrisë. Përpjekjet e tij për t’u ngulur në Ilirinë bregdetare
dështuan dhe pas kësaj ai nuk provoi më të kthehej në këto anë. Luftërat
me Kasandrin tregojnë se fuqia e shtetit ilir ishte rritur aq shumë
saqë ai mundi të matej me sukses me Maqedoninë për zotërimin e bregdetit
Adriatik. Qytetet e mëdha të këtij bregdeti prej kohësh kishin njohur
sovranitetin e mbretit ilir; të paktën mbi Dyrrahun ishte vendosur ky
sovranitet, por që nga viti 312 p.e.sonë edhe ndikimi mbi Apoloninë nuk
duhet të ketë qenë më i vogël, megjithëse pozita juridike e këtij qyteti
ndaj shtetit ilir formalisht mund të ketë qenë pak e ndryshme nga ajo e
Dyrrahut. Pas fitores mbi Kasandrin dhe forcimit të pozitës së tij në
Dyrrah e në Apoloni, Glaukia u mor me përgatitjen e ekspeditës që do të
vinte Pirron në fronin molos. Nuk ishte zemërgjerësia ndaj tij, as
lidhjet që kishte me të nëpërmjet së shoqes, Berojës, bijë nga dera
molose, ato që e shtynë Glaukinë në këtë ndërmarrje të guximshme. Epiri
në këtë kohë ishte pika më nevralgjike e kontaktit dhe hallka më e
rëndësishme në kontradiktat iliro-maqedone. Glaukia duhej ta shkëpuste
këtë vend nga ndikimi maqedon dhe t’i rikthente shtetit ilir aleatin e
humbur. Për këtë qëllim, në vitin 309 p.e.sonë, në krye të një ushtrie
të madhe, ai hyri në Epir dhe pasi mposhti kundërshtimin e grupit
promaqedon që përfaqësohej nga mbreti Alketa (ungji i Pirros), vuri në
krye të shtetit molos 12-vjeçarin Pirro. Me këtë akt konflikti me
Maqedoninë u zgjidh në favor të ilirëve. Veprimtaria politike dhe
ushtarake e Glaukisë për rimëkëmbjen e forcimin e pozitave të shtetit
ilir u kurorëzua me sukses. Gjatë sundimit të Glaukisë, shteti ilir
jetoi ditë lavdie; ai u bë një shtet i fuqishëm, duke përfshirë në
gjirin e tij edhe qytetet Dyrrah e Apoloni. Ai ishte e vetmja forcë
serioze që iu kundërvu Maqedonisë në këtë pjesë të Ballkanit, dhe u bë
një faktor i rëndësishëm që ushtroi një ndikim të fuqishëm në ngjarjet
politike të kohës.


Forcimi i pushtetit mbretëror


vitin 302 p.e.sonë Glaukia ishte ende në krye të shtetit ilir. Pas kësaj
date ai nuk përmendet më. Periudha që pason është mjaft e errët dhe
njihet vetëm nëpërmjet burimeve të fragmentuara, por ndonjëherë tepër të
rëndësishme. Rreth vitit 295 p.e.sonë si mbret i ilirëve përmendet
Bardhyli i ri. Rrethanat në të cilat ai u gjend në krye të shtetit ilir
dhe marrëdhëniet e tij me Glaukinë, të cilin e zëvendësoi, janë të
paqarta. Një lidhje martesore e paraqet Bardhylin si aleat të Pirros.
Plutarku thotë se pas vdekjes së gruas së parë, Antigonës, Pirroja “u
martua me shumë gra, për arsye politike dhe për të rritur fuqinë e tij”.
Një ndër to ishte edhe Brikena, bija e Bardhylit, mbretit të ilirëve.
Historiani romak Justini dhe shkrimtari romak i shek. I Frontini
njoftojnë nga ana e tyre për një fushatë të Pirros kundër ilirëve, në të
cilën ai kishte dalë fitimtar dhe kishte pushtuar edhe qytetin që ishte
kryeqendra e tyre, pa na thënë emrin e tij. Edhe historiani grek i
shek. II Apiani, gjithashtu, i bën jehonë kësaj ngjarjeje, duke thënë se
Pirroja zotëronte një pjesë të Ilirisë gjatë bregdetit Jon. Të gjitha
këto burime nuk e përcaktojnë, megjithatë, se deri ku u shtri sundimi i
mbretit molos mbi tokat ilire dhe si ndodhi që ai i rritur në oborrin e
Glaukisë ndërhyri me forcë në shtetin e tij. Pas gjithë këtyre ngjarjeve
fshihet një grindje e brendshme midis trashëgimtarëve apo pretendentëve
për fronin e Glaukisë, e cila u shfrytëzua nga Pirroja. Por nuk është
për t’u përjashtuar edhe pikëpamja sipas së cilës Bardhyli i ri të ketë
qenë një pinjoll i Bardhylit I, që vjen në fuqi me ndihmën e Pirros,
duke i lëshuar këtij të fundit një pjesë të Mbretërisë Ilire. Vetëm
kështu mund të shpjegohet se si Pirroja u bë zot i krahinave perëndimore
të Mbretërisë Ilire, ndofta edhe i Apolonisë, kurse Bardhylit i la
krahinat lindore rreth liqenit Lyhnid, ose në perëndim të tij. Por
pushtimi i tokave ilire prej Pirros dhe sundimi i Bardhylit të ri si
“mbret i lirëve” mbi një pjesë të shtetit ilir nuk duhet të kenë zgjatur
shumë. Pasazhi i Apianit që thotë se këto toka i trashëguan dhe
pasardhësit e Pirros bie në kundërshtim me zhvillimin e ngjarjeve të
mëpastajme. Grindjet e brendshme për trashëgimin e fronit të Glaukisë
duket se u kapërcyen shpejt. Në prologun e librit XXIV të historianit
latin Trogut bëhet fjalë për “luftën që Ptolemeu e Kerouni (mbret i
Maqedonisë) bënë me Monunin ilir dhe Ptolemeun, të birin e Lysimahut”.
Ky lajm që i takon një ngjarjeje të vitit 280 p.e.sonë flet për një
sundimtar ilir që ndërhyn në grindjet për fronin maqedon si aleat i
pretendentit tjetër, birit të Lysimahut. Sipas renditjes së Trogut,
Monuni është kundërshtar i parë i Keraunit dhe mund të supozohet edhe
iniciator i kësaj lufte. Sidoqoftë ky Monun duhet të ishte sundimtar i
një vendi, kufijtë e të cilit takonin me Maqedoninë. Supozimi se ai
ishte një mbret dardan, sot është zhvleftësuar duke i lënë vend mendimit
se në rastin konkret kemi të bëjmë me një sundimtar të shtetit ilir.
Figura dhe veprimtaria e tij bëhet më e qartë nëpërmjet një monedhe të
Dyrrahut. Kjo është një tridrahme, e cila mban simbolet e njohura të
tridrahmes së mëparshme autonome të Dyrrahut; në faqe ka një lopë duke e
pirë viçi, në shpinë një katror të mbushur me zbukurime lineare;
ndryshe prej së parës monedha e re ka një peshë më të vogël (10,3-10,5
gr. në vend të 10,4-11,5 gr.) dhe krahas legjendës Iliret.................... Huh?? apo Iliret.................... Huh ka edhe emrin e mbretit (??S???OS Iliret.................... HuhIliret.................... HuhIliret.................... Huh)
dhe një nofull derri mbi lopën, që mungojnë në tridrahmat e vjetra. Në
një variant tjetër monedhave të Monunit u është hequr legjenda e
shkurtuar e qytetit dhe është zëvendësuar me një heshtë. Këto tridrahme
janë datuar me të drejtë pas vitit 300 p.e.sonë dhe përputhen si kohë me
Monunin e përmendur prej Trogut. Njoftimi i Trogut dhe prerja e kësaj
monedhe dëshmojnë se me gjithë tronditjen që kishte pësuar shteti ilir
mbas vdekjes së Glaukisë nga ndërhyrja e Pirros, Monuni kishte mundur të
rimëkëmbte shtetin e tij në të gjithë territorin e dikurshëm, prej
brigjeve të Adriatikut deri në kufi të Maqedonisë. Si duket, ai përfitoi
nga largimi i Pirros për në Itali për t’i rikthyer shtetit të vet tokat
e pushtuara. Pushteti i tij mbi Dyrrahun ishte rritur. Duke vënë dorë
mbi punishten e monedhave, ai i thelloi më shumë se paraardhësi i tij
marrëdhëniet me këtë qytet. Varianti i fundit i prerjeve të Monunit
tregon se mbreti ilir duhet ta ketë ndjerë veten mjaft të fortë qysh se
hoqi prej kësaj monedhe emrin e shkurtuar të Dyrrahut. Nuk dihet se si
kanë qenë marrëdhëniet e tij me Apoloninë, por s’ka ndonjë arsye për t’i
konsideruar të ndryshme. Edhe ky qytet duhet të ketë njohur
sovranitetin e plotë të mbretit ilir, duke iu nënshtruar atij si Dyrrahu
politikisht dhe ekonomikisht. Pasardhës i Monunit dhe i fundit prej
dinastisë së Glaukisë ka qenë Mytili. Edhe për të si traditë letrare
kemi vetëm një njoftim të shkurtër në prologun e librit XXV të Trogut ku
thuhet se “... i biri i tij /Pirros/, Aleksandri bëri me Mytilin luftën
ilire”. Një monedhë bronzi e prerë edhe kjo në punishten e Dyrrahut
vërteton plotësisht natyrën historike të personit të Mytilit. Kjo
monedhë, e cila ka si simbole kryet e Herakliut në faqe dhe armët
karakteristike të këtij heroi (harkun, mëzdragun dhe millin) në shpinë,
ndryshon prej prototipit të vet, sepse në vend të nëpunësit monetar të
Dyrrahut atë e siglon këtë radhë mbreti Mytil (??S???OS Iliret.................... HuhIliret.................... Huh?),
i cili ka hequr përveç kësaj nga monedha edhe legjendën e qytetit. Vetë
këto të dhëna të monedhës tregojnë se Mytili ishte zoti i Dyrrahut dhe
ushtronte mbi këtë qytet po atë pushtet që kishte edhe paraardhësi i tij
Monuni. Monedha është tepër e rrallë, gjë që tregon se sundimi i tij ka
qenë i shkurtër. Lufta midis Mytilit dhe Aleksandrit, për të cilën
bënte fjalë Trogu, i takon vitit 270 p.e.sonë. Për fat të keq nuk është
ruajtur ndonjë njoftim i saktë mbi shkaqet dhe përfundimet e kësaj
lufte, gjë që ka dhënë shkas edhe për supozime të ndryshme. Mendimi se
ajo përfundoi në favor të Aleksandrit dhe se ky u bë përsëri zot i
krahinave jugore të shtetit ilir, madje edhe i Apolonisë, u referohet
Frontinit dhe Apianit. Një shqyrtim më i kujdesshëm i njoftimeve të tyre
tregon se këto përfundime nuk janë plotësisht të drejta. Është e
vërtetë se Frontini, që plotëson Trogun, bën fjalë për një ndeshje në të
cilën Aleksandri mundi ilirët, por përleshja zhvillohet në tokën
epirote dhe nga ky lajm nuk del se ai pushtoi qoftë edhe ndonjë pjesë
nga tokat e shtetit ilir. Sa për njoftimin e Apianit, ai ka karakter
tepër të përgjithshëm dhe as ky dhe as ndonjë autor tjetër nuk paraqesin
prova se Apolonia ka qenë nën sundimin e ndonjë mbreti epirot.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi